Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmijët: Ekziston gjithmonë më i preferuari i prindërve  Empty Fëmijët: Ekziston gjithmonë më i preferuari i prindërve

Sun 2 Oct 2011 - 23:43
Fëmijët: Ekziston gjithmonë më i preferuari i prindërve  Love-daughter-moreShumë prej nesh, e vërteta nuk do na pëlqejë: prindërit kanë gjithmonë një fëmijë më të preferuar se të tjerët. Shkencëtarët amerikanë rrëzojnë mitin e barazisë mes fëmijëve

Këshillë për fëmijët më të vegjël të familjes: mos e lexoni këtë artikull, që mund të konfirmojë atë për të cilën ju prej kohësh keni dyshuar: mamaja dhe babi kanë pasur gjithmonë më shumë dobësi për vëllain tuaj të madh. Tani, këshillë për vëllezërit më të mëdhenj: mos e lexoni këtë artikull, se mund t’u tregojë atë që nuk keni dyshuar kurrë: mamaja dhe babai kanë më të “preferuar” vëllain/motrën e vogël. Shumë prej nesh, e vërteta nuk do na pëlqejë: prindërit kanë gjithmonë një fëmijë më të preferuar se të tjerët. Le ta quajmë ‘sindromi i pinguinit’, i cili kur kërkon të nxjerrë pasardhës të rinj, preferon vezët më të mëdha dhe ato të voglat i largon. Këto janë ligjet e evolucionit. Bota e kafshëve, të cilës i përkasim të gjithë, ka për zemër vetëm atë: mbijetesën e llojit të vet. Për këtë arsye, shqiponja që ka sqepin më të gjatë, është më e kujdesshme se pinguini: mban më shumë nën kujdes vezët më të vogla. “Zakonisht i linduri i dytë në një familje lidhet më tepër me sigurinë”, - thotë me cinizëm Douglas Cook, zoolog i Universitetit të Oklahomës, për reporterin e “Time”, Jeffrey Kluger. Ky i fundit sapo ka përfunduar një vëzhgim të hollësishëm për fëmijët e përzgjedhur të prindërve në librin që tani ka dalë në SHBA, “The siblings effect”. Kohë më parë, një studim norvegjez tregoi se fëmijët e mëdhenj kanë një koeficient inteligjence më të madh se 3 pikë. Edhe një tjetër studim ka treguar se janë më të fortë e më të gjatë. Edhe këtu shpjegimet janë shumë natyrale: fëmija i madh nuk duhet t’i ndajë gjërat me vëllezërit e tjerë të familjes: bëhet fjalë për ushqimin, mjetet e shkollës dhe stimujt e prindërve. Por mekanizmi i të preferuarit shfaqet edhe në pika të tjera. Por nuk është vetëm fëmija i madh ai që fiton gjithmonë. Baballarët, për shembull, preferojnë më shumë vajzat e vogla, ndryshe nga nënat që lënë mendjen pas djemve. Tendenca për t’u kujdesur më shumë për njërin prej të vegjëlve e bën atë automatikisht më të preferuarin. Sarah Blaffer Hrdy, e Universitetit të Kalifornisë, ka përmbledhur rastet më të bujshme. Për shembull, ekziston një lloj zogu ku më i vogli identifikohet nga nënë natyrë me një cullufe të kuqe: në këtë rast, nëna natyrë nuk mund të gabojë duke e ngatërruar me të tjerët. Për më tepër, mund të kujdeset dhe ta mbrojë me më shumë dashuri. Por, një tjetër kërkim i Universitetit të Kalifornisë ka treguar se të paktën 70 për qind e baballarëve dhe 60 për qind e nënave pranojnë se kanë një fëmijë më shumë të preferuar se të tjerët, që zakonisht është i pari. Por çështja e vërtetë që shtrohet është: sa ndikon kjo në zhvillimin e tyre. Po kur të jenë të rritur? Në këtë pikë psikologët e “Pudue University” nuk kanë asnjë dyshim: “perceptimi i një trajtimi jo të barabartë, është negativ”, - thotë Shaën Ëhiteman. Ja përse hipokrizia dashurore e prindërve është vitale. Rregulli i parë është se nuk duan të dëgjojnë asnjëherë që njëri fëmijë është më i preferuar se tjetri nga ana e tyre. Rreziku është sindromi që në anglisht quhet LSF: Less Favored Statuss. Pikërisht statusi i fëmijës më pak të favorizuar, që ashtu siç tregon një studim i Universitetit të Denverit, provokon ankth, mosvlerësim dhe depresion. Por ekziston gjithmonë ana tjetër e medaljes. I favorizuari do të mendojë gjithmonë se bota ka imazhin e familjes së tij. Kështu, në jetën reale do të përballet me idenë që jo gjithmonë mund të jesh i favorizuar dhe mund të arrish gjërat lehtë. E kundërta do të ndodhë me të pafavorizuarin, që do ta ketë të më të lehtë në jetë pasi është mësuar të luftojë gjithmonë për t’i arritur gjërat. “Karakteri im u shkatërrua nga ato poshtërime”, - pati thënë dikur një romancier që për të gjithë jetën i tregoi shenjat e sindromit LSF. Po a ka ndonjë që i kujton emrat e vëllezërve të Charles Dickens sot?bota sot
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi