- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 38
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
City 12 milionë euro për Shaqirin
Fri 4 Nov 2011 - 10:54
Mesfushori kosovar i Baselit, Xherdan Shaqiri, ka bindur plotësisht skautët e Manchester Cityt se edhe ai ka vend në mesin e yjeve të tjerë nga “Etihad Stadium”.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka nisur të bëjë gati ofertën për shërbimet e 20-vjeçarit kosovar. Mancini është i gatshëm t’i ofrojë Baselit një dëmshpërblim prej 12 milionë eurosh, dy milionë më shumë seç pati kërkuar ekipi zviceran për lirimin e Shaqirit para fillimit të këtij edicioni. Mancini dëshiron të transferojë Shaqirin gjatë afatit kalimtar të dimrit në mënyrë që të evitojë konkurrencën e madhe nga skuadrat tjera evropiane që janë në garë për shërbimet e tij.
Gjatë këtij muaji pritet që City edhe t’i bëjë ofertë zyrtare Baselit për lirimin e Shaqirit dhe ta mbyllë marrëveshjen pozitivisht një muaj pa u hapur afati kalimtar i dimrit.
“Mancini është i bindur se Shaqiri mund t’i japë fleksibilitet lojës së Cityt në mesfushë, pasi synon ta aktivizojë në rolin e organizatorit. Sipas Mancinit, kontributi i Shaqirit te City do të ishte shumë i madh”, ka thënë një burim pranë klubit anglez.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi