Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krijohet në parlament grupimi i grave deputete Empty Krijohet në parlament grupimi i grave deputete

Sat 2 Nov 2013 - 14:55
Message reputation : 100% (1 vote)
Krijohet në parlament grupimi i grave deputete Mesila%20dodaNga dje parlamenti do të ketë një tjetër grupim. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për grupim të ri parlamentar, por për aleancën e deputeteve të cilat janë organizuar për të mbrojtur të drejtat e gjinisë femërore dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në politikë. Konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete” u bë dje në ambientet e sallës së seancave plenare, projekt i mbështetur nga OSBE. Gratë deputete të PS-së, PD-së dhe LSI-së zgjodhën unanimisht zonjën Mesila Doda kryetare te këtij grupimi.

Por, ajo që ra në sy është mungesa e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli në këtë takim, edhe pse ishte e pranishme në seancë plenare. Ende nuk dihet nëse ishte qejfmbetje e ish-kryetares për emërimin e deputetes Mesila Doda në krye të kësaj aleance apo dështimi i ngritjes së këtij grupimi gjatë 8 viteve të drejtimit të Kuvendit prej Jozefina Topallit. “Atë që s'mundëm ta bëjmë dot në legjislaturën e kaluar, e realizuam sot (dje) me krijimin e "Aleancës së Grave Deputete (AGD)" anëtare të së cilës janë deputetë të PD-së, PS-së dhe LSI-së.

Kryetare e kësaj aleance, me unanimitet, u zgjodh znj. Mesila Doda”, shkruan deputetja demokrate Albana Vokshi. Ndërsa vetë deputetja Doda shprehet: I falënderoj të gjitha zonjat deputete që më besuan detyrën e kreut të Aleancës së Grave Deputete. Së bashku do japim shembullin e fuqisë së bashkimit të grave, përtej ndasive politike dhe partiake”, shkruan Doda. Deputetja Doda njihet si njëpolitikane e fortë.

Ajo ka marrë pjesë që në grevën e urisë studentëve në vitin '91 në prmbysjen e regjimit komunist. Pas 21 janarit, ajo do të bënte edhe një deklaratë të fortë në drejtim të ministrit aktual të Brendshëm, Saimir Tahiri. "Nëse të shkon mendja të shkosh në kryeministri, ti do të varesh te ato palmat atje. Këtë po ta jap unë", do deklaronte në një emision televiziv pak ditë pas 21 janarit përballë deputetit Tahiri. Ndërkohë, takimin e djeshëm e përshëndeti dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët e mbështetën këtë nisëm shumë pozitive të një strukture e cila nuk ka qenë aktive gjatë këtyre viteve. Shumë shpejt grupi do të formalizojë një rregullore të brendshme dhe një kod etike. Grupi parlamentar i grave në Kuvendin e Shqipërisë u themelua në vitin 1995 dhe funksionoi deri në 2005-n. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi