Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Analfabet ne sheshin "Skenderbej"!! Empty Analfabet ne sheshin "Skenderbej"!!

Fri 19 Feb 2010 - 17:10
Natën e gjatë

të ndërrimit të viteve, ashtu si edhe shumë qytetarë të Tiranës, mbas darkës familjare, e kalova në sheshin "Skënderbej ", me

mikrofon në dorë, i shoqëruar me telekameran e stacionit NEWS 24, nga kolegu Olsi Shehu.
Qëllimi: të pasqyronim festën që

banorët e kryeqytetit do të bënin në qendër.
Zhgënjimi ishte i shpejtë. Sheshin e mbushën njerëz të varfër të ardhur nga

periferia. Përgjithësisht të rinj. Veshur keq. Me fytyra të lodhura. Njerëz të cilët na thanë se tavolinat boshe dhe mungesa

e dritave i kishin bërë të linin prindërit në gjumë dhe t'i turreshin sheshit. Aty kishin dëshirë për t'u ngrohur me

ulërimët e veta, me zhurmën e koncertit të Vitit të Ri dhe djegien e parave të fundit. Djegien e parave me fishekzjarrë, të

cilët, në vend që të sillnin hare në shesh, mbillnin ankth, tmerr dhe frikë. Kishte shumë grupe të përbëra nga të rinj me

gojë pa dhëmbë dhe plot sharje. Me grushta gati për t'u përleshur me këdo që do t'u kërkonte të mos e bezdisnin tek

shëtiste i shoqëruar me motrën, gruan, kushërirën a të fejuarën. U tmerrova nga guximi i tyre për të bërë keq. Na i hidhnin

fishekzjarret surratit, tek intervistonim bashkëqytetarët tanë. Të shkretët këngëtarë, valltarë dhe spiker të koncertit!

Detyroheshin të qëndronin në fund të skenës, për të shpëtuar nga goditjet me fishekzjarre! U detyruan t'i luteshin

spektatorit që "e duan shumë" për të mos i qëlluar! Dhe kur mbaronin pjesën e kënduar, të kërcyer a të recituar, me frikë në

zemër, largoheshin plot mallkime në vend të urimeve për Vitin e Ri. Natë ferri, vërtet natë ferri ajo e mesnatës së ndërrimit

të viteve në sheshin "Skënderbej"!
Aty nuk pashë njerëz publikë, nga ata që i kemi votuar për të na qeverisur! Pashë

forcat e Rendit të shpërndarë nëpër shesh. Të gjorët policë! Ata bënë ç'ishte e mundur që pasojat e eksitimit të turmës të

ishin minimale për vetë shëndetin e saj. Për fat, prania e forcave të Rendit evitoi aksidentet që ndodhin në kësi

rastesh.
Njerëz të paedukuar takova në shesh. Pra, njerëz të rritur keq, të arsimuar keq dhe të pa formuar për të qenë

qytetarë të një shoqërie të hapur. Kush do ta bëjë këtë? Ministria e Arsimit, që merret me shkencën e tenderave?
Dhe unë

me mikrofonin tim gënjeja! Bëja sikur nuk e shikoja atë tmerr! Tregoja gëzim, ndërkohë që isha i trishtuar. U zura natën e

Vitit të Ri. Shava shumë njerëz me fjalët më të ndyra të fjalorit të shqipes dhe pastaj i dërrmuar u futa në një restorant

shik të Tiranës, ku fytyrat e derrave të kënaqur më kujtuan se ishin më të bukura ato fytyra që kisha lënë në shesh, mes

tymit maramendës të fishekzjarreve.
Ulur në një cep, ndjeva erën e mariuanës. Ktheva kokën dhe pashë tek thithnin hashash

fëmijë të derrave të kënaqur. Në restorantin e Tiranës, ashtu si edhe në restorante dhe hotele të tjera, festonte borgjezia e

re shqiptare, dalë nga korupsioni, vjedhja e parave publike, mashtrimet e qytetarit dhe fitimi i shpejtë që japin trafiqet

gjithëfarëshe. Jargaviteshin duke përtypur gjel deti dhe duke parë nga larg nëpërmjet dritareve turmën e sheshit

"Skënderbej", tek kotej dhe thithte tymin e rëndë të barutit të djegur.
Ora gjashtë e mëngjesit më gjeti mes puntorëve të

pastrimit të sheshit. Kafenë e parë nuk mund të pija në pasticerinë e Pallatit të Kulturës, aty ku moshatarët e mi e kishin

si vend ku çonin të dashurat për akullore, kasatë a ëmbëlsirë. Ajo pasticeri në katin e sipërm të Pallatit të Kulturës është

mbyllur. Hapësira e saj është kthyer në zyra pune për policinë ndërkombëtare. Nga sheshi, silueta e një burri të gjatë me

uniformë policie të huaj më bëri të kujtoj se vendi im është shumë problematik për sigurinë e të tjerëve rrotull.
Por

policin ndërkombëtar e harrova shpejt!
E papritura e parë e vitit 2005 ishte takimi në orët e para të mëngjesit të datës 1

janar me një analfabet.
Ishte katërmbëdhjet vjeç. E gjeta mes një grupi qytetarësh, tek intervistoja dhe bëja pyetjet e

zakonshme në lidhje me dëshirat për Vitin e Ri.
Biseda mes nesh ishte kjo:
- Sa vjeç je?
- Katërmbëdhjetë.
-

Ç'të solli Viti i Ri?
- A?
- Viti i Ri, çfarë dhurate të solli?
- Ndonjë bluzë, ndonjë biçikletë-tha djali, duke

shprehur dëshirën për ato dhurata të papasura.
- Unë të uroj suksese në shkollë-i thashë djalit.
- Nuk jam në

shkollë-më tha ai.
- E ke mbaruar?-vazhdova.
- Jo, nuk kam qenë kurrë, nuk kam bërë asnjë klasë-tha djali i një

punëtori të kryeqytetit. Lindur në Tiranë ky djalë dhe rritur pa plotësuar detyrimin ligjor për ndjekjen e shkollës

tetëvjeçare.
Sa të tillë analfabetë ka Tirana?
E kush e di! Se mos ne qytetarët kemi votuar për njerëz që të na

qeverisin në të mirën tonë! Se mos kemi gjetur mes nesh ata që do të digjen si qiriu që të na ndriçojnë për të parë më

mirë!
Jemi ende në atë fazë të zhvillimit shoqëror, ku votojmë njerëz që na mashtrojnë, që vjedhin paratë e buxhetit të

shtetit, të caktuar për arsimimin e fëmijëve të Republikës së Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi