Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default NASA, linjë raketash për astronautët që shkojnë në Hënë

prej Fri 16 Sep 2011 - 20:45
NASA, linjë raketash për astronautët që shkojnë në Hënë AsteroidAgjencia amerikane e Hapësirës, NASA, bëri të njohura planet për linjën e re të raketave që do të çojnë astronautë në hapësirë pasi anijet e hapësirës janë hequr nga qarkullimi dhe programi i tyre është mbyllur.
Shefi i NASA-s Charles Bolden e bëri të njohur sot planin e Sistemit të Hedhjeve në Hapësirë prej 35 miliardë dollarësh, duke thënë se NASA po ndjek sfidën e propozuar nga Presidenti Obama “për të qenë të guximshëm dhe për të patur objektiva të lartë”.
Raketa e parë pritet të ndërtohet dhe të zhvillohet prova me të deri në vitin 2017. Raketat do të ndërtohen në mënyrë të tillë, që të nxenë një ekip njerëzish, të cilët të qëndrojnë tek një kapsulë në pjesën ballore të raketës, sipas stilit të raketave të së kaluarës.
NASA thotë se raketat do të kenë kapacitetin për të mbajtur objekte me peshën 100 tonë fillimisht dhe më pas deri në 130 tonë, shumë më tepër se anijet e hapësirës. Zyrtarët e NASA-s thanë se raketat do të jenë objektet fluturuese më të fuqishme që nga koha e raketës “Saturn Five”, që çoi në Hënë astronautët e misionit US Apollo. (za)


NASA, linjë raketash për astronautët që shkojnë në Hënë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi