Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Absolute dhe relative!!

prej Thu 15 Sep 2011 - 0:00
Absoluteti duket qe ka intriguar filozofet, para dhe pas teorise se relativitetit shkencor:
Balzaku:"Kerkimi i absolutes" i frymezuar nga Arson, nje bankier, i cili kerkonte sekretin e materies, pasi kishte lexuar matematicienin Wronski.

Dy perkufizimet e fjaleve : absolute dhe relative:

Relativ: 1. Që merret a që vështrohet i lidhur dhe i krahasuar me diçka tjetër, që vlerësohet a përcaktohet në marrëdhënie me diçka tjetër; që varet a kushtëzohet nga diçka tjetër; kund. absolut. Vlerë relative. Shifër relative. E vërtetë relative. filoz. Prodhim relativ. ek. Varfërimi relativ i proletariatit (i punonjësve). ek. Moshë relative. gjeol. Largësi (lartësi) relative. Lëvizja relative. fiz. Lagështi relative. Shkalla sipërore relative. gjuh. Shumica relative.

2. Që nuk është i plotë, që është i kufizuar ose jo i përsosur në një anë; që është i përkohshëm; kund. absolut. Qetësi relative. Liri relative. Bukuri relative. Epërsi relative.

3. gjuh. Që tregon cilësi a tipar në mënyrë të ndërmjetuar (për mbiemrat si i gurtë, i drunjtë etj.). Mbiemra relativë.

Absolut: 1. Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; që merret a që vështrohet në vetvete, pa u lidhur e pa u krahasuar me diçka tjetër; kund. relativ. Shifër absolute. Vlerë absolute. Rritja absolute. Prodhimi absolut. ek. E vërteta absolute. filoz. Varfërimi absolut. ek. Mosha absolute. gjeol. Shkalla sipërore absolute. gjuh. Shpejtësi absolute. fiz. Lartësi absolute. gjeod. Peshë (lagështi) absolute. Ide absolute. filoz. shih tek IDE,~JA.

2. Që është i plotë e tërësor, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim; që është në skajin me të tejmë të shfaqjes së vet, që nuk ka tjetër përtej tij; i përsosur. Epërsi absolute. Qetësi absolute. Liri (drejtësi) absolute. Besim (nënshtrim) absolut. Mungesë (pamundësi) absolute. Kampion absolut. Sport. sportist që ka fituar mbi kundërshtarët e tjerë në ndeshjet e një lloji të caktuar sporti. Zero absolute. fiz. shih te ZERO,~JA. Temperaturë absolute. fiz. shih tek TEMPERATUR/Ë, ~A.

3. Që është i prerë e i padiskutueshëm, që nuk bën asnjë lëshim; i domosdoshëm. Gjykim (ton) absolut. Nevojë absolute. Në mënyrë absolute.

4. Që nuk njeh asnjë ligj dhe asnjë kufizim në ushtrimin e pushtetit vetjak, që e mban në dorë gjithë pushtetin; tiranik, despotik. Monarki absolute. Shtet (regjim, sundim) absolut. Mbret (sundimtar) absolut. * Shumicë absolute shumicë që e kalon gjysmën e tërësisë së numëruar, shumicë dërrmuese.

"Gjithcka eshte relative" - themi shpesh here me nenkuptimin "Asgje nuk eshte absolute".
Por, nese "asgje nuk eshte absolute" atehere as kjo deklarate nuk eshte?
Dhe nese po, sa ka vlere ajo?

Absolute dhe relative!! Univers-Absolu

Filozofi Auguste Comte duke vene ne dukje veshtiresine, beson duke thene:
"Ka vetem nje parim absolut, qe do te thote nuk ka asgje absolute"
Po kjo fraze eshte aq e drejte sa mund te themi dhe kete :
"Ekziston te pakten nje gje"dicka" qe nuk ekziston"
Ajnshtajni propozoi teorine e relativitetit te kufizuar dhe me pas te relativitetit te pergjithshem.
Kapitulli i ardhshem per te shkruar ne te gjithe kete histori te "relatives" eshte per tu studiuar shume historia e "relativitet te pergjithshem" aq shume, deri ne ate pike, sa ajo te behet dhe me absolute "Universale"
Me pak fjale, ajo behet Teoria e Universalitetit, Relativiteti qe nuk mohon me Absolutitetin, e cila thote: "Cdo gje eshte absolute dhe cdo gje eshte relative", si mund ta themi pak me thjeshte "cdo gje eshte se bashku dhe cdo gje eshte element", ose akoma me thjeshte " cdo gje eshte e madhe dhe cdo gje eshte e vogel".
Sepse:
Cfare mund te thone fjalet e Vogela pa fjalet e Medhaja?
Cfare do te thote fjale "element" vetem, pa fjalen "se bashku"?
Absolutiteti eshte thjesht dhe qarte, Ngjashmeria (E pergjithshmja), dhe Relativiteti eshte "elementi, pjesa".
Absolut-ja (ajo vete) eshte universi i pergjithshem, Pergjithshmeria e te gjithave gjerave, GJITHCKAJE.
"Cdo gje ekziston ne Absoluten" percaktim kaq i mire, dhe gjithashtu e kunderta e cdo gjeje. Sepse, "cdo gje ekziston ne Pergjithesimin e te gjithave gjerave" naturisht.. pasi eshte difinicioni i asaj vet, natyra e saj. Dhe "cdo gje eshte e vertete ne Absoluten", dhe e kunderta e cdo gjeje gjithashtu.

"GJITHCKA eshte pergjithshmeria, dhe GJITHCKA eshte nje pjese (element), GJITHCKA eshte e madhe ashtu si dhe e vogel, GJITHCKA eshte absolute ashtu si eshte relative.Absolutja eshte persosmeria, ku cdo gje duhet te krahasohet, qe duhet te sherbejne si referim per te gjitha gjerat, eshte Universi Total, Pergjithshmeria e te gjitha gjerave... GJITHCKAJE".
Ne shkence ashtu dhe filozofi, si ne gjuhen e perbashket, perdorim shpesh here fjalen "absolute" psh: kur nje fizikant flet per "zeron absolute" ose kur nje iformaticien flet per "lidhjen absolute".
E kunderta e absolutes eshte sigurisht relativ-ja, ashtu si ne teorine e relativitetit, ose si ne parimin e Relativizmit:" Gjithcka eshte relative", per te nenkuptuar sigurisht "Asgje nuk eshte absolute".
Nqs "asgje nuk eshte absolute" kjo deklarate ne vetvete nuk ka asgje absolute, atehere sa vlere ka ajo. Per te anashkaluar kete kontradite qe, Auguste Comnte de Montpellier, babai i "pozitivizmit" dhe "empirizmit" nje nga kundershtaret e metafizikes, i teorise te Absolutetit, dhe nje nga ata qe ka ndikuar thelle mendimet shkencore aktuale, ka thene: "Ka vetem nje parim absolut, se s'ka asgje absolute".



Absolute dhe relative!! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi