Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Austri, ndalohet perçja në vende publike Empty Austri, ndalohet perçja në vende publike

Thu 2 Feb 2017 - 23:10



Koalicioni qeverisës në Austri vendosi ndalimin e perçes në vendet publike, si gjykata apo shkolla, e po shqyrton gjithashtu mundësinë e masave për punonjësit shtetërorë, që mbajnë në vendet e punës shami koke e simbole të tjera fetare.

Lëvizja e ekzekutivit shihet si përpjekje për t’i bërë ballë rritjes së Partisë së Lirisë nga ekstremi i djathtë, kandidati i së cilës për pak do t’i fitonte zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.

Vet koalicioni i qendrës gati sa nuk u shemb javën që shkoi prej krizës së negociatave mbi drejtimin që duhet të marrë qeveria në të ardhmen. Në paketën e reformave, ndalimit të “burkës” dhe “nikabit” islamik i janë kushtuar vetëm dy rreshta.

“Jemi të angazhuar ndaj një shoqërie të hapur, që presupozon gjithashtu edhe hapje të komunikimit. Mbulimi i fytyrës në vendet publike bie ndesh me këtë lloj të menduari, e për këtë arsye do të ndalohet”, thuhet në vendim.

Një zëdhënës i qeverisë u tha medieve vendase se, masa do të jetë e vlefshme për resortet e skive, si “Zell am See”, po aq sa çdo të jetë edhe për qendrën e Vjenës. Një sërë vendesh europiane kanë ndërmarrë lëvizje të ngjashme, por kjo e Austrisë, sipas zëvendëskancelarit përbën një hap simbolik.

Angela Merkel deklaroi muajin e kaluar se perçja duhet ndaluar në Gjermani, kudo që një veprim i tillë konsiderohet ligjërisht i mundur.

/ Top Channel 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi