Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Shqiptarët e arratisur nga burgu, vrasin një polic grek

prej Mon 17 Jun 2013 - 14:04
Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas kanë vrarë një polic grek rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se në momentin e krimit policia greke kishte ngritur një postbllok në Distomo dhe shqiptarët nuk kishin ndaluar për kontroll, por kishin nisur të qëllojnë me armë drejt policëve dhe për pasojë mbeti i vrarë polici 37-vjeçar.
Mësohet se polici fillimisht u plagos në këmbë dhe është babai i dy fëmijëve, i cili humbi jetën në spital nga humbja e gjakut, sepse plumbi kishte goditur arterien. Pas kësaj 5 shqiptarët e armatosurit iu morën mjetet dhe armët policëve dhe u larguan me makinën e tyre. 
Mediat greke shkruajnë se policia kishte identifikuar të arratisurit në këtë zonë rurale dhe ishte vënë në kërkim të tyre por shqiptarët kishin arritur të largoheshin pasi njihnin mirë zonën. Fillimisht ishin identifikuar me një makinë të vjedhur më 23:00 të mbrëmjes së të shtunës, pranë fshatit Polydrosso. Ata kishin arritur të kuptonin se ishin zbuluar nga policia dhe u larguan nëpër rrugët e Parnassos. Më pas grupi i shqiptarëve u ndeshën me një tjetër postbllok të policisë  në autostradën Viotia dhe Fthiotidia, dhe këtë herë me një makinë tjetër në Davlia. Policia u zu në befasi pasi nuk e dinin që të arratisurit kishin ndryshuar makinë .  
Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga policia për arrestimin e tyre. Janë vendosur postblloqe në të gjithë Athinën. Disa operacione policore janë zhvilluar muajt e fundit për kapjen e të arratisurve nga burgu i Trikalas, të cilët shfaqen herë pas here në zona të ndryshme të Greqisë, teksa vjedhin ndonjë makinë apo grabisin ndonjë supermarket. 
Polici 37-vjeçar i vrarë është viktima e dytë pas 25-vjeçares Katerina Zogali, për vrasjen e së cilës akuzohet shqiptari Marian Kola. E reja humbi jetën nga plumbat më 30 mars, gjatë shkëmbimit të zjarrit të Kolës me policinë, në ndjekje e sipër.  8 shqiptarët u arratisën nga burgu duke u gdhirë 23 marsi. Ishin 11 shqiptarë që arritën të dalin nga ambientet e burgut pasi plagosen 2 roje, por 3 prej tyre u kapën menjëherë. 3 të tjerë u kapën më vonë gjatë arratisë në zona të ndryshme të Greqisë, ndërsa 5 mbeten ende të lirë. Marian Kola është një nga të arratisurit që nuk është kapur ende./Shekulli Online/
 


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi