Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Vizitor
Vizitor

default Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 28 Apr 2011 - 15:31
Sofra e nënës

Me një copë bukë në dorë

nëna hyri në dhomë

E fëmijët e leckosur

U ngritën të gjithë në këmbë.

E përqafoi përmallshëm sofrën

ua shtroi fëmijëve të saj të leckosur,

Dhe sofra u mbush plot.

Fëmijët të përlotur

sytë nga buka si ndanin

si t’ua ndaj bukën nënë e mjera,

si t'ua mbushë stomakun.

Të lodhur, të mërzitur të krusur

nga të ftohtit pritnin në errësirë

që një kafshore bukë të hanin.

Me një shpejtësi të madhe

bukën nëna ua ndau,

fëmijët e leckosur shpejt e hanin.

Hani fëmijë të dashur,

me mund, e nder do të punoj,

amanetin e babait tuaj

nuk do ta harroj.

E’h sa e mirë është jeta

për ata fëmijë që kanë,

e fëmijëve të varfër

kjo jetë nuk u ngjan.

Flora Sfishta, 7/4, Sh.f ''Naim Frashëri”, Podujevë


Edituar për herë të fundit nga Princesha në Thu 5 May 2011 - 14:32, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 28 Apr 2011 - 15:32
Adem Jashari

Adem Jashari legjendar
Trim i madh kosovar
Ka dhanë shum per pavarsi,
Ka dhanë vllezer, motra, gru dhe fëmi
Ka dhanë jeten për liri.

Adem Jashari shum ka luftu
Jeten e familjes e ka rreziku
Çka po thot vajza
Besarta Jashari
Shumë për mixhën më ka marrë malli.

Mixha jem thot Besarta shum ka luftu
Tu luftu edhe ka këndu
Aspak trimit nuk ju ka dhimb jeta
Ka luftu per troje te veta.

Ne Prekaz kushdo qe shkon,
Vorret e Deshmorëve
Te Jasharve i viziton
Krejt Kosoven e nderon.

Alba Makolli dhe Zana Krasniqi
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 28 Apr 2011 - 15:47
Shqiptarët

Çdo shqiptar e ka një veti
Që kurrë nuk dorëzohen
Pa e parë vendin e tyre
Duke u gëzuar në liri.

Armiku nuk guxon
Të hyj në trojet shqiptare,
Sepse ata i përzënë
Me zemër bujare.

Ai flamur që valëvitet
Me gjithë atë krenari,
Është i tëri flamuri
KUQ E ZI.

Mbledhur të gjithë
E vetëm një dëshirë,
Me një zë të keqes
Ti themi LAMTUMIRË.

Dhurata I. Tahiraj, Sh.f. "Lidhja e Prizerenit" Deçan
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:28
Kosova

Me shekuj e pritëm,
Dhe vite me radhë,
Të vijë pavarësia.
Ohhh sa gëzim i madh.

Shumë dëshmorë dhanë jetën
Me armiq luftuan,
Për liri të Kosovës,
Të gjithë u flijuan.

Pavarësia erdhi
Të gjithë e festojmë,
Dëshmorët nga qielli
Të gëzuar shikojnë.

Mirana Mirena KL 8/1
Sh.F. “Fazli Grajqevci”, Hade
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:29
Hënëz e re




Viti i ri
Fe nuk dallon.
Ai të gjithëve Gone
Fat ju dhuron.

Kur dielli perëndon
Për gjysmën e planetit
Për gjysmën tjetër lind
Dy emra i ka trupi i jetës.

Natyra natën
Me errësirë e rrit
Ti si hënëz mbi male
Me buzëqeshje e ndrit!

Gone e bukur
Hënëz e re
Së bashku me yje
Ndriçona tonin atdhe!

Nga Hysen H. Ymeri
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:31
Dëshmorit Haki Povataj

Ishe yll ndriçues
Që çdokë e doje,
Që luftove për ne
luftove për shpirtin tonë.

Ishte ditë e keqe
Ditë e mallkuar
nuk e pamë as trupin tënd
që ta kishin masakruar.

Ishe ti ai që luftove
Për të ardhmen e të tjerëve
Për shkollën tënde të dashur
Që ne sot e gëzojmë.

Peng të morën ty nga shkolla jote
Që shumë kohë luftove për të
Që ishe i pari i një shkolle
dhe rinia të shkojë me të.

Edhe Hëna s’bënte dritë
kur të pa ty çka të bënin
edhe qielli u ndal
se ishe ti ai që të besonim.

Ishe një njeri yll
o Haki Povataj
që luftove për ne
që ne të kemi më shumë gëzim.

Dhe kështu shkuan vitet
Por ne nuk të harruam ty
sepse ishe njeri engjëll
këtë gjithë bota e di.

Fatjana Fazli Povataj, kl.VI -1 Sh.f “Bajram Curri”, Strellc i Epërm.
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:34
Pranvera


Erdhi pranvera
Me zogj e me lule
Fëmijët gëzohen në oborret e tyre

Fëmijët kënaqen
E zogjtë po cicërojnë
Edhe në Kosovë erdhi
Pranvera jonë.

Armend Graiqevci, shk.f. “Fazli Graiçevci”, Hade
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:35
Natyra


Sa e bukur është natyra
Kur zogjtë cicërojnë,
Kur prej fontanës derdhet uji,
Kur bariu i bie fyellit.

Sa aromë të mirë ka
Kur qelin lulet e pranverës,
Sa e bukur duket natyra
Në pamjen e verës.

Kur çelin pemët:
Mollë, dardhë, kajsi e qershi
Fëmijët të lumtur
Shkojnë dhe i hanë me kënaqësi.

Edhe piktorët me bllok në dorë
Shkojnë dhe natyrën e vizatojnë
Dhe në ekspozitë i marrin vizatimet
I vëjnë në mur dhe ne i shikojmë.

Por nuk më duket e bukur
Natyra nga vizatimet,
Nuk më duket interesant
Pa e parë me sy atë.

Teuta Doqi, kl V5, SH.F. “Elena Gjika”, Prishtinë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:36
Libri im


Libri mua më mëson
Dhe më tregon
shumë gjëra që s’i di
libri për mua
është dituri.

prandaj duhet të mësosh
dhe të lexosh
dhe në fund të mos gabosh.

Mësuesja ime

Unë mësuesen shumë e dua
se ajo është prindi i dytë për mua
mësuesja mua më mëson
për të mirat ajo tregon
dhe shumë sende që unë s’i di.

Arbër Mirena, kl. 5. Sh.f “Fazli Grajqevci”, Hade
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:37
Pranvera


Pranvera

Ty të pres
me gëzim,
me mallëngjim,
me lumturi.

U gëzova,
u lumturova,
dhe lule unë
mblodha.

Zogjtë cicërojnë,
dallëndyshet fluturojnë,
fluturat vallëzojnë,
e lulet lulëzojnë.

Nëpër fusha vrapoj,
nëpër ara nxitoj,
më duket tamam
sikur fluturoj.

Dea Haliti, Kl. IV/4, SH.F. “Ismail Qemali”, Prishtinë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:38
Kushtuar dëshmorëve


U venit çdo fjalë e çdo krismë e pushkës, mbeti
vetëm mortja e vdekjes, e cila kaploi vendin. Bëra zemrën gur dhe me
mallin më të madh, për ju të shkruaj. Dita kur filloi Kosova ime e
dashur të përjetojë tmerrin, ishte ditë me shi, atëherë s'dija të
derdhja lot, andaj qielli qau për mua.

Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere. Nuk e di, por
shpesh më merr malli t’ua dëgjoj zërin, ta di ç'zë kishit, t'ua shikoj
buzëqeshjen tuaj, por kot ! Jeta qenka i vetmi libër që s'mund t'ia
kthesh fletët mbrapa. Na latë në vetmi, po unë s'dua të jam robëreshë e
vetmisë, prandaj qesh dhe këndoj këngën e trimërisë që ju e këndonit në
male, ngase më thonë që kënga ime i përngjan tuajës.

Sa keq!...

Mua s'më kujtohet asgjë, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën
në harresë dhe qesh kur ju lavdërojnë për sakrificën e dhënë. Vërtet më
bën krenare që na e latë pas veprën tuaj të mirë. Me këtë vepër
krenohem, ndjehem më e fortë, andaj askush s'më nget, s'më ulë poshtë.
Por lotin e kemi shok në çdo ditë të rëndësishme.

Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e
pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t'i lëmë të tjerët të qajnë për ne.
Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njerëzit e pastër,
për engjëjt që fluturuan në amshim. Ngadalë e kuptova që në këtë jetë
jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e
pakthyeshmërisë.

Këtij treni i takuat edhe ju të dashur dëshmorë, por edhe unë do të
jam udhëtare e këtij rrugëtimi, si të gjithë të tjerët. Do të doja të
shihja shumë buzëqeshje që një baba i jep të bijës së tij. Por mos u
brengos! Këtë letër do ta mbaj në duar dhe do të takohemi atje në
përjetësi, në parajsë ku zë vend që shumë kohë më parë!....

Mirlinda Selmani. Nx. e kl. VIII-2, Sh.f. “Hamit Sejdiu”, Kërpimeh
avatar
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 5 May 2011 - 14:48
shum shum shum te bukur te faleminderit ty princesha qe nasolle keto vargje te bukura poezije



avatar
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Fri 6 May 2011 - 3:28
Shume te bukura ene mua me pelqein shume faleminderit....


avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Sat 7 May 2011 - 14:15
Pavarësia

Mes të gjitha torturave,
Që u bënë në Kosovë,
Erdhi Pavarësia,
Si një Diell që rrezon.

Ajo ditë e bekuar,
Erdhi më 17 Shkurt,
Dhe i gëzoi të gjithë
Shqiptarët në botë.

Pavarësinë e shpallëm
Në vitin 2008,
Dhe kurrë atë vit
Nuk do ta harrojmë lehtë.

Pavarësinë të gjithë
E festojmë,
Që me gëzim e lumturi
Jetën ta qojmë.


Nga Besa Osmani
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Sat 7 May 2011 - 14:17
Magjistari











O magjistar,
Do të vish te unë?
Përse moj bijë?
Se të dua unë.

Dua një kukull sylaroshe
Që ta ketë emrin bukuroshe.
Po moj bijë, do ta sjell
Që të kënaqesh ti në liri.

Nga Lorita Kuqi

Mami im

Mamin e dua
se kujdeset për mua,
Mamin e respektoj
Të mirat s'do t'ia harroj

Mamin duhet ta respektosh
Gjithë të mirat në jetë
t'ia sjellësh dhe ta gëzosh.

Arbër Mirena, kl. 5, Sh.f, “Fazli Grajçevci”
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 26 May 2011 - 15:48
Dëshiroj



Dëshiroj të bëhem yll,
natën të ndriçoj.
Dëshiroj të bëhem zog,
cicërima të dhuroj.

Dëshiroj pranverë të ketë,
qielli mbushur me shkëlqim.
Dëshiroj lule me ngjyra-ngjyra,
për njerëzit e vendit tim!

Erblin Hoxha, kl.V2 sh.f "Dëshmorët e Kombit", Guncat, Malishevë





avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 26 May 2011 - 15:49
Dëshmorët e Skënderajt


Lot kemi për ata

qe s'janë këtu
që thërrasin liri
ta këndojmë këngën
urime pavarësi.

Lot për ata
qe dhanë shpirtin për liri
dëshmorët e Skënderajt
me flamur kuq e zi.

Blerona Shala, Kl. 6, sh.f 'Fazli Grajqevci', Hade
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 2 Jun 2011 - 14:19
Mos mendo keq për asnjë njeri


Mos mendo keq

Për asnjë njeri

Sepse mund të pësosh edhe ti.

Mendo mirë

Për çdo njeri

Dhe askujt

Mos ia ke lakmi.

Rita Preniqi Kl. VIII. Palaj
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 2 Jun 2011 - 14:20
Rrezet e diellit

Nga qielli lart

Bien rrezet si shkëlqim

Na ngrohim shpirtin

Na sjellin gëzim.

Të gjithë fëmijët gëzohen

Sepse pushimet po afrohen

Në plazh të gjithë do të shkojmë

Të kënaqemi dhe të këndojmë.

Gresa Berisha Kl. V/4, Prishtinë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 2 Jun 2011 - 14:21
Kosova


Oj, Kosova jonë e lirë

O, shteti ynë më i mirë.

Ti me gjithë bukuritë

Më magjeps dhe më rrit.

Sa pushtuesit u munduan

Ta zënë fushën, ta zënë malin.

Por gjithnjë ata harruan

Se ke trimat, që zot të dalin.

Jam në hapat e rinisë

Jam shkollare e shkëlqyer.

Çdo vullnet për ty e nis

Që të dalësh sa më e mirë.

Laurë Gashi

Sh.M.U. “Sami Frashëri”, Osdrin
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 7 Jun 2011 - 16:29
Macja ime

Kam një mace është laroshe,

Është përtace mustaqoshe.

Sillet, endet e bërtet,

Pastaj fle në vend të vet.

Macja ime më e mira,

Macja ime me dy ngjyra.

Ajo shndrit nga pastërtia,

Dhe shkëlqen nga bukuria.

Asdren Gashi, kl.V/1

Sh.F. “Dëshmorët e Kombit”

Guncat, Malishevë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 7 Jun 2011 - 16:34
Nëna ime

Të dua, shumë të dua,

Ty moj nëna ime.

Edhe Ti më do mua,

Dhe më sjell gëzime.

Nëna mua më rriti,

dhe më edukoi.

Unë atë e dua,

Shumë e përqafoj.

Marslindë Zabelaj, kl. V1

Sh.F. “Dëshmorët e Kombit”,

Guncat, Malishevë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Wed 8 Jun 2011 - 18:50
Shkolla ime


Shkollën time shumë e dua,

Më jep dije mua,

Ajo mua më mëson,

Për të ardhmen si të punoj.

Shkollën time nuk e harroj,

Po edhe mësuesen do ta nderoj,

Prindërit, shokët e shoqet,

Gjithmonë do t’i respektoj.

Elsa Gecaj, Kl. III-4

Shkolla 9-vjeçare “Ahmet Delia”, Skënderaj
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Fri 10 Jun 2011 - 15:40
Çamëria


Ku më mbete oj Çamëria ime,

Që më rri sikur jetime.

Pse po strukesh ashtu në toka të huaja,

dil dhe thuaj unë nuk jam e huaj.

Pse nuk thërret një herë me zë të fortë:

O nënë Shqipëri eja më merr.

Loti yt o Çamëri që më rri gjithmonë në sy,

do vijë dita unë shpresoj rrezja e hënës të diellojë.

Në çdo kënd të Shqipërisë sime,

Askund nuk gjeta si ty Çamëria ime.

Uroj që nënë Shqipnia bijën Çamëri ta përqafojë,

Bashkë me Kosovë familjen ta bashkojë.

Vesa Ademi, kl.7, sh.f “Andon Zako

Çajupi”, Bardhosh
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Fri 10 Jun 2011 - 15:41
Një Qershori


Një Qershori

Është dita jonë

Luajmë e qeshim

Dhe këndojmë.

Ne fëmijët

Jemi të gëzuar

Një Qershorin

Për ta festuar.

Fatnisë Hoxha, kl.V2

Sh.F. “Dëshmorët e Kombit”

Guncat, Malishevë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 28 Jun 2011 - 14:07
Nënës sime

Nënën time,

unë e dua,

Për kujdesin

që ka për mua,

Ndarjen me të

nuk e duroj,

As atëherë,

kur në shkollë shkoj.

Art Osmani, kl.II/5, Sh.f “Zenel Hajdini”, Prishtinë
0Share
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 30 Jun 2011 - 15:05
Legjenda e Kosovës


Në fshatin Prekaz

Më 28 nëntor

Të shekullit të kaluar

Prindërit Jashari

Zoti i ka bekuar.

Baca Shaban priste

me padurim se

në shtëpinë e tij

ka lindur një trim.

E mori në duar,

dhe e përqafoi

me emrin ADEM

atë e pagëzoi.

E mbajtsh me shëndet

ti o biri im se

Zoti të ka bekuar

që të bëhesh trim.

Profeti ADEM

i priu njerëzimit

e ADEM JASHARI

i priu çlirimit.

Sa të ketë shqiptarë

në tokë duke jetuar

LEGJENDA E KOSOVËS

S’ka për t’u harruar.

Mirana Mirena Kl. 8/1

Sh.F. “Fazli Grajqevci”, Hade
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Fri 8 Jul 2011 - 9:40
Ç’ke harruar moj Valbonë?


Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Ç’ke harruar në shtëpi?

Mos vallë stilolapsin,
Mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?

Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gjë s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 12 Jul 2011 - 15:24
T’ia blejmë botës një ombrellë



Nuk ka pse të kursejmë fjalë,
Për këtë botë në shikim të parë,
Ia shtriu dorën hallemadhit,
Të varfrit, të sëmurit, nevojtarit…
Duke u dhënë ndihmë e këshilla,
Prandaj themi se është më e mira.
Do t’ia blejmë një ombrellë,
Që ta ruajmë nga kohë e nderë,
Mos ta prek as gisht i vogël,
Këtë planet sa një gogël.

Ku do gjej tashmë një emër?
Që ta them me gjithë zemër!
Por një gjë e di kaherë -
Një ombrellë duhet blerë,
Që ta mbrojmë nga sulme bishash,
Nga drejtime të shumta gishtash,
E ta ruajmë me xhelozi,
Na ndihmoi mua dhe ty.
Prandaj duhet shumë kujdes
Mos t’na futet askush në mes!
T’na e prish neve qetësinë,
Të na e tkurr edhe lirinë,
Se përndryshe mund të ndodh,
Lumturia t’na thyhet në dorë.

Mik, po deshe më jep një këshillë
Më thuaj a ka rrugë më të mirë?
Si ta bëjmë një mrekulli?
Që na gëzon mua dhe ty!
Ta mbulojmë planetin mbarë
Me fjalë të ëmbla-margaritar.
E kam bindjen se ia vlen
Gjithmonë qetë botën ta kem,
Prandaj vrap e të bëjmë një nderë,
T’ia blejmë botës një ombrellë!

Xheladin MJEKU, Prishtinë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 12 Jul 2011 - 15:31
Gjyshes


Kur hëna i lëshon

rrezet e saj një ndjenjë

të mirë përpos nënës

ajo ma dërgon.

Një puthje të vetme

Kur unë asaj ia dhuroj, ajo shumë vjet

jetë m’i krijon.

Flokët e thinjura si dëborë,

ballin si hënë,

kur ajo më shikon butësisht

ma bën zemrën mal.

Oj gjyshe e dashur

me zemër e shpirt të butë

kur jam afër teje

askund nuk ndihem më mirë.

Zoti ju bekoftë

jeta e gëzimi t’u shtoftë,

pata fat që të kam,

jetën time ma lumturon

dhe dashurin ndaj të gjithëve

ti mua ma shton.

Vesa Agron Ademi
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 12 Jul 2011 - 15:33
Mbretëreshë pa fron


E bukur si hirushë

Me rruaza në gushë,

Me fjongo në kokë

Më e bukura mbi tokë.

Miqtë në përgjithësi

Bukurisë s’i vënë kufi,

Mbretëreshë më thonë

Edhe pa pasur fron.

Vërtet si mbretëreshë

Që fati më buzëqesh,

Me zemër më thonë

Të dashurit e miqësisë sonë.

Fahrije Pallqa, Rahovec
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 19 Jul 2011 - 23:07
Shqiponja


Hape krahët, fluturove
thellë nëpër kaltërsi

Udhëtove, udhëtove,
çerdhen ku do ta bësh ti?

Ty asgjë s’ta mbushka syrin?
As kjo pemë? As ky gur?

Më në fund, moj trimëreshë
bëre çerdhe në flamur.
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 19 Jul 2011 - 23:08

Bota ime



Një natë sa po kthehesha,

nga shkolla në shtëpi,

ishte një natë dimri

ku çdo gjë ishte ngrirë.

E pash një yll të bukur

nga qielli filloi të rrëshqasë

përgatita këmbën që ta godas.

Mendova me vete:

ç’është ky yll i bukur

nga qielli që ka rrëshqit

a thua nuk mundi tokën për ta shndrit?

Ndoshta kishte pak këmbë,

për qielli s’mund të mbahej

që t’mos binte n’tokë

e të mos thahej.

E mora në duar

ngadalë e prita

ishte fort i pikëlluar

dhe unë shumë u mërzita.

Me shumë miqësi e prita

sa e gëzuar isha, kur agoi dita

U zgjova me vrap të shkoja në shkollë

por pashë se toka ishte mbuluar

me një jorgan të quajtur borë.

Shkela në të pashë veten se po fluturoja

por u mërzita shumë sepse isha në gjumë

dhe po ëndërroja.

Agonjeta Mulliqi
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 19 Jul 2011 - 23:10
Dielli i errët


Sa e vështirë ishte jeta

Në vitet e nëntëdhjeta,

Sa shumë shqiptarë u vranë

E askush s’kish çfarë të bëjë.

Dielli ndriçonte

Por askush s’e shikonte,

Qielli ndriste

Por askush s’e vërente.

Serbët barbarë

Vranë shumë shqiptarë.

Shkjau i zi

Vrau edhe fëmijë.

Gratë mbetshin pa burra,

Burrat mbetshin pa gra.

Fëmijët mbetshin pa prind,

E prindërit mbetshin pa ta.

Për të gjithë shqiptarët në luftë

Ishte një tmerr,

Për të gjithë ata

Edhe dielli ishte i errët.

Teuta Doqi, Kl. VI/5

Sh.F. “Elena Gjika”, Prishtinë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Tue 19 Jul 2011 - 23:14
Atdheu


Si një poete e vogël,

fillova të shkruaj

për vendlindjen time

që u largova.

Dola në dritare

të shoh ca bukuri,

shikova këto vende,

por m’u duken sikur hi.

Mërgova, e mërgova

jo edhe aq larg

por m’u duk sikur gjithë

botën e shikova nga lart.

13 vjet po mbushen

nga largimi im

por m’u duken sikur 13 shekuj

që nuk vrapuan fluturim.

Vesa Ademi
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 21 Jul 2011 - 15:40
Mendova sa isha në det


Mendova sa isha në det

Si ta marr pak det

Ta sjellë në Kosovë

Për fëmijët që s’kanë lekë

Por edhe për pleqtë

Që s’janë mirë me shëndet

Thash si t’ia marr

Pak det Shëngjinit

T’ia falë Dukagjinit

Pak rërë e ujë të kaltër

Ta marr nga Kavaja

Thash s’bëhet belaja

Ta sjellë rrëzë Qyqavicës

Për fëmijët e Drenicës

Kështu mendova një vjet

Kur isha në det.

Halil Xani
avatar
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Thu 21 Jul 2011 - 21:33
lexova gjith poezit e ktyne fmive .......nuk po tham asgja ma shume vec bravo ishin mrekulli


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Fri 16 Dec 2011 - 12:05
Vëllai im


Vëllanë tim e adhuroj

shumë e dua dhe e çmoj

jemi të lumtur

që në këtë botë erdhi.

Rroftë në paqe, në tokën mëmë

qoftë i gëzuar përgjithmonë.

E kemi pritur pa durim

që në këtë botë të vijë.

Ai lindi në një

datë historike

ai lindi në një

datë madhështore

më 28 Nëntor 2011.

I urojmë fat, paqe e lumturi

harmoni, e dashuri në jetë.


Eljesa H. Mustafa, Besianë
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Fri 16 Dec 2011 - 12:07
Dituria



Çdo ditë duhet të mësojmë,

Çdo ditë duhet të kontribuojmë,

Çdo ditë dituri të fitojmë.



Dituria është ajo

kur çdo ditë mëson,

kur çdo ditë, diçka nga dituria fiton.



Pa dituri, s’ka ardhmëri të mirë,

pa dituri, s’ka rini të shëndoshë,

prandaj të mësojmë, dituri të fitojmë.



Rineta Bekteshi
Koshare, Ferizaj
avatar
Vizitor
Vizitor

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

prej Fri 17 Feb 2012 - 22:58
Pavarësia

Më në fund u çliruam

Nga okupatori ne shpëtuam.



17 Shkurtin do ta festoj

Si një datë heroike

Për të gjithë popullin tonë.



Por një gjë nuk duhet harruar

Merita e dëshmorëve,

Për lirinë e fituar.



Nga Albina Arifi
Sponsored content

default Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi