Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Deputetet shqiptare, të padukshme në Parlament Empty Deputetet shqiptare, të padukshme në Parlament

Fri 11 Apr 2014 - 22:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Disa nga deputetet gjatë mandatave kanë qenë aq shumë të padukshme saqë ata nuk posedojnë as biografi në ueb faqen zyrtare të Parlamentit të Maqedonisë
Deputetet shqiptare, të padukshme në Parlament BFCC9A4060982255B31F9569F216FCB6
Parlamenti i Maqedonisë u shpërbë më 5 mars dukë lënë mundësinë që gjatë mandatit të ardhshëm, partitë politike, kryesisht shqiptare të mendojnë për një përfaqësim më të gjerë të femrës shqiptare. Zëri dhe aftësia e femrës shqiptare nuk u dëgjua në parlament dhe u keqpërdor nga liderët për qëllimet e politikave partiake dhe ditore.
Sipas statistikave, pozita politike e femrës shqiptare në Maqedoni, është për tu lakmuar në krahasim me shumë shtete tjera që janë në tranzicion të demokracisë. Partia Demokratike Shqiptare ishte partia e parë që ia besoi postin e ministres së Arsimit znj. Mirije Rushani në vitin 1998. E njëjta parti, për herë të parë në historinë e Maqedonisë në vitin 2009 nxori kandidaten e parë femër shqiptare për president të vendit znj. Mirushe Hoxha. Disa vite më vonë, Teuta Arifi u emërua ministre e Integrimeve ndërsa tani ajo ban postin si kryetare e parë femër e një komune në vend nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndërsa në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për herë të parë femrat shqiptare filluan të mbajnë postet e deputeteve në vitin 2002. Prej vitit 2002 deri në vitin 2014, gjithsej 27 femra shqiptare kanë qenë përfaqësuese të popullit në parlament nga parti të ndryshme shqiptare.

Kuantiteti “mbulon” kualitetin

Problemi madhor qëndron tek fakti se femrat në politikë nuk janë zë i vetvetes, por ndodhen nëpër pozita “udhëheqëse” falë lidhjeve të ndryshme që i krijojnë me partitë politike.
Analisti Robert Nesimi vlerëson që arsyeja pse në dekadën e fundit është shtuar dukshëm numri i femrave shqiptare në jetën politike është për shkak të ligjit që një e treta e deputeteve duhet të jetë femër. “Mendoj që përfaqësimi i femrave në parlament është vetëm kuantitativ dhe jo kualitativ. Me disa përjashtime, femrat shqiptare në politikë janë të panjohura edhe pse mbajnë poste të rëndësishme. Nuk mund të thuhet se kanë ndonjë rol të rëndësishëm në krijimin e politikave shtetërore apo ato të partive të tyre”, mendon Nesimi.
Ndërsa Afërdita Haxhijaja Imeri, eksperte për përfshirje sociale, këtë çështje e karakterizon si “dhuratë” që rezervohet nga partitë politike të cilat në esencë nuk i promovojnë vlerat e vërteta demokratike.
“Strukturat partiake janë të mbyllura, të përfaqësuara në mënyrë dominante nga meshkujt , ku fjalën e parë dhe të fundit e ka lideri i partisë. Ndërsa femrat janë të margjinalizuara sa i përket përfaqësimit në numër. Procesi i vendimmarrjes në partitë politike shpeshherë nuk është transparent, pasi që gati çdoherë kanë përparësi kandidatët të cilët janë lojal ndaj lidershipit”, sqaron Imeri.

Politikanet shqiptare të padukshme në parlament

Duhet të cekim se ka pasur ka femra shqiptare, anëtare të parlamentit, të cilat ishin dhe janë aktive edhe sot. Këtu do të veçoja Teuta Arifin, Flora Kadriu, Erimra Mehmeti dhe Mirushe Hoxha.
”Aktiviteti i tyre i atribuohet fuqisë së tyre si individë, e nuk është normë për të cilën insistohet dhe duhet të plotësohet nga secila anëtare e parlamentit”, nënvizon Imeri. Por këtë lëvizje analisti Nesimi e vlerëson si pasojë e ligjit që funksionon në Maqedoni, ku femrat kanë një të tretën e vendeve në Kuvend të garantuar.
”Ato zakonisht zgjidhen si rezultat i kompromiseve në mes klaneve të ndryshme brenda partive politike”.
Përkundër kësaj, ky mekanizëm nuk ekziston në vende si Britania e Madhe apo SHBA, ku femrat si Margaret Thacer apo Nensi Pelosi kanë arritur poste të larta, vetëm e vetëm sepse atje u është dashur të luftojnë vetë dhe me kualitet për të ngjitur drejt shkallëve të pushtetit. Sipas vlerësimeve të shtypit nuk është ngritur ndonjë iniciativë ligjore që do të mundësonte përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të femrave shqiptare në Maqedoni. Disa nga deputetet gjatë mandatave kanë qenë aq shumë të padukshme saqë ata nuk posedojnë as biografi në ueb faqen zyrtare të Parlamentit të Maqedonisë.
Më i theksuar ky problem ka qenë gjatë dy mandateve të fundit në Kuvend. Sipas hulumtimeve, femrat politikane që mbajnë poste partiake si psh: forumet e grave nuk janë aktive gjatë tërë procesit politikë, por aktivizimi formal vërehet vetëm kur afrohen zgjedhjet qofshin lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Partitë politike keqpërdorin statusin e femrës në shoqëri

Por angazhimin e mirëfilltë të femrave në politikë, analistët këtë situatë e krahasojnë me situatën e përgjithshme në Maqedoni të politikëbërjes.
Për këtë zhvillim, ekspertja për përfshirje Afërdita Haxhiaja Imeri thotë:”Fatkeqësisht Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk e pranon listën e kandidatëve po që se ajo nuk përmban 30% të kandidatëve nga gjinia tjetër. Partitë politike shqiptare nuk kanë në ‘dispozicion’ femra aktive në politikë. Andaj është e mundur që i njëjti trend zgjedhor të ndodh dhe gjatë zgjedhjeve aktuale “.
Në këtë mënyrë femrat shqiptare në Maqedoni paraqiten si kategori e dytë nga vetë partitë politike dhe nga shoqëria në përgjithësi. Është e pamundur femrat t’i mbrojnë interesat shoqërore në rast se statusi i tyre nuk do të është i kënaqshëm dhe i prezantuar më qartë. Megjithatë Maqedonia në muajin prill do të përballet me zgjedhje të dyfishta, ato presidenciale dhe parlamentare, ku këto të fundit priten të luajnë një rol të rëndësishëm për të nxjerrë në skenë deputetë të rinj nga të gjithë grup moshat dhe gjinitë. / Inbox7 - Portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi