Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Basha: Të shpëtojmë shtetin

prej Sat 15 Feb 2014 - 13:48
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me strukturat e partisë në qytetin e Kavajës, ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit, për të ndaluar, sipas tij, shkallminin e shtetit ligjor që ka ndërmarrë qeveria.

“Të mblidhemi për të treguar forcën e opozitës dhe të popullit që nuk pranon të qeveriset pa ligje demokratike dhe për ta detyruar qeverinë të rikthehet në binarët e ligjit ose të ikë”, tha Basha.

Kreu i demokratëve akuzoi maxhorancën se me vendimet e saj ka prishur konsesusin politik, duke iu referuar ligjit për nëpunësin civil.

Në lidhje me këtë të fundit nga zyrat e Partisë Demokratike reagoi deputeti Oerd Bylykbashi. Në një konferencë për mediat, Bylykbashi tha se projektligji për nëpunësin civil i ndryshuar nga qeveria është në shkelje të Kushtetutës.

“Ky projektligj është antireformë. Ai shkon kundër kërkesës së Komisionit Europian që reforma e miratuar në maj 2013 të zbatohet me shpejtësi. Atë që nuk guxoi ta bëjë në shtator, po e bën tani. Projektligji është antireformë jo vetëm sepse kërkon të shtyjë përsëri hyrjen në fuqi të ligjit, siç bënë me aktin normativ antikushtetues, por prish standardet e ligjit të hartuar me ekspertizë dhe asistencë të BE-së dhe të miratuar me konsensus më 30 maj 2013. Qëllimi i vetëm është që të kenë dorë të lirë në militantizimin e saj.Ky projektligj është antikushtetues dhe antiligj. Ai cënon të drejtat e fituara tashmë edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të drejtat e mijëra nëpunësve të larguar dhe të mijëra të tjerëve që presin me ankth të largohen”, deklaroi Bylykbashi.

Zoti Bylykbashi tha se opozita nuk do të tërhiqet në betejën me këtë Kryeministër antiligj. “Ne jemi të sigurt se do të fitojmë sepse po luftojmë për parimet e shtetit të së drejtës”, vlerësoi ai.

/ Top Channel


avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Basha: Të shpëtojmë shtetin

prej Sat 15 Feb 2014 - 13:49
Sa qesharake qe jane keta!!!

Po pse mo 20 vjet ndaj e shkaterruat, qe ta shpetoni tani?!


avatar
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Basha: Të shpëtojmë shtetin

prej Sat 15 Feb 2014 - 15:06
Poshtersit e lul bashes skane kufi..
Nje fund si sali berisha di kete edhe lul basha.
Sponsored content

default Re: Basha: Të shpëtojmë shtetin

Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi