Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Humor elektoral: PPKD gjobitet nga KQZ për diskriminimin e burrave, ka vënë 126 femra në listën e ka

prej Wed 15 May 2013 - 20:06

Në kohën kur pothuaj të gjitha partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit janë gjobitur me disa dhjetëra milionë lekë nga ana e KQZ-së, pasi nuk kanë zbatuar kuotën gjinore, duke diskriminuar femrat në listat e kandidatëve për deputet ka ndodhur cudia me Partinë Popullore Kristiandemokrate, që kryesohet nga Pal Shkambi.

Kjo parti ka kandiduar plot 126 femra ndërsa vetëm pjesa tjetër janë meshkuj. Dhe, në vend që të inkurajohej nga ana e KQZ-së për këtë gjest, është gjobitur me 8 milion lekë, pasi sipas KQZ-së, ka diskriminuar meshkujt. Kjo ngjarje ka shkaktuar humor gjatë mbledhjes së KQZ-së, teksa juristi Idajet Beqiri ka thënë se PPKD duhet t’i japë disa kandidate femra borxh PD, PS dhe LSI, që askush të mos gjobitet./alb-observer.com/


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi