Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Tue 9 Feb 2010 - 15:48
Morali eshte nje element i cuditshem ne natyren njerezore. Une personalisht e konsideroj si dicka qe ne teori, duhet te ndihmoje per te jetuar ne nje shoqeri te caktuar dhe qe, ne te vertete, e shnderron njeriun ne nje skllav te mendimeve.
Por mos me keqkuptoni, morali eshte i nevojshem per jeten... pa moral do vepronim si kafshe dhe ka shume mundesi qe te rriteshin fenomenet e kanibalizmit. Vetem se, ndonjehere, morali s'eshte gje tjeter vecse nje torture e kote!
Mendoni psh per pasigurite frenuese qe mund te kesh per t'i shprehur dikujt dashurine qe ndjen per te. Dhe ndersa je duke luftuar me veten tende, dikush tjeter perfiton nga rasti per te paraprire gjestin tuaj. Rast i humbur dhe peng i garantuar!
Kjo ishte sa per te bere nje shembull.
Po ju c'mendoni per moralin? Sa do te ishit te gatshem te ndiqnit rregullat e tij? Sa te drejta ju duken ato? Cfare mendoni per "te pamoralshmit"? A keni qene ndonjehere i tille?
Mirepres mendimet tuaja.


Edituar për herë të fundit nga Cironke në Mon 3 Sep 2012 - 3:25, edituar 1 herë gjithsej
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Sat 13 Nov 2010 - 12:12
Morali eshte perpjekja me e rendesishme njerezore qe i jep bukuri dhe dinjitet jetes.Njeriu formohet qe i vogel dhe ushqehet me vlera dhe virtyte nga anetaret e familjes,shkolla,shoqeria.....!


Në qoftë se njerëzit flasin prapa krahëve të mi, atëherë kjo do të thotë që unë jam një hap përpara tyre...!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Mon 16 May 2011 - 21:54
Virtyti qe me se shumti shikoj tek nje person, aij qe nuk ka moral nuk mund te ket asgje.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Mon 16 May 2011 - 21:57
Dija ime eshte se:Nga morali rezulton dhe e formon ne shume aspekte karakterin dhe te gjithe personalitetin e njeriut, por ndergjegjen pak se e prek!Ndergjegja eshte dija e fshehur ne njeriun, qe nuk ndryshohet asnjehere!Edhe traditat dhe rrethi ndikon ne keto!


Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo......... Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anonymous
Vizitor
Vizitor

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Mon 16 May 2011 - 22:14
Morali eshte perpjekja me e rendesishme njerezore qe i jep bukuri dhe dinjitet jetes.menyra e te shprehurit e ben njeriun me te bukur e te kompletuar nga inteligjenca apo kultua e tij.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Morali.....

prej Wed 14 Sep 2011 - 14:12
Në çdo bestytni të mençurit shkojnë pas budallenjve.
Bekoni

Bestytnia është poezia e jetës.
Gëte

Nuk ka bestytni, që nuk ka lindur nga ndonjë nevojë.
A.Grafi

Më trim e më i fortë është ai që lufton kundër padrejtësisë, sesa ai që bën padrejtësinë.
Barleti

Drejtësia është e vërteta në aksion.
Zkuberti

Lehtë është të jesh i mirë, vështirë është të jesh i drejtë.
Hygo

Ku ka gjyqe, ka edhe padrejtësi.
Gorki

E drejta s'mund të jetë kurrë e të dy palëve, ajo i përket vetëm njërës.
Eskili

Sulmuesi nuk është gjithmonë fajtor, kurse viktima nuk është gjithmonë e pafajshme.
Shulci

Kur diskutoj me veten time çdoherë kam të drejtë.
Hasheku

Të mos ishin njerëzit e këqinj, nuk do të ishin gjykatësit e mirë.
Dikensi

Asgjë nuk është më banale se padrejtësia dhe vuajtja.
Cankari

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerëzishëm.
Vonenargu

Kush bën keq është më fatkeq se ai që e pëson.
Demokriti

Nëse diçka është e drejtë, do kryer pa marrë parasysh arsyet e shumta për të hequr dorë nga kryerja e saj.
M.Kyri

Dashuria dhe urrejtja ia ndryshojnë fytyrën drejtësisë.
Paskali

Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë.
Ruso

Asgjë nuk e lind më shumë dyshimin se kur dimë për një gjë pak.
Bekoni

Dyshimi është mjegull që i mbulon shpesh pamjet e bukura.
Ditrih

Dyshimi është çlodhja e intelektit.
Montenji

Edukimi më i mirë dhe më i dobishëm është ai që i japim vetvetes.
Montenji

As edukimi më i mirë në botë nuk të mbron nga pasionet e këqija.
Zhidi

Me edukatën e vet njeriu mund të ngrihet apo të poshtërohet.
Uatsjajana

Njeriu është krijesa më e shkëlqyeshme, prandaj edhe edukata duhet ta formojë në tërësinë e qenies së tij, ta përgatisë për jetën e përditshme, të përhershme.
Komenski

Çdo njeri i paedukuar është karrikaturë e vetvetes.
Shlegeli

Kur prindërit janë të edukuar mirë atëhere edhe fëmijët mund të lindin të edukuar.
Gëte

Edukimi i zhvillon aftësitë, por nuk i krijon ato.
Volteri

Njeriu i paedukuar njihet në çastin kur e nderojnë, ndërsa i edukuari atëhere kur nuk nderohet.
Montenji

As armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë dëm se edukata, e cila gjithë jetën merret si foshnjë.
Aristoteli

Dy të parët deputetë të popullit janë nënlokja dhe mësuesi.
Hygo




Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Wed 14 Sep 2011 - 14:13
Qëllimi i edukatës është që trupit dhe shpirtit t'u japë tërë bukurinë dhe tërësinë që mund të kenë.
Platoni

Mirësjellja e njeriut të edukuar s'kushton asgjë, e me të blihet çdo gjë.
Montenji

Kush mbjell grurë, mendon për një vit; kush mbjell pemë, mendon për dhjetë vjet; kush edukon fëmijë mendon për njëmijë e më shumë vjet.
Kineze

I miri s'vdes kurrë.
Shqipe

Më mirë të bësh mirë e të flasin për ty keq, se sa të bësh keq e të flasin për mirë.
Veqilharxhi

Përsa i përket të keqes, kundër saj duhet luftuar, or vëlla. Përndryshe, kush e duron, ai e meriton.
H.Sulejmani

Ai që bën vepër të mirë le të heshtë, ai i cili e pranon le të flasë.
Seneka

Në botë do të bëheshin më pak të këqija, sikur e keqja të mos bëhej në emër të së mirës.
Petëfi

Në qoftë se bëni mirë, bëni për vete; në qoftë se bëni keq, ia bëni vetes.
Gandi

Ai që është i mirë në punë të këqija, i mirë është edhe në punë të mira.
Haksli

Dëshiroi të dini cilat janë tri të këqijat më të mëdha për njeriun? Ja, shkurtimisht: gruaja, zjarri dhe vërshimi.
Latine

Njeriu nuk është as engjëll. Fatkeqësia është se ai që dëshiron të bëhet engjëll rëndomë bëhet djall.
Paskali

Njeriu shpesh është i mirë vetëm se nuk ka rast të bëhet keqbërës.
Petëfi

Liria nuk zgjidhet mes të mirës dhe të keqes, ajo e shkatërron të keqen.
Paveze

Ashtu si s'mund të ketë hije pa dritë, ashtu s'mund të ketë të mirë pa të keqe.
Myse

Një e keqe bëhet ende më e keqe po të mbrohet.
Ovidi

Thuaje të vërtetën edhe në qoftë se ajo që flet nuk shkon në interesin tënd.
Muhameti

Kush kërkon të vërtetën duhet të dijë ta paraqesë.
Kineze

Duhen shumë lopata për të varrosur të vërtetën.
Gandi

Dëshmitari im kryesor që flas të vërtetën është varfëria ime.
Sokrati

Njeriu kërkon të vërtetën për ta fshehur edhe më thellë.
Leci

Eshtë vetëm një gjë që përsëritet gjithmonë dhe çdoherë është e re dhe e frutshme, kjo është e vërteta.
Lakorderi

E vërteta bëhet dogmë në çastin kur diskutojmë për të.
Çestertoni

Endrrat i kemi sepse pa to nuk do të mund të paraqesim të vërtetën.
Remarku

E vërteta që mësohet në mëngjes, në mbrëmje mund të vdesë.
Konfuçi

E vërteta gjendet diku ndërmjet të mirës dhe të keqes.
Shekspiri

E vërteta ekziston, vetëm gënjeshtra trillohet.
Braku

E vërteta ështe një, por njerëzit e quajnë me emra të ndryshëm.
Tagora

E vërteta më e hidhur është më e mirë se mashtrimi më i ëmbël.
Bjelinski

Kush dëshiron të mbrojë të pavërtetën ka arsye të veprojë i qetë dhe me sjellje "njerëzore", por kush e di se e vërteta është në anën e tij, duhet të veprojë ashpër, pa miklime.
Gëte

Më e mirë është gënjeshtra se sa hiçi.
Fadajevi

Natyra nuk e duron gënjeshtrën.
Karlaji

Edhe e vërteta tingëllon hidhur, kur del nga goja e një gënjeshtari.
Tagora





Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Wed 14 Sep 2011 - 17:26
"MORALI..........."
me
"Morali....." dy temat u bashkuan

Mendimi i konsoliduar
Origjinaliteti
Realizimi i detyrave me drejtesi
Arritja
Liria me kufi
Identifikimi i njeriut...
Sbesoj se ka nje perkufizim te sakte per moralin por perkufizimi me i mire eshte ai qe eshte me i drejte me i ndershem dhe me i rregullt...Me pak fjale morali kompleton sjelljen e njeriut...




Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo......... Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Sun 11 Dec 2011 - 17:44
Eshte nje teme e cila per filozofine ka qene dhe vazhdon te qendroj ne piedestalin e mendimit dhe egzistences.Si mendoni se ka qene pasqyrimi i ketij fenomeni ne brendesi dhe jashtesi te tipologjive te raporteve njerezore?Dhe cili eshte interpretimi juaj personal me konceptin moral nga ana induktive por sidomos nga ana deduktive?


Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo......... Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Malwina
Malwina
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 2624
<b>Hobi</b> Hobi : nthg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Fri 9 Mar 2012 - 10:12
Një fëmijë shtat shkurtër, hyri tek berberi, i cili i pëshpëriti klientit që po qethej: - ”Ky është fëmija më idiot në botë dhe psenë ta tregoj tani.” Menjëherë, ai futi dorën në xhep dhe që andej nxori dy monedha, njëra njëqind lekëshe dhe... tjetra njëzet lekëshe.
Pasi i kërkoi djaloshit të afrohej, ai i zgjati dy duart, ku në secilën prej tyre kishte njërën nga dy monedhat e lartpërmendura. Djali mori monedhën njëzet lekëshe dhe u largua pa thënë asnjë fjalë. Mandej, berberi iu drejtua klientit që po priste dhe i tha: -”A e nuk të thashë se ky fëmijë është idiot dhe nuk merr erë nga kjo botë?! Gjithmonë ai zgjedh njëzet lekëshin, duke lënë një qindëshen.”
Pasi klienti u qeth dhe doli jashtë, dalloi djalin i cili po dilte nga dyqani i akulloreve. Kureshtja e shtyri ti afrohet dhe ta pyesë:
-”Përse gjithmonë zgjedh njëzet lekëshin dhe nuk merr qindëshen?!” Djali, me buzën në gaz ia ktheu: -”Atë ditë që do të marr qindëshen, lojës time i vjen fundi dhe nuk blej dot më akullore!”

Morali: Ndonjëherë, mendojmë se disa njerëz nuk e meritojnë vlerësimin tonë për atë që bëjnë. Në fakt, ne i kemi nënvlerësuar aftësitë e tyre, për shkak të padijes tonë. Prandaj, kurrë mos e nënvleftëso dikë! Kurrë mos e nënvleftëso dhe mos e ironizo dikë sepse është i vogël. Mushkonja është e vogël, por të lë gjithë natën pa gjumë dhe të shkakton goxha kokëçarje.!


Prayer is an open line to ALLAH..

No cards to use,
No low battery problem,
No network error,

No charging,
always good signal and all messages sent.

▓▓▓▓█░▓█░░░▓█░░░▓▓▓▓█░▓█░▓█
▓█░▓█░▓█░░░▓█░░░▓█░▓█░▓█░▓█
▓▓▓▓█░▓█░░░▓█░░░▓▓▓▓█░▓▓▓▓█
▓█░▓█░▓█░░░▓█░░░▓█░▓█░▓█░▓█
▓█░▓█░▓▓▓█░▓▓▓█░▓█░▓█░▓█░▓█

──────────██
─────────█▒▒█
─────────█▒▒█
─────────█▒▒█
──────██▒█▒▒█
────██▒▒██▒▒█
──██▒▒█▒█████
─█▒▒█▒▒█▒▒▒▒▒█
█▒█▒▒█▒▒███▒▒▒█
─█▒█▒▒█▒▒█▒█▒▒█
─█▒█▒▒███▒▒▒▒█
──█▒██▒▒▒▒▒▒█
───█▒▒▒▒▒▒▒█
────█▒▒▒▒▒▒█
[/b]
my Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo......... Zemer beats for ALLAH
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

prej Mon 3 Sep 2012 - 3:25
"Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo........."
me
"Morali....."

U bashkuan


Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo......... Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Sponsored content

default Re: Morali.(njerezor dhe hyjnor)apo.........

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi