Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Wed 30 Nov 2011 - 20:46
Message reputation : 100% (2 votes)
First topic message reminder :

Mëmës Shqipëri

E semur jam Nene,
jam e shtrire ne shtrat,
a thua moj Nene
do te ndihem ndonjehere rahat.

Zemra me eshte ndare
me eshte bere copa-copa
ju lutem me ndihmoni
le ta merr vesh ter Evropa.

Mos u merzit Nene
eshte nje semundje qe sherohet
do t'i hap Nene syte
ateher kur vellezerit e motrat e mia ty te bashkohen.

S'dua te jemi te ndare,
njeri ne lindje e tjetri ne perendim
nga ky ankth qe kam
a thua do te kem shpetim.

Nene,e ke pare si shqiptaret festojne ditelindjen tende?
E di qe shume je gezuar
por besen Nene po ta jap
se nuk vdes pa u bashkuar.

Nene ti na linde pa asnje te mete
nuk duam Nene,ty borxh me te mbet
Nga syte,lotet po me rrjedhin gjak
nuk vdes Nene pa te pare ty bashke.

Nene,motra yte te eshte bashkuar,
por e di qe gjumi nuk te merr
se te kane mbetur jashte femijet e tjere.



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit

avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 13 Jul 2013 - 14:33
SA SHUMË...

Sa shumë të prita në heshtje
netë të tëra yjet duke numëruar
në terrin e zi duke iu lutur shpresës
të bënte dritë në shpirtin e helmuar

sa netë të tjera duhet të pres,
shikimin rrufe, e buzëqeshjen tënde,
sa netë do rri e përlotur, në heshtje
nën dritën e zbehtë të kësaj hëne

netë të gjata si gërsheta lumejsh
duke iu përgjëruar hënës të dilte
yjet të tëra rreshtë ti shikoja
gjersa ylli i mëngjesit të vinte

sa shumë të prita në heshtje
me lotët në mjekërr grumbulluar
me shpresën që më mbajti gjallë
shikimi yt të ndalte mbi mua

sa shumë të prita e do pres
shpresa është ilaçi im i preferuar
me të do njomë buzën që të thërret
e syrit, do i dhuroj dritën e kërkuar...
avatar
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 13 Jul 2013 - 18:16
Mos me pyet te lutem,dhimbjen si e durova..
Se kur te humba ty,as vete se besova!
Mos me pyet te lutem se si akoma jetoj
Kjo nuk eshte Jete , une tani vec enderroj.
Mos me pyet te lutem si pa ty mundem te rri
Une vec me trup jam ketu, me shpirt jam tek Ti


'-Eshte e Sigurt,Se Me 'Anijen Tende Te Hipokrizis' Mund Te lundrosh Gjate Ne 'Detin e Sinqeritetit',Por Mos e Ve Ne Dyshim Se nje Dite Ke Per Tu Ankoruar Ne 'Portin e Zhgenjimit...!
avatar
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 13 Jul 2013 - 18:17
Shko,
Betohem nuk do te ndaloj me, nuk do te kerkoj me...
Boll!! Mjaft u lodha duke vrapuar pas teje, e per c'fare?! Per dike qe nuk ben asnje lloj hapi per te ardhur tek un? Jo i dashur kam dhe un ndjenja, kam dhe un vlera. Nese do qe te largohem do jesh i kenaqur, un largohem. S'ka problem un do jem gjithmone ajo qe do vuaj, ajo e lenduar nga keto ndjenja, i urrej ne fakt. Gjithmone kam kushtuar vemendje njerezve qe nuk me kan konsideruar. Ik!! Nuk te mbaj me, as nuk do qaj me per ty, nuk do te shqetesoj... Je i lire nga un. Me fal... Asnjeher nuk ke qen i imi, asnjehere nuk ke qene me mua... Mbase ke qen me mendje, por jo me zemer. Dua te them vetem nje gje, qe sot ishte hera e fundit qe lotova per ty, ishte hera e fundit qe kujtova imazhin tend. Hera e fundit qe mendoj per ty. Te pakten keshtu shpresoj. Me vjen keq qe nuk dite te vleresoje ndjenjat e mia, kur ti per mua ishe gjithcka, arsyeja e buzeqeshjes time. Ishe... Sepse tashme nuk ka kuptim te vazhdoj te lodh mendjen, te vras zemren, te derdh lote per dike qe as nuk e din vleren e dashurise time qe te kushtova me gjith fuqine e shpirtit tim.
Mirupafshim te them... Sepse e urrej fjalen "Lamtumire". :(


'-Eshte e Sigurt,Se Me 'Anijen Tende Te Hipokrizis' Mund Te lundrosh Gjate Ne 'Detin e Sinqeritetit',Por Mos e Ve Ne Dyshim Se nje Dite Ke Per Tu Ankoruar Ne 'Portin e Zhgenjimit...!
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 13 Jul 2013 - 19:42
Pres te vish, ta dish..

Prej kohesh lus ardhjen tende me force..
Dua nga ty te hidhurin perqafim ta ndjej
Ne zemer, shpirt, kocke...

Dua nga ty
te vetmen shprese ta vrasesh
pa meshire, me qetesi t plote...

Dua nga ty
Te frikshmin bekim, z.Harrim,
Jepma sot!

Pres t vish, z.Harrim!
Prangat e kujtimeve kullojne dhimbje,
lot...

Dua nga ty
nje doze skleroze, te shurdhet, te helmet,
tmerresisht te forte!...


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sun 14 Jul 2013 - 16:13
po te pres,
me pritjen ma te bukur qe kam,
po t'pres, qe ta marrim veshte bashke
ku shkojne yjet diten, e naten ti padisim nji per nji,
e ti thojme ne fund, e kishim me qeshe.
po t'pres, me mbledhe perrallat nder pikla ujit,
e me sterpik kalimtaret me andrra,
e me e mesu diellin me ece mbi telat e teshave, pa u rrezu nder kapca,

e ne muzg, me keput fjale te amla, kopshteve qe mban ne sy
po t'pres, n’ty


Klodian Kojashi


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Mon 15 Jul 2013 - 23:17
Je ti engjull maskuar në djall
(poezi)

Zemrën time gjithnjë
E mbulonje me dashuri
asaj i falje shumë lumturi
Lumturinë,që e dhe ti..

Më thoje “Te dua”
Më thoje “engjull”
Më thoje zemer e shpirt
Por,cfarë më shërbyen këto mua?

Sot ti veshur nën maskë
Të dyftyrësisë sate,
fshihesh akoma

U, lëndova njëherë ,Po
Kur kuptova,që ishe ti,
E kishe ti atë maskë
Maskën e engjullit

Të shikoj dhe ndiej
Keqardhje për ty…
Sa herë të shoh shpresoj
që ti e ke kuptuar që unë e di
Se sa më do e sa më doje..

Je ti engjull maskuar në djall
që vret me kthetrat e tua shpirta të pafajshëm.


"GRESA PIRANA "


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Tue 16 Jul 2013 - 5:17
kur eshte nje pale e pa fat
mund te bien ne mekat
bashke shkruajne dite dhe nate
e kurre nuk behen rehat
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Wed 17 Jul 2013 - 19:24
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj. Do të kujtoj..


_Kadare.


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Thu 18 Jul 2013 - 4:52
Nje lot i deshperuar ne litar vari veten
nje tjeter lot qau per te ne bregun tjeter
ne dhimbjen e kripur qe te dy u treten
Asnje puthje vec amaneti hedhur ne leter
Qau loti lotin kopsitur nen mantel i heshtur
Frymoi ashtu pertoke dhe u dogj ne mall
Ne ate tym pa zjarr dhe endrra eshte djegur
Lot qe qan nje lot...lot qe qan pa fjale.
Sot nje lot qe endet ne kete bote te cmendur
Lundertar pa fat qe sheh velen e shqyer
Ne syrin e tij asnje shprese e gdhendur
Vec nje drite e zbehte ne erresire perthyer
Nje vale qe perdridhet ne detin e humbur
nje vale qe nuk shkumon ne rere as ne shkemb
Nje vale qe perpelitet bregut te syrit kerrusur
Si nje plake e marre,si nje plage qe dhemb
Nje lot u varros sot ne brazdat e shpirtit
dikush tha vdiq,nje tjeter tha mbiu ne zemer
eshte nje shije e hidhur ne embelsine e hicit
Loti qe qan nje lot...Nje Perralle pa emer!!!


I AM QUEEN OF MY KINGDOM!
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Thu 18 Jul 2013 - 14:26
Të mund ta shtypja kete bote te padrejte
Dhe gjakun t'ja thithja si vampir
ndoshta ndonje pikë gjaku te saj..
brenda meje do rilindte nje bote me e mire??


Matilda Dushku


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 20 Jul 2013 - 0:48
PUSHKIN

Kujtoj me mall nje cast gezimi
perpara sysh mu shfaqe ti
si vezullim i nje vegimi
si engjell plot me bukuri

N'andralla jete zhurmekote
Ne dhembje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
dhe zeri yt plot embelsi

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjelle e endrrave m'u shemb
me mjegull vitet ma mbuluan
fytyren tende ,zerin tend

C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
pa perendi pa shprese e kenge
pa lot , jete e dashuri

Po ja me shkrepi prape agimi
se perseri mu shfaqe ti
si vezullim i nje vegimi
si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
sepse iu kthyen perseri
Dhe perendi dhe frymezime
dhe lot ,jete e dashuri.



Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 20 Jul 2013 - 5:40
ne enderr
buzet tona,ferkoheshin
per lakmi
kur me doli gjumi
isha vetem
sepse me mungoje ti
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Wed 24 Jul 2013 - 0:55
Mi zall të pyllit vjeshtarak,
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.

Në këtë ças perëndimor,
Ndaj po më dehen sytë-e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
M´a frymëzon një mall i ri.


(L. Poradeci - Dremit Liqeri) ~ Fryme kjo foto, qetesi e frymezim... :)


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Wed 24 Jul 2013 - 22:35
Mos me puth t’më vësh në gjumë,
Dhe të ikësh, të më lësh vetëm
Gunën e vetmisë m’ke hedhur ,
Ëmdrrat peng, më mbajnë pas vetes,



Mos më vë me puthje në gjumë,
Mos e vrij shpirtin që digjet
Mos trazo zemrën që të do
Mos më ler vetëm e të ikësh,
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Thu 25 Jul 2013 - 22:03
Mali hesht - dhe ne heshtje qesh,
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes.
Po une, kur? Heu! Kur kam per t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?...

O, si nuk kam nje grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemer me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht' i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu' u qesh.


MIGJENI


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sun 28 Jul 2013 - 22:07
kur të kam pran, ndihem vërtetë e lumtur
më duket vetja si një princeshë ulur në fron
kurorën e dashurisë, hedhur mbi supe
e ti princi i lumturisë, në shpirtin tim mbretëron...
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Wed 31 Jul 2013 - 22:14
Rri urtë, o brenga ime ... (Bodler)

Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë;
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani;
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzëve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith'vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall'i hidhur nga ujrat buzëgaz;

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Wed 31 Jul 2013 - 22:43
JETË O JETË

Jetë e bukur hileqare,
na rrëmben si grabitqare
në anije velat ngritur
ëndrrat djerrë ke çukitur

koklavitur ëndrrimtarë
diell e hënë ziliqarë
sytë shkëndija vetëtimë
ëndrrat ikin rrokullimë

jetë e bukur e vështirë
ëndrrat lidhur me zingjirë
dashuria lule që s'vyshket
nëshpirt çelë, në shpirt rritet

vijmë e ikim, duke ëndërruar
duke qeshur duke vajtuar
je si dielli perëndon në det
na rrëmben na nagjepsë ,

sytë hapur e ëndërrojmë
se shumë ty të dashurojmë
herë na veshë e herë na çveshë
lot e gaz na jep peshqesh

ecim natë e ecim ditë
se të duam me gjith shpirt
por ti je jetë hileqar
na i merr ditët s'na pyet fare…
avatar
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Thu 1 Aug 2013 - 0:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Më je betuar, deri në varr,
Me magjinë tënde më ke folur
Se do më duash tërë zjarr,
Po prapë mbetem i pangopur.
Gojën, te fytyra ime e vë,
Fryma jonë s'ka të sosur
Shpirtin tënd, do ta pi krejt
Të vdekshmit janë të pangopur.

| Hajnri Hajne |


I AM QUEEN OF MY KINGDOM!
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Fri 2 Aug 2013 - 21:20
KUSH NGA JU !

Kush nga ju ,se njohi vujtjen,
loti ne faqe, se ka puthur
kush nga ju nuk shikon endrra
dhe ti thote, te mires tutje,!

kush nga ju s'u zhgenjye
rruget e jetes se befasuan
kush i thot dot puthjes tutje
kur ne shpirt eshte dashuruar,

kush nga ju ,nuk thuri endrra ,
dhe nuk priti me lot shprese,
kujt s'ja beri zemra tik tak
kur qe dhenderr, o nuse me vello,

Kush nga ju do me thote ,
se nga jeta eshte i knaqur
kujt nga ju jeta i shkoj vaj
dhe nje peng ,ne zemer s'ka pasur..?
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 10 Aug 2013 - 22:31
NATE E ERRTE

Sa shum naten e qortova,
pse u be sterr e zeze
sa shum shpirtin e lendova
duke prit henen te bjere..

sa shum endrra i stolisa
yjet tera duke numruar
sa lot derdha ,s'u habita
peng i fjales ,pa degjuar

sa shum etje pati buza,
loti nuk e njomi dot
gjymtyr thyer endrra ime
hesht ,e strukur kot me kot

sa shum naten e qortova,
heshtja shpirtin e ka vrar
totuazhin e vetmis qendisur
loti zbret me ngadal,
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Wed 21 Aug 2013 - 21:13
Ndonjëherë

Ndonjëherë natës së pagjumë dua të vij tek ti,
kur hëna u shushurinë përralla yjeve mbi çati
Nën tjerrgullat ku ëndrra fillon e merr jetë
aty ku dega e plepit prej erës troket.

Këmbëzbathur eci barit spërkatur me vesë,
poshtë dritares tënde ulem unë të pres.
Ndonjëherë dua të vij kur ka erë e stuhi,
me floket lëshuar e qullur në shi.

Si gjithmonë unë vijë veç për dashurinë
që si gur i çmuar në shpirtin tënd shëndrin.
Trishtueshëm rrënkon bufi diku mbi degë
për të timen zemër që ti e mban pengë.

Ka netë si këto kur shpirti të kërkon
e një fjalë e jotja stuhinë e ndalon.
Se dashuroj si poeti do veç poezinë,
me urgjencën e vargjeve shkruar me nxitim.

Kokën mbështesin yjet reve të pagjumë
me brrylat mbi parvaz kokën mbështesë dhe unë
Një përmallim i huaj në shpirt murmurinë
Kur hëna në netë si këto flet për dashurinë.



Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Fri 23 Aug 2013 - 22:40
Merzitje
M'u hiq qafe, moj merzitje,
Mos me bej shaka me qejfin,
Mos kujto se do t'bej mike,
Nuk jam djall te dua dreqin.
Mos m'u ngjit si mole, Merzitje,
Nuk jam dru qe te me gerryesh,
Nuk e pe sa here m'u ngjite,
Bisht nder shale ike zhgenjyer.
Ahhh , merzitje e merzitur,
Antiqejf te lindi jeta.
Sa here prite te kam ngritur,
Ti vazhdon tekat e tua!
( Edmond Shallvari )


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Fri 30 Aug 2013 - 15:42
MBI VARR LOTI PIKOI

Nënë e dashur, nëna ime,
para varrit tënd qëndroj
dridhen duart e pikon loti
shumë po t'lutem, ti s'dëgjon,

qiellit, në gjunjë iu përgjërova
të hap dritare për ty
të të shof, vetëm njëherë...
të shuaj mallin që djeg në gji

të puth varrin, të puth foton,
të vendosa një tufë me lule
dua të ngrihem, por dot s'iki
ç'far ka zemra, nga këtu s'shkulet

nënë o engjull i jetës time
më përkëdhel, më vë në gjumë,
ti je lulja e baçes time
mjalti i shpirtit, që dua shumë,

ndër damar gjaku thërret
era tundi flokët e mija
zëri yt o bij thërret
të bekoftë, vet Perëndia

gjymtyrë thyer, fjala memece,
duartë mbështjellur në gji ,
hallall lotim bëma o nënë,
kur mbi varr ta derdh për ty...

Kush se ndien dhimbjen e shpirt,
kur mbi sy ...loti troket ...
kujt si thirri me goja nene
u ndie mir,e su ndie keq,

kush se do zerin e nenes
kush se do doren e ngroht,
kush nuk therret o nena ime
sa her qesh,sa her derdh lot,

kush ne jet su ndie bosh,
dhe s'kerkoj zerin e nenes
kush ne jet vall se kerkoj
nje puthje nga buza e nenes.
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sun 1 Sep 2013 - 17:02
Ndoshta është kjo ... (Charles Dumont)

Ndoshta është kjo,
Dashuria, dashuria e madhe,
Ndoshta është kjo,
Që më ka pushtuar dhe mua,
Kjo nuk e di tepër çfarë.
Që të shtang,
E befas të jep djersë,
Kur të gjithë kanë ftohtë ...
Ndoshta është kjo,
Që bën zemrën të rrahë,
Dhe përgjatë orësh,
Ju ndal aty,
Përpara një telefoni,
Për të dëgjuar një zë,
Përpara një telefoni,
Që nuk do të bjerë ...
Ndoshta është kjo,
Dashuria, dashuria e madhe,
Ndoshta është kjo,
Që më ka mbërthyer dhe mua,
Kjo ndjenjë e vrazhdë,
Kur gjithçka shkonte mirë,
Për t'u ndjerë shumë keq,
Pa ditur nga vjen ...
Ndoshta është kjo,
Që të nxjerr lotë së qeshuri,
Dhe ju bën të vraponi,
Në mesnatë nën shi,
Nën shi, pa mbrojtje,
Duke u çirrur që është kohë e bukur,
Duke u çirrur që jeta,
Nuk ka asgjë më të dlirë ...
Përpara, pak përpara,
Se të shkohet për t'u futur në ujë ...
Ndoshta është kjo,
Dashuria ... Dashuria e Madhe ...


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Fri 6 Sep 2013 - 22:56
Ndoshta do ridashurohemi një ditë
kushedi
unë...një tjetër - UNË,
ti...një tjetër - TI,
dy të panjohur rasti,
por jo rastësisht përsëri...


Artan Gjyzel Hasani


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 103
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 7 Sep 2013 - 3:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Ndoshta neser do takoj dashurin e jetes sime,
Asaj qe po ia thuar keto vargje e mendime,
Ku je aman ma thuaj se plasa,
Nje person qe sa me mire te kuptohemi,
dike qe te ndajme hallet kur pikellohemi,
moj vashe bukuroshe pa me thuaj ku je
se sot gjume per ty spo me ze
ne enderr sec te shof si perri pernate,
te lutem me zgjo nga kjo vetmia ime e gjate...

Thashe te shkruaj njehere seriozisht [smile_1] 
avatar
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 103
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 7 Sep 2013 - 3:57
neon shkruajti:Ndoshta neser do takoj dashurin e jetes sime,
Asaj qe po ia thuar keto vargje e mendime,
Nje person qe sa me mire te kuptohemi,
dike qe te ndajme hallet kur pikellohemi,
moj vashe bukuroshe pa me thuaj ku je
se sot gjume per ty spo me ze
ne enderr sec te shof si perri pernate,
te lutem me zgjo nga kjo vetmia ime e gjate...
 
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Tue 10 Sep 2013 - 21:45
Më pëlqen kur hesht (Pablo Neruda)

Më pëlqen kur hesht, sikur të mos ishe,
dhe më sheh nga larg e zëri im nuk të arrin.
Thua sikur prej teje fluturuan sytë,
dhe sikur nga një puthje goja t’u vulos.

Si gjithë këto sende që më rrethojnë,
ti ngrihesh e mbushur me shpirtin tim.
Flutur e gjumit të trazuar,
ti je vetë fjala trishtim.

Më pëlqen kur ti hesht dhe rri si e largët.
Sikur unë të shqetësoje, flutur që fërgëllon,
më vështron nga larg dhe zëri im nuk të arrin.
Lermë që unë të hesht tani në qetësinë tënde!

Lermë që unë të flas me ty në këtë heshtje,
e shndritshme si një llambë, si një unazë.
E heshtur e plot yje, ti je si vete nata.
Ti hesht me një heshtje yjesh, nga qetësitë e largta.

Të dua kur ti hesht, sikur më zhdukesh fare.
E largomë dhe e dhimbshme, sikur të jesh e vdekur.
Mjafton një buzëqeshje, përse duhet një fjalë
që unë të gëzohem se s’është e vërtetë vdekja?


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Thu 12 Sep 2013 - 21:32
Heshtjes time

Perfolur ne mendje turbullt
si nje enderr plot ankth
shtypur nga koha dinake
ne shtigje mendimesh gjen shprese.

I bluan,i bluan fjalet
gjersa sosen ne labirinthe frike
i tret ne fund te shpirtit
me te pathenen behet helm.

Lodhur nga pesha e tyre
belbezon me veten flet
nuk qenka dhe aq e leht
me plumb qenka heshtja
se sa fjala vret !


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Fri 13 Sep 2013 - 21:37
IK I THASH DHIMBJES PERLOTUR’’

Endet dhimbja e hutuar
Me perpin me merr me vete
Me djeg shpirtin,me perlot syrin,
Dhe valzezoj,si valet mbi dete ,

Ike I thash dhimbjes perlotur,
Dot me dhimbjen nuk notoj
Sy pergjumur do zgjoj endrrat
Jeten dua ,shtigjet kerkoj,

Renkon shpirti,piktur loti
Stuhi jeta ,une balone
Ne syrtart e endrrave kycem,
Ndaloj hapin,endrrat ti zgjoj

Mos me vrij zemren e gjor
Eshte thesari I unit etur
Krah nuk ka por fluturon
Perflake yjet,ne rruget e jetes
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Fri 13 Sep 2013 - 22:11
Kerkoj

Te gjata jane ditet e rruget e fatit
te gjata jane netet e ndrydhura ne vetmi
te shkurtra jane castet e bukura
te shkurtera jane momentet e lumtura me ty

Te ngurta jane fjalet
i papertypshemi mall vret
e dhimbshme pritja e gjate
si qielli horizontin e ka ne dete

Me gjate kerkoj nje shteg
nje rreze drite,kerkoj shprese
arome buze,nje puthje
nje perqafim shpirti,pastaj le te vdese !


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sun 15 Sep 2013 - 15:26
Po mendoj te iki...sme rrihet me ketu...
do iki se di se ku...
do shtegetoj,deri ne fund te botes,
do kerkoj pakez dashuri...
shpres do kerkoj...
do iki,do vej atje ku njerzit din te dhurojn nje buzeqeshje pa interes...
atje ku paqja mbizotron e nje lule e bukur qel...
do iki atje, atje ku enderra behet realitet...
e realiteti ne enderr te del...
do iki larg syrit te zilis...
kujtimin,miresin,e buzeqeshjen po va le juve...

ndoshta nje dite do tju duhen....


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Fri 20 Sep 2013 - 20:28
Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 21 Sep 2013 - 0:48
Enciklopedi kujtimesh

Vargjet me te bukua per ty i thura
ne kornizen e zemres vetem ty te vura.
Kurre nuk pushoi zemra se rrahuri per ty
pse ike nga kjo jete e me le ne vetmi.

Nuk ishte vetmi ajo qe te prita
me vite, per t'u kthy.
Por vetmi qenka te mendosh
se nuk je me aty.

C'dreqin deshe te ngasesh ate makin
si te jetoj tnai pa ty dhe dashurine.
Vitet me te mira te jetes me le vetem
me bere tani qe t'a urrej dhe jeten.

Cdo gje per rreth meje me kujton ty
vetem vajza me mbeti kujtim nga ti.
Si s'te erdhi aspak keq qe ike me aq nxitim
Si ti them neser vjazes qe eshte jetim.

Pse o Zot e more ne lulet e rinise?
Nuk arriti as emrin ti'a veje femise.
Pso o Zot per ne nuk kujtove ?
Te pakten t'a shihte njehere e pastaj te shkonte..



Sinqeritetin e kam shume te shtrenjte qe t'ia dhuroj njerezve qe u kushton lire karatkeri.

Bindjet e mia, jane identiteti im..! Nuk lejoj te tjeret te vendosin per mua...!

-BESA-

Nuk jam shiu i pranveres,por jam bora e Janarit.
Nuk jam lule e vyshkur nga vapa,por jam rrenje e trungut t'Shqiptarit
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sat 5 Oct 2013 - 13:12
DHIMBJA TË PRISHI NURIN

Me sytë e qiellit t'vështrova ,
Me penelin e zemrës pikturë
Me etjen e dashurisë të thirra
Bëra portret një zemër gurë ,

Perëndeshë me petk bukurie
Nuri përse të paska rënë
Dhimbja s`është rrobë stolie
Por natë ogurzezë pa hënë

Me sy të lodhur të shikova
Si hëna që ikën në perëndim
Varë të paskan bukurinë
Ne syt e tu ,lexoj trishtim,

Valë deti e tërbuar hidhesh
Shkumëzon puth ëndrrën lehtë
Me yjet vallë ç'kishe sonte
I përflakë,ike si hije mes resh ,

Me sytë e dashurisë të pash
Gjymturë thyer mu duk trishtimi
Loti u mpiks mbi buzë flakë
Nga dhimbja mu keput shpirti ,

Zemra e gjorë s'njeh urrejtje
Eshtë si lulja mbuluar me vesë
Njom buzën e etur malluar
Me sytë e dashurisë thërret...
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sun 6 Oct 2013 - 15:52
Erdhi vjeshta e lagur e ftohtë;
Mua asgjë nuk më tha nëpër erë.
Mbase asgjë nuk ka patur ç'të thotë,
Mbase dërgon një mesazh tjetër herë.

Ndofta pas derës me hekur ka pritur,
Hekur që mbrohem nga djaj e kusarë,
Heshtur vjeshta ka thënë e mërzitur:
"Eshtë arratisur diku kjo e marrë"!


| Dritëro Agolli |


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Sun 13 Oct 2013 - 21:11
PASQYRA E FATIT ,

Me hapin e vetmisë eci ,
Me syrin përlotur, vështroj
Nga shpirti dëgjoj ulërima
Mjaft më, nuk mudem të duroj ,

Trishtimi ,pasqyrë e fatit ,
Në copëzat e saj përlotur rri
Qielli i shpirtit çirret nga inati
Dielli zbehur e hëna mërzitur rri ,

Peneli i shpirtit ngjyros stinët,
Mes pikave të lotit bën pikturë ,
Ëndrrat,zhduken si rrudhat e natës
Unë them, vujtja kur do marr fund,

Me hapin e ndrojtur buzëqeshë,
Vështrimin diku largë hedhur
Një dritë shpresë me yjet mbështjellur,
Goditi dhimbjen, fshiu lotin e derdhur,

Zot, thirra sa munda, përgjunjur,
Qielli i shpirtit shpalosi lumturinë,
Dielli e hëna u bënë copëza pasqyre,
Dhe unë pashë tek buzëqeshte fati im..
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Mon 14 Oct 2013 - 0:03
Me ka mbetur pak urrejtje
edhe per ty,
me ka mbetur pak dashuri
edhe per ty.
Dy jane ato,
edhe ne jemi dy.


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 103
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

prej Mon 14 Oct 2013 - 3:12
AnGeLiC shkruajti:Me ka mbetur pak urrejtje
edhe per ty,
me ka mbetur pak dashuri
edhe per ty.
Dy jane ato,
edhe ne jemi dy.
Kjo quhet "pak" ambivalenc.. grrrr 
Sponsored content

default Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi