Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Fjale te urta

Fri 29 Jan 2010 - 13:51
First topic message reminder :

Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.

Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.

Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.

Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.

Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.

Aty ku nuk mer bija, e mer vija.

Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.

Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.

Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.

Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.

Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi )

Burri eshte cadra e gruas.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Wed 28 Sep 2011 - 20:02
Liria; Dinjiteti

Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak JUG.

Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë KOSOVË

As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb JUG

Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi SHKODËR

Breshka po ferrën don KAVAJË

Buka e botës s'të ngop KORÇË

Buka e botës, laku i kokës SARANDË

Burri nuk shtrihet as për së vdekmi MIRDITË

Çdo mal e din barrën e vet PRIZREN

Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij JUG

Çdo shpresë fluturon me krahët e saj JUG

Ç'hall ke, vështroje VERI

Dasëm pa mish nuk ka KORÇË

Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN

Dele e butë në qafë të ujkut JUG

Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË

Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja SHKODËR

E di gjalmi ç'ka torba PËRMET

E di vetë gomari ku i vret samari JUG

Gunë e huaj s'të mban ngrohtë KOLONJË

Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet VERI

Hallet e mia i di trari im ELBASAN

Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj MYZEQE

I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË

Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDË

Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR

Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË

Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR

Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG

Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË

Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR

Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET

Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË

Kush unj qafën i bie zverkut. JUG

Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR

Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË

Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG

Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË

Liria i ka rrënjët në gjak. JUG

Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË

Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT

Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË

Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË

Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË

Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN

Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR

Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG

Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK

Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE

Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT

Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË

Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR

Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT

Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG

Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR

Mjer ay që pret nga tjetri! JUG

Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË

Mos shko maz pas pele. KOSOVË

Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR

Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR

Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG

Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË

Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG

Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË

Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN

Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË

Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË

Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË

Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË

Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE

S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË

Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG

S'mbahet shpirti me falimnders. VERI

Syri i të zotit plehron arën. JUG

Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Wed 28 Sep 2011 - 20:03
e Vërteta; e Mençura

Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG

Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT

Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN

Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË

Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG

E treta e vërteta. DEVOLL

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI

Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË

Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG

Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË

Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS

Mos e ban penin tra. DIBËR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG

Nuk luan ferra kot. VLORË

Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG

Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË

Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË

Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË

S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG

S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË

S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR

Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG

Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG

Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË

Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG

Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN

Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË

Ç'i do qeni brekët. KORÇË

Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG

Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË

Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN

Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR

Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT

Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG

Kali i mirë shton torbën e tij. JUG

Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR

Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG

Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE

Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR

Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË

Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR

Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË

Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË

Mos bëj petulla me ujë. DIBËR

Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË

Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI

Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC

Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET

Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG

Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG

Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR

Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG

Peshku në det, kusija në zjarr. JUG

Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË

Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD

Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN

Kam inat po nuk kam takat. BERAT

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË

S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR

Si është vendi bëhet kuvendi. VERI

S'jepet një pelë për një thelë. JUG

S'ka varfëri i mençuri. JUG

Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG

Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË

Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË

U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG

Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG

Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Wed 28 Sep 2011 - 20:05
Trimëria; Besa

Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË

Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË

Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË

Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH

Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR

Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR

Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG

Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH

Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL

Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË

Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET

Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË

Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE

Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR

Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG

Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË

Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË

Ku ngul hunë var hejbet. JUG

Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË

Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG

Kush kërkon gjen. PËRMET

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG

Pushka don pushkën. TROPOJË

Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË

Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT

Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG

Trimi e ka me vete fatin. VLORË

Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN

Amanetin e mban toka. SHKODËR

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN

Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË

Besa e burrit, pesha e gurit. VERI

Burri i mirë flet një herë. KRUJË

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË

Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË

Nga del fjala del dhe shpirti. JUG

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Wed 28 Sep 2011 - 20:07
Atdheu; Vendlindja; Liria

Ara ime varri im LABERI

Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit KORCE

Atdheu e nana nuk harrohen TROPOJE

Atdheu mbi të gjitha VLORE

Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj KORCE

Balta më e ëmbël se mjalta GJIR

Bijë vendi pikë argjendi BERAT

Bukë e hi në shtëpi PERMET

Çdo hi në vatrën e tij JUG

Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt JUG

Çdo zog kërkon folenë e tij JUG

Dardha bie nën dardhë VLORË

Derë e botës s'është strehë e kokës JUG

Duaje atdhenë si shqipja folenë JUG

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë KOR

Dy duar për një kokë, koka për atdhenë KOR

Dheu zhuritet por bari mbin përsëri JUG

Qeni leh tek stani i tij GJIR

Fjala në vend të huej, bahet gur VERI

Guri i rëndë në vend të vet PËR

Gjeli në pleh të tij këndon më mirë KORÇË

Gjeli mbret mbi pleh të vet JUG

Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit JUG

Gjuha bashkon kombin JUG

Gjuha ruhet atje ku shkruhet KORÇË

I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër JUG

Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj KOSOVË

Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le SHKODËR

Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret KORÇË

Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë SHKODËR

Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë BERAT

Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë MAT

O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti ÇAMËRI

Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim VERI

Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë LABËRI

Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut KOSOVË

Besë e shqiptarit si purteka e arit JUG

Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë JUG

Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan VERI

Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë JUG

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj JUG

Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then KOSOVË

Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën VLORË

Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë KOSOVË

Shqiptari për mik asht tret e asht fik KOSOVË

Shqiptari s'ha pulë të ngordhur JUG

Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë VLORË

Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri SKRAPAR

Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë TIRANË

Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep KOSOVË

Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh JUG

Shqiptari s'e han trupin me bukë VLORË

Toskë e gegë, pemë nga një degë GJIROKASTËR

Kush rren shtetin, rren vetin TROPOJË
Zymer
Zymer
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 417
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lipjan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/03/2012

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Fjale te urta humoristike

Fri 1 Jun 2012 - 2:18
Fshati që duket, ka drita!
Naki
Naki
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 177
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Republika e Kosoves
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/02/2010
http://www.nasergashi.com

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Fri 1 Jun 2012 - 2:18
Gruaja qe gerrhat shume nuk eshte per ate pune...
Zymer
Zymer
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 417
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lipjan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/03/2012

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Fri 1 Jun 2012 - 2:19
Qentë le të lehin, ti futja vrapit!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Tue 23 Oct 2012 - 13:09
FjaLe Te Urta Trimerie

Ajo që ke frikë të gjen.

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita.

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.

Atë që pështyn, mos e lëpij.

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.

Ay që hyn në lumë edhe do laget.

Burri flet përpara syve e jo pas shpine.

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.

Burri o të fal, o të var.

Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër.

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.

Çakallit lëshoi ujkun.

Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.

Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij.

Dajaku ka dalë nga xheneti.

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.

Derri do plumbin, nuk zihet me duar.

Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë.

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. P

Frika nuk e len lepurin me u majtë.

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.

Fusha bën baltë, mali bën furtunë.

Gozhda nxjerr goxhdën.

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.

Guri i rrumbullkët nuk zë vend.

Gjalpin e ruan kripa.

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.

Ku do të dijë hëna se lehin qentë.

Ku ngul hunë var hejbet.

Ku rafsha mos u vrafsha.

Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës".

Kur ke zemër ke edhe krahë.

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.

Kush kërkon gjen.

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.

Pushka don pushkën.

Pyet detin sa lumenj derdhen në të.

Qeni i pangopur të ha.

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.

Shqerra që s'thërret mëmën humbet.

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.

Trimi e ka me vete fatin.

Trimin vraje, po mos e shaj.

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.

Amanetin e mban toka.

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.

Besa asht ma e fortë se vdekja.

Besa e burrit, pesha e gurit.

Burri i mirë flet një herë.

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë.

Ku është besa aty është dhe shpresa.

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.

Nga del fjala del dhe shpirti.

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Tue 23 Oct 2012 - 13:19
Fjalë
t
ë
urta popullore p
ër
Atdheun,
Lirin
ë,
Trim
ërinë
dhe Bes
ën


  • Kush s’do nënën
    e baban, s’ka si të dojë
    vatanë.


  • Atdheu mbi të
    gjitha.

  • Balta më e ëmbël
    se mjalta.

  • Atdheu e nana nuk harrohen.
  • Ara ime varri im .
  • Çdo vlerë
    t'i vërë
    vetes një komb, atë
    i venë dhe të
    huajt.


  • Derë e
    botës s'është
    strehë e kokës.

  • Duaje atdhenë si
    shqipja folenë.

  • Duaj at e duaj nënë,
    por më shumë
    duaj atdhenë.

  • Dy duar për një
    kokë, koka për
    atdhenë.

  • Dheu zhuritet por bari mbin përsëri
  • Guri i rëndë
    në vend të
    vet

  • Gjuha dhe njerëzit
    janë tapia e vendtit

  • Gjuha bashkon kombin
  • Gjuha ruhet atje ku shkruhet
  • I ikuri dhe i vdekuri s'kanë
    hatër

  • Kur të jesh në
    dhe të huaj, dita të
    bëhet një
    muaj

  • Kush ka vdekë për
    atdhe, nuk ka vdekë por ka le

  • Mace e botës vjen në
    shtëpi, për
    të përmbysur
    tenxheret

  • Mbrohe atdhenë si
    shqiponja folenë

  • Një nënë
    nuk na ka bërë,
    po një vend kemi të
    tërë

  • O shtëpi, bukë
    e hi, nuk gjendet varri si ti.

  • Shqiponja fluturon në
    qiell, po folenë e bën
    në tokë

  • Shqipëria është
    e vogël, po shqiptarët
    janë shpirtmëdhenj.

  • Shqiptari kryet e pren dhe besën
    s'e then .

  • Shqiptari kur jep fjalën,
    ther djalën.

  • Shqiptari me armë e
    shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë.

  • Shqiptari për mik
    asht tret e asht fik.

  • Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep.
  • Shqiptari vritet por pushkën
    nuk e hedh.

  • Shqiptari s'e han trupin me bukë.
  • Toskë e gegë,
    pemë nga një
    degë


  • Atë që
    të qëllon
    me gur, mos e qëllo me bukë.

  • Burri një herë
    ka lerë, nji herë
    do të vdesë.

  • Dhelprës me dhelpëri,
    ujkut me trimëri.

  • Guri i rrumbullkët
    nuk zë vend.

  • S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat
  • Trimëria e kthen
    plumbin mbrapsht.

  • Trimi e ka me vete fatin.
  • Trimin vraje, po mos e shaj.
  • Besa asht ma e fortë
    se vdekja.

  • Besa e burrit, pesha e gurit.
  • Ku është
    besa aty është
    dhe shpresa.

  • Mos ki frikë nga
    hasmi, po nga miku i rremë.

  • Ai që ndërton
    me djersë, mbron me gjak.

  • Ai që bahet i butë
    si dele e hanë ujqtë.

  • Bilbili te kafazi s'këndon
    nga qejfi, po nga marazi.

  • Buka e botës s'të
    ngop.

  • Buka e botës, laku i
    kokës.

  • Dasëm pa mish nuk ka.
  • Dasma do mish, lufta do gjak.
  • Dele e butë në
    qafë të
    ujkut.

  • Dora e huj të krun,
    po jo ku të kruhet.

  • Ec me këmbë
    tueja e jo me mend e huaja.

  • Gunë e huaj s'të
    mban ngrohtë.

  • Gjithkush teshat i lan në
    shtëpinë
    e vet.

  • Jeton bleta majë
    malit, jeton dhe miza nën bisht të
    kalit.

  • Kur s'ka trimni, s'ka liri.
  • Leku i huj, peshon rëndë
    në xhep.

  • Liria fitohet e nuk dhurohet.
  • Liria fitohet vetëm
    me gjak.

  • Liria i ka rrënjët
    në gjak.

  • Liria nuk blehet me para e me tokë,
    po fitohet me gjak e me kokë.

  • Më mirë
    një ditë
    në liri, se njëqind
    vjet në robni.

  • Më mirë
    i lig e i lirë, sesa shëndoshë
    e me zinxhirë.

  • Më mirë
    nën dhP
    i mbuluar, se mbi dhP i
    gjynjëzuar.

  • Më mirë
    të vdesësh
    duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar.

  • Më mirë
    të vdesësh
    në këmbë,
    sesa të jetosh në
    gjunjë.

  • Më mirë
    zog e në liri, sesa bilbil e në
    kulvi.

  • Nën hije as bari
    nuk ngren krye.

  • Nuk rron peshku pa ujë.
  • Shqiponja nuk gjuan miza.
  • Trimëria dhe liria
    janë si nana
    e bija.

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Fjalët e urta në FGJSSH

Tue 23 Oct 2012 - 13:23
http://shkenca.org/pdf/gjuhe/fjalet_e_urta.pdf
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Mon 19 Nov 2012 - 15:08
"FJALET E URTA,PASURIA E VENDIT TONE"
me
"Fjalët e urta në FGJSSH"

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Mon 19 Nov 2012 - 15:10
"Fjalët e urta në FGJSSH"
me
"Fjale Te Urta"

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Mon 19 Nov 2012 - 15:11
"Fjale Te Urta"
me
"Fjale te urta popullore..."

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Mon 19 Nov 2012 - 15:13
"Fjale te urta popullore..."
me
"Shkruaj nje thenje te urtë"

temat u baskum
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Tue 27 Nov 2012 - 9:24
"Fjale te urta per Dashurine..."
me
"ARTI......"

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Tue 27 Nov 2012 - 9:26
"Fjale te urta humoristike"
me
"Fjale te urta "

temat u bashkun ....ktu ne kte teme do shkruhet cdo gja rreth fjaleve te urta si per dashnin si humoristike si te shqiptare po ashtu te huja
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Sun 28 Apr 2013 - 14:53
Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Sat 18 May 2013 - 11:33
Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Sun 4 May 2014 - 20:35
ja disa thenie per atedheun :

Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
Shqipe
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri
Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri
Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari
Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të.
Kenedi
Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
Indiane
Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
Greke
Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
Berne
Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
Bloku
Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
Horaci
Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.
Burkhardi
Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
Bjelinski
Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
Floberi
Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe.
Stendali
Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke
Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni
O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
Volteri
Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që të shtyn të mohosh kombin tënd.
N.Veqilharxhi
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Thu 20 Jul 2017 - 14:30
Amerikane - Grate jane te kendeshme te biesh ne krahet e tyre , por jo ne duart e tyre .

Spanjolle -Gruaja dhe vera e terheqin burrin nga gjykimi .

Franceze - Dobesia e burrit ben forcen e gruas .

Angleze - Gruaja e zemeruar eshte si gjarperi qe pickon .

Franceze - Gruaja qesh kur mundet dhe qan kur do vete .

Franceze - Gruaja eshte ajo qe e prish dhe e nderton shtepine .

Rumune - Nje shtepi pa grua eshte si nje violine pa tela .

Greke - Kundra helmit te gjarperit gjendet ilac , ndersa kundra inatit te gruas nuk ka ilac .

Latine- Femra e virtytshme kur e zgjedh burrin konsultohet me ndergjegjen dhe jo me syte .

Gjermane- Gjuha e gruas eshte si nje shpate , qe ajo nuk e le te ndryshket .

Spanjolle -Nderimi i nje gruaje konstatohet ne opinionin e mire qe kemi per te .

Franceze - Gruaja qe punon dhe pula qe ben veze dine vetem te bejne zhurme .

Franceze - Gruaja te fal vetem pasi te ka denuar .

Spanjolle- Gruaja dhe xhami jane gjithmon ne rrezik .

Franceze - Gruaja dhe bagetia duhet te kthehen ne shtepi gjithmon para mesit te nates .
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Thu 20 Jul 2017 - 14:33
Per Vajzat dhe Djemt

E pergjithshme - Vajza shikon grurin kur eshte plot , ai ul hunden .

Franceze - Vajza pa miq eshte si pranvera pa lule .

Latine - martesa e vajzes eshte aq e nevojshme , aq sa eshte hapja e nje pusi ku nuk ka uje .

Daneze - Hajeni peshkun kur eshte i fresket , dhe martojeni vajzen sa eshte e re.

Franceze - Kush ka vajze eshte gjithmon coban .

Gjermane- Vajzat e reja si rrush i fresket , vajzat e medhaja si rrush i thate .

Franceze - Vajza e madhe do te donte ti mblidhte me te dy duart ato qe dikur i ka shtyre me kembe .

Irlande- E merziteshme eshte ajo govat kur nuk lan rroba burrash .

Libaneze - Edukoje djalin sa eshte i vogel qe te te respektoje kur te rritet .

Ruse - Me nje djale mund te ecesh , me dy djem mund te fugosh , dhe me tre djem mund te shplodhesh .

Franceze - Martoje djalin kur te duash dhe vajzen kur te mundesh .

Polake- Djalin zgjidhe ne stervitjen dhe vajzen ne dans.

Latine - Duaje babane kur eshte i drejte dhe duroje kur nuk eshte

Indian- Nje baba plak dhe me menge te grisuara qoft nuk te turperon .

Indian - Kripen e vlersojm kur nuk e kemi , dhe vleren e babait pas vdekjes se tij .

Gjermane - Babai qe le djem prapa nuk ka vdekur .


Babe e bir

Agleze - I ati koprac e i biri doreleshuar .

Libaneze - Une them qe djali im eshte rrugac , por nuk dua qe ta degjoj nga te tjeret .
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Thu 20 Jul 2017 - 14:36
Kineze - Nje proverbe kineze per nje vesh shqiptar eshte asgje
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Thu 20 Jul 2017 - 14:47
Asnjëri nuk mund ti shërbejë dy zotërinj.

Burri është koka, kurse gruja është qafa.

Çdo njeri ndërton fatin e vet.

Dhuratat i pranon edhe mbreti".

Fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Iku macja, lozin minjtë.

Kur s'ke punë luaj derën.

Kush ka turp, vdes për bukë.

Jo të gjithë mund t'i fusësh në një thes.

Mali me mal nuk piqen, njeriu me njeriun piqen.

Matë tre herë, prit një herë.

Më mirë syri sesa nami.

Molla nuk bie larg mollës.

Mos hidh zjarr në kashtë.

Në njërin vesh (më) hyn, në tjetrin (më) del.

Nga e thëna në të bërë, rri në mes një det i tërë.

Peshku i madh ha të voglin.'

Punën e sotme mos e lër për nesër.

Sa rron, aq mëson - Sa të rrosh, do të mësosh

Si i ati dhe i biri.

Si e ëma dhe a bija.

Trimi i mirë me shokë shumë.



...dhe keto ishin fjale te urta shqiptare.
Sponsored content

Fjale te urta  - Faqe 2 Empty Re: Fjale te urta

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi