Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default “Shqip”: Diplomacia e re shqiptare

prej Wed 23 Oct 2013 - 0:05
Politika e jashtme e qeverisë Rama, marrëdhëniet me fqinjët dhe rajonin, ato me Europën, emigrantët, diaspora, ambasadat, këshilltarët e huaj, çështja e detit, çështja çame, e të gjithë çështjet e vjetra që do të marrin zgjidhje të reja, të gjitha këto u vendosën në fokusin e vëmendjes së emisionit të përjavshëm “Shqip” të Rudina Xhungës, në një bisedë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Njëkohësisht në studio, përballë kryediplomatit shqiptar u vendosën zotërinjtë Shaban Murati e Afrim Krasniqi.

Ndërsa në lidhje satelitore me Greqinë e Italinë, në këtë emision mbërritën në studio edhe gazetarët Artur Bibe, Niko Anagnosti, Nefeli Xanataku e Alessandro Leogrande.

Statusi i vendit kandidat

Biseda në studio nisi me pyetjet e publikut, të realizuara nëpërmjet profilit zyrtar të “Shqip” në “Facebook” dhe “Twitter”. i pyetur se kur do të jetë

Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një fazë ku menaxhojnë kriza, kriza kufiri, kriza shtetasve shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në Greqi dhe këtu kemi asimetri ku përfaqësues të Agimit të Artë nuk janë ndaluar nga policia shqiptare

Ditmir Bushati
Minister i Puneve te Jashtme data e “hyrjes së Shqipërisë në Europë”, Bushati dha përgjigjen e tij të parë në këtë intervistë të gjatë. “Unë besoj se ne jemi në Europë, bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, që është një proces që do të marrë kohën e vet, por sot për sot duhet të bisedojmë për statusin dhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ekzistojnë premisat që pas rekomandimit që Këshilli bëri të finalizohet në dhjetor me një vendimarje pozitive nga ana e vendeve të BE-së”.

“Çdo të thotë kjo?”, vazhdoi shtjellimin e tij Bushati. “Një mundësi për të filluar një proces të ri që do t’i krijojë mundësinë qytetarëve të kenë standarte jetese më të përmirësuara dhe që do të rriten në mënyrë progresive. Dua të them që nuk do të ndodhë mrekullia, por ky është një proces i brendshëm në të cilin zhvillohemi ekonomikisht dhe përmirësojmë qeverisjen, cilësinë institucionale, e në të njëjtën kohë kemi mundësi të ritakohemi me Europën duke shfaqur ato vlera që ne i kemi pasur prej shekujsh”.

“I mirëkuptoj qytetarët kur flasin se kur mund të futemi në Europë, por duhet të përqendrohemi tek puna deri në dhjetor pasi ende nuk kemi marrë ende statusin. Nga 28 vende anëtare, secili vend mund të ketë një kritikë apo të shohë progresin tonë në mënyrë të ndryshme, ndaj qeveria duhet të vazhdojë këto reforma të nisura nga kjo qeveri e qeveritë e mëparshme, ndërsa klima politike, shpresoj do të jetë sa më e mirë. Kjo është e vetmja qasje pozitive që duhet të bëjmë. Statusi është një moment i ndërmjetëm, që do të lehtësonte fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, shtoi ministri.

Bojkoti i mundshëm i opozitës dhe acarimi i situatës politike

I pyetur se si do të përballet diplomacia jonë me partnerët ndërkombëtarë, sidomos në një moment kur jemi pak javë larg vendimit final për statusin e vendit kandidat, nëse marrëdhënia me opozitën e djathtë do të acarohej, kryediplomati shqiptar tha: “Duhet t’i ndajmë gjërat, kur vjen puna për procesin nuk është vetëm politika që mund t’i hapë apo shërojë plakët. Mbledhjet e KLD-së, përshembull, po realizohen, sistemi po funksionon siç duhet, vlerësimi i gjyqtarëve po ndodh, ndërsa vizioni i qeverisë është krejt i ndryshëm. Progresraporti gjithashtu theksoi se drejtësia ka probleme të mëdha në mënyrën si funksionon dhe ofron drejtësi. Duke trajtuar çështje të tjera, ne s’kemi vetëm problem politik, por sistemik në mënyrën se si i përqasemi procesit të shtetndërtimit për të cilën duhet një marrëveshje e madhe politike që të ndërtohet mbi praktikat pozitive të të shkuarës dhe jo praktikat joproduktive. Me praktikë pozitive të të shkuarës i referohem mbi të gjitha praktikës së anëtarësimit në NATO, ku falë bashkëpunimit të të dy palëve i siguruam Shqipërisë në një masë të madhe anëtarësimin, them në masë të madhe pasi edhe në atë rast, vullneti i SHBA-së e disa aleatëve të tjerë ishte përcaktues… Dhjetori mund të rrezikohet nëse klima politike mund të përkeqësohet, gjithsesi kjo është e qartë”.

Ndryshimet në administratën e Ministrisë së Jashtme

Përballja e parë dhe më e ashpër e qeverisë së re me opozitën deri në shtator në pushtet lidhet me aktin normativ dhe ndryshimet e pritshme në administratë. Si po ndodhin këto ndryshime në administratë dhe sa të thella do të jenë ato. “Nuk mendoj se do të ishte e vendit të flasim për shkarkime në administratë. Qeveria po flet për reformë në administratë, për herë të parë progresraporti ofron perspektivën e bisedimeve për anëtarësim dhe një ndër pesë elementët është reforma në administratë dhe këtu nuk bëhet fjalë për të hequr një grup e vendosur një tjetër, por për të konsoliduar më shumë administratën, duke e bërë më meritokratike e transparente, duke maksimalizuar përfitimet e taksapaguesve shqiptare e europianë. Keqpërdorimi në fushatë i administratës u dokumentua edhe nga ODIHIR dhe shqiptarët nuk duan që kjo të vazhdojë, sic nuk duan që kjo administratë që i shërbeu në fushatë një partie, sot t’i shërbejë një tjetre”.

Shkarkimet në konsullata, emërimet e reja

“Për herë të parë, Sekretari i Përgjithshëm u zgjodh në kushte të plota të ligjit dhe respektimi të tij, gjë që s’kishte ndodhur në 23 vjet, në të cilat Sekretari i Përgjithshëm nuk është zgjedhur kurrë me konkurs. Emërimi ka qenë i një ndër diplomatëve që gjeta në institucion, në përputhje të plotë me kriteret, e mund t’iu them që sot pata bisedën finale siç përcakton ligji në konkurrim përmes dosjesh”, nisi përgjigjen e tij ministri i Jashtëm. “Unë kërkova mos bëhej procedurë e mbyllur, por kandidatët duhet të prezantoheshin përmes stafit dhe një trup që ishte juria e komisioni me gradat më të larta që ka Ministria, më kanë bërë propozimet, i respektova dhe kam firmosur sot në përputhje me procedurat. Shërbimi jashtëm? Kemi bërë disa shkarkime, në konsullatat në Milano, Nju jork, Janinë, e Bari, pra katër lirime nga detyra në gjashtë konsullata. Bëhet fjalë për lirime nga njerëz që nuk ishin pjesë e këtij sistemi. Ishin katër persona (konsuj) që ishin emëruar falë vullnet politik të qeverisë së shkuar dhe me mbarimin e mandatit nuk mund të qëndronin në detyrë, sikundër ka persona të tjera që mbajnë poste të larta si ambasadorë, që janë emëruar pjesë e këtij vullneti dhe që puna e tyre do të rishikohet”.

Roli i diplomacisë në terheqjen e investimeve te huaja

I pyetur në “Twitter” nga një shtetas me banim në Nju Jork, në lidhje me diplomacinë ekonomike, pra rolin e saj në përthithjen e investimeve të huaja, zoti Bushati komentoi: “Aktualisht, shërbimi i jashtëm nuk ka jetësuar apo se ka brendësuar si pjesë të punës së tij tërheqjen e investimeve të huaja apo diplomacinë ekonomike. Kryesisht ambasadat janë parë si konvikte ku strehohen njerëz për arsye shumë të ndryshme”.

“Dua të jem i ndërshem dhe do të kem mirëkuptimin. Nëse ambasadat do të ishin konvikte për të afërm të qeverisë që sapo shkoi, opinioni do të ishte më i çliruar sot”, vazhdoi shpjegimin e tij kryediplomati. “Ambasadat janë kthyer në konvikte jo vetëm për persona, por edhe për biznemenë e drejtues mediash, edhe për biznesmenë të tjerë që kanë lidhje me politikën e ku presioni politik është shumë i madh. S’bëhet fjalë vetëm për të afërm, nëse do të ishte vetëm kjo kategori do të ishte kollaj e zgjidhshme. Në ambasada kanë penetruar edhe kjo kategori në mënyrë të pamerituar dhe këtu nuk flasim për fëmijë biznesmenësh që kanë ngjitur shkallët e karrierës. Kam bërë lirimet e para nga detyra dhe do të vazhdojë ky proces deri në fund, pasi pavarësisht se çfarë mendoj për këtë akt, është e udhës në Shqipëri të hapim një kapitull të ri. Ai që do të bëhet diplomat, duhet të bëjë një provim pranimi dhe të hedhë hapat siç duhet të hidhen”.

“Diplomacia ekonomike, për t’u rikthyer tek pyetja, do të jetë një nga binarët kryesorë të shërbimit të jashtëm. Ne jemi duke punuar me disa partnerë për të hartuar një strategji të qartë në këtë drejtim, pasi në fund do i kërkojmë çdo ambasadori që si pjesë e vlerësimit të punës së tij të jetë edhe tërheqja investimeve”, shtoi Bushati.

Çështja e toponimeve

Një prej çështjeve më shqetësuese në lidhje me raportet dypalëshe me Greqinë, është ajo e toponimeve në pasaportat shqiptare të shtetasve me vendlindje në tokën helene. Në lidhje me këtë çështje, Bushati theksoi se i ka vënë në dukje Athinës se standarti i përdorur në pasaportat shqiptare është i njëjtë me atë që përdorin pasaportat greke. “Toponimet nuk ka të bëjë me mënyrën se si sillen konsullatat tona, që është një e mirë publike, ndërsa për toponimet është një problem i ngritur nga qeveria greke. Qëndrimi i qeverisë shqiptare, qëndrimi i qeverisë së shkuar nuk ndryshon në këtë çështje. Ne i kemi prezantuar qeverisë greke qëndrim tonë për këtë çështje, kemi një qëndrim që respekton edhe le të themi shqetësimet e qeverisë greke, respekton dokumentin që kanë në dorë emigrantët dhe mbi të gjitha është një propozim që bëhet në përputhje me konventën e OKB-së, që do të thotë se me atë pasaportë shtetasit shqiptarë do të kalonin çdo kufi…. Nga ana tjetër, që të kërcesh tango duhen dy palë, në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Venizellos mora angazhimin e tij që kjo çështje do të zgjidhet së shpejti. Në informacionin e përditshëm që kam e di që kjo çështje nuk është zgjidhur dhe ka raste sporadike të kthimit. Për të krahasuar këto shqetësime, i kam paraqitur palës greke specimenin e pasaportës tonë dhe asaj greke, që është i njëjtë. Për t’i lehtësuar çdo shqetësim, që me apo pa të drejtë ka pala greke, i themi që është pikërisht ky standart që ka Greqia me vendet e tjera edhe ai që ne respektojmë”.

Marrëdhëniet shqiptaro-greke

Pjesa e dytë e Shqip iu kushtua marrëdhënieve shqiptaro-greke. Në lidhje direkte nga Athina korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe dhe Niko Anagnosti, për 17 vjet gazetar i DË thanë se dy vendet duhet të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të fuqizojnë bashkëpunimin. “Ajo cfarë dua të them është që marrëdhëniet ndodhen para nëj sfide, duhet të kthehen në marrëdhënie thelbësore, të shihen në fillim kufijtë, të shemben kufijtë e brendshëm. Marrëdhëniet shqiptaro-greke duhet të vihen në një fazë të re, sepse është paradoksale në nivelin që janë tani”, tha zoti Anagnosti.

E ftuar në lidhje direkte ishte edhe redaktorja e gazetër Elefterotipia, Nefeli Xanetaku. Pyetjes nëse redaktorja e politikës së jashtme në gazetën greke shihte ndonjë ndryshim në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, iu përgjigj: “Si këtu në Athinë, si në Tiranë, e rëndësishme është që të dy popujt duhet të shikojnë përpara. Këtu kemi fëmijë shqiptarë që shkëlqejnë në shkolla. Greqia në të gjitha deklaratat zyrtare kërkon që bashkëpunimi të shkojë më tej, të ecë më përpara. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në media. Kur dalin tema problematike, si ajo e çamëve duhet të zgjidhen të gjitha temat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, sepse probleme të tilla mund të shfrytëzohen nga organizata ekstremiste, ndaj bashkëpunimi duhet të ecë përpara”.

Zonja Xanetaku pyeti Ministrin e Jashtëm shqiptar mbi cështjen e kufirit detar. Lidhur me këtë çështje, ministri Bushati tha: “Të barazosh cështjen e paadresuar të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi me delimitimin e kufirit detar, është shumë thjeshtë. Për pyetjen, qeveria shqiptare si të gjitha qeveritë e zgjedhura demokratikisht, respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka folur shumë qartë në këtë pikë duke bërë marrëveshjen nul në lidhje me procedurat që janë ndjekur, ashtu dhe thelbi i marrëveshjes që binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendoste palën shqiptare në disfavor. Nuk është sekret, forca ime politike e ka kundërshtuar këtë proces, jo procesin e bisedimeve, por atë që u bë në kundërshtim me Kushtetutën dhe sic ja kam shprehur Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, por e them edhe sot ne jëmi të hapur për zgjidhjen e kësaj cështje, që është një cështje në interes të ndërsjelltë dhe në harmoni me politikat që ka BE për rajonin e Mesdheut, por në cdo rast duhet të themi qartë, që pika e nisjes duhet të jetë e drejta ndërkombëtare në fushën e detit dhe praktikat më të mira europiane që kanë kaluar vende të ndryshme në raste të ngjashme. Nuk duam që të marrim më shumë sa na takon, duam të respektohet e drejta ndërkombëtare për detin.

Korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe tha se vizita e Venizellos në Tiranë u pa me sy të mirë në Greqi dhe se me këtë Athina i shtriu dorën Shqipërisë.

Ministri Bushati tha se Shqipëria është e vendosur të bëjë pjesën e saj në marrëdhëniet shqiptaro-greke: “Besoj që secili ka të drejtën që të ndajë mendimin e tij, por më duket që vizita Ministrit të Jashtëm grek në Tiranë u pa në një këndvështrim paksa të njëanëshëm nga ana juaj sepse në një marrëdhënie ndërkombëtare bazohet në ndërsjelltësi. Nuk besoj që të trajtonit vizitën e Ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri si prezencë të shqetësimit apo fakti që Greqia do t’i japë një ndihmë Shqipërisë. Mendimi im është ky; marrëdhëniet shqiptaro-greke janë në një fazë ku menaxhojnë kriza, kriza kufiri, kriza shtetasve shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në Greqi dhe këtu kemi asimetri ku përfaqësues të Agimit të Artë nuk janë ndaluar nga policia shqiptare për të mos krijuar incidente, kemi cështjen e vulave, ku kemi situatë shumë të relaksuar me shumicën e vendev të perëndimit, por nuk po gjejmë një zgjidhje me Greqinë dhe kjo shton kostot për shqiptarët. Kemi cështjen e patentave, siguracioneve, njohjes së kontributeve, cështja çame, ligji i luftës apo e cështje që kanë lindur vitet e fundit, janë ende aty dhe siguroj zotin Bibe që qeveria shqiptare ka kurajon dhe vullnetin poliitik, por ne duam që marrëdhëniet me Greqinë, sic i kemi konceptuar strategjike, t’i kemi nesër një model”.

Çështja çame

I ftuar në studio në pjesën e dytë ishte diplomati i karrierës, Shaban Murati. Duke u ndalur tek çështja çame ai tha: “Çështja çame është një nga cështjet më të rëndësishme që nuk ka gjetur vendin e duhur. Mendoj që intonimi i tanishëm nga diplomacia ka një vecori pozitive, sa mund ta quaj një farë revolucioni. Për cdo njeri që ka ndjekur politikën e jashtme në 20 vjet tranzicion, asnjëherë s’është përmendur cështja çame. Kemi patur një neglizhencë e pafalshme sepse qeveritë u janë shmangur cështjes çame në programin e qeverisë së re, futet cështja çame për kaq sa është quhet revolucion. Në programin e qeverisë dhe trajtimet shohim që për herë të parë, cështja çame merr analizën e drejtë është kyçi i zgjidhjes së saj për marrëdhëniet dypalëshe. Cështja çame është cështje politike që në 1940, kur qeveria greke mbajti një qëndrim politik ndaj çamëve dhe sot kjo çështje vazhdon si e tillë.

Ndërsa diplomati tjetër i ftuar në studio, Afrim Krasniqi tha se politikat e jashtme e vendit tonë duhet t’i nënshtrohet një dokumenti zyrtar, një axhende zyrtare: “Ne sot s’kemi një axhendë zyrtare, një dokument bazë ku të gjitha aktorët politikë t’i përmbahen atiij, të jetë një axhendë zyrtare. Sot ecim thuajse me dy axhenda paralele”.

Duke u ndalur tek marrëdhëniet me Greqinë, Krasniqi tha se duhet të shpeshtohet dialogu dhe palët të ulen në tryezë, ndërsa tha se Tirana duhet t’i shtrojë Athinës edhe kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministri Bushati tha se Greqisë i është kërkuar njohja e Kosovës, ndërsa pranoi se gjasat janë që kjo njohje nuk do të mbërrijë, të paktën së afërmi: “Kjo ka të bëjë me angazhimin tonë për të ndërmarrë hapa më energjikë për pesë vendet e BE-së që s’kanë njohur Kosovën. Greqia nuk është ende tek momenti i njohjes së pavarësisë së Kosovës, por ka një qëndrim më të moderuar. Më duhet të pranoj që nga pesë vendet, Greqia është i vetmi vend që nuk ka një precedent të brendshëm që do t’i shkaktonte problem njohja e pavarësisë së Kosovës”.

Marrëdhëniet shqiptaro-italiane

Partneri tjetër strategjik i përcaktuar nga politika e jashtme e qeverisë së re është Italia. Në pjesën e tretë në Shqip u fol pikërisht për raportet mes Shqipërisë dhe Italisë, pak ditë pasi Tiranën e vizitoi Ministrja e Jashtme italiane, Ema Bonino.

Për të dhënë një mendim përtej Adriatikut me anë të një lidhjeje me Skype, foli gazetari Alesandro Leogrande. Ai tha se shpresonte që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë të shndërrohen në marrëdhënie të barabartësh: “Shpresoj që të ketë një ndryshim. Dua të them që në vitet e fundit ka patur një përgjegjësi nga ana e Italisë sa i përket Shqipërisë dhe vendeve të Adriatikut. Besoj që ky ka qenë një gabim. Ka patur ftohje të caktuara. Dua të shtoj se sa i përket shoqërive, besoj se ne duhet t’i shohim marrëdhëniet edhe në fushën kulturore. Italia dhe Shqipëria janë dy vende që duhet t’i rrëfejnë njëri-tjetrit duke kryeqëzuar vështrimet nga njëra anë në tjetrën. Do të doja që në Itali të flitej më tepër për Shqipërinë. Ne e kemi bërë, por kemi qenë pak gazetarë që e kemi bërë këtë. E shikoj që në muajt dhe vitet që do të vijnë të ketë këmbime të vërteta”.

Ministri Bushati në analizën e tij tha se Italia është investitori më i madh në Shqipëri dhe pjesë e shumë projekteve të përbashkëta dhe jo më kot do të shihet si një ndër partnerët strategjikë.

“Ne kemi konsideruar partnerë strategjikë Italinë, Greqinë dhe Turqinë që është një tërësi që karakterizohet nga tërësia e ngjarjeve që kanë të bëjnë me interesat e ndërsjellta. Italia ka qenë, mbetet dhe do të jetë avokatja kryesore e integrimit të Shqipërisë. Na është gjendur në momente shumë të vështira dhe është dritarja e Europës, është investitorja kryesore në Shqipëri dhe vizita e Ema Boninos ishte një sinjal i qartë nga qeveria italiane për të përmirësuar këto marrëdhënie që vitet e shkuara kanë patur një lloj stanjacioni. Mund të them që Italia është aktive në rajon dhe ne kemi shprehur pikëpamjen tonë. Ndaj katërcipërisht pikëpamjen me gazetarin italian që Shqipëria të lidhet më mirë me Italinë”, tha zoti Bushati.

Bushati tha se përzgjedhja nuk ishte rastësore, por e kushtëzuar nga rrethanat në rajon. Që të treja vendet e përcaktuara si partnere strategjike, janë vende me ndikim në rajon dhe pjesë e një sërë projektesh dhe nismash rajonale ku Shqipëria merr apo synon të marrë pjesë.

/ Top Channel


avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: “Shqip”: Diplomacia e re shqiptare

prej Wed 23 Oct 2013 - 0:29
"I pyetur në “Twitter” nga një shtetas me banim në Nju Jork, në lidhje me diplomacinë ekonomike, pra rolin e saj në përthithjen e investimeve të huaja, zoti Bushati komentoi: “Aktualisht, shërbimi i jashtëm nuk ka jetësuar apo se ka brendësuar si pjesë të punës së tij tërheqjen e investimeve të huaja apo diplomacinë ekonomike. Kryesisht ambasadat janë parë si konvikte ku strehohen njerëz për arsye shumë të ndryshme”. "

"Pergjigjje ne ajer"!!!

Qysh mendohen investimet e huaja, saktesisht?!

Te dhenat s'po tregojne "paqe" por "lufte"!...


avatar
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: “Shqip”: Diplomacia e re shqiptare

prej Wed 23 Oct 2013 - 3:27
Te shikoni ku qe perfaqeson ambasadorin Shqiptar ne New York
Te iken petlla cfare tropojani qe eshte edhe Shqip nuk din mire
Sponsored content

default Re: “Shqip”: Diplomacia e re shqiptare

Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi