Share
Shko poshtë
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Muzika nën diktaturën e Enver Hoxhës

prej Wed 19 Jun 2013 - 15:56
Message reputation : 100% (1 vote)
Marsida Koni është një nga ato vajza që na bën krenare sa herë që thotë se jam shqiptare. Ajo ka hedhur në tregun botëror në disk muzikor me muzikë shqiptare ku vetë performon si soliste në piano

Luela Myftari

-“Marsida Koni ... mund të konsiderohet si një gjeni i vërtetë i pianos. Ky është titulli i gazetës “La nazione” në Itali. Së fundi ajo, ka nxjerrë në tregun evropian muzikon një kompakt disk me muzikë shqiptare. Ajo ka luajtur si soliste në piano dhe ka performuar këngë të vjetra shqiptare si kompozime të Harapit, Dizdarit, Çesk Zadesë dhe Papakristos. Cd-ja që ajo ka hedhur në treg përmban tridhjetë e pesë kompozicionet të realizuar me shumë mjeshtri dhe ndjenjë. Për këtë kompakt disk, Marsida ka dhënë edhe koncerte nëpër botë, koncerte të cilat i ka quajtur “Histroia ime, Shqipëria muzikore nën regjimin e Enver Hoxhës”.

“Guximi i saj dhe shpjegimi i veprave shqiptare përballë një publiku, ku pjesa më e madhe ishte italiane dhe i dëgjonte për herë të parë këto vepra është për t’u admiruar. Sigurisht që nuk duhet të lëmë mënjanë edhe interpretimin e saj, gjë për të cilën tashmë nuk ia vlen të trumbetohet më. Sepse interpretimin i saj është i shkëlqyer, gjithmonë. Marsida meriton vetëm falënderime për këtë iniciativë që e nderon artin shqiptar”, thotë menjëherë pas mbarit të koncertit me muzikë shqiptare, një nga të pranishmet. Ajo që vlerësojnë më së shumti shqiptarët është fakti që ajo nuk e ka harruar kurrë Shqipërinë dhe muzikën shqiptare. Madje, Marsida e njëson këtë muzikë me shpirtin e saj, me historinë e jetës së saj.

Marsida Koni lindi në qytetin e Elbasanit në vitin 1981. Që në moshën fare të vogël ajo filloi të shprehte se kishte shumë dëshirë të bëhej pianiste. Që atëherë, Marsida Koni merr mësimet e para pranë shkollës artistike “Onufri” dhe kur ishte vetëm 11 vjeç regjistron në studiot e Radio Televizionin Kombëtar. Ishte 11 vjeç kur luajti në piano me orkestrën Filarmonike të qytetit të saj. Në vitin 1997, në vitin e tmerrshëm të shqiptarëve, Marsida ndryshe nga shqiptarët e tjerë korri suksese të shumta me muzikën e saj në Itali, Kroaci dhe Zvicër. Falë suksesit një kompeticion muzikor, ajo fitoi të drejtën që të studionte me mjeshtrin brazilian Miguel Poença, në Festivalin Ndërkombëtar "Manastir 98" në Maqedoni. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Rezultatet e shkëlqyera që arriti në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë, nën drejtimin e pedagoges E. Gjokoreci, i siguruan Marsidës edhe studimet universitare në po të njëjtën degë. Ajo të regjistrohej më vonë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë për të përmbyllur në vitin 2003 studimet për piano. Në 4 vite studime universitare në Tiranë, ajo shpallej çdo vit studentja më e mirë duke arritur që në fund të këtyre studimeve të fitonte një bursë nga qeveria shqiptare për rezultatet e shkëlqyera. Në vitin 2002, ajo u ftua të marrë pjesë në Festivalin e 7 Evropian në Zvicër, duke performuar si soliste dhe në 2004-n me një bursë te Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, merr pjesë në Festivalin Internacional "Canossa Masterclass" në Itali. Këtu nisi edhe rrugëtimi i saj drejt një karriere të suksesshme në mbarë botën. Rrugëtimi i saj aty, do të ishte një nga udhëtimet më të bukura të jetës. Aty nisi të shndriste dhe të përcillte përpjekjet që kishte ndërmarrë në shkollat shqiptare. Pas shumë udhëtimesh dhe suksesesh nëpër Europë, Marsida do të transferohej përfundimisht në Itali në shtator të vitit 2005. Aty do të ndiqte mësime pasuniversitare në konservatorin “Bruno Maderna”. Aty, Marsida do të punonte me mjeshtrat Ennio Pastorino dhe An Li Pang (nxënës Arturo Benedetti Michelangeli). Sot , të dy këta emra të njohur të muzikës kanë shprehur për të konsideratën e lartë artistike që kishin për të, (Pastorino nuk është më mes nesh sot) sepse ajo ka ditur që me punën e saj të mirë të fitojë respektin e tyre. Po në të njëjtin konservator do të ndiqte studimet pasuniversitare për titullin Master, njëkohësisht që studionte në një Akademi tjetëe private një Master 3-vjeçar.

E pyesim Marsidën se pse zgjodhi që të performojë muzikë shqiptare dhe se si arrin që ta përcjellë kaq bukur e vetme në piano. Ajo na zbulon atë që nuk e ka thënë asnjëherë më parë në një intervistë: “Në këto koncerte nuk jam "vetëm" pasi jam në pritje të vogëlushes sime, tashmë 7 muajshe. Nuk kam dashur të shkruhej për të deri tani. Por, kjo krijesë më bën të tregoj Historinë time, rrënjët e mia, rrënjët e muzikës sime, e asaj muzike prej nga buron një pasion i madh”.

“.... më bëri shumë përshtypje entuziazmi i kësaj pianisteje, që i përkushton të gjithë energjinë e saj pianos..... Ka një hapje të jashtëzakonshme mendore dhe artistike.... Marsida do të nderojë vendin nga vjen, duke vazhduar t’i përkushtohet me dashuri misionit të saj: përhapëse e kulturës, artit dhe talentit...” Franco Scala, 2012, Imola.



Bio:

Emri: Marsida Koni

Datëlindja: 20.07.1981

Vendlindja: Elbasan

Vendbanimi: Perugia, Italy

Arsimi: Akademia e Arteve, Konservatori Shtetëror italian "B. Maderna" dhe Accademia Musicale Umbra

Profesioni: Pianiste

Bashkëpunime

Marsida Koni ka punuar me muzikantët më të njohur të skenës botërore. Rrallë shqiptarët arrijnë bashkëpunime të tilla nëpër botë, por ajo ka luajtur në piano në koncerte madhështore në Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali, Maqedonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Anglia. Bashkëpunimet më të mira të saj janë me: P.Vincentin (President i Akademise Italiane te Klarinetes), P.Beltraminin (pjesë e Orkestrës se Zvicrës), Profesor C.Bonell-n (Royal College of London), Lugaresin (fagot parë Camerata Salzburg), E.Abbühl (pjesë e Orkestrës Simfonike në Londër), L.Ben Slimane (pjesë e Orkestrës Filarmonike Mbretërore të Londrës), D.Ferschtman (violonçelist, Profesor në Amsterdam), I.Grubert (njeriun e çmimit Paganini dhe Çajkovski), C.Palermo (pjesë kryesore e Orkestrës Nacionale të Francës), K. Leister ( për 35 vjet klarineta e parë e Orkestrës Filarmonike të Berlinit), N.Sismondi dhe shumë të tjerë. E përpos gjithë këtyre udhëtimeve dhe sukseseve të korrura në të gjitha anët e botës, Marsida Koni nuk e ka harruar asnjëherë Shqipërinë dhe muzikën shqiptare.


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21324
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Muzika nën diktaturën e Enver Hoxhës

prej Sat 16 Nov 2013 - 12:20


avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21324
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Muzika nën diktaturën e Enver Hoxhës

prej Sat 16 Nov 2013 - 12:22


Sponsored content

default Re: Muzika nën diktaturën e Enver Hoxhës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi