Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Thu 28 Apr 2011 - 15:31
First topic message reminder :

Sofra e nënës

Me një copë bukë në dorë

nëna hyri në dhomë

E fëmijët e leckosur

U ngritën të gjithë në këmbë.

E përqafoi përmallshëm sofrën

ua shtroi fëmijëve të saj të leckosur,

Dhe sofra u mbush plot.

Fëmijët të përlotur

sytë nga buka si ndanin

si t’ua ndaj bukën nënë e mjera,

si t'ua mbushë stomakun.

Të lodhur, të mërzitur të krusur

nga të ftohtit pritnin në errësirë

që një kafshore bukë të hanin.

Me një shpejtësi të madhe

bukën nëna ua ndau,

fëmijët e leckosur shpejt e hanin.

Hani fëmijë të dashur,

me mund, e nder do të punoj,

amanetin e babait tuaj

nuk do ta harroj.

E’h sa e mirë është jeta

për ata fëmijë që kanë,

e fëmijëve të varfër

kjo jetë nuk u ngjan.

Flora Sfishta, 7/4, Sh.f ''Naim Frashëri”, Podujevë


Edituar për herë të fundit nga Princesha në Thu 5 May 2011 - 14:32, edituar 1 herë gjithsej

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 9 Mar 2012 - 11:19
Dashuri e nënës

(Amserës, çupës që shpëtoi nga orteku i borës

në fshatin Restelicë të Sharrit, në janar të vitit 2012)


Kur ortek i vdekjes t’u vërsul,

Nëna të mbolli prapë në gji;

Feniks ra, nga kjo botë u shkul,

Të të lindë prapë nga i saji hi.


N’atë tmerr të acartë, Amserë,

Ti na u bëre një grimë shpresë:

Bjeshka ortek përpiu dashurinë,

Po një fije i saj do të mbesë...


Amserë, ti bëfsh katunde të reja,

Si bijë e Diellit dhe Hënës!

Të lindi e të ktheu prapë në jetë

Vetëm - dashuri e nënës.




Xhevat Syla
Engjelli Embel
Engjelli Embel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 2575
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia,Udhetimet..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/11/2010

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 9 Mar 2012 - 11:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Princesha shkruajti:Dashuri e nënës

(Amserës, çupës që shpëtoi nga orteku i borës

në fshatin Restelicë të Sharrit, në janar të vitit 2012)


Kur ortek i vdekjes t’u vërsul,

Nëna të mbolli prapë në gji;

Feniks ra, nga kjo botë u shkul,

Të të lindë prapë nga i saji hi.


N’atë tmerr të acartë, Amserë,

Ti na u bëre një grimë shpresë:

Bjeshka ortek përpiu dashurinë,

Po një fije i saj do të mbesë...


Amserë, ti bëfsh katunde të reja,

Si bijë e Diellit dhe Hënës!

Të lindi e të ktheu prapë në jetë

Vetëm - dashuri e nënës.




Xhevat Syla
Amon se me merziti kjo Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 482245 Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 482245 Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 482245
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sat 2 Jun 2012 - 18:47
U pafshim për të mirë



U mbyllën notat

Në ditar

Ra zilja
Nxënës, udhë e mbarë.
Tash jeni të lirë
Shkoni ku të doni
Luani e këndoni
Nga pak edhe lexoni
Mos harroni.
Në pushim jeni
Për ne
Gajle mos keni
Se këtu jemi.
Nga zhurma
Të pushojë shkolla
Edhe oborri
Të pushojë ditari
Edhe drejtori
Edhe arsimtari.
Le të pushojë
Çanta ime
Le të pushojë lapsi
Se ka bërë shumë hapësirë.
Udhë e mbarë
Pushoni të gjithë
Tani jeni të lirë
Deri në shtator
U pafshim për të mirë.
Besnik Jaku
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sat 2 Jun 2012 - 18:49
Xhela jam unë






La fshatin Xhela
shkoi në qytet
Për arën oborrin
kishte shumë mall
Por kur kreu
shkollë e punën e gjet
Në trollin e
vjetër shkonte më rrallë.
Xhela u martua u
bë baba
I lindën djem i
lindën bija
Por për
vendlindjen kishte mall
lëng i lëshonte
goja për dardhat e tija.
Një ditë vere që
ish e shtunë
Xhela vendosi të
shkojë n’oborr të vet
Por për habinë e
tij nuk ishte punë
S’e lanë fëmijët
që aty i gjet.
I thanë “mysafirit”
ti provon kot
Se s’bën ta
marrësh asnjë dardhë
Oborrin e fqinjit
ne e ruajmë
Ju mund të
ktheheni nga keni ardhë.
Bukur, o fëmijë pra
po pajtohem
Se ju qenkeni
rojtarë të mirë
por unë jam Xhela
po u betohem
më lejoni në
oborr të hy i lirë.
Xhela e gjeti një
djalë më trimin
U morën vesh, ia
tregoi letërnjoftimin
Me ta u përqafua
e u tha pse kish ardhë.
E ata ia mbushën
plot çantën me dardhë.
Halil Xani
nelanela
nelanela
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : mbi nje pellumb duke fluturuar
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/06/2012

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mon 4 Jun 2012 - 17:24
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqipëri

Vite e shekuj,luftë e batërdi,
E bukur prapë,je o Shqipëri,
Trime,moj tokë burrash,luftash për liri,
Enderr e cdo kuj,djep jete Shqipëri,
Vend ku lindi Leka,Pirro e Skënderbeu,
E pamposhtur n'beteja,t'rrepta legjendare,
Ndër zjarr e hekur,dole fitimtare,
Dimri sjell pranverën,lufta bjen lirinë
O djep i qytetrimit,nëna Iliri,
Skllave kurr nuk bëhesh,s'duron robëri,
Je flakadan lirie,bashkohu Shqipëri,
E me këmbë në fyt,shkel fatin e zi.
nelanela
nelanela
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : mbi nje pellumb duke fluturuar
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/06/2012

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mon 4 Jun 2012 - 17:47
SHQIPERIA

Nje nene nuk na ka bere
por nje vend kemi te tere.
Nje vend me begati,
e nje vend plot hijeshi.
Nje vend plot me histori,
e plot burreri.
Dhe ajo eshte nena jone
SHQIPERI
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 8 Jul 2012 - 23:37
Jeta


Jeta është sfidë sfidoje,
jeta është kala ndërtoje,
jeta është lojë luaje,
Jeta është ëndërr realizoje,
jeta është e rëndë kuptoje,
jeta është mister zbuloje,
jeta është enigmë hulumtoje,
Jeta është univers eksploroje,
Jeta është magji shijoje,
jeta është luftë fitoje,
jeta është mirësi dhuroje,
Jeta është udhëkryq tejkaloje,
Jeta është lumturi përjetoje,
Jeta është shkollë admiroje,
jeta është melodi dëgjoje,
Jeta është këngë këndoje.
Jeta është dritë humanizoje,
Jeta është urtësi konceptoje,
jeta është civilizim begatoje.
Nga Flora Sfishta
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Tue 24 Jul 2012 - 21:40
Gjyshi në pension

Sa keq për gjyshin
Që nuk është mësuar
Të rri në shtëpi,
Fare pa punuar.
Në mëngjes u zgjova
Pashë në tavolinë
Një letër për gjyshin,
Që trazoi shtëpinë.
E në atë letër
Aty lexonte
Gjyshi ishte plakur,
Duhej të pushonte.
Pensioni më dukej
Të ishte i mirë,
Por për gjyshin dukej,
Të ishte i vështirë.

Albina Arifi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sat 27 Oct 2012 - 22:52
Pesë zogjtë e vegjël

Zogu i parë foli

Me cicërime të vogla,

Oh sa do të doja,

një krimb ta takoja.

Pastaj zogu tjetër i vogël,

Me në ngritje të supeve tha,

Oh sa do të doja,

Një brumbull të vogël ta kap.

Erdhi zogu i tretë,

Dhe me një angullimë të mprehtë tha,

Oh sa do të doja,

Pakëz ushqim të verdhë të ha.

Pastaj zogu i katërt doli,

Dhe me një klithmë të vogël foli,

Oh sa do të doja,

Një gjethe të gjelbër ta grimcoja.

Dhe i fundit zogu i pestë,

Me një cicërimë drithëruese tha,

Oh sa do të doja,

Një gurë zalli të imët të ha.

Nga Blendrit Krasniqi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Wed 14 Nov 2012 - 17:16
Dielli dhe dimri
Pse pas reve
Fshihesh si mi
Diell unё jam dimri
Më shumё se ti trim.
Unё ta kam
Ty zili
Po nё mbretërinё time
S’mundesh me më shkri.
- Ti o dimёr
Je si flet
Veç dy muaj
Mundesh me fjet.
Unё po kthehem
Nё veri
Unё pa ty dimёr
Mund tё rri.
Ngjyrёn e bardhё
Ta dhashё unё
Shko dimёr
Mbytu n’lumë!
Natyra ime
Duhet buzёqesh
Rrobe shumёngjyrshe
Kam pёr t’ia veshё….
Yll H. Ymeri
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Wed 14 Nov 2012 - 17:17
Përqafimi i nёnёs

Saherë nëna ime
Për shkollë më përcjell
Rrugëtim të suksesshëm
Përqafimi i saj më sjell.
Kur kthehem nga shkolla
Përqafoj nënën me ëmbëlsi
Ia tregoj pesëshet
Ajo më uron lumturi…

Yll H. Ymeri
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Wed 14 Nov 2012 - 17:21
Ikën dallëndyshet

Ikën dallëndyshet
këta bishtgërsherë,
me veti thanë gjyshet:
- Natyra mbeti e mjerë!
Nuk ka fluturime
të shkathta n’ajri,
as t’ëmb’la cicërrime:
-Ciu, ciu, ciu!
Do t’na mungojnë
gjer në pranverë,
sepse do të shkojnë
atje ku është verë!
Kur ditët e ftohta
te ne marrin fund,
nga vende t’ngrohta
kthehen gjithkund!
Prapë do t’zotërojë
gëzimi pa kufi,
kënga do t’jehojë
kudo me ëmbëlsi!

Irfan Cana
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mon 26 Nov 2012 - 14:42
Pavarësia
26-11-2012

Shtatëmbëdhjetë shkurtin

Përherë e festojmë

Ëndrra që kemi pritur

U realizua përgjithmonë.

Çdo herë do ta festojmë

Me këngë e me valle

E duam këtë ditë

Këtë festë kombëtare.

Hatë Kërleshi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mon 26 Nov 2012 - 14:44
28 Nëntori


Datë e madhe, plot me dritë,
Këngë e valle për këte ditë,
Për Shqipërinë e dashur shumë,
Për Kosovën lum e lum,
100-vjetorin po festojmë,
Pavarësinë po e nderojmë.
Ismail Qemali me shokë nget,
Ngrit flamurin me dorë të vetë,
Ky flamur kuqezi,
Valon lart me krenari,
Brohorisin me zë të lartë ,
Rroftë Shqipëria e populli mbarë.
Vlorë, o qytet i ndritur,
E buzëqeshur dhe e ditur,
Kudo shqiptarët që jetojnë,
Janë të gëzueshëm dhe krenar.
Isë Boletini me kalë të bardhë,
Fluturim si shqipe ka ardhë,
Puth flamurin me luftëtarë.
Mirëse vini o kosovarë,
Ta ndajmë bashkë këtë dashuri,
Gjithmonë jeni për ne krenar,
Për atdhe dhe liri kombëtar,
Po festojmë për shqiptarinë,
Bashk Kosova me Shqipërinë.

Artë Saraçi kl. e IV Sh. F “Ali Këlmendi” Vushtrri
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 7 Dec 2012 - 11:00
Fshati im



06-12-2012


Pamje përrallore ka fshati im
Pyje të larta, lule të arta.

Qiellin e kaltër të gjithë e dëshirojnë
Barin e gjelbër fëmijët e adhurojnë.

Kafshët vrapojnë në fusha
Fëmijët lozin në livadhe
Ujë i ftoftë buron në male.

Kjo natyrë të mahnit
Kur ta shihni fshatin tim
Fluturat fluturojnë, zogjtë këndojnë
Nga gjumi të zgjojnë.

Shkurtlinda Veselaj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 7 Dec 2012 - 11:01
Nëna



05-12-2012



Është dritë që të ndriçon vendet ku ti shkel
Në rrugëtimin e jetës gjithë djathtas e ke.
Në momente dobësie të forcon
Gojë e ëmbël e gatshme të të falë dashuri.
Duar të arta që të përqafojnë
Mendje e sinqertë që të dituron.
Zemër e kthyer kur ti je larg saj
Mall që në mirësi të mbytë
Diamant që ndriçon sytë.


Shkurtlinda Veselaj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 7 Dec 2012 - 11:04
Çdo tre muaj

07-12-2012


Në verë nga vapa, thahet bari
S’vonon shumë e prej së pari.
Gjithçka nis - vjeshta me shira
Pamje tjetër do të marrë natyra.
Bari i tharë zbutet një grimë
Dhe nën të nis një pipëtimë.
Pipëtimë bari, e zverdhje gjethi
Janë kontraste të këtij rrethi.
Që ndër, mote njeh katër stinë,
Çdo tre muaj që shkojnë e vijnë.

Ali M. Lajçi



Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 9 Dec 2012 - 14:25
Sa shumë kam mall
08-12-2012

(Kushtuar Gjyshit tim, Muhamet Bytyqi, i cili gjatë luftës u vra nga dora serbe)
Sa shumë kam mall, o gjyshi im
Edhe pse s’të pashë kurrë,
Sot do të doja të ishe me ne
Në këtë festë të madhe për flamur!
Ah, gjysh, kurrë nuk të pashë,
Ngrohtësinë e dorës nuk ta shijova,
Vetëm nga gjyshja e prindërit,
Për Ty shumë mësova.
Por, Ti gjithmonë do të jesh,
Me ne dhe çdo kund,
Dhe do të doja bashkë ta prisnim,
Pavarësinë që e deshe aq shumë.
Lotët më pikojnë, o gjyshi im,
M’i lagin faqet e mia,
Se, edhe me gjakun tënd
Sot festohet Pavarësia...
Sa shumë mall kam,
Gjysh, kisha pasur dëshirë,
Të më përqafosh e të më puthësh,
Bile në ëndërr pasi kështu nuk mundesh!

Gresa Bytyqi Kl. VI/2, Sh.f “Lidhja e Prizrenit”, Pejë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 9 Dec 2012 - 14:29
Sot njëqind
09-12-2012

Herët shumë
Në shekuj të shkuar,
Festat tona,
I kemi shënuar.
Sot njëqind,
I mbushëm ne,
Ditë e mot,
Qëkur kem le.
Të gjithë tok,
Shqiptaria,
Për shumë mot
Me mija, mija.
Laur Gega, Gjakovë
Ylli me hёnё
Ylli që ndriti në qiell,
Ligjëroi si foshnje në pranverë,
Lidhet me nënën,
Sikur Ylli me hënën…..

Nga Kastriot Haziraj dhe Sadat Abazi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 11 Jan 2013 - 16:55
Abetare – Abetare!
Në Kosovë
E në Shqipëri,
Përdorimin
E gëzosh ti!
Do përdoresh
Dhe më gjerë,
Nisma e mbarë
Duket këtë herë.
Në Kosovë
E në Shqipëri,
Tok këtë abetare,
Gëzofshi fëmijë.
Të klasës parë
Të shkollës fillore,
Që nga këtu-
Dorë për dore.
Në gjitha tjerat
Do të hazërohet,
Me një zë ëmbël-
Do të këndohet.!
Blerina N. Aliu, nx. e kl.VI / 1, sh.f “Musa Hoti”, Mitrovicë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 11 Jan 2013 - 16:56
Hasan Prishtina
Me rastin e ngritjes
së shtatores në Shkup)
Nga Prishtina shkoj
Në Stamboll të mësoj.
Kur vlen trimëria
E kur mençuria.
Dhe kur njëra e tjetra
Prej kohërave të vjetra.
Sa herë nga pësimi
Është lënë mësimi.
Ishte burrë i pendës-
Mprehtësi të mendjes.
S’mbijetoi tradhtinë
La pas vetes lavdinë.
Blerina N.Aliu, nx. e kl. VI/1, Shfl. “Musa Hoti”, Mitrovicë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sat 30 Mar 2013 - 16:07
Ata më duken

Gjyshi im tok me gjyshen

Në një fotografi të vjetër,

Që i ruan mirë një kornizë

Dhe tani si çdo herë tjetër.



Me duket i shoh në punë

Siç kanë bërë edhe dikur,

Gjyshi kosën duke cokatur

Xhemper gjyshja duke thurur



Nipat duke i vënë në gjumë

Në te shprishur farë rrëfimi,

Dhe kënduar urata shumë

-Pandarë tyre qoftë gëzimi!



Tok me gjyshërit e gjyshet

Nëpër ato fotografi të vjetra,

Ringjallen kujtime, mbresa

Secila më shumë se tjetra!...



Ali M.Lajçi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 31 Mar 2013 - 14:48
Majlinda Kelmendi, xhudiste botërore

Olimpistja kosovare, Majlinda Kelmendi

Është krenaria e sportit kosovar,
Shkëlqen si yll qiellor,
Në gara të nivelit ndërkombëtar.

Emri i saj, Majlinda Kelmendi,
Xhudiste e ranguar si e dyta në botë,
Ajo e përfaqëson Kosovën
Në garat ndërkombëtare me sukses të plotë.

Xhudiste e madhe e sportit kosovar,
Gëzon respekt të madh njerëzor,
I mbron ngjyrat e shtetit të Kosovës,
Në flamurin shqiptar, shtetëror.

Trajneri i saj, Driton Kuka,
Për këtë vajzë kërkon kushte,
Më të mira në gara,
Dëshira e saj është të mbetet në Kosovë
Në garat ndërkombëtare të rangon e para.

Xhevrie Morina, kl.IV, SH.F ‘’Pavarësia’’
Prishtinë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 31 Mar 2013 - 16:08
te bukura
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 19 Apr 2013 - 21:06
Balta në qytet

Me këto këpucë plotë me baltë?!
Jo pse unë
S’kisha kujdes
Por nuk kisha kah t’ia mbath!
Ndihem keq sinqerisht
Por ç’faj kam unë i shkreti!
E lashë fshatin
Për më mirë
E këtu plot me baltë qyteti!
Tash dhe pak sa të vijë vera
Pluhuri do na ngufasë
Dhe përsëri
Me këpucët pis
Detyrohem të hyj në klasë.
Unë nuk i kuptoj këto punë
Por një gjë s’po më hyn në kokë:
Përse pallate
Në shumë kate
E rrugët kurrqysh o shokë?!

Sylejman Pireva
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 28 Apr 2013 - 14:55
Vendi imPublikuar:

Një natë e qetë e verës së nxehtë,
Një aromë e lules së pemës së shkretë,
Ndriçon si diell me lule në verë
Si dallgët e detit që tunden nëpër erë.
Trëndafil në kopshtin tim,
I miri i shtrenjti vendi im,
Një vend magjepsës ti je,
Toka e trimave që u flijuan për ne,
Sot ne gëzojmë lirinë,
Dhe e festojmë Pavarësinë.

Erëza Bekolli, kl. IV sh.f. “Shaban Palluzha”
Drenas
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sat 18 May 2013 - 11:34
Dëshmorët e Kosovës

Për lirinë e Kosovës, flamurin kombëtar
U sakrifikuan trimat e kombit shqiptar,
Për atdhe e dhanë kokën
Duke e mbrojtur kombin dhe tokën.

Luftëtarët trima të atdheut shqiptar
Në zemër e kishin atdhedashurinë,
Kosova heroike është fituar me gjak
Gjaku i dëshmorëve e solli lirinë.

Ti atdhe etnik i kombit shqiptar
Me luftë të armatosur triumfoi liria,
Për çlirimin e shtetit shqiptar
Me pika gjaku është shkruar historia.

Lavdi veprës, jetës së dëshmorëve
E dhanë jetën për tokën shqiptare,
Çdo popull e ka historinë e vet
Kombi ynë me tradita kombëtare.

Brezi vijues i shtetit të Kosovës
Është epokë e re e historisë,
Atdheu ynë paqësor, Kosova demokratike
Është tokë e shenjtë e shqiptarisë.

Fetah Dajaku

Sh. F. “Halit Geci”, Rakinicë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sat 25 May 2013 - 19:44
Patriot me ideal kombëtar, Rexhep Mitrovica





Mitrovica qytet buzë lumit Ibër,
Ajo është toka e jonë shqiptare,
Aty lindi patrioti, Rexhep Mitrovica
Nga një familje atdhetare.

Ky liridashës i atdheut të Kosovës
Mbrojti vlerat e luftës çlirimtare,
Me heroizmin e tij patriotik
I mbrojti gjitha trojet shqiptare.

Ideator me figurë të ndritur
Vizionar kombëtar për atdhedashuri,
Ideolog i madh i kombit shqiptar
Luftëtar i luftës për liri.

Prijës i paepur me ideal kombëtar
Është simbol i atdheut ky veprimtar,
U sakrifikuan shumë dëshmorë
Për atdheun e tyre shqiptarë.

Ky patriot i madh është figurë historike
Përhapi shkëndijat e pavarësisë,
Mbeti kolos i madh kombëtar
Luftëtar dhe ideator i lirisë.

Arjeta Sadiku, sh.f. “Shaban Idrizi”
Zhabar, Mitrovicë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 26 May 2013 - 14:12
Mësuesja dhe lulet e zemrës

Erdhi Maji muaj lulesh,
natyra e bukur shoqe s’ka,
por më e bukur kthehet mësuesja,
që jetonte në Kanada.

Kujtoj ditët në shkollë fillore,
në oborr ishim shpërndarë,
me duart e saj ledhatare,
na tuboi në klasë të parë.

Me mall fëmije kujtoj Florën,
edhe pse pesë herë jam gjysh,
Shqipërinë edhe Kosovën,
kurrë ajo s’i ndau në dysh.

Mësuesen për nënë e kemi ditur,
unë e doja si nënë të parë,
Mos je sëmurë ? – Sa herë me ka pyetur,
Në klasë unë plasja me të qarë.

Lum ne mësuese gjallë që t’kemi
për jetë e mot do të të kujtojmë
në fund të botës nëse vemi
asnjëherë Ty s’të harrojmë.

Sali Rexhepi

(kushtuar ish-mësueses Florije Shehu)
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Thu 6 Jun 2013 - 22:00
Shpëtimtari i lënduar

Një fshatar i vyer
Punonte në natyrë,
Nga dheu doli gjarpri
Iu hodh në fytyrë!

Befas u sulmua fshatari
Nga gjarpri piton,
E mbështolli trupin e tij
Me dhëmbë e kafshon!

Gjarpri shtrëngues
E goditi me kokë,
Kafshimi me dhëmbë
Plaga e hodhi në tokë.

Duke e shtrënguar viktimën
Nga goja e tij rridhte gjak,
Fatkeqi ishte alivanosur
S’kishte vetëdije aspak.

Ky rast fatkeqësie
I ndodhi këtij punëtori,
I përjetoi këto çaste të vështira
Me pasoja mbeti i gjori.

Luljeta Shala,

Sh. F. “Nëna Terezë’”, Mitrovicë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Wed 12 Jun 2013 - 23:08
Toka dhe dielli


Toka, sipërfaqja e saj

E rrethuar me Oqeanin Paqësor,
Kur shikohet nga hapësira
Duket planet i kaltër tokësor.
Toka është shtresë shkëmbore

Në thellësi të saj ka minerale,
Gurët e çmuar janë diamanti, rubini
Xhevahiret janë kristale.
Në thellësinë e tokës

Ndodhin shpërthime vullkanike,
Tërmetet dhe vërshimet
E ndryshojnë nivelin e ujërave
Oqeanike.

Në vjeshtë dhe në pranverë
Dita dhe nata është njëjtë e gjatë,
Gjatë verës në pole është vetëm ditë
Në dimër është gjithmonë natë.

Drita e diellit duket e bardhë
E formuar nga shtatë ngjyra,
Rrezet e diellit shpërndahen në atmosferë
Në mëngjes ndriçohet natyra.


Shpëtim Sadiku, Kl. VI
Sh. F. “Shaban Idrizi”, Zhabar, Mitrovicë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 14 Jun 2013 - 21:27
Që të bëhesh



E shtrydhe me zor frymëzimin,
Vështirë do ta arrish qëllimin.
Fjalët tua në varg e në vjershë
Margaritar të çmuar t’i kesh.

Që të bëhesh poet i mirë -
Lëre frymëzimin të ecën lirë.
Të hyjë në çerdhe e në shkollë
Pemishteve me dardhë, mollë.

Në lojë fëmijëve ëndrra, gëzim
Ku gjejnë shokë dhe shoqërim.
Në gjeografinë tonë të dashur,
Në historinë tonë të pasur.
Lëre frymëzimin të ecën lirë
Deshe për të qenë poet i mirë.


Ali M. Lajçi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 16 Jun 2013 - 10:03
Shqiponja
 

Shqiponja fluturon,
me krahët e saj,
qiellin zbukuron.
Të gjithë shqiptarët,

Të kemi simbol,
për jetë e mot,
të kemi idhull.
Fluturo shqiponjë,

Në kaltërsi,
Mbarë shqiptaria,
të mban krenari.


Erlind Osmanaj, kl.VI2, sh.f. "Avni Rrustemi", Zallq
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mon 24 Jun 2013 - 22:34
Bleta


Lule më lule

Thith nektar, i viziton
Mjaltë në hoje
Me kënaqësi prodhon.
Lulet të mirëpresin
si mysafirja më e mirë
jetës së bardhë i jepni
virtyt shëmbëlltyrë.
Të duan të gjithë
Shumë të do jeta
A ka më punëtore
Më e vyer se bleta?!
Por ti si gjithnjë
N’ag e mëngjes
Kalon ditën n’punë
Pa fare përtesë.
Ti kaq e vogël
bën këtë mrekulli
ua largon fëmijëve
t’shëmtuarën përtaci.
E lumja ti bletë
E lumja shenjtëri
për gjithë këtë vullnet
për gjithë këtë ëmbëlsi.
Maxhun Osmanaj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 7 Jul 2013 - 18:43
U linda p?r t? jetuar

 
(Kushtuar nxënësit të sëmurë nga leukemia)
Sa ishin prindërit duke luftuar,
Për të ekzistuar kjo tokë,
Ti ishe diku fjetur,
Si qelizë në atë botë.

U linde në netët e kthjellëta,
N'qiell shikove një dritë,
Tani i mbushë njëmbëdhjetë vite,
Me shokë e shoqe duke u rritë.

Tani të erdhi një dëshpërim,
Dikah një virus,
Ti po kërkon shërim
Nga populli dhe yti mësues…..

-Po e shoh rininë,
Për mua po mbledhin nektar,
Nëpër rrugë, shkollë, shtëpi,
Sikur bletët nëpër livadh, breg e arë….

-U linda për të jetuar,
Në ditar po i lë notat,
Po shkoi për shërim
Do kthehem në Klinë të kodrat….

-Lamtumirë Kosovë,
Populli im i nderuar,
Me ndihmën e juaj,
Do kthehem i shëruar!.....


Hysen H.Ymeri, Klin?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 21 Jul 2013 - 13:50
Halli i Elonës




Në plazh të Durrësit – vapë
edhe nën çadër digjemi prush,
vijnë tregtarët me shportat plot
hajde dardha... fik e rrush.
E lus mbesën t’i blej diçka
por nuk do se s’i hahet,
do të luaj me rërën e plazhit
dhe në det do të lahet.
Vjen një tjetër me gomar
koshat plot në shpinë te tij,
ndalet mbesa dhe e shikon
kafshën e shkretë me dhembshuri.
M’i blej gjysh dy kile kumbulla
dhe pesë kile dardha e molla,
duke i shtrirë Elona e vogël
drejte gomarit duart e holla.
Pse aq shumë Elonë e gjyshit
- do të bësh me to reçel,
apo ndoshta - i falem Zotit
prapë oreksi ty t’u çel.
Nuk i dua që t’i ha
për reçel nuk e kam hallin,
por m’i blej gjysh i dashur
që sado pak të lehtësojmë gomarin.
 
Agim Gashi - Drenica
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sat 23 Nov 2013 - 14:29
A E DINI PSE ?


Atdheu ynë
Ka pak shkencëtarë
Novatorë
Shumë luftëtarë.
 
A e dini pse?
Gjer më sot
Atdheu ynë
Ka pak pilotë.
 
A e dini pse?
Nuk është tragjike
Se Atdheu ynë
S’ka anije kozmike.
 
A e dini pse?
Atdheu ka halle
Ka pak ekspertë
Të ngrohjes globale.
 
A e dini pse?
Ju fëmijë
Atdheu ynë
Nuk kishte liri.
 Shkruan: Fehmi Pireva
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Fri 27 Dec 2013 - 16:44
Viti i Ri


Një vit i bukur,
Po ofron tani,
Shumë gëzime,
Sjell në çdo shtëpi.
Fëmijët të gëzuar,
Bredhin stolisin,
Fytyrat e tyre,
Vetëm shndrisin.
Fëmijët po prisnin,
Orën 24 me padurim,
T’i shihnin fishekzjarrët,
O sa gëzim.
Një porosi për ty,
O Babadimër,
Që çdo fëmije të botës,
T’i dhurosh gëzime.


Arbesa Kadriu, kl.VII/2,
Shkolla 9-vjeçare
“Shaban Jashari”, Skënderaj
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 9 Feb 2014 - 11:11
Një zog meteorolog

Në Lug të Hajdinit
Tha një zog,
Unë jam tani,
Një meteorolog.
Kumtojeni lajmin
Në internet,
Për të gjithë zogjtë,
Në fshat dhe qytet.
Mos nxitoni
Për shtegtim,
Qëndroni këtu,
pa shqetësim.
Sivjet s‘ka dimër
As borë në male,
Thonë është problem,
I ngrohjes globale.

Shkruan: Fehmi Pireva
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Sun 9 Feb 2014 - 12:56
Porsi lufta
ne beteje
vargjet tuaja
kush t'i ndjeje
do te c'malli lumturine
se ju cmoni Shqiperine...

Lum
o lum
i Shqiperise
qe buron prej dashurise
dashurise
qe te kane fale
te gjith bijte shqipetare...

(Kete poezi e thurra kryesish per femijet kosovare te cilet na mbushen plot gezim me vargjet e tyre dhe ju uroj shume gezime ne jete, suksese...)

(E.J.K)
Sponsored content

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi