Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Rama: "Kurbani", e vërteta ime

prej Wed 19 Jun 2013 - 13:05

Libri "Kurban", i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama përkthehet edhe në turqisht. Me këtë rast, Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka shprehur kënaqësinë që krijimi i tij sot lexohet edhe në dy gjuhë të tjera, cka është e rëndësishme për letërsinë shqiptare në përgjithësi, por edhe për atë si shkrimtar në veçanti.

"Kam qenë i vërtetë me njerëzit me veten, të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe , dhe kjo është e vërteta ime, për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas të vërtetën time”, tha Rama.

Ndërsa i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fushatën zgjedhore, Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë mungesë bashkëpunimi mes PS-së dhe LSI-së

“Kemi dalë bashkë të gjithë ku kemi bërë një konventë pikërisht për koalicionin por mënyra se si është i ndërtuar sistemi në Shqipëri është i tillë që nuk e kërkon fushatën e përbashkët por atë të ndarë që të gjitha forcat marrin të gjitha votat më vete por të gjitha ato shkojnë në të njëjtën anë. Kjo është një strategji e hartuar bashkarisht dhe sipas saj ne jemi secili në pjesën e vetë” tha Rama.
/Tch



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi