Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Basha në krye të PD, Berisha: Histori suksesi, fillim i ri bashkë me gjeneratën e lirisë

prej Tue 23 Jul 2013 - 12:48

TIRANË- Lulzim Basha pritet të jetë kreu i ri i Partisë Demokratike, i cili do të marrë drejtimin e demokratëve pas dorëheqjes që lideri historik Sali Berisha.

Burime brenda PD-së flasin për një fitore të thellë të Bashkës kundrejt kandidatit të tij, Sokol Olldashi. Teksa pritet rezultati përfundimtar, burime brenda PD-së bëjnë me dije se Lulzim Basha ka marrë 80% të votave Sokol Olldashi 20% të votave

Basha do jetë demokrati i 4-tërt që do të mbajë postin e kreut të PD-së, pasi më parë këtë post e mbajtën, Azem Hajdari, Tritan Shehu, Eduard Selami dhe Sali Berisha.

Lulzim Basha i cili aktualisht mban postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, do të duhet të përballet me drejtimin e partisë në opozitë pas humbjes se 23 qershorit.

I pari që ka uruar Bashën ka qenë Ministri i Inovacikonit dhe Teknologjisë Genc Pollo, ndërkohë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” , Berisha ka uruar pasardhësin e tij për fitoren plebishitare ndaj kandidatit tjetër, Sokol Olldashi.

VOTAT
Lulzim Basha 32371 vota, Sokol Olldashi 7896 vota
Në përqindje - Basha 80.39%, Sokol Olldashi 19.61%

BERISHA: BASHA, HISTORI E VËRTETË SUKSESI, FILLIM I RI I FUQISHËM PËR PD
Ora 12:00 Kreu i PD-së në detyrë njëherësh lideri historik i së djathtës Sali Berisha nga selia blu në një konferencë për shtyp, ka uruar pasardhësin e tij teksa e ka vlerësuar arritjen e tij si histori suksesi të një të riu në liri.

"Kryetari i ri u zgjodh në një votë plebishitare të anëtarësisë së PD-së në votimin e djeshëm një anëtar një votë. Lulzim Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar, i cili në një moshë shumë të re gjimnazist të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, PD. Basha është historia e vërtetë e suksesit të PD. Ai përmbushi me përkushtim të madh cdo mision që iu ngarkua", deklaroi Berisha

BERISHA: JA CFARË I THASHË DY KANDIDATËVE PARA GARËS
“Do iu them dy sekrete. Jo dje por pardje ju kam kërkuar dy kandidatëve se listat janë këto. Kur ndodh një fenomen i papritur nuk mund të pretendonim të kishim regjistrin më të përsosur, midis asaj që PD duhej të ngrihej me shpejtësi në këmbë dhe asaj tjetër që të ndërmerrej një proces i tejzgjatur burokratik dhe unë zgjodha te parin. 41 mijë votues faktuan se kisha te drejte,. Nuk e prisja ketë pjesëmarrje te jashtëzakonshme për afatin. Të jem i hapur një ditë para i kërkova të dyve të vendosim një fletore anash dhe të votojnë të gjithë ata që kanë dokumentin e partisë,. Nuk arrita ti bind dhe unë pranova se ata ishin në garë jo unë. Së dyti, ditët e para iu kam duruar një mesazh konfidencial, të dashur miq kjo garë nuk është garë mes aksionerëve, ai që nuk fiton do pranojë humbjen dhe do mbështesë fituesin. I falënderoj të dy se nuk kam marrë fedback negativ për këtë kërkesë, të cilën si kryetar në detyrë ia paraqita”, tha Berisha.

EDUART SELAMI: BASHA DO UDHËHEQË PD DREJT FITORES
Ora 11:40 Eduart Selami, një nga themeluesit e PD-së. Ka uruar Lulzim Bashën për fitoren kundrejt kandidatit Sokol Olldashi.

“Urimet më të mira demokratëve për zgjedhjen e kryetarit të ri. Kjo ishte një gare ku Partia Demokratike shpalosi vlerat e saj më të mira. Uroj zotin Basha për detyrën e re dhe shpreh bindjen që do ta udhëheqë Partinë Demokratike në fitoren e zgjedhjeve te ardhshme”, shkruan Selami në “Facebook”.

BASHA TAKIM ME BERISHËN NË KRYEMINISTRI
Ora 11:30 Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë Sali Berisha në Kryeministri. Basha pas shpalljes së rezultatit përfundimtar për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, takimin e parë ai e ka zhvilluar me liderin historik të së djathtës Sali Berisha.

Takimi ka zgjatur pak minuta, ndërkohë ende nuk dihen detaje.

Ndërkohë, kryeministri Berisha pritet që të dalë në një konferencë për shtyp rreth orës 12:00.

BERISHA: URIMET KRYETARIT TE RI TË PD, LULZIM BASHA
Ora 11:00 Lideri historik i së djathtës Sali Berisha i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ka uruar pasardhësin e tij për fitoren. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook”, Berisha teksa uron Bashën për fitoren, nënvizon se ai u zgjodh nga një mbështetje plebishitare.

“Te dashur miq, ju ftoj te urojme të gjithë së bashku sukseset më të mëdha kryetarit të ri të PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me një mbështetje plebishitare nga anëtarësia e PD. Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri dhe që i ka bërë shërbime të çmuara PD, vendit dhe kombit te tij. Ju ftoj të punojmë fort e më përkushtim nën udhëheqjen e liderit tonë për një fillim të ri e të fuqishëm të PD, vendimtar për fitoren e ardhshme të saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë!”, shkruan Berisha.

BURIME BRENDA PD: BASHA FITORE TË THELLË
Ora 10:20 Lulzim Basha duket se do jetë kryetari i ri i PD-së. Burime brenda PD-së flasin për jnë fitore të thellë të Bashkës kundrejt kandidatit të tij, Sokol Olldashi. Teksa pritet rezultati përfundimtar, burime brenda PD-së bëjnë me dije se Lulzim Basha ka marrë 80% të votave Sokol Olldashi 20% të votave

PËRFUNDON PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE
Ora 10:00 Përfundon procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD-së. Procesi i numërimit të votave nisi rreth orës 03:00 minuta të ditës së sotme, ndërkohë që pritet shpallja e rezultateve zyrtare. Procesi zgjati gjatë gjithë mesnatës për rreth 6-7 orë.

Në procesin e numërimit morën pjesë 10 grupe me nga 4 persona secila, 2 u zgjodhën nga kryesia e partisë dhe nga një përfaqësues për secilin kandidat. Numërimi i fletëve të votimit u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Burime brenda PD flasin për fitore të thellë të kandidatit Lulzim Basha.

POLLO: URIME BASHËS, KREU I PORSAZGJEDHUR I PD
Ora 8:30 Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo ka uruar kandidatin për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Teksa ende nuk ka dalë rezultati zyrtar për kreun e ri të PD-së, në një postim në rrjetin social ‘Facebook”, Pollo shkruan: “ Urime Lul Bashës, kryetar i porsazgjedhur i Partisë Demokratike. Fat të mbarë e sukses të shpejtë.

Anëtarët e partisë demokratike votuan në 39 qendra votimi të hapura në të gjithë vendin, ndërsa votat do të numërohen në kryeqytet.
/BalkanWeb



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi