Qeveria, rivlerësim ligjeve “Berisha”
Mon 14 Oct 2013 - 12:18
“Panorama” zbardh debatin në Konferencën e Kryetarëve mes opozitës dhe maxhorancës për nismat e qeverisë së djathtë.
Projektligjet e miratuara nga qeveria e ishkryeministrit Sali Berisha do të rivlerësohen dhe një herë nga ministrat e rinj të kabinetit “Rama”, dhe më pas do të ridërgohen në Parlament. Këto nisma do t’i dërgohen për shqyrtim Parlamentit, vetëm me kushtin që këto nisma ligjore të jenë për përputhje me programin qeverisës së maxhorancës së re. Bëhet fjalë për 16 projektligje të miratuara në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë që drejtohej nga Sali Berisha, më datë 21 gusht të vitit 2013, që i ishin dërguar Parlamentit për miratim, por me ndryshimin e pushtetit, ato i janë kthyer sërish Ekzekutivit.
Nga 16 projektligjet e miratuara në muajin gusht, vetëm dy prej këtyre nismave janë përfshirë në axhendën e punimeve të Kuvendit, që janë “marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Kuvajtit, për shërbimin ajror”, dhe projektligji “Për sigurinë në anije dhe në porte”. Këto projektligje ishin vendosur në faqen zyrtare të Parlamentit, por pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, ato u janë dërguar për verifikim ministrave të rinj të linjës, të cilët do të kenë dorë të lirë të ndërmarrin dhe ndryshime në këto drafte. Nga lista e nismave për rivlerësim katër janë më të “pikante”, projektligji “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, projektligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Po ashtu, projektligji “Për krijimin e fondit special të kompensimit te pronave i miratuar në mbledhjen 21 gushtit 2013, gjithashtu projektligji
“Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)”, dhe të dekretit nr.1049.
DEBATI
Kthimi për rivlerësim i projektligjeve “Berisha” ka qenë pjesë e debatit të Konferencës së Kryetarëve mes maxhorancës dhe opozitës. Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, ka kërkuar nga qeveria shpjegime për mungesën e nismave ligjore në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Sipas Pollos, këto projektligje janë përputhje e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian dhe jo nisma politike. “Për sa e di unë, rreth 60–70 për qind e projektligjeve janë transpozimi i ‘aqui communitaire’ dhe pjesa tjetër janë ligje që nuk kanë probleme me pozicionet politike të palëve”, është shprehur Genc Pollo gjatë mbledhjes së Konferencë së Kryetarëve, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Nga ana e tij, Celibashi ka rikonfirmuar faktin se këto nisma do të rivlerësohen nga qeveria re majtë. “Ne besojmë që shumë shpejt do të bëjmë një rivlerësim dhe rikonsiderim të projektligjeve dhe shpresojmë që brenda një periudhe 10-15 ditore ne t’i risjellim përsëri në Kuvend. Kemi kërkuar tërheqjen e tyre thjesht për të parë eventualisht përputhshmërinë e akteve me programin politik të qeverisë së re. Ua kemi shpërndarë të gjitha ministrave të linjës dhe ka qenë kërkesë e tyre për të pasur një rivlerësim dhe rikonsiderim”, ka thënë Celibashi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.
Fation Binjaku/PANORAMA

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Qeveria, rivlerësim ligjeve “Berisha”
Mon 14 Oct 2013 - 14:58
Plasi mrena te gjithe bastarded me sali plehun
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Qeveria, rivlerësim ligjeve “Berisha”
Mon 14 Oct 2013 - 15:39
Nuk eshte e thena te ndyshojme edhe Biblen me Kuranin, c'eshtja eshte te rregullohet vendi...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|