Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Teleskopi gjurmon planetin me dy qiej, 200 vite dritë nga toka

prej Fri 16 Sep 2011 - 19:42
Teleskopi gjurmon planetin me dy qiej, 200 vite dritë nga toka Planeti_dy_qiej
Teleskopi i NASA-s, “Kepler”, konfirmon ekzistencën e planetit me dy qiej. Planeti në fjalë gjendet në një distancë prej 200 vite drite nga Toka, dhe e quajtën Kepler 16-B. Sipas të dhënave të Shoqatës për Studimin e universit, diejt janë më të vegjël sesa dielli jonë, njëri për vetëm 20 për qind, ndërsa tjetri për 70 për qind.
“Interesante është se diejt perëndojnë pa një renditje të caktuar kohore. Ndonjëherë perëndojnë në të njëjtën kohë, nganjëherë njëra e pastaj tjetra. Njëherë dielli i vogël, pastaj më i madhi. Kjo lejon që objektet e atij planeti të kenë nga dy hije”, u shpreh një astronom.
Sipas shkencëtarëve në planetin e posa zbuluar, nuk ka kushte për jetë. Temperaturat janë shumë të ulëta dhe shpesh bien deri – 100 gradë Celsius, por zbulimi është i rëndësishëm sepse tregon ekzistencën e sistemeve planetare shumë të ndryshme, nga të njohurat deri tani. Planeti është me madhësi dhe në masë të ngjashme me Jupiterin, dhe besohet se përbëhet nga gazra dhe shkëmbinj.


Teleskopi gjurmon planetin me dy qiej, 200 vite dritë nga toka Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi