Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Sherret më të rënda në parlamentin shqiptar

prej Wed 28 May 2014 - 17:47

Përveç rastit që politikanët tanë janë unikë në botë në mosgjetjen e konsensusit ata shquhen dhe për një fakt tjetër që ka të bëjë me përdorimin e forcës fizike. Vitet e fundit, janë të shumta rastet kur të zgjedhurit e popullit në Kuvend kanë treguar muskujt ndaj njëri-tjetrit. Duke u dhënë në këtë mënyrë qytetarëve që i kanë zgjedhur për ti përfaqësuar ndeshje spektakolare boksi. Ndeshje që i kanë zili edhe boksierët që ndeshen në parketin e ringut të “Asllan Rusit”. Rasti i djeshëm i grushteve mes deputetëve Armando Prenga dhe Gent Strazimirit, është i fundit në listën e gjatë të konfrontimeve fizike të parlamentarëve shqiptar.

Dhjetor 2005 Ndoka-Çela

Grushte nuk shkëmbehen vetëm mes kundërshtarëve politikë, por dhe aleatëve, sidomos kur bëhet fjalë për paratë e partisë. Gjatë një seance në Parlament, kur sapo Qeveria u kish hequr partive të vogla financimet për fushatën elektorale, deputeti Nard Ndoka dhe hartuesi i ligjit të financimeve, deputeti i PD-së Blerim Çela janë përshirë në një sherr mes tyre. Deputetët nuk arritën të qëlloheshin por vetëm matën forcat në një stil mundjeje klasike.

Shkurt 2006, Babasi-Balla

Padyshim që të rinjve u zien gjaku në vena dhe fakti që janë deputetë nuk i ndalon të tregojnë shpirtin sportiv. Sigurisht që fyerjet i përdorin në një zhargon më modern, por grushtet ngelen gjithmonë njëlloj. Deputeti i PD-së, Ndriçim Babasi, i kapur mat teksa votonte me dy karta në Parlament, ka menduar të dalë nga situata duke qëlluar mbi atë që thërriste “kapeni mashtruesin”.

Shkurt 2006, Blushi-Rusmali

Mbahen si dy më intelektualët e forcave politike dhe i kanë çuditur të gjithë. Por ja që edhe Ben Blushi dhe Ilir Ruslajli nuk iu kanë mbajtur nervat. Pasi janë sharë mirë e mirë me fjalë, ia kanë nisur betejës me të shtyra dhe me grushtet. Madje Blushi ka menduar të vërë në përdorim dhe këmbët, për ta rrëzuar kundërshtarin. Natyrisht askush nuk ishte fitues dhe askush humbës, por që të dy lanë një shije të keqe për natyrën dhe formatin që kanë.

Shkurt 2006, Sterkaj-Hoxha

Ushtarakët sigurisht që janë më të përgatitur fizikisht sesa deputetët e tjerë intelektualë. Ish-oficeri, komandanti i grupit të gatshëm, tani deputet i PS-së Paulin Sterkaj, ka treguar se fare mirë mund të bënte pjesë në ringun profesionist të kombëtares, pas një dyluftimi të denjë me ish-oficerin Fatos Hoxha.

Shkurt 2006, Klosi-Gjana

Kabineti i Qeverisë nuk ka pasur ministra simpatikë, siç thoshte vetë Berisha, por edhe shumë energjikë. Këtë e ka vërtetuar Ministri i Bujqësisë në atë kohë, Jemin Gjana, i cili nuk hezitoi t’i maste forcat dhe me rioshin e PS-së, Blendi Klosi. Ky i fundit u ndje i shqetësuar nga Gjana, teksa po “kujdesej”, për sistemin elektronik të aparaturave të Kuvendit. Në fund sherri u la përgjysmë, pasi Klosi i kushtoi më shumë vëmendje elektronikës.

Shkurt 2006, Sherr masiv

Një ndër debatet më të ndezura që përfundoi në dhunë fizike mes deputetëve, u bë gjatë muajit shkurt 2006, në lidhje me tabelën elektronike që tregon prezencën dhe votimet. Opozita pretendonte se tabela elektronike ishte tejet e amortizuar dhe kishte nevojë për restaurim, pasi nuk i tregonte se si kanë votuar deputetët. Ky debat e mbajti të mbërthyer Parlamentin për një muaj dhe degradoi në sharje dhe grushte mes deputetëve.

Korrik 2006, Meta-Legisi kundër Topallit

Një sherr që ka hyrë në historinë në Parlamentit shqiptar është ai i LSI-së për anëtarin e KQZ-së. PD nuk pranoi t’i jepte anëtarin e KQZ-së, LSI-së, çka solli një veprim të ashpër të ish-kryeministrit që iu drejtua me fjalë ofenduese kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Por duke mos u ndalur me kaq, kreu i LSI-së tentoi t’i afrohej kërcënueshëm Topallit, por u ndalua nga forcat e Gardës së Republikës. Ndërsa deputeti i LSI-së, Ndre Legisi, u ngjit në podiumin ku qëndrojnë ministrat duke thyer karrige dhe tavolina. Më pas e tërë opozita u irritua, çka solli një sherr masiv që e detyroi mazhorancën të largohej nga salla.

Tetor 2006, sherr mes Hysës dhe Rusmalit

Kane qenë replikat e ashpra mes deputetit të opozitës Ndriçim Hysa (në arë kohë deputet i qytetit të Elbasanit) dhe mes zv/kryeministrit Ilir Rusmajli, që ka ndezur sherrin në sallën e Kuvendit. Pasi ka marrë fjalën e tij, deputeti Hysa ka kërkuar që kryeministri i vendit të hetohet dhe ka thënë se e bija e tij, veç të tjerash është edhe pronare e dy vilave ne Gjirin e Lalzit, (zonë e Durrësit). Ai me tej ka renditur një serë arsyesh që sipas tij përbëjnë domosdoshmëri për hetimin e kryeministrit. Por menjëherë pas tij, ka marrë fjalën zëvendësministri Rusmajli, duke thënë se në Elbasan, thuhet se deputeti i Partisë Socialiste është me aftësi të kufizuar dhe se sipas fjalëve, këtij deputeti i duhet hequr mandati. Kaq është dashur për të ndezur sherrin në Kuvend. Deputetët e Partisë Socialiste janë afruar pranë foltores, aty ku ndodhej edhe zëvendëskryeministri. Me pas seanca është ndërprerë.

Korrik 2007, sherr Balla-Berisha

Sherri më i bujshëm që ka mbet në memorien e shqiptarëve vitet e fundit është ai mes deputetit Taulant Balla dhe kryeministrit Berisha në seancë plenare. Deklarata e deputetit Balla në Kuvend, se vajza e kryeministrit dëshiron të bëhet ministre, ka bërë që kryeministri Berisha të lëshojë një lumë sharjesh në adresë të familjarëve të deputetit Balla, në ndërprerjen e seancës. “Deklarata e vajzës së Godos se kërkon të bëhet ministre i ka futur sherrin ne shtëpi kryeministrit Berisha, pasi dhe vajza e tij ka kërkuar të bëhet ministre”, tha Balla. Ka mjaftuar kaq që kryeministri Berisha të nxehet dhe të fyejë deputetin Balla, i cili i është përgjigjur po me fyerje. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nuk ka arritur të vërë nën kontroll situatën, ndaj ka ndërprerë seancën.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=620mGpwAlNA

Shtator 2007, Tom Doshi vs Leonard Solis

Tom Doshi në atë kohë deputet i demokristianëve ka goditur me grushte në kafenë e Kuvendit deputetin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Leonard Solis. Sherri lindi pas një shkrimi kritik për PDK të Solisit në një të përditshme.



Mars 2009, sherri Bizhga-Strazimiri

Sherri i vetëm në Kuvend në vitin 2009 ka ndodhur në seancën e vetme që opozita ka marrë pjesë në Kuvend për vitin 2009. Në datën 19 mars kur po diskutohej nisma e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, gjatë kohës që po fliste deputeti Igli Cara, kërkon fjalën për replikë Gazmir Bizhga i PS. Në këtë kohë ndërhyn Gent Strazimiri, i cili me fyerje kërkon që Bizhga të mos merrte fjalën. Në këto momente Bizhga niset drejt Strazimirit duke përdorur forcën fizike. Sherri u ndalua nga punonjësit e Gardës të cilët ishin të shumtë të numër.

Maj 2010, “Duel” mes Nokës e Gjonit dhe Doshit me Strazimirin

Shpërthen përplasja fizike ditën e parë të rikthimit të opozitës në Kuvend pas darkës së Strasburgut mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama.

Dy incidente ndodhën me 25 maj 2010, një ditë pas darkës së Strasburgut mes Berishës dhe Ramës. Incidentet kanë pasur për protagonistë dy “duele” deputetësh: i pari mes Flamur Nokës nga ana e PD-së dhe Ilir Gjonit nga PS, por që ka mbetur në tentativë. Ndërsa i dyti ka ndodhur në seancën plenare ku ka pasur një përplasje fizike mes deputetit Gent Strazimiri të Partisë Demokratike dhe Tom Doshit të Partisë Socialiste. Gjithçka nisi kur deputeti i PD-së, Genti Strazimiri, tha në fjalën e tij se “deputetët e PS-së i kishin çuar sms familjes, pasi kishin hyrë në grevë”. Pas kësaj fjale disa deputetë të PS-së reaguan, por Strazimiri e përsëriti. Në këtë çast deputeti Tom Doshi është ngritur nga vendi i tij duke shkuar drejt foltores, ku i ka kërkuar Strazimirit të mos përmendë familjarët. Në këtë çast situata është acaruar shumë, Doshi tentoi ta godiste deputetin Strazimiri, por ky i fundit u shpëtoi grushteve pasi u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=E_lYUD0JEps

Korrik, 2010, Kadeli-Braçe vs Paloka-Maliqi

Një rasti klasik boksi ndodhi më 26 korrik të 2010. Për shkak se pati shkëmbim grushtash spektakolar, ku morën pjesë deputetë dhe gardistë. Gjithçka nisi kur Erion Braçe u nis drejt faltore së Kuvendit duke mbajtur një shishe uji në dorë. Me t’u afruar afër vendit të kryeparlamentares Topalli, Braçe u rrethua menjëherë nga gardistët. Në atë moment Braçe qëllohet me grusht nga Lefter Maliqi. në ndihmë të Braçes ka ardhur deputeti socialist Gjovalin Kadeli që ka tentuar të godasë Maliqin, por Kadeli është shtyrë nga Edi Paloka. Në këtë mënyrë në pamundësi për t’i qëlluar atij, grushtat e Kadelit kanë vajtur pa dashje në drejtim të një efektivi të Gardës. Më pas u mblodhën të gjithë deputetët e të dy kaheve politikë duke sharë e qëlluar, por garda ka mundur ta shuajë sherrin e deputetëve “gjaknxehtë”.

Mars 2011, Prenga godet Palokën

Gjithçka nisi kur deputeti socialist Paulin Sterkaj i ka hequr mikrofonin deputetit demokrat Edi Paloka. Deputeti i selisë rozë, Armando Prenga erdhi nga mesi i sallës dhe ka goditi me grusht Edi Palokën. E gjithë situata erdhi ndërsa deputeti demokrat po mbante fjalim, dhe opozita vazhdonte zhurmën e vet për marrjen e parregullt të fjalës. Ndërsa ka nisur fjalën e tij, deputeti Paloka duke përmendur demonstratën e 21 janarit dhe duke akuzuar socialistët për skenar të dhunshëm, ka reaguar ashpër deputeti Sterkaj. Për t’i ardhur në ndihmë Sterkajt ka menduar Prenga duke përdorur edhe grushtet kundër Palokës.

Janar 2014, Pjerin Ndreu vs Flamur Noka

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e datës 29 janar së këtij viti degradoi në përplasje dhe sharje mes deputetëve Pjerin Ndreu dhe Flamur Noka. Gjatë raportimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Kuvend, demokrati Noka e ka quajtur si karagjoz ministrin e Brendshëm, pasi sipas Nokës ai po qeshte para deputetëve. Noka gjatë kohës që po debatonte me ministrin Tahiri iu kthye deputetit Ndreu duke thënë: “Po ik o qërohu se s’merrem me plehra unë, po flas me ministrin”. Ndërsa socialisti iu drejtua ish- ministrit Noka: Mbaj gojën kur flet me mua…more vesh, *****. Hë, ça bën si garip ti? O k**vë, o *****”. Dy deputetët për t’i dhënë fund betejës synuan të shkëmbenin dhe grushte, por falë gardës nuk mundën. /Tirana Observer/


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Sherret më të rënda në parlamentin shqiptar

prej Wed 28 May 2014 - 17:57
Përleshje fizike mes deputetëve, grushte mes Gent Strazimirit e Armando Prengës
Deputetët, Gent Strazimiri dhe Armando Penga janë përfshirë në një përleshjeve fizike në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Gjithçka ka nisur në Komisionin e Ligjeve, kur deputeti Strazimiri ironizoi kontrollin që deputetët socialistë po kryejnë në Shërbimin Informativ Shtetëror.

LEXO - Strazimiri: Isha i përgatitur për sulmin

LEXO - Prenga: Ndërhyra pas ofendimeve, për akuzat përballemi në gjykatë

Kjo ka ngjallur debat, ndërsa jashtë ambienteve të Komisionit të Ligjeve, Qefalia i ka kërkuar Strazimirit të mos e përmend më emrin e tij. Vetë deputetët Piro Lutaj dhe Xhemal Qefalia nuk kanë qenë të pranishëm në momentin që deputeti Strazimiri ka ironizuar duke përdorur emrin e tyre.

Mes deputetëve që kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin ka qenë edhe deputeti socialist Armando Prenga i cili është përfshirë në konflikt fizik me Strazimirin.

Madje sipas raportimeve të “A1 REPORT, Prenga ka hequr dhe rripin e pantallonave, por agravimi i situatës është ndaluar nga deputetët e tjerë të cilët kanë dalë të gjithë në koridorin e komisioneve parlamentare. Nga pamjet shihet dhe xhaketa e shqepur e deputetit socialist Prenga.

Kronologjia e ngjarjes

Ndërsa në Komisionin e Ligjeve raportonte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, për 3 pr/ ligje për Forcat e Armatosura, jashtë sallës së Komisionit të Ligjeve dy deputetë, Strazimiri i Partisë Demokratike dhe Qefalia i Partisë Socialiste janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin në derën e tualetit të kryesisë së Kuvendit.

Shkak për këtë përplasje fizike është bërë ironia e deputetit demokrat Gent Srazimiri teksa më herët raportonte ministri i Drejtësisë Nasip Naço për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në seancë të thirrur nga deputeti Armando Subashi.

Strazimiri duke iu drejtuar me pyetje ironike ministrit Naço, ka përmendur ndër të tjera edhe ermin e deputetit Qefalia.

Gent Strazimi: Zakonisht në të tilla raste, kur komisioni i Ligjeve ngarkon Armandon të thërrasë dikë për punë problematike, historia konkludon që caktohet Xhemali me Pirron të venë të bëjnë një inspektim atje , pastaj bëhet një peticion nga masat që të shkarkohet, dhe është shkarkuar, rasti i Zana Xhukës. E shikoni si zgjidhje këtë që të shkojë në KLD Xhemali me Pirron të bëjnë një inspektim pastaj të vijë një flet rrufe nga populli dhe të shkarkohet KLD-ja. është kjo një nga mundësit apo jo?!

Fatmir Xhafa: Bëni pyetje më serioze zoti Strazimiri.

Gent Strazimiri: Pyetja është kjo... serioz nuk jeni ju. Përpjekje për të vendosur nëseriozitet këtë mbledhje po bëj.

Fatmir Xhafa: Si ajo kërkesa që keni sjellë ju për grup kontrolli punëtor të Ministria e Brendshme për gjobat silleni, silleni se do shqyrtojmë këtu.

Gent Strazimiri: Grup kontrolli nuk bëjmë dot se e keni ju për racë, ne jemi e kundërta.

Fatmir Xhafa: E keni sjell, e keni aty. Për sa i përket racave z. Strazimiri, racat mbahen me shumë gjëra dhe nga e para varen nga morali.

Por, deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili ishte shkëputur për pak momente nga mbledhja, është njoftuar me telefon që deputeti Strazimiri e ironizoi në komisionin e Ligjeve. Mësohet se, Qefalia në ato moment ka qenë në tualet, dhe vetëm pak momente më pas në derën e tualetit të kryesisë është gjendur edhe deputeti Strazimiri.

Qefalia e kap për faqe Strazimirin duke i thënë: Të kam thënë o çun mos ma përmend më emrin.

Pas këtij momenti duket se ka nisur dhe përplasja fizike mes tyre. Strazimiri i është përgjigjur me shuplakë Qefalisë, ndërsa ky i fundit ja ka kthyer me grusht.

Për të shuar sherrin, por që në fakt e ka ndezur më keq, deputeti socialist Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, të cilin mësohet se e ka shtrirë në tokë.

Ka qenë kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruçi ai që ka ndarë palët dhe ka marrë në “mbrojtje” deputetin demokrat Gent Strazimiri. Për disa momente ky i fundit ka ndenjur në zyrën e Ruçit ku mësohet se kreu i grupit të PS i ka thënë të ikë dhe të qetësohet.

Ndërsa deputeti demokrat Kastriot Islami mësohet të jetë shprehur duke bërtitur në korridorin e Kryesisë së Kuvendit: I ka çuar Rama për ta rrahur!










Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi