Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Rama: Myslimanizmi i shqiptarëve, faktor në refuzimin e statusit

prej Sun 29 Dec 2013 - 16:42

Kryeministri flet për forcat ekstremiste europiane, të cilat fatkeqësisht po shënojnë rritje në vendet e BE-së

Fatjona Mejdini

ramaKryeministri Rama theksoi se ekstremistët europianë kundër myslimanëve kanë pasur një rol kryesor për sa i përket refuzimit të statusit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një intervistë përballë gazetarit Mustafa Nano, kreu i qeverisë theksoi se nevoja e Europës për të parë rezultate konkrete nga Shqipëria dhe presioni i hapur i partive ekstremiste ishin elementet kyçe që sollën dhe këtë refuzim. Rama nuk ngurroi ta bazonte këtë qëndrim të tij te fakti se Serbisë i ishte hapur drita jeshile, pavarësisht faktit se këtij vendi i mungon dimensioni i bashkëjetesës fetare, i cili është i spikatur në Shqipëri. Kreu i qeverisë foli edhe për sa i përket mënyrës së organizimit të partisë dhe pohoi se brenda kryesisë së PS-së kishte individë që prezantonin më së miri ngjyrimet e rivalitetit të brendshëm. Sipas Ramës, në rast se qeveria do të punonte mirë atëherë PS-ja nuk do të kishte problematikë të brendshme të fortë që mund të çonte në probleme, por në rast se kjo nuk ndodhte, atëherë rreziku ishte potencial. Kreu i PS-së foli dhe për sa u përket raporteve të tij me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, duke e quajtur bashkimin e tyre të dytë të fortë dhe të suksesshëm. Por Rama theksoi se në politikë kishte një rregull që thoshte “kurrë mos thuaj kurrë”.

Statusi

Për mosmarrjen e statusit, Rama fajësoi në mënyrë të veçantë edhe forcat ekstremiste që po rriten në Europë dhe që në mënyrë të hapur theksojnë se Bashkimi Europian është pjesë vetëm e vendeve kristiane. Sipas tij, pavarësisht se ky problem nuk u përket forcave kryesore dhe të stabilizuara europiane, përsëri pesha e këtyre partive të vogla ekstremiste kishte ardhur duke u zgjeruar. “Ka një problematik për myslimanizmin, por lavdi Zotit kjo s’ka të bëjë me forcat e konsoliduara europiane, qoftë të majta apo të djathta, por ka të bëjë me këto forca të reja që janë në ekspansion të brendshëm brenda disa vendeve dhe që haptazi e thonë dhe e nënvizojnë se BE-ja nuk mund të ketë asnjë lidhje me fe tjetër, përveç kristianizmit”, theksoi Rama. Ai nuk ngurroi të përmendte dhe si shembull Serbinë, kur theksoi se ky vend, ndonëse nuk kishte një dimension të theksuar mbi respektimin e feve të ndryshme, iu hap drita jeshile për në rrugën e saj drejt BE-së. “Refuzimi për ta dhënë këtë herë statusin e vendit kandidat ishte më kompleks se thjesht raporti i familjes europiane me ne, por ishte dhe shprehje e një problemi të brendshëm që po bëhet gjithmonë e më i madh brenda familjes europiane. Kjo ka të bëjë me rritjen e masës shqetësuese të atyre që janë kundër BE-së, të atyre që janë kundër zgjerimit dhe kundër shumëçkaje që BE-ja vetë mëshiron. Kjo nuk ndodhi me Serbinë dhe kjo e bën edhe më dramatike, jo për faktin se Serbia mori dritën jeshile dhe Shqipëria nuk e mori, por sepse Serbisë i mungon një dimension që ne e kemi dhe që për mua është pasuri e jona dhe që është dimensioni fetar. Shoh si pasuri të tonën multireligjionitetin”, theksoi Rama, i cili shtoi gjithashtu se nuk besonte se në Serbi kishte më pak korrupsion dhe krim të organizuar se në Shqipëri. Gjithsesi Rama theksoi se një nga problemet kyçe që Shqipëria kishte me Europën, ishte se qeveria e saj ishte bërë e pabesueshme për sa u përket masave konkrete që duheshin marrë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Prandaj, sipas Ramës, qeveritë e vendeve të rëndësishme europiane kishin kërkuar më shumë kohë nga Shqipëria për t’i akorduar këtë status.

PS

Rama foli edhe për PS-në, duke theksuar se mendimi ndryshe në Partinë Socialiste kishte qenë dhe ishte i garantuar. Sipas tij, demokracia e brendshme në PS funksiononte, nisur edhe nga fakti se në kryesinë e kësaj partie vijonin të ishin prezentë të gjithë individët që përfaqësonin dhe rivalitete të brendshme. “PS-ja është një forcë politike. Individët që e përbëjnë kanë dhe mendime të ndryshme dhe kjo është e garantuar. Në kryesinë e partisë kemi të gjithë ngjyrimet dhe gjithë prezencën e rivaliteteve të brendshme”, theksoi Rama. Ai shtoi se nëse qeveria nuk do të përmbushte pritshmëritë, atëherë nuk kishte asnjë çudi që brenda PS-së të nisin edhe problematika të mëdha.

Parashikimi

Rama: Ende refuzoj ta cilësoj politikën si zanatin tim

Kryeministri Rama theksoi se angazhimi i tij në politikë është një jetë e dytë e tij, pasi në të parën si artist nuk kishte hyrë ndonjëherë në ndonjë zyrë shteti. Padyshim, Rama theksoi se ai kishte planifikuar dhe një jetë të tretë, e cila nuk kishte lidhje me poste drejtuese në politikë. Ai shtoi se për të politika nuk ishte një profesion, por një angazhim, të cilin e kishte ndërmarrë në këtë moment të caktuar dhe po e bënte me mish e me shpirt, por që nuk mund të zgjaste përgjithmonë.

Emocioni

Rama theksoi se kishte ndier emocion gjatë firmosjes së aktit të parë si Kryeministër. Ky akt ishte vendosja e fotografisë së Ismail Qemalit në zyrat e shtetit shqiptarë.

Përgjegjësia

Kryeministri theksoi se ai ishte ndier shumë i vogël përpara përgjegjësisë dhe nderit që i kishin bërë qytetarët shqiptarë, duke e zgjedhur kreun e qeverisë

Përcaktimi

Rama e cilësoi thjesht me fjalën mizor, ish-diktatorin shqiptar Enver Hoxha. Ai e cilësoi të parëndësishme shfaqjen e fotografisë së tij në ceremoninë për Dëshmorët e Kombit gazeta-shqip.


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Rama: Myslimanizmi i shqiptarëve, faktor në refuzimin e statusit

prej Sun 29 Dec 2013 - 16:50
Tani e kuptoi zoti Kryeminister Edi Rama?!

Ka 101 vjet qe copetimi i Shqiperise ka ndodhur nga ky shkak, ndersa po ju ben pershtypje Bashkimi Europian dhe jo Bashkimi Shqiptar se pari!


avatar
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Rama: Myslimanizmi i shqiptarëve, faktor në refuzimin e statusit

prej Mon 30 Dec 2013 - 16:28
Ka rëndësi që shqiptarët të jen të bashkuar dhe mos të bien pre e ndasive fetare.Shqiptarët jan të dëshmuar për tolerancë ndërfetare brenda për brenda të kombit të vet.
Shpresoj të mbizotroj thënia: "Mos shikoni kisha e xhamija,se feja e shqiptarit është shqiptaria"


FEMIJA RRITET DUKE FJETUR ,POR NESE NJI POPULL FLEN AI VDES. ISMAIL QEMALI
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Rama: Myslimanizmi i shqiptarëve, faktor në refuzimin e statusit

prej Mon 30 Dec 2013 - 20:20
Rama: S'lejojmë askënd që të stigmazitojë Shqipërinë. Jemi vend evropian

  • Referuar forcave ekstremiste, ato janë një problem i BE-së, janë një çështje shqetësuese për BE-në, janë burime të një politike që i bie ndesh idealit dhe vlerave të BE-së.



  • Nuk na takon dhe nuk është në fuqitë tona që ta trajtojmë dhe zgjidhim çështjen e tyre, por na takon të bëjmë maksimumin tonë që çështja jonë e integrimit të mos pengohet prej tyre.



  • Përkatësia e një pjese të popullsisë sonë të fesë myslimane, prej tyre konsiderohet si problem, ndërkohë fakti që Shqipëria është një vend multi religjioz është vlerë e shtuar për ne.



Kryeministri i vendit, Edi Rama, mbajti sot konferencën e fundvitit, ku morën pjesë anëtarët e stafit të Kryeministrisë, ministrat si dhe gazetarët e të gjitha mediave në vend. Në fillim të fjalës së tij Rama foli për arritjet e qeverisë së tij në këto 100 ditët e para. Rama është shprehur se viti 2013 është viti i ndryshimit për kursin e ri të Shqipërisë nga e ardhmja. Ai tha se po i kthehet dinjiteti shumë institucioneve që e kanë humbur funksionin e tyre. Kryeministri theksoi se në fillim të vitit ardhshëm, mbledhja e parë e qeverisë do të jetë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptare.

“Pesimizmi me të cilin nisi viti 2013, ditë pas dite i la vendin optimizmit të nisur pas 23 qershorit. Buxheti i 2014-së ja ka kthyer optimizmin Shqipërisë. Me votën e tyre, mjekët, policia, ushtarakët, tani do marrin më shumë lekë dhe do kenë më pak taksa. Vitin e ardhshëm do të nisë me mbledhjen e parë të dy qeverive, asaj shqiptare dhe të Kosovës. Shërbimet tona publike në arsim, shëndetësi etj. vitin e ardhshëm do të përfshihen në reforma të shumta. Plani kombëtar i kontrollit të territorit që ka nisur tashmë, gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet edhe më i madh. Shlyerja e borxheve të pakëndshme, bashkë me kantieret e reja do ta bëjnë vitin e ardhshëm, vitin e rilindjes. Marrja në dorë e pasurive kombëtare dhe përdorja siç duhet, sapo ka nisur dhe do të vazhdojë më shumë gjatë vitit të ardhshëm”.

Në lidhje me zotimin e tij për legalizim falas të shtëpive, Rama u shpreh se në janar do të shpallet edhe platform në lidhje me këtë çështje. “Shqiptarët që mbijetojnë në zonat informale dhe që prej vitesh kërkojnë të legalizojnë banesat, do ta përfundojnë kalvarin e tyre për legalizimin e banesave. Duhet të keni pak durim dhe të prisni janarin, kur ne do të shpallim platformën tonë të re të legalizimeve që është në përputhje të plotë me zotimet tona. Duke iu dhënë mundësi atyre që kanë shtëpitë e tyre në zonat informale të marrin certifikatën përfundimtare të pronës së tyre. Legalizimi falas nuk është një premtim elektoral, por një zotim ynë ku ngrihet e gjithë platforma jonë. Vendosja e ndërtimeve të reja në Gjirokastër, Berat dhe Krujë do të rilindë këto qytete”, theksoi Rama.



Rama i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve



Zoti Kryeministër, nëse në qershorin e vitit të ardhshëm, Shqipëria nuk arrin të marrë statusin e vendit kandidat sikurse ju thatë, a do të mbajë përgjegjësi kjo qeveri, ju dhe ministrat tuaj?

E dyta, a do të vazhdojë situata me prishjet e ndërtimeve pa leje dhe vendosjen e kontrollit mbi territorin, sikurse keni thënë, sidomos në zonat bregdetare?


Qeveria do të mbajë përgjegjësi për gjithçka i takon qeverisë. Ne do të bëjmë gjithçka që ne na takon që qershori të jetë momenti i vendimit të duhur për Shqipërinë. E ritheksoj, mbetemi me shpresë që ato forca ekstremiste që këtë herë ndikuan në vendimmarrjen e padëshiruar të mos kenë ndikimin që patën këtë herë dhe Shqipëria të vlerësohet për atë që është dhe për atë që meriton dhe të mos kthehet në peng zhvillimesh dhe interesash që nuk kanë asnjë lidhje me rrugën tonë të integrimit europian dhe me përmbushjen e detyrave tona.

Për sa i përket pyetjes së dytë, është një pyetje retorike, sepse pa asnjë pikë dyshimi, ne do të vazhdojmë me betejën për të rimarrë tërësisht kontrollin mbi territorin. Do të vazhdojmë me shembjen e ndërtimeve të paligjshme që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë evropiane, e Shqipërisë turistike, e Shqipërisë normale. Është pak por e sigurt, që shembjet, edhe ato më spektakolaret, janë vetëm fillimi i një vazhde që nuk do të ndërpritet në vitin 2014.

Zoti kryeministër, ka pak ditë që është miratuar buxheti për vitin 2014, mes dilemash dhe diskutimesh, sigurisht. A ka ndonjë shpresë për shqiptarët që pas një viti kalendarik ta ndjejnë veten më mirë ekonomikisht, meqenëse ka pasur shumë dilema për taksën progresive, për biznesin, për sipërmarrjen dhe për të gjitha pikëpyetjet që është e natyrshme të ngrihen, pas një analize tjetër që ju i bëtë mënyrës së orientimit të taksave të shqiptarëve?

Faleminderit! Unë nuk besoj se dilemat i kanë pasur shqiptarët. Shqiptarët, pa asnjë dilemë, kanë votuar në 23 qershor për të paguar më pak, kur fitojnë më pak. E, pa asnjë dilemë, Kuvendi ka ratifikuar shprehjen e vullnetit të tyre në 23 qershor. 97 % e kontributorëve në arkën e shtetit do të paguajnë më pak taksa. Këtë thonë shifrat dhe, sigurisht, kjo do të çojë më shumë para për konsumin e tyre familjar.

Nga ana tjetër, viti 2014 do të jetë, padyshim, viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomike. Do të kemi një rritje ekonomike më të lartë me një trajektore të sigurt rritjeje, vit pas viti, për 4 vitet e këtij mandati. Sigurisht, që viti 2014 do të jetë një vit ku gjithkush do të ndjejë efektet e para të dobishme të politikës sonë të re ekonomike dhe të politikës sonë të re të taksimit të ndershëm. Ata që deri sot kanë mbajtur barrën e pabarazisë që ka në vetvete taksa e sheshtë, me siguri do ta bëjnë lehtësisht diferencën, sapo të fillojnë të shohin se sa para reale do të mbeten në xhepat e tyre nga ulja e taksave.

Zoti Kryeministër, më lejoni ju lutem një pyetje për bashkëpunimin me opozitën. Bashkimi Evropian, populli shqiptar, të gjithë e kërkojnë një bashkëpunim, një mirëkuptim, në çdo hap, me opozitën në Parlament. Cili është projekti juaj? Cilat do jenë përpjekjet tuaja në vitin në vazhdim për të siguruar këtë mirëkuptim, me gjithë fitoret e thellë që keni me gjithë mazhorancën dhe koalicionin e fortë që keni në Parlament?

Fitorja e thellë na ka bërë thellësisht të vetëdijshëm se njerëzit nuk kanë votuar thjesht për të zëvendësuar disa me disa të tjerë, por kanë votuar për një ndryshim rrënjësor. Ne jemi bërë zëdhënës të një ndryshimi rrënjësor në të gjithë drejtimet. E, besoj jemi bërë zëdhënës të një ndryshimi rrënjësor edhe në raport me opozitën. Mjafton të shikoni se sa kohë flet kryeministri dhe sa kohë flet lideri i opozitës, për të kuptuar që opozita ka prioritet absolut në jetën parlamentare.

Nga ana tjetër, sigurisht që ne jemi të gjithëvullnetshëm të dëgjojmë çdo gjë që thotë opozita, por jemi po aq të gjithëvullnetshëm të udhëheqim. Ne do të dëgjojmë dhe do udhëheqim. Kjo është deviza jonë.

Zoti Kryeministër, a mund të jepni më shumë detaje a ka një hendek midis premtimit të legalizimeve falas dhe nismës konkrete të qeverisë suaj në këtë proces? Ku ndalon lapsi i llogarisë falas? Ky proces ka edhe një anë tjetër të medaljes që janë pronarët. A ka menduar qeveria për pronarët që preken nga legalizimet?

Duhet vetëm të keni pak durim, besoj mijëra herë më pak durim se ata që kanë duruar gjithë këto vite për të legalizuar shtëpitë dhe të prisni janarin, kur ne do të shpallim platformën tonë të re të legalizimeve, që është në përputhje të plotë me zotimin tonë. Pa asnjë dyshim, procesi i legalizimeve do të fillojë mbi zotimin tonë dhe do të zhvillohet në përputhje të plotë me zotimin tonë, duke u dhënë të gjithë atyre që kanë shtëpitë e tyre në zonat informale, e theksoj këtë, në zonat informale, mundësinë që të marrin certifikatën përfundimtare të pronës së tyre, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhen. Pra, legalizimi falas nuk është një premtim elektoral, është një zotim mbi të cilin ngrihet e gjithë platforma jonë e re e legalizimeve.

Për sa i përket pronarëve dhe marrëdhënies së zotëruesve të truallit mbi të cilin është ngritur shtëpia, me pronarët, edhe këtë do ta përcaktojë qartë platforma e re e legalizimeve.

Gjatë vitit 2014 a do ta realizoni premtimin elektoral për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit? Pyetja e dytë, mazhoranca juaj qeverisëse, gjatë vitit të ardhshëm, a do të përfshihet në ndryshime kushtetuese?

Agjencia Kombëtare e Bregdetit kërkon një bazë ligjore tërësisht të re. Jemi pothuajse në përfundim dhe me fillimin e vitit të ardhshëm, Parlamenti do të miratojë krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe, praktikisht, çeljen e një kapitulli të ri në administrimin e kësaj pjese jashtëzakonisht të rëndësishme të pasurisë sonë kombëtare, që është bregdeti.

Ne nuk kemi asnjë objektiv për ndryshime kushtetuese si qëllim në vetvete. Kemi të domosdoshme një reformë rrënjësore të drejtësisë, e cila mund të kërkojë ndryshime kushtetuese dhe ne jemi të gatshëm që t’i bëjmë ato ndryshime, në rast se projekti i reformës do t’i kërkojë.

Kisha dy pyetje për të bërë. E para, duke e pranuar, unë të paktën, se ju jeni një nga politikanët që flet më mirë në Shqipëri, do të doja të shihja më shumë shifra në atë që thoni. Duke ju dëgjuar me vëmendje, unë kam regjistruar vetëm dy shifra një milion shqiptarë dhe 97% e taksapaguesve. Shifra e parë nuk mendoj se është e qartë, duhet azhornuar, sidomos pas aleancave të fundit të krijuara, duhet të jetë më e madhe, duhet ta ketë kaluar këtë numër. Megjithatë kisha dëshirë të dëgjoja më shumë numra, më shumë shifra për të konkretizuar atë që ju thoni.

E dyta, unë kam ndjekur me vëmendje problemin e emërimeve dhe largimeve nga puna dhe kam në dorë një poezi të Dritero Agollit që thotë Kali dhe gomari. Besoj ju e dini mirë përmbajtjen..........


Pyetja është për kalin, për gomarin apo për mua?

Jo, ju jeni në rolin e fshatarit. Të lutem i thotë kali, vër gomarin mbrapa, mua të parin dhe  bjeri gomarit, jo mua. Ju çfarë do bëni për të realizuar këtë. Pra, pyetja e parë është, çfarë është e mundur të bëjmë që të kemi më shumë shifra kur ju flisni dhe e dyta, çfarë do bëjmë për të pasur kalin përpara dhe gomarin mbrapa.

Sa i përket të parës, besoj se shqiptarët kanë dëgjuar shumë shifra këto 3-4 ditët e fundit dhe në paraqitjen time unë nuk u përqendrova tek shifrat, aq më tepër pastaj se besoj që shumë shifra vrasin kuptimin e asaj që thuhet.

Ndërkohë që përsa i përket kalit dhe gomarit, jam i bindur që edhe pse ju më bëtë komplimentin që flas më mirë se shumë të tjerë, kush ishte këtu para meje ishte më kompetent, qoftë për kuaj, qoftë për gomerët. Unë s’e kam atë kompetencë, kështu që do mendohem e do t’i referohem atyre që kanë më shumë njohuri dhe këtë përgjigje do t’jua jap në konferencën e fundvitit tjetër.

Një pyetje që lidhet me integrimin dhe një pyetje tjetër që lidhet me rajonin. E para, presidenca e BE-së dihet që 6 muajt e ardhshëm do të kontrollohet nga Greqia. Plani i saj është që brenda 2014 të përfundojë çështjen e kufirit detar, që ju e keni kundërshtuar kur u miratua nga qeveria e kaluar dhe më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Mendoni se mund të ketë një problem të përsëritur, ashtu sikundër pati kundërshtime në mbledhjen e fundit të dhjetorit, mund të vendoset vetoja nga Greqia, në qoftë se nuk do të jetë e kënaqur nga ndarja e kufirit detar?

Së dyti pyetja për rajonin, ju keni deklaruar se Turqia është shpallur një partner strategjik i qeverisë suaj. Çfarë përfitimesh mendoni se mund të keni nga ky partneritet në terma konkrete, në dobi të qytetarëve të paktën për vitin 2014?


Sa i përket të parës, modestish do t’i bëja një redaktim. Kush ka presidencën e radhës nuk kontrollon Bashkimin Evropian, por thjesht koordinon Bashkimin Evropian. Nuk besoj që çka përbën një çështje të axhendës së marrëdhënieve dypalëshe, mund të kthehet në një çështje të Bashkimit Evropian me një vend. Aq më tepër pastaj, që ne e kemi thënë dhe unë e përsëris: Ne jemi të hapur të trajtojmë çdo çështje të axhendës të marrëdhënieve dypalëshe, duke respektuar të drejtën e palës tjetër për të konsideruar çështjen në fjalë dhe duke kërkuar që të respektohet edhe e drejta e jonë për të konsideruar edhe disa çështje të tjera, të cilat janë çështje që kërkojnë zgjidhje. Nuk po i përmend këtu, ato dihen dhe janë çështje që, në frymën e kohës së re që jetojmë për rajonin, meritojnë të zgjidhen për të mos qenë më përpara nesh, në rrugën e përbashkët drejt të ardhmes.

Për sa i përket Turqisë, e panatyrshme ka qenë koha kur Turqia nuk konsiderohej partner strategjik. Konsiderimi i Turqisë partner strategjik është krejt i natyrshëm, në kontekstin e një influence të pamohueshme që Turqia, ashtu si Italia dhe Greqia, kanë për rajonin tonë. Nëse ju me pyetjen tuaj nënkuptoni se çfarë përfitimesh të drejtpërdrejta monetare ka ky partneritet, unë do ju thosha se partneritetet strategjike nuk janë si pazaret “më jep, të jap”, por janë shumë më tepër se kaq. Pa asnjë dyshim, përfitimet e Shqipërisë, në kuadrin e partneritetit strategjik me Turqinë, me Italinë apo me Greqinë, janë të mëdha. Janë të mëdha si për çdo vend tjetër të rajonit, besoj unë.

Kam një pyetje në lidhje me transparencën publike. A ka ndonjë arsye pse qeveria juaj refuzon të publikojë vendimet e Këshillit të Ministrave në faqen e vet zyrtare? Në mënyrë të përsëritur nuk i publikon, ose publikon vetëm titullin e tyre. Ju faleminderit!

Unë e përjashtoj këtë dhe besoj që mund të jetë diçka që mund të ketë ndodhur në një rast, që është thjesht një përjashtim që e përforcon rregullin që çdo vendim i qeverisë pasqyrohet menjëherë në faqen e vet zyrtare. Kjo ndodh gjithmonë dhe pa asnjë përjashtim. Nëse nuk ka ndodhur, me siguri ka qenë thjesht arsye teknike. Ju do të më ndihmonit në qoftë se do të më referonit ndonjë vendim, ku mungesa e transparencës ka qenë e lidhur me përmbajtjen e vendimit si dyshim, por nuk ka të tilla. Pra, është thjesht mangësi e natyrës teknike.

Ju i jeni referuar duke pasur parasysh refuzimin e statusit, rrymave politike potencialisht të fuqishme, ekstreme, të cilat ndikuan në këtë përgjigje, pjesë e të cilës janë edhe paragjykimet për shkak të çështjeve të fesë, apo dhe anëtarësimeve që Shqipëria ka në forume të caktuara. A ka qeveria juaj ndonjë plan për të iniciuar në të ardhmen lëvizje për ta tërhequr Shqipërinë nga Konferenca e Vendeve Islamike?

Pyetja e dytë, përtej vullnetit të dukshëm politik për të bashkëpunuar mes faktorit shqiptar në rajon, kryesisht Kosovës, duke qenë se edhe mbledhjen e parë të vitit të ardhshëm do ta bëni në Prizren, në praktikë biznesi në Kosovë ka patur shumë vërejtje për krijim barrierash të reja në shkëmbimet tregtare me Shqipërinë, buruar edhe nga paketa e re fiskale. A ka ndonjë përplasje mes asaj që thuhet dhe asaj që bëhet, përsa i përket bashkëpunimit ndërshqiptar në rajon. Faleminderit.


Po e filloj nga e dyta. Unë nuk e di kujt i referoheni kur flisni për barriera të reja. Nuk ka asnjë barrierë të re. Di që ka pasur një diskutim lidhur me birrën “Peja”, në kuadrin e dy niveleve të akcizës së birrës. Por, nga ana tjetër, ne i jemi përmbajtur në konformitet të plotë direktivës së Bashkimit Evropian dhe kemi mbajtur dy nivele, duke ndryshuar një situatë paksa qesharake dhe duke e normalizuar nga pikëpamja ligjore, trajtimin e produkteve vendase me produktet e importit, konform direktivës së Bashkimit Evropian.

Sa i përket pastaj, asaj që ne do të bëjmë, ju siguroj se me mbledhjen e parë të dy qeverive shënohet dhe fillimi i bashkëqeverisjes strategjike mes dy shteteve tona. Dy shtete shqiptare në rajon, që i ndan një kufi, të cilin ne e konsiderojmë të pandryshueshëm si shprehje e besës që i kemi dhënë komunitetit ndërkombëtar, por që nga ana tjetër do ta bëjmë të padukshëm në ndërtimin e politikave të përbashkëta strategjike, në të mirë të shqiptarëve po njësoj, në Shqipëri dhe në Kosovë, por besoj edhe si model bashkëpunimi në rajon.

Kurse referuar atyre forcave ekstremiste, ato janë një problem i Bashkimit Evropian, janë një çështje shqetësuese për Bashkimin Evropian, janë burime të një politike që i bie ndesh idealit dhe vlerave të Bashkimit Evropian. Nuk na takon dhe nuk është në fuqitë tona që ta trajtojmë dhe zgjidhim çështjen e tyre, por ajo çka na takon është të bëjnë ne maksimumin tonë, që çështja jonë e integrimit të mos pengohet prej tyre. Sigurisht, dhe ju falënderoj, që ju e nënvizuat në pyetjen tuaj, ata nuk e fshehin, s’kemi pse e fshehim dhe ne, që përkatësia e një pjesë të popullsisë sonë ndaj fesë myslimane, prej tyre konsiderohet si problem. Ndërkohë që, përsa më takon, fakti që Shqipëria është një vend multireligjioz dhe i bashkëjetesës në harmoni mes feve është një vlerë e shtuar për ne. Jo vetëm që unë dhe besoj të gjithë bashkë duhet t’i neverisim këto forca dhe këto pikëpamje, por me krenari për këtë vlerë dhe për këtë harmoni, që ne e shprehim zakonisht kur kemi festat tona fetare, ne duhet t’i shohim në sy të gjithë dhe t’ju themi se ne nuk lejojmë askënd që të stigmatizojë Shqipërisë si të tillë apo si të atillë. Shqipëria është një vend evropian, i përket Evropës qysh në krye të herës dhe në programin tonë të rilindjes, jo rastësisht, ne kemi folur për ribashkim me Evropën.

Zoti kryeministër, në këto 100 ditët e para ju keni bërë një çertifikim të borxhit, por nuk keni bërë një çertifikim të ekonomisë informale. Agjenci të huaja prestigjioze, e çertifikojnë atë në masën e 60 %, që do të thotë se 40 %-i që paguan dhe është e rregullt, paguan edhe për pjesën tjetër. Ku do ta çoni ekonominë informale në fund të këtij viti apo në fund të 4 vjeçarit? Pyetja e dytë, në pozitat tuaja, si kryetar i opozitës, ju keni propozuar hapjen e një shkolle apo dhe të një materniteti në Preshevë. Ku ndodhet ky propozim, sot që jeni dhe në qeveri? Ju faleminderit!

Faleminderit! Po e filloj nga e dyta. Në mbledhjen e parë të bashkëqeverisjes strategjike, një nga vendimet do të jetë akordimi i një fondi për maternitetin e Preshevës. Është një fond i paraparë prej nesh, i paraparë edhe nga qeveria  e Kosovës dhe bashkërisht do ta akordojmë.

Ndërkohë që, përsa i përket ekonomisë informale, padyshim ky është problem kryesor. Unë e kam dëgjuar me shumë vëmendje edhe përpjekjen e përfaqësuesve të biznesit për ta shmangur tatim-fitimin 15 %, me argumentin që “le te formalizojmë njëherë ekonominë”, pastaj ne jemi gati të paguajmë, ata thanë dhe 20 %, por besoj e thanë më shumë për të theksuar argumentin e tyre. Sigurisht, kjo është pjesë e planeve tona dhe për vitin e ardhshëm, edhe e bashkëpunimit tonë me biznesin, në kuadër të një pakti me shkrim, që ne po përgatitemi ta bëjmë me biznesin. Nuk mund të premtojmë që në fund të viti 2014, në Shqipëri nuk do të ketë më ekonomi informale, por mund të premtojmë që do të kemi me shifra të prekshme dhe të verifikueshme, rritje të formalizimit të ekonomisë. Se në ç’masë? - këtë do ta shikojmë vetëm në fund të vitit të ardhshëm.

Pyetja ime vjen për mbledhjen e parë të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Kjo mbledhje do të jetë në kuadrin e një strategjie të mirë apo le të themi të projekteve konkrete? Nëse po, cilat do të jenë ato? A mund të na zbardhni ndonjë?

Zakonisht vendimet zbardhen pas mbledhjeve. Ju jeni të gjithë të ftuar në Prizren, ku së bashku me kryeministrin e Kosovës, pas mbledhjes, do të bëjmë zbardhjen me gojë të gjithë vendimeve të mbledhjes, që pastaj do të zbardhen, sigurisht, edhe me shkrim.

Ju dëgjova me vëmendje në nisje të fjalimit tuaj, që filloi me reformën në drejtësi. Çfarë do të bëni ju, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat, gjithashtu e kanë patur reformën në drejtësi një pjesë të rëndësishme. A do të fillojë kjo reformë me një kërkesë për shkarkimin e Presidentit Bujar Nishani? Pyetja e dytë ka të bëjë me institucionin e KQZ, i cili vijon të jetë me 4 anëtarë. A do të kemi një reformim të këtij institucioni apo do të kemi një rishikim të Kodit Zgjedhor?

Zakonisht ngarkimet dhe shkarkimet vijnë pasi bëhet reforma, nuk vijnë para reformës dhe nuk quhen reformë, por quhen zbatim i reformës. Kështu që, besoj se i dhashë përgjigje dhe pyetjes suaj, edhe pse nga ana tjetër është e vërtetë që të gjitha qeveritë e kanë patur prioritet, jo vetëm drejtësinë; kanë patur prioritet integrimin; kanë patur prioritet formalizmin e ekonomisë; kanë patur prioritet liritë dhe të drejtat e medias. Të gjitha i kanë patur prioritet, problemi është se çfarë kanë bërë. Ne jemi të gatshëm dhe jo të gatshëm sepse e kemi prioritet, por jemi të gatshëm me një dokument të përgatitur nga ministri Drejtësisë për t’u bërë pjesë e procesit të reformës në drejtësi, që nuk është si reforma e sistemit të taksave, ekskluzivitet i qeverisë, por është shumë më tepër se kaq; Kërkon një përfshirje të plotë të shumicës parlamentare dhe të opozitës mundësisht, në Kuvend. Kërkon një përfshirje të njerëzve brenda sistemit që janë të interesuar ta reformojnë sistemin. Kërkon një përfshirje të shoqërisë civile, të medias, padyshim të partnerëve ndërkombëtarë. Ne jemi të gatshëm të luajmë rolin tonë dhe ta luajmë rolin tonë me gjithë detyrimin dhe kompetencën që na takon.

Në një intervistë dhënë për gazetarin Mustafa Nano, pak kohë më parë, keni deklaruar se statusi nuk i është dhënë Shqipërisë edhe për shkak të videos Meta-Prifti. I qëndroni ende kësaj deklarate? Pyetja e dytë, për afro tre muaj ju kemi parë të merreni me rikonstruksionin e godinës së kryeministrisë dhe shumë mirë bëni. Por, në pjesën ballore të kësaj godine shohim që keni dalë pak nga territori ekzistues, pra i keni marrë disa centimetra, le të themi, apo metra, trotuarit të qytetarëve. Keni marrë ju leje për këtë zoti Kryeministër dhe a është zhvilluar tender për këtë gjë? Nëse jo, kush është ai donator që ju ka dhënë një shumë të tillë parash për të bërë një financim të tillë.

E para përgëzime për kompetencat, si polici ndërtimore, që keni marrë. Në fakt, si njohës të ndërtimeve pa leje, juve dini mirë të dalloni se ku fillon një me leje dhe ku mbaron një pa leje. Por, ju siguroj që në restaurimin e pjesës së përparme, siç e quajtët ju, nuk ka mbrapa asgjë. Është thjesht ajo që duhet bërë për të patur një mjedis të pastër dhe të mirëmbajtur, pas një periudhe të gjatë pisllëku edhe dëmtimesh. Nga ana tjetër, ju u referuat TV Ora News dhe aq afër sa e keni mund ta kishit parë shumë më mirë se ç’e kanë parë të tjerët intervistën time. Referenca që ju bëni është tërësisht e pavërtetë. Unë kam thënë të kundërtën. Por, duke qenë se ju jeni këtu për të informuar të kundërtën, unë nuk ua marr për keq. Është pjesë e zgjedhjes suaj dhe unë e respektoj plotësisht. E rëndësishme është që sot KLAN-i dhe çdo televizion tjetër është i lirë të bëjë zgjedhjen e vet dhe nuk ndodh si deri dje, me ata që zgjedhjen e tyre për të qenë përballë qeverisë e paguan shumë shtrenjtë. E vetmja faturë, që juve do u duhet të paguani, dhe këtë e merrni përsipër vetë, është në raport me publikun. Në raport me qeverinë, jeni të lirë të bëni çfarë të doni.

Duke qenë se vitin që vjen fillon ndërtimi i infrastrukturës, në kuadër të projektit TAP, çfarë masash do të marrë qeveria në gazifikimin e Shqipërisë, duke mos e lënë Shqipërinë thjesht si një vend tranzit?

E vërteta është që ne e kemi përgëzuar qeverinë paraardhëse dhe unë personalisht e kam shprehur edhe përgëzimin për paraardhësin tim, lidhur me marrëveshjen ku Shqipëria u përfshi për TAP-in. Por, po kaq e vërtetë është që duke i parë nga brenda zhvillimet dhe duke parë marrëveshjen e bërë nga ne dhe nga vendet e tjera, qeveria paraardhëse ka bërë marrëveshjen më diskriminuese të mundshme për vendin. Pra, nuk ka arritur dot të bëjë një marrëveshje, ku Shqipëria të merrte përfitimet që marrin edhe vendet e tjera nga pjesëmarrja në këtë projekt. Sigurisht, marrëveshjet janë marrëveshje. Ne do të bëjmë çmos, që të rikuperojmë sa të mundemi, ndërkohë që pjesën e kryer, ne s’mundemi, veçse ta zbatojmë. Por, përshembull, qeveria nuk ka bërë asgjë më parë, për të përfshirë edhe gazifikimin e Shqipërisë në këtë marrëveshje. Qeveria nuk ka bërë asgjë më parë, për të përfshirë edhe Kosovën në këtë marrëveshje. Këto janë dy pika, që ne i kemi objektiv dhe do të bëjmë çmos që t’i realizojmë hap pas hapi, në bashkëpunim, sigurisht me partnerët e tjerë në këtë marrëveshje.

Do të doja edhe njëherë t’i riktheheshim edhe në një moment tjetër statusit. A mos ndoshta po konsiderohet si një justifikim shqiptar, çështja e Holandës? A është Holanda aq e fuqishme sa të bindë edhe dy vende të tjera tejet të rëndësishme në BE, për të mos akorduar statusin për Shqipërinë? Pyetja e dytë, keni vendosur një standard të ri që në fjalimin tuaj të fitores falënderuat dhe uruat njëkohësisht kundërshtarin tuaj politik. Jemi në prag festash. A keni një urim edhe për kundërshtarin tuaj? Ju faleminderit!

Kam një urim për opozitën në fakt, se kur themi për kundërshtarin duket si njëjës, edhe pse opozita sot është njëjës, nuk është shumës. Por, unë e kam për opozitën që të jetë shumës, mos të jetë njëjës. Le të jetë viti 2014, viti kur opozita do ringjallet, sepse mbas zgjedhjeve praktikisht opozita është si ilustrim i asaj shprehjes së famshme të Biblës, “të vdekurit që merren me të vdekurit”. Është një urim shumë i sinqertë, sepse realisht besoj nuk është në të mirën e vendit, por nuk është as në të mirën tonë si qeveri, që i gjithë parlamenti të ketë vetëm një program. Qoftë shumica, qoftë opozita të kenë vetëm një program, programin e qeverisë. I gjithë parlamenti të flasë vetëm për një program, për programin e qeverisë. I gjithë diskutimi të bëhet vetëm për një program, atë të qeverisë, dhe nga ana e opozitës të mos ketë alternativë, sepse s’ka program, s’ka ide alternative, por vetëm si të thuash, një monitorim të programit tonë. Ne, sigurisht, nuk jemi këtu për të rindërtuar opozitën, por urojmë megjithë zemër rindërtimin e opozitës, sepse kjo na bën dhe ne me të fortë.

Ndërkohë që, për sa i përket Holandës, do thoja unë, kjo është një çështje që nuk ka shumë vend për të debatuar, sepse është e qartë që vendet e përfshira së fundi nën ndikimin e atyre forcave, i kanë ato forca brenda vendit të tyre. Nuk është thjesht çështja e një partie në Holandë. Janë disa parti në Evropë, të cilat predikojnë fundin e Bashkimit Evropian, predikojnë daljen nga euro, predikojnë sovranitet mbi Bashkimin Evropian dhe kështu me radhë. Kështu që, ky është fakt, s’është një shpikje e jona.  

Ashtu sikundër, i keni parë dhe i keni dëgjuar vetë edhe çfarë thonë pastaj për Evropën, si klub ekskluziv kristian apo për ne, si një vend mysliman dhe për këtë i papranueshëm në Evropë. Këto janë shprehje të rrezikshme, të një rreziku që e kërcënon vetë Bashkimin Evropian. Sot për sot, është një rrezik që nuk ndikon drejtpërdrejt në fatet e Bashkimit Evropian, por kjo nuk është e thënë që të mos kthehet në një rrezik real që mund të sjellë transformime të atilla dhe të padëshirueshme, që ta vinin vetë Bashkimin Evropian në një pikëpyetje më të madhe. Kjo është një çështje më e madhe sesa ne, por është një çështje e njohur nga të gjithë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë me besim dhe bindje të plotë rrugën tonë të integrimit, sepse Shqipëria Evropiane, për ne, është amanet i të parëve tanë dhe nuk është një taktikë e kohës që jetojmë.

Duke qenë se ju folët për shumë çështje dhe shumë sektorë, pas 5 vjetësh, ju si e parashikoni pozicionin e Shqipërisë? Një vend të fortë në Ballkan dhe konkurrent në Evropë, apo një vend i varur nga Evropa dhe thjesht pjesëtar i Ballkanit?

Unë nuk jam as profet, as fallxhor, por mund t’ju them se koha që jetojmë është një kohë ndryshimesh shumë të shpejta dhe shpeshherë të pa parashikueshme as nga vetë ata që kanë reputacionin që i paraprijnë gjërave dhe që kanë detyrimin t’ju paraprijnë gjërave, që janë fuqi shumë më të mëdha sesa ç’është Shqipëria. Megjithatë, unë besoj që ne do të jemi në gjendje që në 4 vitet e ardhshme t’i japin Shqipërisë rolin që Shqipëria meriton, për aq sa është.  

Ne nuk kemi iluzione as për madhësinë, as për peshën e Shqipërisë mbi fatet e planetit. Por, ne jemi të vetëdijshëm se Shqipëria mund të luajë një rol tjetër nga ky që ka luajtur deri më sot. Dhe, atë rol tjetër do të luajë, një rol dinjitoz, një rol ambicioz dhe një rol frymëzues këtu në rajonin tonë.

Zoti Rama, ju folët sot edhe në emër të 1 milionë shqiptarëve që ju kanë dhënë votën. 1 milionëshi është një shifër që edhe përgjatë fushatës elektorale erdhi shqiptarëve në emër të 1 milionë të papunëve. Pra, folët edhe në emër të tyre. Me paketën e re fiskale, projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, adresuat edhe çështjet e tatimit të ndershëm dhe shpërndarjes së drejtë të të ardhurave, por ç‘pjesë të premtimit për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, pavarësisht se për 4-vjet, po realizoni me këtë buxhet dhe sa nga shpirtrat e 1 milion shqiptarëve të papunë do të mund të qetësoni me këtë projekt?

Sigurisht, që taksimi i ndershëm është njëra anë e medaljes, por në këtë anë të medaljes ka, sidoqoftë, një element shumë të rëndësishëm për punësimin, që është vetëpunësimi përmes biznesit të vogël. Duke lehtësuar 2-fish, 3-fish, sipas rastit, biznesin e vogël, ne krijojmë më shumë mundësi për vetëpunësim.

Nga ana tjetër, shlyerja e borxheve ndaj kompanive dhe zhbllokimi i ekonomisë është një parakusht për punësim.

Po ashtu paketa e re e masave që ne do të prezantojmë pranverën e ardhshme, për të cilën po punojmë, lidhur me investimet, do të jetë një tjetër instrument nxitës për punësimin. Investimet që do të bëhen dhe paraja që do të hyjë në qarkullim në ekonomi, që është në një masë që s’ka ndodhur kurrë më parë, 1.1 miliardë si stimul për ekonominë, do të ndikojë drejtpërdrejt në punësim.

Rritja e investimeve të huaja, për të cilën ne kemi një plan shumë të qartë, përsëri do të ndikojë drejtpërdrejtë në punësim.

Por, nga ana tjetër, sigurisht edhe formalizmi i ekonomisë do të sjellë rritje të natyrshme të punësimit, ashtu siç e kuptojmë ne. Sepse, debati që kemi bërë ka qenë çfarë quhet i punësuar dhe çfarë quhet i papunë sipas standardeve të Bashkimit Evropian, jo sipas standardeve të Afrikës, ku quhet i punësuar dhe një skllav që nuk figuron në asnjë letër.

Të gjithë këto, vitin e ardhshëm do të na japin me siguri një shtysë të re për punësimin. Por, do t’ju kërkoja që të mos bëjmë ndarjen mekanike që bënte opozita gjatë debatit për buxhetin dhe për paketën fiskale, ku çdo shifër e ndante në 4 -vjet dhe thoshte – ‘për vitin e parë duhet të bëni kaq’. Sepse nuk funksion kështu.

Viti tjetër do të jetë viti i rimëkëmbjes dhe i stimulimit të ekonomisë nga të gjitha anët, qoftë financiarisht, qoftë me masa të reja ligjore, qoftë me një marrëdhënie të re administrative mes shtetit dhe kompanive. Pastaj, trajektorja në rritje e ekonomisë do të sjellë, vit pas viti, edhe rritjen e dëshiruar të punësimit. Unë jam i bindur për këtë.

Kisha dy pyetje. E para ka të bëjë me çështjen e armëve kimike. Ishte një vendim i vështirë për qeverinë shqiptare, por që për hir të së vërtetës krijoi dy qëndrime: Njëri i atyre që protestuan dhe që u kënaqën nga ky vendim dhe tjetri i një pale tjetër, i opozitës, apo edhe i aleatit tuaj z. Ngjela apo të tjerë, të cilët thonë se ju me ketë vendim keni prishur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të doja një koment për këtë.

E dyta, u bënë më shumë se 100 ditë të qeverisjes tuaj. A keni një plan për përfshirjen në bashkëqeverisje edhe të aleatëve tuaj më besnikë, Partisë Social Demokrate dhe Partisë Demokracia Sociale?

Kam vënë re në fakt, me keqardhje, që edhe njerëz me zë publik i shohin marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si marrëdhënie me komshiun, që mund të prishen dhe mund të rregullohen për arsye të mosmbarëvajtjes një ditë ashensorit. Nuk janë kështu! Janë marrëdhënie solide dhe nuk kanë ndikueshmëri nga një ngjarje. Për më tepër pastaj, në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne jemi tërësisht të investuar si një vend që respekton dhe respektohet. Kështu që, asnjëherë ne nuk kemi ndjerë mungesë respekti ndaj nesh. Dhe ta trajtosh këtë çështje si një çështje nga ku u prishën marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të thotë të mos respektosh Shqipërinë si palë në këtë çështje. Nuk ka lidhje!

Aleatët tanë janë të përfshirë në bashkëqeverisje. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.

E para, ju keni thënë shpeshherë që zonjat dhe zotërinjtë që keni zgjedhur në ekipin qeverisës është skuadra më e mirë e mundshme që mund të kishit bërë. Mos ndoshta në këtë mënyrë, pa dashje, indirekt, keni dobësuar skuadrën e Gramoz Ruçit në Parlament?

E dyta, gjatë fushatës tuaj elektorale, përveç disa zotimeve kryesore, ka qenë një zë shumë i rëndësishëm që është dëgjuar shpesh, është fjala sport. 100 ditët e para po i quajmë ndoshta manovra, sepse ka vetëm dy ditë që keni edhe buxhetin, kur do të fillojë të artikulohet fjala sport nga qeveria “Rama”?


Faleminderit për krahasimin sportiv me skuadrën e prezumuar të Gramozit, por ju siguroj që edhe Gramozi edhe unë jemi në një skuadër. Kjo skuadër është edhe e Gramozit, siç është e imja, siç është e të gjithë atyre që e përbëjnë. Pa as më të voglin dyshim, sot pas 100 ditëve, unë jam më i bindur seç isha para 100 ditëve për zgjedhjen e bërë për çdo pjesëtar të kësaj skuadre. Kanë konfirmuar pritshmëritë dhe madje besoj që kanë thyer në vetëm në 100 ditë edhe atë mitin e mungesës së eksperiencës, duke provuar që mungesa e eksperiencës në vendin tonë është virtyt, krahasuar me eksperiencën që shpeshherë është ves.

Ndërkohë që, përsa i përket sportit, unë do të nënvizoja që ne kemi paraparë që tani, për vitin e ardhshëm shkollor, përfshirjen e mësuesve të Edukimit Fizik në të gjithë arsimin parauniveristar, që është edhe fillimi i projektit tonë për sportin. Sepse programi ynë për sportin, e kemi thënë qysh në krye të herës, është i bazuar tek sporti për të gjithë dhe te kthimi i Shqipërisë tek sporti.

E para, a është dosja “Imami”, guri i provës për Prokurorin e Përgjithshëm? A do të pasohet kjo dosje me dosje të tjera ish ministrash?

E dyta, përveç vetos holandeze, vetos gjermane, a rrezikojmë një veto çeke në 6-mujorin e parë, për shkak të çështjes së CEZ-it?


Së pari, më lejoni të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ta lehtësojmë pak barrën e parafytyrimit nga këto vetot. Ne na duhet Shqipëria Evropiane këtu. Ne nuk na pengon njeri ta ndërtojmë Shqipërinë Evropiane këtu. Në fund të fundit, integrimi evropian është rruga drejt ndërtimit të një vendi që jeton me standarde evropiane. Për këtë, ne nuk na pengon askush. Dhe, ne këtë duhet të bëjmë dhe këtë do të bëjmë. Pastaj, se çfarë ndodh jashtë nesh dhe pavarësisht nga ne, është diçka që duhet ta trajtojmë rast pas rasti dhe mos ta kthejmë në asnjë mënyrë, në asnjë formë paranoje apo frike.

Për sa i përket asaj që ju e quani dosja “Imami”, nuk ka lidhje me persona, ka lidhje me domosdoshmërinë për të bërë transparencë të plotë, siç e kemi premtuar, për gjithë keqqeverisjen. Në dijeninë time, është vetëm hallka e parë e një zinxhiri të gjatë bëmash të paligjshme në Ministrinë e Mbrojtjes, zinxhir që do të bëhet transparent dhe do të jepet në dispozicion të Prokurorisë. Ashtu sikundër, padyshim, do të jepen në dispozicion të Prokurorisë dhe hallka të tjera të zinxhirit të keqqeverisjes në të gjitha dikasteret ku keqqeverisja është e lënë pas, në formën e vendimeve abuzive, me sfond përfitimet e paligjshme.

Guri i provës, siç e quani ju, nuk mund të jetë një dosje apo një tjetër. Guri i provës është domosdoshmëria që Prokuroria e Përgjithshme, prokuroria në tërësi, të ndahet nga një traditë e lënies pas dore dhe e mos prekjes së gurëve të themelit të korrupsionit. Ky është problemi që besoj na ka shqetësuar në të shkuarën dhe që nuk duhet të na shqetësojë në të ardhmen, që goditja ndaj korrupsionit nga ana e Prokurorisë të mos mbetet vetëm te gurët mbi themelin, por të prekë edhe gurët e themelit.

Zoti Kryeministër, Presidenti i Republikës ka shprehur publikisht dëshirën pak ditë më parë, për një mandat të dytë në krye të shtetit. Nëse mandati aktual do të mbaronte sot dhe ju do të gjendeshit përpara një vendimi, do ta mbështesnit zotin Nishani në një mandat të dytë, apo e shikoni atë si një pengesë në realizimin e asaj reformës në drejtësi, për të cilën folët pak më parë. Nëse më lejoni një pyetje të dytë, nuk do ju pyes se kur do filloni ta bëni në këmbë rrugën nga zyra në shtëpi dhe anasjelltas, por meqë jemi në klimë festash, a do t’ju gjejë Viti i Ri në shtëpinë e re?

Për të më shoqëruar në rrugën time në këmbë për në Kryeministri, apo për në shtëpi, duhet të zgjohesh herët dhe duhet të flesh shumë vonë. Që nuk zgjohesh herët kjo duket, që fle vonë edhe kjo duket, por ke punë më të mira për të bërë në atë orë sesa të vish me mua. Kështu që, s’po ta kërkoj këtë gjë. Ndërkohë që Vitin e Ri kam shumë dëshirë ta festoj në shtëpinë e vjetër, jo vetëm se shtëpinë e re nuk e kam gati, por sepse i takon shtëpisë së vjetër gëzimi i këtij viti.

Kurse, për sa i përket dëshirës së Presidentit për një mandat të dytë, unë nuk mundem veçse ta përshëndes Presidentin, t’i uroj Gëzuar Vitin e Ri dhe t’i uroj me gjithë zemër që dëshira për një mandat të dytë të përkthehet në vetëdije dhe në nevojë që ta nderojë mandatin e parë.

Zoti Kryeministër, ju keni bërë disa vizita në zonën e Ballkanit. Tani, me Vitin e Ri, parashikohen etapa të tjera të turneut tuaj në këtë zonë, e këtu kam parasysh Malin e Zi apo dhe Serbinë. Kjo e fundit do të ndodhë para takimit të përbashkët të qeverive shqiptare dhe kosovare?

Ne do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në rajon. Malin e Zi sapo e vizituam, nuk kemi plan ta vizitojmë prapë shumë shpejt. Por, është e sigurt që me Qeverinë e Malit të Zi kemi hapur një faqe të re bashkëpunimi. Po bashkëpunojmë për disa projekte konkrete dhe shumë të rëndësishme, me interes të përbashkët. Padyshim që, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm unë do të vizitoj edhe Beogradin. Mbetet për t’u caktuar data e vizitës.

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk varet fare nga axhenda e vizitave të tjera të miat, apo të Ministrit të Jashtëm, apo të Ministres të Integrimit, apo të ministrave të tjerë në rajon, sepse është një mbledhje për bashkëqeverisjen strategjike mes dy shteteve shqiptare në Ballkan, që është një domosdoshmëri, pavarësisht nga gjithë sfondi dhe jam i bindur që do ndikojë pozitivisht mbi gjithë rajonin.

Ashtu sikundër, ne jemi shumë të interesuar që modelin e iniciuar me Qeverinë e Kosovës të mos e lëmë si model ekskluziv, por ta bëjmë edhe me qeveri të tjera, edhe pse temat sigurisht janë të ndryshme dhe themeli i punës së përbashkët është i ndryshëm.

Ju folët për problematikën e krijuar me Bashkimin Evropian, ose me vende të cilat kundërshtuan dhënien e statusit. Por, me sa kam unë dijeni, me sa jam i informuar dhe sa kam lexuar, nuk gjej problematikën e islamizmit për Shqipërinë.  E dyta, do të desha nga ju të më identifikonit konkretisht, në përbërjen e qeverive të vendeve të cilat kundërshtuan apo kërkuan më shumë kohë për të vlerësuar Shqipërinë, cilat janë forcat ekstremiste? Sepse mund të marrim rastin e Gjermanisë, në ditën që u refuzua nga ana e qeverisë gjermane, kishim qeverinë e re gjermane, e cila u miratua në Budenstag dhe ishte një koalicion i gjerë dhe postin e ministrit të Jashtëm e ka marrë tashmë Partia Socialdemokrate gjermane. Unë nuk besoj se kemi forca të tilla ekstremiste në vendet anëtare. E dyta, jeni informuar që në fund të majit zhvillohen zgjedhjet për Komisionin e ri Evropian dhe nga Komisioni i ri Evropian do të zgjidhet edhe Komisioneri i ri për Zgjerimin. Është kohë e mjaftueshme për Qeverinë tuaj që të bindë në kaq pak kohë këtë format të ri që do të drejtojë Evropën e Bashkuar, deri në qershor dhe mos do kërkoni më shumë kohë, deri në dhjetor, që të realizoni pikërisht ato që ju nuk i përmendët, kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian?

Tani, miku im, unë asnjëherë nuk e kam thënë, përkundrazi, kam nënvizuar të kundërtën disa herë që, as qeveritë dhe as institucionet e Bashkimit Evropian nuk kanë pasur dhe nuk kanë, lavdi Zotit akoma, në Evropën ku jetojmë, elementë të politikës ekstremiste. E kam thënë këtë gjë. Por, kjo nuk do të thotë që qeveritë e disa vendeve nuk ndikohen nga politika e ekstremistëve që, fatkeqësisht, rriten nëpër sondazhe në disa nga vendet e Bashkimit Evropian, në prag të zgjedhjeve që juve i përmendët me shumë kompetencë, që do të paraprijnë edhe ndërtimin e komisionit të ri të Bashkimit Evropian. Ky është fakt.

Sigurisht që, nga ana tjetër, nuk ka kushte të reja për Shqipërinë. Edhe ky është një fakt, që buron nga leximi shumë i vëmendshëm i dokumentit të Këshillit. Një kopje në shqip ne mund t’ia vëmë në dispozicion edhe Televizionit Planet.

Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve të reja në Bashkimin Evropian, këtë do ta shikojmë dhe do të shikojmë edhe sa influencë do të kenë këto forca.

Por, për sa na takon ne, Shqipëria duhet ta merrte statusin e kandidatit. Shqipëria nuk e mori statusin e kandidatit, e kam thënë dhe e përsëris, jo thjesht sepse ndërhynë këto forca, por sepse krahas me ndërhyrjen e këtyre forcave, që në momentin e fundit përmbysi një punë të ngritur dhe që po shkonte drejt një finalizimi pozitiv, ne kemi hasur qysh në fillim, qysh në kontaktet e para, ngurrimin, pavarësisht nga këto forca, të disa prej vendeve anëtare lidhur me trashëgiminë dhe me zhgënjimet e njëpasnjëshme nga Shqipëria më parë, që tjetër ka thënë dhe tjetër ka bërë, tjetër ka ligjëruar dhe tjetër ka zbatuar. E, na është thënë që mos e mendoni dhjetorin, mendoni për qershorin, sepse është shumë herët për të marrë një vendim, përveçse në rastin kur ju do bëni ndonjë mrekulli.

Ne nuk besoj se bëmë ndonjë mrekulli, por ne bëmë mjaftueshmërisht që, po këto vende, të fillonin të lëkundeshin dhe të shpreheshin me nota shumë pozitive, duke na thënë se po e konsideronin “Po-në” për Shqipërinë. Kjo është e vërteta e gjithë kontakteve tona, kontakteve të mia, kontakteve të ministrit, të ministres, të Kryetarit të Kuvendit, e me radhë. E, ndërhyrja e paprecedentë, në fakt, e opozitës në Holandë, për të kërkuar një debat parlamentar, që nuk ka ndodhur kurrë më parë në prag të një mbledhjeje dhe për të vënë veton, duke i kërkuar Ministrit të Jashtëm të mos guxojë të vendosë ndryshe, sigurisht që theu një ngrehinë që ishte realisht e brishtë.

Kjo është e vërteta. Tani, ne mund ta interpretojmë si të duam, por unë vetëm një gjë kam; që ne mund të ndahemi sa të doni, - dhe nuk e kam me ju, e kam midis nesh dhe opozitës, - mund të ndahemi sa të doni në leximin e mesazheve të Bashkimit Evropian dhe në leximin e një “Jo-je” apo një ‘Po-je” të Bashkimit Evropian.

Por ju lutem shumë, të mos ndahemi në një gjë;

Që kur na trajtojnë si një vend mysliman që nuk ka vend në Bashkimin Evropian, kushdo qofshin, të marrin përgjigjen e duhur dhe njëzëri se ne jemi të gjithë myslimanë dhe jemi të gjithë të krishterë dhe jemi krenarë që jetojmë së bashku dhe askush nuk mund të na tregojë me gisht sikur kemi ndonjë të metë, se këtu në Shqipëri kemi një popullsi myslimane.

Përkundrazi, ne mund të tregojmë shumë mirë veten me krenari që jemi një vend i tolerancës dhe i bashkëjetesës dhe jemi një model për t’u marrë shembull edhe nga të tjerët dhe jemi një vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian dhe nuk mund të jemi një problem për Bashkimin Evropian.

Këtë ju lutem ta bëjmë të gjithë bashkë dhe të mos lejojmë gjithë farë gagarelësh, që çohen, - le të jenë çfarë të duan ata dhe le ta kenë si të duan pasaportën- , të çohen e të na tregojnë ne me gisht sikur të ishim një popull inferior, për shkak të një superioriteti moral që nuk e kemi krijuar ne, por na e kanë lënë të parët tanë, të respektit të ndërsjellë mes besimeve, të të jetuarit në një komunitet ku nuk kemi asnjë problem as të dashurohemi, as të martohemi, as të bëjmë fëmijë me njëri – tjetrin, përtej kufijve të besimeve. Ta ruajmë këtë pasuri kështu siç e kemi dhe të jemi krenarë për këtë pasuri. Këtë do kërkoja ta bënim të gjithë bashkë se këtu nuk kemi pse të ndahemi.

Dua ta mbyll me një falënderim shumë të sinqertë për të gjithë mediat, pa përjashtim, që nga Top Channel te KLAN, që nga TOP News te News 24, që nga Vizion Plus te Ora News, që nga Ora News te ABC. Një urim për të gjithë, që nga gazeta Dita te gazeta Shekulli, te gazeta Panorama që e radhita unë të tretën, por më duket se është e para, - kështu thonë por nuk i dihet- , te gazeta Shqiptare, te Shqiptarja.com, tek të gjitha produktet mediatike. E, nuk ju mbetet hatri të gjithë ju gazetarëve në qoftë se do ta mbyll edhe këtë urim për të gjithë ju, me një urim gëzuar për të gjithë gazetarët pa titull të rrjeteve sociale, atyre që shkruajnë e shkruajnë e shkruajnë, pa pretenduar që janë gazetarë, por mes të cilëve, me siguri që do lindin edhe gazetarët e gjeneratës tjetër.

Urime! Gëzuar! Paçi shëndet!

Zoti dhe qeveria ju dhënçin kurajo që të luftoni sa më shumë me qeverinë.

Faleminderit!

/Shekulli Online/ E.L./

Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit από fstafa


Kryeministri Rama në konferencën e fundvitit... από fstafa


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Rama: Myslimanizmi i shqiptarëve, faktor në refuzimin e statusit

Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi