Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Braçe diskuton me studentët për armët kimike: Janë mashtrime Empty Braçe diskuton me studentët për armët kimike: Janë mashtrime

Thu 14 Nov 2013 - 21:02
Message reputation : 100% (1 vote)
Deputeti socialist, Erion Braçe debatoi me studentët që kishin dalë në protestë kundër armëve kimike, duke i siguruar ata se po mashtrohen për këtë çështje. “News 24” siguron pamjet ekskluzive të debatit mes Braçes dhe deputetëve.

Braçe: Kush të ka thënë që është armë.

Studenti: Media

Braçe: E para të ka gënjyer, çfarë është arma? Shpërthen apo nuk shpërthen?

Studenti: Shpërthen

Braçe: Atëherë kush do ta shpërthejë, unë dhe ti...

Studenti: Po vendet e tjera pse nuk duan këtë armë?

Braçe: Ku e di ti?

Studenti: Kemi parë të gjitha hartat, studimet, nuk i lënë të kalojnë as në ujërat territoriale.

Braçe: Kë studim mor kë studim?

Studenti: Unë s’po flas kot, kemi parë gjithë ato lajme

Braçe: Kë studim, më thuaj kë studim?

Studenti: Po nuk ka rëndësi

Braçe: A e kuptoni që po ju gënjejnë mor, po ju gënjejnë...A e di çfarë është sarina?

Studenti: Po e di gaz është...

Braçe: Po nuk është gaz mo, është lëng, e di si të vret? Vetëm me shpërthim. Mund ta marrësh ta prekësh në dorë dhe s’të bën asgjë. Ti lash duart me sapun dhe s’të bën asgjë. Çfarë dëgjoni mo?

Studenti: Pse nuk e duan vendet e tjera, vetëm një gjë më thuaj pse nuk e duan?

Braçe: Cilat vende mo, cilat vende?

Studenti: Finlanda

Braçe: E di ti ku bie Finlanda mo. Nga do ti bjeri mo për të shkuar në Finlandë. E di ti ku është Siria.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi