Share
Shko poshtë
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Gem Belushi transformon Hip Hop-in amerikan: Këndoj për shqiptarët (VIDEO)

prej Tue 5 Mar 2013 - 11:54


Vizionari dhe gjeniu i muzikës Gem Belushi ka ndryshuar kulturën e hip hopit amerikan siç njihet sot. Repi i tij konsiderohet si fenomen i East Coast, me krijimin e lëvizjes së re “EU Movement”. Ky stil sjell një perspektivë të re europiane në hip hopin amerikan. Gem Belushi ka zbuluar talente të reja shqiptare dhe të huaja dhe influencuar në njohjen e muzikës underground në popullore.

“Si artist mendoj se na mungon hip hop i vërtetë sot. Histori të vërteta që njerëzit mund ta gjejnë veten është çka e bën hip hopin të jetojë më gjatë. Pavarësisht nga historia që tregon, gjithmonë do ketë një person që e ka përjetuar historinë tënde. Varet nga aftësia e artistit si e prezanton këngën dhe si ia paraqet publikut.”-tha reperi i talentuar Gem Belushi dhe themeluesi i Eagles Up Entertainment, citon idea.

Gem Belushi (Gem Belu) është një artist shqiptaro-amerikan me famë botërore. Ka mbi 10 vjet që merret me muzikë si dhe ka themeluar kompaninë e tij diskografike “Eagles Up Entertainme (EU)”. Gem Belushi ka lindur në Konetikët, Sh.B.A., dhe jeton në Stamford. Me talentin e tij ka zënë vendin dhe respektin e duhur si dominues i skenës muzikore të New Yorkut që nga fillimet e vitit 2000.

Ndiqni kengen e tij :
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi