Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhgarravina...dedikuar vetes!

+23
ai cuni
Luan_Valikardi
Lulebora
E askujt
Miikaaa
EpiKada
i panjohur
Malwina
shaban cakoli
Njera Si Asnjera
Mbresa
Engjelli Embel
Calypso
Arian 123
BeSaa
Valbona
Luna
Xhoni_bravo
Agnesa
brunilda rojka
Vigani
XHeladin Hamza
Anabel
27 posters
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sun 17 Oct 2010 - 19:10
First topic message reminder :

Me dhimbsesh,e thyer e vetmuar
nje stol i parkut te vjeter...
I zhveshur nga ngjyrat
i derrmuar nga te ftohtit dhe shirat.
Nje perberje e turbullt...
nje mase e qullet qe vetem loton,
nje gur i rende qe vetem godet
nje fjale e thene qe vetem vret...
Me dhimbsesh...

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Images?q=tbn:ANd9GcRdnegUPYZtXvyyCYlaGp_w-vfp5cgE38fUZLjSrapVWQh8QnI&t=1&usg=__NjXMLLGcrRzaSIa3iPoGFeF4jM0=

Burimi: FV


Edituar për herë të fundit nga Ariana në Mon 24 Dec 2012 - 22:44, edituar 1 herë gjithsej

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mon 8 Apr 2013 - 21:08
Ajo ndjenjë e të qënit në vendin e gabuar , në kohë të gabuar , me njerëz të gabuar dhe ndoshta edhe me birrën e gabuar ...
Rreth meje , fytyra jo të duhura . Unë nuk jam në gjendje të përqëndrohem mbi to , nuk kam dëshirë .
Ka qenë një kohë në të cilën ankohesha sepse dikush nuk më dëshironte , sepse ai nuk më kishte dhënë vëmendjen që prisja.
Ka qenë një kohë kur zemra ime dukej e droguar për shkak të kafeinës dhe nuk arrinte të ndalte rrahjet ...
Një ditë dikush i rrëmbeu makinën e kafes dhe ai përfundoi në letargji .
E premte, mbrëmje .
Janë të largëta ato momente në të cilat pyesja shoqet e mia se çfarë fjalësh duhej të përdorja për të shkruar një mesazh .Të largëta kujtimet në të cilat më duhej të bëja një telefonatë për jetë a vdekje ...
Tani jam e trembur . I druhem shikimeve , komplimenteve , të cilat më parë më përflaknin fytyrën ,tani mbaj të veshur një kartelë në të cilën është shkruar : Rrezik Vdekje !
E premte , mbrëmje .
Në një mbrëmje të premteje të gjithë janë në gjendje të kuptojnë , se të dalësh dhe të mos kesh dy sy për të cilat je e gatshme të vdesësh është më keq se t'i kesh dhe të mos mundesh t'i shohësh dot .
Dhe vazhdon përsëri i njëjti avaz :pa një objektiv për të ndjekur jemi të vdekur , madje edhe të premten mbrëma ...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 17 Apr 2013 - 21:57
Sa e trishte eshte kur njerezit qe kane mbetur vetem sforcohen per te dale , per te qeshur ,per te bere miq , per te bere dashuri ,per te kaluar nje mbremje t bukur .
Ndonjehere e lene veten te binden nga ata qe kane perreth vetes " He pra , provoje njehere , cfare te kushton ? Dil pak , fol me dike , behu e bukur " dhe bejne dem ...
Kur jeni te plagosur dhe akoma te dashuruar por jo reciprokisht , te vetmet gjera qe bejne mire jane , cokollata , sinqeriteti , perqafimet ,vera dhe liria .
Liria per te reaguar si te duash ,te mos ndihesh e cuditshme , sepse pas tre javesh ti akoma je mire ne dhomen tende , duke zhytur shpirtin ne muzike .
Pas nje viti .
Fundi i nje dashurie nuk eshte nje gje e thjeshte per t'u perballur .
Ata qe te thone : Ehuu sa do te gjesh " ,jane thjesht siperfaqesore dhe nuk kane deshire per te te degjuar .
Por kush vuan ndjen nevojen per t'u degjuar , sepse eshte hapi i pare per t'u rikthyer perseri ne jete .
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sat 20 Apr 2013 - 1:53
Jane dite, madje vite kur ne vend qe te kryejme punet e zakonshme, nevojiten edhe "shpikje" per te ecur perpara, per te mos rene peng ne duart e varferise.
Po asgje nuk mjaftoka, e asgje nuk na ngopi krejtesisht

Ndaj personalisht mendoj se vetem sulmi total i jep drejtim muhabetit!
Jam e lodhur te bej jeten e "Keshtjellares", perhere ne mbrojtje per te mos rrezikuar humbjen, e duke u kenaqur me barazimin.
Jam e demoralizuar duke thurrur plane,e duke bere kundersulme sporadike.
Keshtu qe me mbetet vec karta e sulmit te madh packa se n ditet tona vete sulmi nuk sjell te tjera fitime pervec minimumit te arsyeshem.
Por, edhe arsyetimi nuk hyn ne pune. Se te sulmosh rendshem do te thote edhe te humbasesh kontrollin, te te dobesohet arsyeja... Po tek e fundit c'ka mbetur tjeter per te bere..?
E ndiej thelle ne shpirt sa shume deshiroj te braktis "Keshtjellen" e perditshme. Te bej gjera te reja.
Sepse varferia me e madhe qenkerka monotonia...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Tue 23 Apr 2013 - 1:14
Me mungon ajo kohe ... Ishte koha kur nuk shqetesoheshim per dieta idiote , kur vishnim ate qe na dilte perpara ,kur floket ishin ato per te cilat me pak shqetesoheshim , kur dilnim nga shtepia ashtu sic ishim , pa pasur nevoje te rrime gjysme ore para pasqyres, kur gjunjet ishin plot plage , kur nje fjale ishte vetem e tille , kur nje shaka nuk mendohej per ore te tera , kur kenget nuk i ndjenim keshtu , kur poezite i kushtoheshin vetem natyres , nenes apo mesueses , kur sekretet tona me te medha ishin nje note e keqe e patreguar , kur per te thene nje fjale te piste duhej shume guxim , kur zenkat ishin vetem per lojerat , kur hiqnim syte nga ekrani sapo shihnim puthje te televizor , kur numeronim deri ne tre ne nje gjuhe tjeter dhe na dukej se e dinim te gjithe . Ishte koha kur ditari mbante shkrime kaq te pafajshme qe tregonin si ja kishim kaluar ne shkolle , kur jasteku ishte i thate dhe kujtimet i harronim shpejt . Ishte koha kur lexonim Hirushen e Borbardhen dhe enderronim me to . Ishte koha kur vizatonim me shkopinj ne toke , kur ktheheshim ne shtepi me gjithe balten e lagjes ne rroba e fytyre . Ishte koha kur "dhimbja" ishte fjale e panjohur , kur zemra sherbente vetem per te jetuar . Ishte koha kur ne ishim te vegjel . Kur une isha e vogel . Me mungon ajo kohe
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 24 Apr 2013 - 16:07
Dhe dua nje mashkull me te cilen te zgjohem cdo mengjes.
Nje mashkull me te cilin te vuaj . Te diskutojme dhe sa leke mbeten deri ne fund te muajt . Nje mashkull me te cilin te zihem , vetem sepse kolegia e ti e punes eshte shume e bukur . Nje mashkull te drejte , nje nga ata qe me njeh me mire se une veten . Qe me kupton me nje shikim . Qe i pelqen kur behem xheloze . Qe te me thote dh...
e se kolgia e ti e punes eshte shume femre bukur ai ka sy vetem per mua . Nje mashkull i cili me zgjuan ai me puthje . Nje mashkull qe kur te zihem me ate te thyej pjatat dhe ti mbledhi ai . Nje mashkull te cilin ta shaj dhe pastaj te qaj ne krahet e tij . Nje mashkull i cili me zgjedh rrobat para se te dalim . Nje mashkull romantik po jo dhe aq , nje mashkull qe me dashuron edhe se mund kolegia super seksi i vjen nga mbrapa . Dua nje mashkull me te cilin te krijoj nje jete . Dua te jem e martuar me ate . Dhe te jete nje nga ato martesat qe nuk ka ekuiliber . Nje nga ato martesat ku thuhet lamtumire gjithemone dhe behen valizhet edhe se ai kthehet pas 30 minutash ne shtepi dhe kerkon falje . Dua nje martes ku dashuria te jete gjithemone . Nje nga ato martesat kur ai edhe se kolegia e ti e provokon ai thote " Nuk mund ta beje , nuk do kisha kurajon te shikoja ne sy gruan time " . Dhe te vij ne shtepi te me kerkoj falje vetem sepse ajo e ka provokuar . Te ndihet ne faj per kaq . Dhe te me puthi dhe te me thote qe me do . Dhe une ti them "nqs eshte penduar qe ka marre mua si grua ?" dhe ai te qeshi dhe te thote qe cdo dite qe kalon e kupton qe ka bere zgjedhjen e duhur!

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sun 5 May 2013 - 15:33
Nuk e dija se te doja ty, do te thoshte te mohoja veten.. E megjithate,te desha! Te desha me naivitetin qe kurre ne jete s’do mund te dua dike tjeter Desha mashtrimin tend, shkelqimin e rreme te syve te tu si nata.. Desha ate qe ti nuk ishe…. sepse ti kurre nuk ishe, ai qe une kisha enderruar neteve te pagjumesise, e mbeshtetur mbi shtellungen e kujtimeve, me emrin jasteke…. Te doja! E deshperimi bashkejetoj me dhimbjen qe nga dita e humbjes tende.. Te doja! Pa e ditur se te doje ty, do te thoshte te zgjidhje vete cilesine e llojin e vuajtjes.. Te ndjeva! Te admirova e te ngrita peshe, ne piedestalet me te larta, ku sundonte unikja…..sepse ti ishe unik per mua braktisesi im. Te desha dje…edhe sot do te te dua. E neser duke gelltitur dhe pertypur me copa te medha trishtimin qe ti me le te paketuar nder duar! Te desha, te dua, e do te te dua braktisesi im. Sepse tashme e di qe te duash ty ,do te thote te moshosh veten!
Po kush eshte vetja?
Po kush jam une?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mon 13 May 2013 - 15:27
Nuk duhet te luhet kurre me ndjenjat e te tjereve , por ka njerez e njerez .
Ka njerez qe e kane te shkruar ne sy deshiren per te rrezikuar , per t'u hedhur ,per te pasur gjithcka , per te qene te gatshem edhe per te humbur .
Ka njerez kurajoze dhe te lumtur , njerez me ndjenja te hapura .
Edhe ata vuajne nese gjerat shkojne keq ,sigurisht , por dine te reagojne , dine te ecin perpara ,e dinin se gjithcka mund te mbaronte .
Me pas vine te tjeret , te brishtet .
Te brishtet nuk kerkojne askend ,nuk kerkojne histori , nuk hedhin hapin te paret .
Pergjigjen shpesh te fshehur ne nje menyre arrogante ,dhe pershtypja e pare qe te lene kur flet me ta eshte : Mire , ta le mbare ...
Te brishtet pelqejne shume ata qe iu pelqejne te luajne me ndjenjat .
Kujt i pelqen te luaje me ndjenjat , nuk duan histori te thjeshta , nuk duan persona qe dine te luajne ...
Duan luften ,pengesat ,iu pelqejne t'i kapercejne dhe pastaj zhduken .
Lojtari dhe i brishti takohen shpesh ne kete bote .
I brishti e refuzon ,provon te rezistoje me te gjitha forcat , por heret a vone e di qe do te deshtoje dhe e kupton qe eshte i humbur .
Mire .
Une i urrej ata qe e dine me pare se do te ikin , por premtojne te rrine !
Urrej mbi te gjitha ata qe sillen ne kete menyre me njerezit e brishte !
Une jam nje person i brishte dhe gjithcka kerkoj eshte kjo :
Nese nuk je plotesisht i sigurte per ate qe thua : Zhduku !
Nese nuk je i sigurte qe do te besh gjithcka per te mbajtur premtimet e bera : Zhduku !
Lere te vetmuar nje person te brishte , por mos e tradheto !
Nuk do te dale nga kjo histori kurre i sheruar plotesisht ...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Tue 14 May 2013 - 14:19
Kam deshire te dashurohem me nje mashkull qe lexon. Nje mashkull qe nuk me flet per futboll, per sex , per birra neper lokale, per femra , per club-e nate, per droge. Dua te dashurohem me nje mashkull qe lexon Bukowski-n , Suskind-in, Palahniuk-un, Grossman-in , Bisotti-n , Mazzantini-n etj etj, qe te pakten nje here ne jete te kete qendruar duke vezhguar boshesine dhe pastaj te kete kthyer faqen e fundit te librit qe po e lexonte ne ato çaste. Nje mashkull i cili shikon boten me syte e atij qe arrin te lexoje metej se cdo perkufizim. Nje mashkull qe nuk e quan "sakrifice" nese nje mbasdite qendron ne shtepi, i mbuluar me nje batanije dhe nje kafe ne dore duke lexuar nje liber vetem per ta perfunduar sepse eshte i rrembyer nga ato vargje.. Nje mashkull qe te me perqafoje fort derisa te me merret fryma kur brenda meje me kaplon merzia, nje perqafim qe mund te mbushi cdo boshllek brenda meje , nje perqafim plot dashuri. Dua nje mashkull qe te me flasi per librin e fundit qe ka perfunduar dhe me syte qe i shnderrisin akoma ne te njejten kohe mos te lodhet duke degjuar opinionin tim mbi ate qe ka lexuar. Kam shume deshire te dashurohem me nje mashkull qe lexon sepse nuk do te me pyesi kurre " Cfare mendon?" sepse ai e di mire mendimin tim, mendimet te cilat shkojne me larg se cdo imagjinate, duke ndjekur rrugen e nje historie qe kurre nuk kishe vajtur me pare.
Dua te dashurohem me nje mashkull qe lexon sepse mund te me kuptoje.
Dua te dashurohem me nje mashkull qe lexon sepse vetem keshtu mund te lexoje syte e mi, duart e mia.

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 247652_576827929034544_176176200_n
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 15 May 2013 - 0:59
Kush jeton nje histori ne distance kalon gjendje shpirterore kurre te provuara me pare.
Kush jeton larg atij qe dashuron ka nje force te brendshme te paimagjinueshme.
Ka momente kur ndjehesh e lumtur, ku mjafton ta degjosh per mos leshuar veten. Ne keto komente ndjehesh pozitive, mendon "shtrengojme dhembet, jemi te forte, keto dhimbje do shperblehen.." dhe qeshni sebashku, i jepni kurajo njeri-tjetrit dhe rikarikoni "baterite".
Pastaj ka momente ku vetmia te ngjitet pas, bashke me nostalgjine, bashke me lotet.
Keto momente vijne papritur, nuk nisesh nga koncepti "eshte larg dhe keshtu qe me mungon,jam keq".
Jo, ne baze eshte nje mungese qe pothuajse mund ta prekesh.
Me mungon ne mengjes kur zgjohem, sepse kur eshte me mua, eshte nga ana tjeter e shtratit duke me pare dhe buzeqeshur.
Me mungon ne oret e ngrenies, me mungon ne nje "gatuajme bashke", "shihe si e kam shtruar tavolinen" ,me mungon ne pjatat e lara, therrmijat ne toke sepse "nuk eshte faji im, kur buka eshte e fresket bien vete". Me mungon kur bej kafen ,sepse ai me mesonte keq me kapucino.
Me mungon kur qesh per dicka te caktuar por qe duhet t'ia shpjegoj me ane te telefonit.
Me mungon kur i kam syte dhe faqet te lagura nga lotet dhe kur evitoj t'ia them sepse e di sa keq do ndjehet qe nuk mi fshin dot.
Me mungon kur ne darke shtrengoj jastekun tjeter dhe me kap gjumi vetem ne oret e para te mengjesit.
Me mungon, mungon, sepse kur dashuron fort dhe mendon se eshte mashkulli i jetes tende, i vetmi vend ku do te doje te ishte eshte pikerisht prane tij.
Nuk ka rendesi ku, me te eshte gjithmone shtepi.
Nuk ka redesi se nga cfare duhet te heq dore, do i lija te gjitha.
Nuk kane rendesi te tjerat, sepse bashke, arrihet kudo.
Do t'ia dalim sepse duhemi dhe kunder kesaj s'ka distance te rezistoje.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Thu 16 May 2013 - 0:29
Po numeroj ditet , oret , minutat , kam arritur edhe me sekondat ta bej..Nuk mund ta imagjinosh se sa e veshtire eshte per mua te ulesh ne nje vend dhe te pres nje perqafimin tend, nje puthje nga ty , e mbeshtjellur nga parfumi jot. Nuk mund te imagjinosh se sa deshiroj te vendos poshte pallatit tek zilja emrin tend dhe te timin bashke. Nuk mund te imagjinosh se sa deshire kam te dal dhe te blej ushqimet me ty ne supermarket , ose duke kaluar dite te tera per te perzgjedhur divanin e ri , shtratin ose nje mobilje per shtepine tone, te me shoqerosh per te bere shopping, te me keshillosh se cila rrobe te duket me e bukur ne trupin tim.Nuk mund te imagjinosh se sa dua te shoh te inatosur me mua , te grindemi dhe te gerricim njeri-tjetrin me kunja, te bejme xhelozat kur dikush na hedh nje veshtrim ( edhe pse pa qellim.) dhe pastaj te perfundojme duke bere dashuri plot epsh sikur kemi kohe pa u pare. Nuk mund te imagjinosh se sa dua te me shohesh me fustanin e bardhe e shoqeruar nga im ate , i cili me percjell tek ty te shtrengon doren dhe iken, pastaj ti me zerin tend te sigurte pergjigjesh " Po e dua si nusen time kete vajze."..ndersa lotet e mi rrjedhin pa rreshtje ti me qeteson me puthjen tende ne balle. Nuk mund te imagjinosh se sa dua te shoh dore-per-dore me cunin tone duke shetitur ose duke e percjellur tek shkolla..Eh ti nuk mund te imagjinosh se sa dua qe kjo te ndodhi sa me shpejt per ne te dy dhe te jete pergjithmone. Une e di qe kjo bote ka shume meshkuj te mire por Ai eshte me i perkryeri per mua , per syte mi..dhe s'ka se si te jete ndryshe.
Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 941246_577725485611455_1707324661_n
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 17 May 2013 - 20:09
Nganjehere cuditem me veten, me duket vetja sikur kur punoj ne pazar dhe vjen dikush te pyet sa kushton 1 kg domate ...
Sa cudi !!! Kane humbur vlerat e gjithckaje me...
Asgje nuk ka vlere....
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 17 May 2013 - 21:24
me asgje nuk ka vlere
prej kur mbeten
tokat pa u mbjelle
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Thu 23 May 2013 - 21:29
Tek sa po lexoja shkrimet e tyra vura re se ata ishin te dashuruar... Sa te lehta jane ne mendje femrat,.!!! Mendojne se do ju ik koha e nuk do te gjejne te dashur... Me vjen keq per vjazen sepse eshte e mrekullueshme, ndersa djali eshte nje i mebetur por i pashem.... Kisha vur re edhe me heret por nuk e besoja duke e njohur vajzen... Keq !!! Me vije shume keq nga ajo sepse e di qe nje dite do te zhgenjehet dhe do te qaj per kohen qe ka humbur....
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Tue 28 May 2013 - 23:23
Sot, si asnjehere tjeter jam ndier aq keq sa qe nuk dija cfare te beje... Tek sa ai po lexonte per pershkrimin e babait te tij qe e kishte lene 3 vjec filloi te qaj dhe filluan te gjithe, por une ngela e shtangur dhe nuk dija me cfare beja, merrja librin, hapja dhe mbyllja, veshtroja te gjithe te perlotur por une si e permbajta veten as vete nuk e di !!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 29 May 2013 - 19:48
Mbase jam une qe gaboj, une qe nuk kuptoj menjehere se ke kam perballe. Une qe u jap gjithmone besim njerezve, dhe qe mendoj se te tjeret e kane pa te keq. Ja ku kuptoj qe harxhova fjale per njerez qe as nuk i degjuan, dhe qe asnjehere nuk do i kujtojne. Qe kam lene veten pas dore per ke nuk me kushtoi kohe as ne momentet me te veshtira per mua. Qe degjova genjeshtra qe fshihnin te verteten e hidhur. Nese eshte faji im qe nuk kuptova te gjitha keto, i kerkoj te falur vetes sime si person, qe i mohova vetes kohe dhe lumturi. Dua falenderoj edhe keto njerez qe me ben te ndihem nje person i zhgenjyer, por edhe tmerresisht te lumtur qe jam e ndryshme nga ato.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 21 Jun 2013 - 14:09
Fjalet qe s'u thane.

Fjalet qe s'u thane i ngjajne anijeve me vela,
qe iknin ne detra te largeta dhe s'ktheheshin me kurre.

Sa te bukura ishin!
Me to mund te ndertonin nje oaz ne shkretetire,
ose nje kasolle te thjeshte brigjeve oqeaneve,
te vogel, te vogel, per nje dashuri te madhe.

Fjalet qe s'u thane , i ngjajne nje kopshti te thare,
qe s'ka per ta njohur kurre lulezimin.

Fjalet qe s'u thane kane mbetur tek une.
Dhe ka disa dite qe vetja me ngjan si nje varreze plot zhurme.

Sa te bukura ishin!
Po ti nuk ke per ti degjuar kurre....
Te dukeshin se vinin nga thellesite e qiejve
permes vetetimave.

C'te bej tani me ato?
Nje kordele te zeze? Nje qivur?
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 21 Jun 2013 - 16:33
Me ka ndodhur shpesh te fal persona vetem sepse nuk doja te dilnin nga jeta ime. Vazhdoja te duroja çdo gje duke shpresuar qe nje dite do mbaronte. Besoj ne fakt qe duhej te isha e forte e ti jepja fund gjithçkaje..Nga prinderit kam degjuar se ne se dikush te lendon nje here eshte faj e mekat i tyre, por nese e ben dhe nje here te dyte ateher faji 
eshte i yti.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 21 Jun 2013 - 17:20
Mbi toke ndodhem une dhe 7 miliadre, kush e thyhen peshoren?! grrrr
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 21 Jun 2013 - 17:22
Luan_Valikardi shkruajti:Mbi toke ndodhem une dhe 7 miliadre, kush e thyhen peshoren?! grrrr


...une pra, qe e thashe! grrrr
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mon 24 Jun 2013 - 21:27
DUA....
Dua te jem njeri i drejte,
ne ket bote te s'termunduar
endrrat qe thur, mos te mi vrasin ,
pranga ne shpirt jo nuk dua ...

ne shpirt dua te kem dashurine
si princesh ne fronin e arte
puthjet ne buz te me rrin perhere
liria te mbillet ne cdo prag..
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sat 29 Jun 2013 - 16:17
Le te me thone qe ti ike.
Le te me thone qe vendin tim e zuri dikush tjeter.
Le te me thone se ti nuk i perket me botes sime.
Le te me thone se perendimet e diellit pa ty nuk jane me te magjishme.
Le te me thone se hena e humbi shkelqimin e saj prej mospranise tende.
Madje le te me thone se bota mbaron neser.
Le te mi thone te gjitha...
Por se ti reshte se me dashuruari,nuk dua te ma thone.
Kurre,i shtrenjti im!
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sat 29 Jun 2013 - 21:58
duhet qe te eci perpara pa e kthyer koken mbrapa pa asgje dhe askend..........
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 3 Jul 2013 - 1:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Une nuk te dua,por ti me pelqen,me pelqen shume.
Ti me pelqen kur me shkruan,kur e ben dhe me dhuron buzeqeshje.Me pelqen kur arrin ta cosh krenarine ne kushedi se cfare vendi dhe meresh me mua dhe nuk largohesh.Ti qendron.Je prej kaq shume kohesh tashme,jam mesuar kaq shume me ty.
Ti me pelqen kur interesohesh,ose ben edhe gjoja. Me pelqen kur mund te te flas per cdo gje,kur te duhet te durosh krizat e mija nervore dhe ne fund me thua se jam me e mira,nuk kam pse te ndryshoj. Une e di qe me e mira nuk jam,por ti me jep deshiren per te qene me mire,me shume,me e plote.Ti me pelqen sepse ti di te japesh lumturi pa bere gjera gjigande,dhe ti jep kaq shume lumturi,kaq shpesh. E jep me ane te kengeve,me ane te qeshjeve,me ane te degjuarit mua.
Ti ke kohe qe jep lumturi. Ti ke kohe qe je. Ti ke kohe qe me pelqen!
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 3 Jul 2013 - 15:58
prit ti,prit une
nje rini,mori fund
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mon 8 Jul 2013 - 0:44
Mos thuaj lamtumirë...!

Edhe kur më të mos jem... unë prapë aty do të jem.
Do të jem në çdo rreze dielli që qerpikëve mëgjeseve përdridhen.
Do të jem në ajrin që mbush dhomën sa herë do të hapësh dritaren.
Në çdo grimcë që me ajrin fluturon të zërë vend diku... në tavolinën tënde... në jastëkun tënd... në ballin tënd...
Do të jem drita që retë larg do t'i largojë...
Do të jem në aromën e kafes së mëngjesit...
Do të më ndjesh në ëmbëlsinë e çokollatave...
Do të jem në erën që fryn dhe pallton tënde me vete e merr.
Do të jem me shiun në ditët kur çadrën të kesh harruar.
Do të jem në lule,në ngjyrat e tyre, në aromën e tyre...
Do të jem me pranverën, me verën, vjeshtën e artë dhe dimrin e acartë...

Do të jem në mëngjes.
Do të jem në mbrëmje.
Do të jem netëve.
Do të jem në ëndrra.
Do të jem në zgjime.

Më kërko...!
Jo ... Mos thuaj Lamtumirë...!
Më kërko gjithandej...

Më kërko në detaje, aty do të jem fshehur unë.
Ngrije kokën drejt qiellit, nëse dielli shkëlqen... unë po të buzëqesh...
Ngrije kokën sërish... nëse shi po bie... janë thjeshtë përqafimet që po të nis së largu...jo lot... asnjëherë lot...

E ndjen erën... janë duart e zgjatura që të mbërthejnë pas vetes...
E ndjen fëshfërimën e erës ndër gjethe... kujtohu të ngjan me buzëqeshjen time...
Në notat e këngës së preferuar zërin tim do të dëgjosh...
Në vargjet e poezisë së preferuar, fjalët e mia do të gjesh...
Në filmin e preferuar në sytë e aktoreve, imazhin tim do të shohësh.

Mos thuaj Lamtumirë...!
Do të gjej sërish... do të më gjesh sërish...!
Askush nuk humbet rrugëve të jetës... Gjendesh një ditë...!

Mos thuaj Lamtumirë...!

Ps. Lamtumirat nuk ekzistojnë... rrugët e jetës janë të ngatërruara aq bukur, sa një ditë apo tjetër... kryqëzohen... prapë!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mon 15 Jul 2013 - 9:29
Kushedi nese do te te kujtohem me. Nese nje dite ne te ardhmen do ndalosh per nje cast e do mendosh per mua,per ate qe ishim. Kushedi nese do perpiqesh te me kerkosh rrugeve te qytetit per te zbuluar ku e kam tashme shtepine. Nese kam krijuar nje jete te re,nese kam perkrah dike tjeter. Kushedi cdo ndjesh kur ne ndonje cep te botes do me shohesh me femijen tim perdore. A do e doje veten ne vendin e tij aty cdo nate afer meje duke shkembyer frymemarrjen si dikur,nese do doje te ishte I yti ai femije qe tjetrin do therrase baba. Kushedi si do veprosh,nese do buzeqeshesh qe jeta ime shkon mire ashtu sic ke shpresuar gjithmone per dashurine e vjeter,apo nese do ulesh me lote ne sy duke u penduar qe I dhame fund gjithckaje.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mon 22 Jul 2013 - 18:24
Per shume vjet, e kam ngaterruar dashurine me deshiren. Madje qe kur isha vajze, kam pare njerezit qe digjeshin nga deshira. Disa dilnin ne gjueti per dashuri. Te tjeret rrinin ne shtepi, duke pritur gjithe nervozizem dike qe t'ua ofronte ate. Njerezit flisnin per te si te ishte dicka per te cilen kishin nevoje. Nese nuk e kishin, duhet ta gjenin. Dhe sa me shpejt, aq me mire. Nese tashme e kishin shijuar, por e kishin humbur serish, u takonte ta zevendesonin sa me shpejt te ishte e mundur, edhe sikur te ishte e nevojshme te vidhnin thesarin e dikujt tjeter qe sapo ua kishte siguruar. Te gjithe e renditnin gjetjen e dashurise me lart se pasurine e madhe ose famen. Madje edhe kafshata e bukes ishte me pak e rendesishme, sepse dashuria te ben te harrosh urine. Te dashuruarit u rezistojne te gjitha humbjeve qe pesojne rruges, per shkak te cmimit ku eshte e perqendruar zemra e tyre. Dhe askush nuk duhet lavderuar me shume se ai qe eshte gati te heqe dore nga jeta e tij per te fituar dashurine e dikujt tjeter.
Por kam pare njeheresh edhe se shume njerez bejne edhe pa te. Ata jane te mjere dhe meshirojne veten, sepse askush nuk do t'u jape dashurine qe deshirojne. Kam njohur njerez qe lengonin per nje njeri te vecante, dhe ata refuzonin t'i donin. Nderkohe nuk pranonin dashurine qe u ofrohej nga njerez qe nuk i deshironin. Ne fund, u bene kaq te mjerueshem, saqe e braktisen pasionin e tyre te pare dhe u perpoqen deshperimisht te mberthenin cfaredo gjeje qe u ofrohej. Zakonisht ishte teper vone dhe ata mbeteshin duarbosh. Edhe ata qe nuk ja kishin falur zemren dikujt, ishin po aq te palumtur. Kishin pritur qetesisht te vinte njeriu i duhur dhe t'u shfaqte dashuri. Kur mberrinte casti dhe lumturia e tyre shihej ne horizont, hapnin deren dhe vraponin ta takonin, me duart hapur buze rruges, me ne fund gati te merrnin kete dhurate kaq te shumepritur. Por e gjithe kjo vetem qe te zhgenjeheshin kur i perzgjedhuri kthehej mbrapsht dhe ia mbathte, i tmerruar nga gjithe ajo etje e lakmi. Pas vitesh te tera, kur askush nuk u ofroi gjene qe e deshironin tej mase, ata binin ne melankoli, duke humbur ne fund te vetmen dashuri qe u kishte mbetur, DASHURINE PER VETEN!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Tue 23 Jul 2013 - 23:38
E ke ndjere ndonjeher ate ndjesine e te qenurit ndryshe?!
Ndryshe si?
Po ja , ke qendruar ndonjeher naten duke qare dhe ne mengjes askush nuk e ka vene re qe syt e tua jan te enjtura ?
Po faktin qe ke tentuar te besh dicka ndryshe nga ajo qe ke qene dhe ke dale bllof?
Ke tentuar ti ndryshosh gjerat dhe je kethyer me krenarin e shtypur mes kembeve te tua per te qendruar me dike ,dhe kur e ke kuptuar qe ai person s ben as perpjekien me te vogel per te qendruar me ty ?je ndjere ndonjeher sikur jeta po te permbyset para syve dhe kupton qe personit te vetem qe do i mungosh do jet vetja jote .te qenurit ndryshe nuk nenkupton pamjen fizike por ate brenda teje qe po shtrydhet dita dites dhe ti nuk ben perpjekie per te dala para ! Ke humbur ndonjeher njerez , dhe te ndjesh mungesen e tyre dhe pse i sheh perdit ? Te duash te perqafosh dike dhe shmangesh kur sheh qe gjerat kan ndryshuar , te ndihesh ndryshe nga ai qe ke qene dhe ai qe je . te ndihesh ndryshe nga fakti qe te gjith ja dalin dhe ti je zhytur ne nje lluc thithese qe nuk te leshon kembet dhe pse perpiqesh perpiqesh dhe ne fund vendos te heqesh dor dhe te mendosh qe :Te duhet nje dor e fort per t`ia dal mbane !! Ti fillo ndihu ndryshe dhe ath fillo me paragjyko !
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 2 Aug 2013 - 19:00
Lamtumire s'po te them. Vetem mali me malin s'takohen!
Nese jeta do na doje,do na takoje serish diku ne rrugen e jetes.
Ndoshta ti do jesh vetem dhe mund te themi se "Asgje s'ka mbaruar mes nesh".
Por ndoshta ti do jesh me dike ne krah e do pershendetemi si dy miq te vjeter qe dikur i lidhi i njejti pasion.
Nese do kem dike ne krah,nje dite malli do te me marre...
Por ndoshta nje dite...nje dite s'do ndjej me dhimbje e do them e lumtur "Ai gabim ia vleu" ! :)
Sepse s'ka rendesi cfare ndodh,ti vlen! Gjithmone ja ke vlejtur!
Mirutakofshim ne jete dhe deri atehere,mos pac kurre lote!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sat 7 Sep 2013 - 21:35
Mbetem ende femije
Shpesh me duket sikur jam rritur,por mbetem ende nje femije..Jam ende ajo qe i pelqen te luaje me femijet e vegjel dhe te flase me gjuhen e tyre.Jam ende ajo qe harron qe njerezit te lendojne,te zhgenjejne.Jam ende ajo qe e& imtesia me e vogel,gjesti me i vogel qe mund t'i behet,thjesht nje buzeqeshje,nje fjale e ben ate te lumtur.Jam ende ajo qe qan sa here qe nje film apo liber mbaron dhe nuk pati ate fundin e lumtur.Jam ende ajo qe i pelqen te enderroje.Jam ende ajo qe merzitet x gjene me te vogel,ndoshta me te parendesishmen x disa.Jam ende femije..!!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 20 Sep 2013 - 23:40
Ehh sot nuk e permbajta veten dot.. Sa e sa here kam pasur raste te tilla por cdohere e permbaja veten.. Sot ndryshe nga heret e tjera.. Tek sa ajo po lexonte dhe filloi ti dridhej zeri, ate qe kishte shkruar ajo ishte sikur te kisha shkruar une, te njejten histori, te njejten ngjarje, te njejtin kuptim, nuk e permbajta dot veten m'u mbushen syt me lote, per te mos me shikuar te tjeret e ulur ne tavolin ktheva koken nga dritaret dhe nuk veshtroja gje, por qetesia kishte mbizoteruar, thuajse nuk ishte askush brenda pos meje dhe asaj qe lexonte..
Qante dhe lexonte te njejten kohe por nuk me dilte nga goja fjala qe t'i them NDALO, sepse nuk kisha fuqi se e dija se do me plaste vaji... Per nje moment ktheva koken dhe shoh te gjithe te perlotur , atehere e mblodha veten sa desha t'i them ndalo ajo perfundoi.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 20 Sep 2013 - 23:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Kisha kohe qe flisja me ty
, kisha kohe qe enderroja per ty
kisha kohe qe te perfytyroja ne mendjen time si nje pellumbeshe qe fluturon qiejve
por ngurimi me beri te vonohem shume ,po shume
aq shume sa dikush tjeter hyri ne mes prishi gjithcka te bukur ??????????
qe ishte ndertuar ne mendjen time ???????????????
GJithsesi do ngelesh po ajo .ne mendjen time prej femije yuy yuy 
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 6 Nov 2013 - 22:54
Nuk e di cila zgjedhje mund te mbaje emer me te dhimbshem: rendja pas nje endrre te pamundur apo shuarja e fijes se vetme qe mbante shpresen gjalle e perqafimin e realitetit ...?!
Cila shuplake te dhembe me forte ...???
Ajo pas nje buzeqeshjeje te ngrohte apo e ftohta e menjehershme thua me lehte te kaloje ...??
E vetmja gje qe di eshte qe pikepyetjet s`me lene kthjellet te mendoj ...
Edhe kjo do te kaloje ...!
Le te shpresojme ...!

Just Me ...

Nate te paqte e pa endrra! cyc  Very Happy
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sun 9 Feb 2014 - 1:52
Naten ndodh qe te marresh guximin te kapesh ndergjegjen per dore e te shkosh t'i rrefehesh ditarit qe s'hapje prej kohesh. Keshtu fillon e shkruan cfare te shqeteson. Pa dorashka,pa ndrojtje. Ketu jemi te sigurte,s'na gjen kush. Nis e vret letren dhe me difektet e tua,ato qe ben sikur s'i degjon kur terheqin kembet zvarre ne koken tende. Ja ku i shkulim dhe veshin asaj pjeses tjeter tende,asaj me te rreptes qe te denon krej pa faj. Ja tani i shkruam i te gjitha. I nxorrem te gjithe monstrat prej kokes tende,ia deleguam te shkretes leter, i derdhem te gjithe lotet qe po te merrnin frymen prej ditesh.
Ja ku jemi. Mungon vetem zgjidhja. E mos bej sikur s'e di.
Jepi shkruaj! Keshtu s'do kesh me mundesi per te mos e zbatuar.

U be!
E shikon qe s'ishte kaq e veshtire?
A nuk ndjesh me e lehte?
Ah frikacake ,frikacake, qe kerkon vazhdimisht te arratisesh prej vetes.
Te kam thene,nuk shkohet per te fjetur me tesha kaq te renda!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Fri 14 Feb 2014 - 23:52
Hoqa dore se mund te gjeja personin qe do te me kuptonte 100%. Mendoja se cdo lidhje qe do te kisha ne te ardhmen, do ishte e bukur ne fillim dhe pastaj do fillonte te degradonte. Me mire te kisha miq, sesa gjera sentimentale qe ne fund do ktheheshin ne lenduese. Dhe nderkohe qe flisja me te, flisnim si miq. E njoha mire, e dija si "funksiononte" ai si njeri, arrija ta kuptoja, parashikoja fjalet qe do te thoshte ne fund te fjalise, imagjinoja mimiken e fytyres. Hera heres ishte i paparashikueshem dhe me mahniste, thoja me vete: "Ku i shkon mendja te thote dicka te tille?" ose "Cfare batutash qe ka! xD" E adhuroja, e adhuroj pafund!
Ndihesha aq rehat me te, pershtatesha aq mire, saqe e theva akullin dhe i thashe cfare ndjeja. Ndodhi qe edhe ai ndihej njesoj. Dhe ishte gjeja me e bukur... Eshte akoma!
Ai eshte dashuri. Ai eshte i imi. Nuk e di nqs do e lexoje ndonjehere kete, por e kisha perbrenda. Kam akoma edhe me shume...

(Dedikuar atij)
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sun 16 Feb 2014 - 2:34
Here i majt .here i djathte,here frikacak ,her trim,herë i mpirë,herë i shtrirë,herë i ditur,herë i pa ditur,herë i mprehtë si tehu i shpates e herë i trash,herë i djathtë e herë mengjarosh,herë i dashur,herë urrejtës e herë i uurrejtur.Dita më shkon si uji në rërë ditët më kalojnë pa i vrejtur fare,ngatrroj ditet,ngatrroj muajt,Boten here e llogarise shume te rendsishme ,here fluskë sapuni Kërkoj qetësi të shpirtit herë te ardhmeria,here te prifti,herë te hoxha,por më shumë te ndryshimi i kushteve klimatike.Paradite I përngjaj Lulit të vocërr.në mesditë Ana Kareninës,kurse në mbrëmje përfundimit të jetës së Alkapones.I rrënqefur në pikë të verës.Më i gëzuar dukëm dimrit se sa verës,
Nannerl
Nannerl
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 105
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/10/2013

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sun 16 Feb 2014 - 2:37
Jam si shpirt pz...  kkk Embarassed 
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sun 16 Feb 2014 - 2:44
Mu mbarua boja dhe lapsi per sonde.
Kshuqe po e ke fleten te bardhe ,sic eshte dhe shpirti jot.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Wed 26 Feb 2014 - 23:12
Nuk doja pak,
s'doja as shumë.
doja të prekja,
lutmurinë pa fundë ...



Nuk doja shumë
vërtetë në jetë
buzqeshje të dlirë
dashuri të sinqertë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Sat 31 May 2014 - 23:31
Message reputation : 100% (1 vote)
Kam ndryshuar.Nuk jam me e njejta si me pare.Mundet te jete per mire mundet dhe jo!Ndoshta te jem ajo qe deshirojne te tjeret,por jam ajo cfare jam munduar te tregoj.Nuk ju pelqej disave,ok,nuk eshte e thene tju pelqej te gjitheve.Me intereson respekti e vleresimi i atyre qe me  duan.
Kam humbur njerez,kam fituar te tjere.Te ndryshem nga vetja...Edhe ashtu njerezit e njejte zbehen.Eshte mire te pershtatesh ndonjehere me njerez ndryshe nga ty.

Kam dashur nje here,jam dashuruar ne te njejten kohe.I dhashe te gjitha.Mund te ja vlente mundet edhe jo.Per mua ja vlente.
Jam zhgenjyer ose deshperuar (urrejtja nuk ekziston ne fjalorin tim). U zhgenjeva sepse i desha vertet disa njerez,isha afer tyre ne cdo hap.Ata jo.Zgjodhen te ndryshojne rruge.I perzeva.Cfare i desha?Edhe ashtu kush e meriton te jete afer teje kurr nuk largohet.

Mesova shume nga dashuria edhe zhgenjimet.Mesova te bej shoke/qe e vetme,por vete ata me mesuan te bej edhe armiq.
Mundet te kem nje karakter fallco,por kam zemer qe rralle e gjen.
Toleroj gjithcka por nuk i fal te gjitha.Ndjese per ata qe si degjova dhe falenderoj ata qe me kane degjuar!!!
Sponsored content

Zhgarravina...dedikuar vetes! - Faqe 7 Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi