Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Hyn në fuqi ligji antiterror

prej Fri 5 Sep 2014 - 9:31

Nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet në kodin penal pas problematikës së hasur muajt e fundit, ku u zbulua se gati 80 shtetas shqiptarë ndodhen në luftën e Sirisë.

Ligji i ri parashikon se nxitja, rekrutimi, organizimi, stërvitja dhe vënia në dispozicion apo mbështetja metariale e personave në çdo lloj forme dhe mënyre për të marrë pjesë në luftime në një shtet të huaj, dënohet me burgim nga 1 deri në 8 vite.

Shtesat në ligj shoqërohen me ndryshime edhe në kodin e procedurës penale, e cila i jep kompetenca Prokurorisë dhe Gjykatës së krimeve të rënda për t’i hetuar dhe gjykuar.

Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve do të thotë që çdo shtetas shqiptar që ndodhet në luftë dhe që është identifikuar nga shteti shqiptar do të gjykohen sipas ligjit të ri, ashtu sikurse nëse do të konstatohen raste të shtetasve shqiptarë që do të tentojnë apo do të bëjnë thirrje për luftë në Siri.

Gjithashtu, që nga sot hyn në fuqi edhe ashpërsimi i kodit penal që parashikon se çdo person që do të kapet duke shitur karta telefonike, në mënyre të paautorizuar, rrezikon burgimin nga 30 ditë deri në gjashtë muaj.
/ Top Channel


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi