Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Empty Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës

Sat 20 Apr 2013 - 14:34
Message reputation : 100% (1 vote)
Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës 401-300x225
Një dritë jeshile është hapur në marrdhëniet e Kosovës me Serbinë. Sot është konfirmuar arritja e një marrveshje për normalizimin e marrdhënieve midis këtyre dy vendeve në të ardhmen.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja kosovare e Integrimit, Vlora Çitaku, përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Tëitter.
“And the ëhite smoke is out! Habemus pactum! Happy”, ka shkruar Çitaku, që e përkthyer do të thotë: “Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur”.
Po kështu, shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, duke komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka njoftuar mbylljen e negociatave mes palëve.
“Negociatat kanë përfunduar, tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat”, ka deklaruar Ashton, e cila ka përshëndetur angazhimin e Prishtinës dhe Beogradit në këtë proçes.
“Dua t’i uroj të dy kryeministrat për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. Është e rëndësishme që ajo që po shohim tani të jetë një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës”, ka thënë Ashton për gazetarët në Bruksel./alb-observer.com/
Rrushjaa
Rrushjaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5780
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2013
http://gbpics.to/gbpics/blumen-fuer-dich32.jpg

Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Empty Re: Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës

Sat 20 Apr 2013 - 15:17
Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës 671349 Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës 671349
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Empty Re: Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës

Sat 20 Apr 2013 - 21:37
Message reputation : 100% (1 vote)
Zbulohet përmbajtja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ja disa nga pikat më “delikate”!
Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Marrveshja-300x225
Publikohen detajet dhe pikat që përbejnë marrëveshjen historike të marrëveshjes Kosovë-Serbi!
Në vijim alb-observer.com, po ju paraqet disa nga pikat më kryesore të bëra publike për mediat që përfshihen marrëveshjen histroike Kosovë-Serbi.
Marrëveshja e parë e parimeve që i prijnë normalizimit të marrëdhënieve:

1. Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.
2. Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).
3. Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.
4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Europiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.
5. Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.
6. Komunitetit/Asociacioni do të ketë një rol reprezentimi në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsulent të komuniteteve. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion monitorues.
7. Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kornizës së Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).
8. Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare.
9. Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandat i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i nominuar nga Ministria e Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Komunitetit/Asociacionit. Përbërja e PK’së në veri do të reflektojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonale për komunat e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonalë.
10. Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të t cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.
11. Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektori të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.
12. Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE’së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.
13. Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.
14. Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE’së.
15. Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.alb-observer
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Empty Re: Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës

Fri 3 May 2013 - 3:49
S'po duket marreveshje kjo, por tregeti!...
Bleroo
Bleroo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1333
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/04/2013

Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Empty Re: Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës

Thu 9 May 2013 - 21:26
Nuk me pelqen hiq kjo marreveshje!
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Empty Re: Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës

Thu 9 May 2013 - 21:35
Çdo marreveshje eshte e mire nese me sukses realizohet(me mire te bisedohet 100 dite se nje dite te luftohet)
Sponsored content

Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës Empty Re: Më në fund arrihet marrveshja mes Serbisë dhe Kosovës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi