Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" Empty Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Tue 25 Jun 2013 - 20:10
Message reputation : 100% (1 vote)
Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" 20224d1372168956-planet-e-edi-ram%C3%ABs-p%C3%ABr-rilindjen-edi-rama-fituesss
49-vjeçari Edi Rama, një ish-basketbollist në ekipin kombëtar të para viteve '90, i diplomuar në artet pamore dhe i spikatur si publicist, e nisi karrierën politike në vitin 1998. Ndërpreu emigrimin në Francë për t'u bërë ministër i kulturës në qeverinë e majtë të ish kryeministrit Fatos Nano. Për tre mandate rresht, nga 2000 deri 2011 ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, një post që jo vetëm i forcoi pozitat në hierarkinë e socialistëve, por pa shumë përpjekje në kohët më të turbullta të partisë së tij ai arriti karrigen e kryetarit pas zgjedhjeve të vitit 2005.

Zgjedhje mes dy botësh të ndryshme

Rama i vlerëson votimet e 23 qershorit jo thjesht si një garë e radhës mes një partie dhe një tjetre, siç duhet në fakt të ndodhë në kushtet e një normaliteti demokratik. Këto janë zgjedhje mes dy botësh të ndryshme në kuptimin më të plotë të fjalës, thotë ai për Deutsche Welle-n.

"Mes botës rrënuese të Saliut dhe të partisë së tij familjare dhe botës së rilindur të skuadrës sonë kombëtare, të programit tonë për Rilindjen, të vullnetit tonë që së bashku t'i japim Shqipërisë një rrugë të re e cila do ta ndajë Shqipërinë dhe shqiptarët nga papunësia që rritet përditë, nga taksa e sheshtë që po i merr frymën të gjithë atyre që jetojnë ndershmërisht me biznes, nga braktisja e fshatit të lënë në mëshirë të fatit; nga shërbimet sipas xhepit ku është e pamundur të gjesh një derë hapur dhe çdo derë në këtë shtet hapet vetëm me para".

Po cilat janë angazhimet e para për "rilindjen e Shqipërisë" sipas kreut të PS?

Ai shpjegon për DW-në se një ndër punët e para është analiza e situatës reale në të cilën ndodhen financat, ekonomia, por edhe e tërë struktura e shtetit. "Pasi për vite me radhë ka pasur një përpjekje kriminale për të trukuar statistikat e shifrat në funksion të mashtrimit të qytetarëve përmes një makijazhi të situatës reale e cila në vlerësimin tonë është shumë më e rëndë nga sa paraqitet nga të dhënat zyrtare", thotë Rama për DW.

Projekti i ri i taksimit dhe rivendosja e rendit brenda 300 ditëve


Në një kohë që duke dhënë hollësi konkrete për qeverisjen e ardhshme të koalicionit të majtë ai rendit si prioritar, atë që e ka artikuluar e riartikuluar gjatë gjithë aktivitetit në fushatën elektorale, që lidhet me politikën e taksave, por pa lënë pas dore premtimin për të kaluar në filtër të gjitha koncesionet e realizuara nga të djathtët në 8 vitet e qeverisjes së tyre.

"Do të veprojmë me shpejtësi me projektin e ri të taksimit duke kaluar tek taksimi i ndershëm, që do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve dhe do të heqë taksën e biznesit të vogël. Falë taksës së ndershme, të punësuarit me të ardhura deri në 1 milionë e 500 mijë lekë do të përfitojnë çdo muaj rreth 40 mijë lekë të vjetra, ose një rrogë mujore shtesë në fund të vitit. Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e lehtësimit të fermerëve, që me të drejtë sot kërkojnë ulje të kostos së prodhimit. 

Do të veprojmë me shpejtësi për paketën e zgjerimit të TVSh-së për ushqimet bazë të shportës, heqjen e taksës 10% të ilaçeve, e po kështu uljen e faturës së energjisë familjare. Do të fillojmë procesin e transparencës për koncesionet dhe privatizimet duke i kaluar ata që dyshohen për favorizime në dëm të popullit shqiptar në një proces transparence.

Do të ndalojmë importin e plehrave brenda 100 ditëve të para. Dhe do të fillojmë punën për përfundimin e procesit të legalizimeve brenda mandatit të parë qeverisës, proces që do ta drejtoj personalisht. Dhe sigurisht do të rivendosim rendin dhe sigurinë brenda 300 ditëve të para, duke i hapur një luftë të pashembullt krimit të organizuar".

Gjermania konsiderohet si një partner strategjik

Ndër gjërat që Edi Rama pranon se është trajtuar shumë mirë nga të gjitha qeverisjet në Shqipërinë e pas viteve '90 është raporti me Republikën Federale të Gjermanisë. Ai parashikon për DW se qeverisja e të majtëve marrëdhëniet shqiptaro gjermane do i kaloj në një nivel të ri edhe më bashkëpunues dhe të afërt. "Raportet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë qenë vazhdimisht të mira, pavarësisht forcave të ndryshme politike që kanë qenë në qeverisje në vendet tona.

Gjermania është jo thjesht ekonomia më e madhe, por edhe një vend me një peshë të jashtëzakonshme politike e vendimmarrëse në BE. Për më tepër, kontributi që ka dhënë shteti gjerman e taksapaguesit gjermanë, gjatë tranzicionit të stërzgjatur e të stërmundimshëm shqiptar, pavarësisht faktit nëse në qeverisje ka qenë e majta apo e djathta, ka qenë e mbetet i paçmuar.

Në programin tonë për Një Rilindje Shqiptare, Gjermania konsiderohet si një partner strategjik dhe qeveria jonë e re do të bëj çmos që raportet mes vendeve tona të kalojnë në një nivel të ri, edhe më bashkëpunues dhe të afërt".
Shekulli
olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" Empty Re: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Tue 25 Jun 2013 - 21:14
Vetem ky mund ta bej SHqiperin, po se beri edhe ky nuk behemi me ne perfundimisht
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" Empty Re: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Tue 25 Jun 2013 - 21:53
Shqiperia pa e nderru komplet kokat e mendjmedhenjeve dhe lakmitarve s'ka per tu bere kurr Shqiperi, keto plane jan vetem fjale .
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" Empty Re: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Tue 25 Jun 2013 - 22:06
eshte i vetmi qe mund ta bej kete vend 
qeverine e horrave e kla zene paniku kane perfunduar te gjithe ne spitale 
 ky eshte fundi i DIKTATOREVE
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" Empty Re: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Wed 26 Jun 2013 - 16:28
SHQIPERISE I DUHEN SHQIPTARET

I nderuar zoti Edi Rama, ne fitoren tuaj eshte plotesuar deshira e shume shqiptareve si dhe e imja per humbjen e trradhetarit shkaterrues Sali Berisha ashtu si i perkiste dikur edhe Hamzait denimi i merituar...

Une nuk e ndaj Shqiperine ne parti apo ne kufij si vepron dhe ka vepruar "Europa", vetem deshiroj qe te mos jete e ndare Shqiperia...
Shqiptaret i ndau "Europa"...
Shqiperine e ndau "Europa"...

Politiken e ndan partia...
Zotin e ndan feja...

Pra, duhet te flasim per Bashkim...
Jane mbi 30 milione shqiptare neper bote...

Uroj qe se shpejti te perparoje Shqiperia e "3 milione" shqiptareve, qe se shpejti te gezoje Atdheu i "30 milione" shqiptareve Bashkimin qe Europa ja ka penguar...

Dhe mos harroni se qe te gezoje Shqiperia duhet te qeshe edhe Kosova...

Me Respekt Madheshtor dhe Dashuri te Flakte Atdhetare, une Luan Valikardi...
(E.J.K)
Sponsored content

Planet e Edi Ramës për "Rilindjen" Empty Re: Planet e Edi Ramës për "Rilindjen"

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi