Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

prej Wed 26 Jun 2013 - 21:00
"Nuk arritëm të fitonim në garën e 23 qershorit dhe për këtë që ndodhi, përgjegjësia bie mbi një njeri të vetëm dhe ky jam unë, Sali Berisha. Duke marrë të gjitha përgjegjësitë, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike".
Ky ishte thelbi i fjalimit të shumëpritur këto orët e fundit nga Kryeministri Sali Berisha, i cili pritej të dilte në publik pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e të dielës.

Me një fjalim të mirëpërgatitur, Berisha deklaroi se do të qëndrojë në Partinë Demokratike për të dhënë kontributin e tij, ndërsa e konsideroi këtë fjalim, jo si fjalim lamtumire, por si një veprim normal pas zhvillimeve të fundit.

Ndryshe nga gjuha e ashpër politike përpara dhe gjatë fushatës, Berisha i uroi kundërshtarit të tij Edi Rama mbarësi në detyrën e re.

Berisha tha se ky mesazh ishte i vonuar, por e justifikoi këtë duke thënë se e bëri për të respektuar punën e komisionerëve që numëronin votat e shqiptarëve.

Kryeministri theksoi se i bindet verdiktit të sovranit, i cili foli me votë dhe zgjodhi alternativën tjetër.

"Qytetarët votuan alternativën tjetër, sepse kundërshtarët kanë premtuar shërbime shëndetësore falas, ulje të taksave për 95 për qind të popullsisë e këto premtime ne nuk mund t'i bënim dot, sepse ato bien në kundërshtim me barazinë sociale dhe me konkurrencën e ndershme", tha Berisha.

Më tej, me bindjen se PD do të rivijë në pushtet, Berisha u shpreh se në mandatin tjetër do të realizohen të gjitha premtimet e bëra për zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa bëri një panoramim të punës 8-vjecare në krye të qeverisë.Po ashtu Berisha vlerësoi projektin TAP, si historik për fatin ekonomik dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Berisha e përshëndet TAP, por në hartë mungon Kosova

Pas një heshtje tre ditore erdhi edhe reagimi i pare i kryeministrit Sali Berisha ne faqen e tij ne rjetin social Facebook.
Berisha nuk reagoi per humbjen e zgjedhjeve por përshëndeti përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit TAP. “Te dashur miq, projekti i gazesjellesit TAP u perzgjodh. Fitoi Shqiperia, projekti i shekullit per ne!!!” shkruan Berisha, ndërsa në hartën e publikuar, Kosova nuk figuron si shtet më vete.
Tch


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

prej Wed 26 Jun 2013 - 21:22
... Kur degjova zerin qe dha doreheqjen... nuk me vjen turp fare te them qe u perlota (e loti eshte ndjenje)... ndjesite dhe perceptimet pikerisht pse jane te ndryshme nuk duhen gjykuar... ndjesia dhe perceptimi im eshte qe nje burre i tille, rralle i vjen nje kombi... koha do tregoje ne kam te drejte...

ZOTI te ruajte Sali Berisha!!!!!


Edituar për herë të fundit nga Princo në Wed 26 Jun 2013 - 22:49, edituar 1 herë gjithsej


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
avatar
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Re: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

prej Wed 26 Jun 2013 - 21:37
Aq mire bere o Berisha qe u largove saaaaa Zoti ta beft mbare kudo shkofsh.Mjaft ndenje erdhi koha qe Shqiperia te ndryshoj vertet,dhe do ndryshoj pa ty.



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





avatar
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

prej Wed 26 Jun 2013 - 21:44
Dorëheqja e Dr. Sali Berishës, një veprim i logjikshëm, i pritur dhe i mençur, në rend të parë për shkak të moshës së tij, jetës së gjatë në politikë dhe nevojës së reformimit të partisë, për një rikthim në pozicionin drejtues të shtetit.
Gjatë veprimtarisë politike e shtetërore më shumë se 20 vjeçare, Sali Berisha padyshim ka bërë veprime të gabuara dhe ka pasur dështime, por gjithsesi i madh mbetet kontributi i tij në zhvillimin e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit shqiptar. Vetëm të verbërit politikisht e shpirtërisht nuk arrijnë të shohin dhe të pranojnë një gjë të tillë.


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

default Re: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

prej Wed 26 Jun 2013 - 21:49
Ikuu Sali..o sali.sa sipmatizus kishe pas mer ti knej as vet me duket se di Razz..u habita kur pash ''ca ftyra'' te merzitura nga lajmi i dorheqjes!!

P.s Beri ate qe do e bente gjod Politikan ne vendin e tij...per 23 vite ka majt postin e drejtusit, i erdh koha te dali ne Pension..
avatar
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19844
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

default Re: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

prej Thu 27 Jun 2013 - 0:24
berisha dha dorheqje sepse i humbi zgjedhjet dhe e pranoj publikisht ashtu si ika hije nje shiptari berisha do jet nje legjend e gjall si nje politikan trim i zgjuar dhe nje patriot i flaket zoti te bekofet o sali berisha



Sponsored content

default Re: Berisha: Jap dorëheqjen nga funksionet e mia në PD

Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi