Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Berisha: Rama nuk do e gëzojë pushtetin e dalë nga votat e vjedhura me para dhe armë

prej Mon 22 Jul 2013 - 12:37
TIRANË- Kryeministri në ikje Sali Berisha ka paralajmëruar kundërshtarin e tij politik Edi Rama se nëse nuk bëhet transparencë e plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, PD nuk do e njohë mazhorancën e re.

Në një prononcim për gazetarët para votimit për kreun e ri të PD, Berisha tha se ai e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve ende pa u certifikuar nga KQZ, por ka theksuar se do mbrojë vullnetin e shqiptarëve nga 'falsifikimi i votave dhe vjedhja me para dhe nën kërcënimin e armëve'.

“Jam gjithashtu për ti thënë zotit Edi Rama në mënyrën më të prerë dhe të hapur, mos bëj gabimin fatal për të ndaluar rinumërimin e votave, Sali Berisha e ka njohur rezultatin dhe do njohë cdo rezultat që del nga numërimi i votave. Ta dijë mirë se nuk do gëzojë kurrë një pushtet të dalë nga falsifikimi i votave, nuk mund të jetë një kryeministër që me një strajc (thes) votash të vjedhura të përfaqësojë Shqipërinë në Evropë. Vendi im kërkon që cdo votë të numërohet. Ajo që pamë është fytyra më e shëmtuar në zgjedhjet e 23 viteve të fundit. Ka qenë Dushku, por kjo ka qenë vjedhje me para të pista dhe qytë revolveri. Është në interesin e tij dhe cdo qytetari që të bëjnë këtë transparencë ose nuk do njohim rezultatin e dalë nga votat e vjedhura”, paralajmëroi Berisha.

Duke komentuar parregullsitë në proces referuar komisionerëve, lideri historik i PD-së, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 23 qershorit, vlerësoi se mes atij që vjedh dhe atij që asiston në vjedhje më i lig është ky i fundit. Berisha akuzoi Ramën se ishte ai që kërkoi dikur hapjen e kutive, por tashmë sipas tij rend pas gjykatave pasi “ka friikë që thesi i votave të vjedhura i kthehet në mullar.

“Mes atij që vjedh dhe atij që asiston me i ligë është ai që asiston. Ai që tenton të bllokojë dhe maskojë vjedhësin del dy herë i paftyrë, ndaj kërkoj që të mos provokohet PD. Kërkoj mbi bazën e fakteve të gjetura të vijojë rinumërimi. Edi Rama që ka bërtitur hap kutitë, tani rend në gjykatë për të bllokuar rinumërimin pasi e di që thesi i votava të vjedhura do të kthehet në mullar. Unë e njoha rezultatin e zgjedhjeve të pacertifikuar nga KQZ, Rama nuk ka potenciale për të mbajtur pushtetin e dalë nga votat e vjedhura. Kjo gjë ka ndodhur në disa zona. Nuk mund të them se ndodhi në Mirditë, ku votat dolën 1 më 1. Ajo që del një njeri që pretendon të jetë kryeministër i vendit dhe vrapon në gjykatë për të bllokuar numrin e votave bën një gabim fatal për vete dhe partinë e tij”, theksoi Berisha.

“Asnjë rezultat dhe pushtet të dalë nga këto votime. Ne kërkojmë tani transparence. Ne kemi pranuar rezultatin apriori pa certifikim nga KQZ dhe gjykatat, por nëse dikush në diktat tenton të na diktojë voton e qytetarit ne do mbrojmë votën”, shtoi Berisha.
/Balkanweb



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Berisha: Rama nuk do e gëzojë pushtetin e dalë nga votat e vjedhura me para dhe armë

prej Fri 26 Jul 2013 - 19:36
Duke pare veten e tij ne pasqyre, i tha keto fjale?! Neutral 


avatar
Al!ssa
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 13
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/08/2013

default Re: Berisha: Rama nuk do e gëzojë pushtetin e dalë nga votat e vjedhura me para dhe armë

prej Thu 8 Aug 2013 - 7:13
I dashur Xhaxhi Sali.....koha jote mbaroj!
avatar
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Berisha: Rama nuk do e gëzojë pushtetin e dalë nga votat e vjedhura me para dhe armë

prej Thu 8 Aug 2013 - 19:10
shiko e rregullo burgjet or sal
se ke me lone lesht neser
do jete vone kur te kujtohesh per qelite e tytre plot lageshtire
nje qeli te thate do jete pasuria me e madhe per ty
avatar
Ariol11
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 2251
<b>Hobi</b> Hobi : Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lushnje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/10/2012

default Re: Berisha: Rama nuk do e gëzojë pushtetin e dalë nga votat e vjedhura me para dhe armë

prej Fri 9 Aug 2013 - 16:29
Mbylleni tek te cemendri kete se po shikon endrra me sy hapur...


. . Kur nje Dashuri mbaron Nje nga te Dy vuan' , Nqs nuk vuan asnje , Nuk ka filluar kurre , Nese vuajn te dy nuk ka Mbaruar...
Sponsored content

default Re: Berisha: Rama nuk do e gëzojë pushtetin e dalë nga votat e vjedhura me para dhe armë

Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi