Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë Empty Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë

Fri 16 Aug 2013 - 22:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë 23456234634634berisha-ne-qeveri235346756891Kryeministri Sali Berisha në ditët e fundit në mbajtjen e kësaj detyre ka zgjedhur të japë “leksione” për ushtrimin e këtij posti nga pasardhësi i tij. Duke folur për uljen e kreditimit të biznesit, Berisha e justifikoi këtë me deklaratat e papërgjegjshme - siç theksoi ai - të Kryeministrit të ardhshëm. Berisha tha se, sulmet e kreut të PS-së ndaj koncesioneve dhe biznesit në përgjithësi kanë trembur investimet.

“S’kanë si marrin kredi kur nga mëngjesi deri në darkë sulmon biznesin dhe koncesionet. Një njeri që pas dy javësh apo kur i takon, do të ulet në këtë karrige vjen dhe sulmon nga mëngjesi deri në darkë koncesionet, aktet tregtare, transaksione, natyrisht biznesi thonë mos të hyjmë në borxh. Zoti na ruajt çdo të jetë ky njeri. Po nuk është normale. Asgjë nuk trembet më shumë se sa paraja, është e njohur ajo”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e qeverisë.

Pak diversion

Kryeministri në largim vazhdojë më tej duke folur për “konfliktet” brenda PS-së dhe i kërkoi Ramës të jetë më i kujdesshëm në luftën politike.

“Ky ka marrë ka nxjerr shpatën, po merret me të vetët. Bregu mavi që u festua para dy vjetësh po na del bregu mavri tani. Dy vjet më parë festuar nga Velipoja në Ksamil tani na del se është fatkeqësia e bregut. Kjo është lule në krahasim me ato që do të dalë shumë shpejt. Ndaj dhe i bëj thirrje të jetë i kujdesshëm luftën politike me kundërshtarin ta bëjë si të dojë, por luftën politike të mos e shtrijë në fushën e biznesit, se biznesi është vende pune është të ardhura, pa të cilin makineria e shtetit paralizohet”, u shpreh ai.

Për financat

Më tej, Berisha sulmoi ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani që në qeverinë e re pritet të mbajë postin e Ministrit të Financave.

“U çon mesazhe punonjësve të bankës ku e keni makinerinë që pret para për qeverinë. Ai ka një ish-guvernator në ekip, por koha e tij duket se është kur ishte zv.kryeministër i Partisë së Punës së Shqipërisë se atëherë duket priteshin paratë me urdhër të partisë. Dhe tani kërkon makinën që pret paratë për qeverinë. Makina që pret para për qeverinë or zotëri janë disiplina e administratës, mbledhja e të ardhurave në dogana në tatime dhe në shitje këto janë burimet. Janë gjëja më transparente që ekziston. Sa rrinë kërkon poshtë e përpjetë makinë ku priten paratë më mirë të mësojë burimet ligjore të krijimit të të ardhurave. Injoranca nuk është asnjëherë argument”, tha Kryeministri në largim.

Qeveria e re

Në fund Berisha dha edhe porosinë e fundit për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Ai u kërkoi ministrave që të dorëzojnë në mënyrë korrekte detyrën duke thënë se për pasardhësit e tyre duhet lënë dosja e projekteve që nuk janë finalizuar ende.

“Kërkoj që pasardhësve tuaj t’u lini në tavolinë listën e të gjitha projekteve në vazhdim. Mos harroni se në këtë karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë as dosjet dhe thonë pastaj nuk gjetëm dosje, prandaj ju do merrni një kopje me vete të dosjes dhe një tjetër do ta lini në drejtorinë përkatëse. Por, kjo do bëhet ne kemi detyre ndaj qytetarëve. Ata i kanë votuar dhe ne i respektojmë. Po të duan t’u venë vizë, kryq çfarë të duan por kjo është puna jonë.

Për SHQUP-in

Berisha foli edhe për shndërrimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike. Ai tha se vendimi i qeverisë nuk mund të zbardhej pa dekretimin e Presidentit të Republikës pasi ndryshe nuk do të kishte fuqi zbatimi.

“Vendimi nuk mund të zbardhej dhe nuk mund të kishte jetë në rast se, Presidenti nuk do ta dekretonte sepse vendimi bëhej i paqenë. Kjo është arsye, nuk ka asgjë për të fshehur”, u shpreh Kryeministri.

Duke folur për rolin e godinës së SHQUP-it, ai e cilësoi atë si vend që ka humbur funksionin dhe prej 12 vitesh – tha ai – është shndërruar në shtëpi dasmash dhe ceremonish mortore.

Ndërsa reagimin e Ramës në rrjetin social “Twitter”, e cilësoi qëndrim armiqësor ndaj kundërshtarit politik. “I them z. Rama se me atë ciu-ciun e djeshëm, ke treguar moralin e shpëlarë që ke. Qendrimi i djeshëm i Ramës ishte armiqësor ndaj kundërshtarit”, tha ai.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë Empty Re: Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë

Sat 17 Aug 2013 - 0:57
more fund sali berisha shkofsh ne djall ti me gjithe soj e sorrollop
Al!ssa
Al!ssa
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 13
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/08/2013

Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë Empty Re: Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë

Sat 17 Aug 2013 - 7:36
Sa qesharak eshte bere, me dhimbset. E keni vene re qe as Edi e as Meta nuk i kunderpergjigjen fare Saliut...kte te fundit po e grryen inati dhe mllefi nga brenda. Nuk jam me asnje parti po ky i shkreti vet flet e vet degjon!! Kur do ta kuptoj qe i mbaroi koha??
Sponsored content

Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë Empty Re: Berisha ministrave: Në karriget tuaja do të ulen njerëz që s’dinë as të lexojnë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi