Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama: Doni të mësoni shqip? Shkoni në Pekin Empty Rama: Doni të mësoni shqip? Shkoni në Pekin

Fri 22 Nov 2013 - 11:20
Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë ceremonisë së inaugurimit të institutit “Konfuci” në Tiranë tregoi dje vlerësimin për bashkëpunimin me Kinën, për kujdesin dhe respektin ndaj gjuhës shqipe, duke përmendur shkrimin dhe përkthimin e shkëlqyer të saj prej një kinezi. Kryeministri tha se “kush dëshiron të mësojë shqipen, duhet të shkojë në Pekin”. Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi një përvojë të tij me një material që i ishte dorëzuar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës. “Ishte një dokument rreth katër faqe, i cili më bëri përshtypje se nuk kishte asnjë gabim ortografik. Mendova që kishin një redaktor të shkëlqyer shqiptar në Ambasadë, dhe kjo përkonte me atë kohë kur unë bashkë me kolegët po diskutonim për përfshirjen e redaktorëve të gjuhës shqipe në Kryeministri dhe në ministri, sepse një shkresë të atillë shteti shqiptar nuk e prodhon dot kurrë për nga korrektësia e gjuhës shqipe. E pyeta kush e ka shkruar atë dhe më tregoi me gisht atë djalin që është aty mbrapa. Kështu që, me siguri, sot për sot, kush dëshiron ta studiojë gjuhën shqipe gjerësisht dhe thellësisht dhe ta shkruajë atë në mënyrë tërësisht korrekte, duhet të shkojë në Pekin”, tha zoti Rama. Instituti “Konfuci”, me qëllim parësor shtytjen e njohjes dhe mësimit të gjuhës dhe kulturës kineze në botë, u hap në Universitetin e Tiranës. Për Ramën, ky hap “është një dëshmi e re”, si dhe “dimension krejt i posaçëm i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë”.

Burimi: Panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi