Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kryeministri Rama acarohet me përkthyesen

prej Sat 10 May 2014 - 15:04
Kryeministri Edi Rama është acaruar sot, në aktivitetin e Ditës së Europës, me përkthyesen e delegacionit të ambasadorëve të huaj.

Në momentin që kryeministri Rama po mbante fjalën e tij në aktivitet, si duket përkthyesja nuk e ka përkthyer si duhet fjalimin e Ramës tek ambasadorët, dhe kjo gjë është vënë re nga vetë kryeministri.

Rama i ka hedhur një vështrim të çuditshëm përkthyeses, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij mbi punën e përkthyeses. Kryeministri ndërpreu fjalimin për pak sekonda, dhe foli në anglisht duke thënë: “Jam shumë i pakënaqur me përkthimin, më falni por nuk mund ta fsheh dot”.

Pasi ka mbaruar fjalën e tij, teksa ulej pranë ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, ka mërmëritur “obobo”, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tij ndaj përkthyeses.

/Shekulli Online/ E.B./

Rama irritohet me përkthyesen από ReCorp


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi