Share
Shko poshtë
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Kënga më e mirë në “Top Fest 10″

prej Thu 28 Mar 2013 - 12:12


Disa këngë janë kthyer në hite të momentit, ndërsa ne donim të dinim nga disa të rinj dhe me emër, që janë në këtë garë, për çmimin e madh, se cila nga këngët është më favorite për ta, përveçse do të donin që kënga e tyre të ishte më e mira.

Një nga festivalet me prurjen më të madhe muzikore shqiptare është “Top Fest” dhe konkurrimi në edicionin e dhjetë është drejt fundit. Disa këngë janë kthyer në hite të momentit, ndërsa ne donim të dinim nga disa të rinj dhe me emër, që janë në këtë garë, për çmimin e madh, se cila nga këngët është më favorite për ta, përveçse do të donin që kënga e tyre të ishte më e mira. Ja se çfarë thanë disa artistë pjesëmarrës

Enca Haxhia: Kënga që e kam më për zemër, pas këngës sime, është ajo e Samanta Karavellos, ‘Loti i fundit’.

Ardit Çuni: Për mua është e Eltina Minarollit, ‘Ringtone’.

Festina Mejzini: Nga këngët që kam dëgjuar, më e bukura më është dukur e Anxhelo Mihos, ‘Krijesë e natës’. Më pëlqen për shkak se më duket që është këngë origjinale dhe me një stil që rrallë dëgjohet te ne. Dhe, grupi NA- Si meteor është një rrymë muzikore që e pëlqej.

Aragona Band: Balada dhe kënga që na ka pëlqyer është kënga e Vali Kuçit, ‘Rruga ime’.

Matilda Shushari: Kënga më e mirë e prezantuar në këtë edicion, përveç këngës sime, është kënga e Samanta Karavellos. ‘Loti i fundit’.

Arbër Zeka: Për mua është kënga e Vali Kuçit, ‘Rruga ime’.

http://lajmesot.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi