Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një abetare edhe në Maqedoni Empty Një abetare edhe në Maqedoni

Fri 4 Nov 2011 - 13:58
Një abetare edhe në Maqedoni AbetareInstituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni të mërkurën ka bërë thirrje që nxënësit shqiptarë që jetojnë në këtë vend të mos mbeten të përjashtuar nga projekti për një abetare të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Është një iniciativë e mirë edhe në fushën e integrimeve brenda shqiptarëve. Megjithatë, ne kemi vërejtjet tona sepse ne mendojmë se projekte të tilla, të cilat janë me karakter mjaft madhor dhe kombëtar, duhet të shkojnë përmes rrugës institucionale. Rrugë institucionale konsideroj Ministrinë e Arsimit dhe institutet shkencore këtu tek ne”, ka deklaruar Shefqet Zekolli.
Ndonëse nuk ka marrë ftesë për t`iu bashkangjitur kësaj nisme, zv/Ministri shqiptar në Ministrinë e Arsimit në Shkup, Safet Neziri, shpreson se në të ardhmen në këtë proces do të përfshihen edhe shqiptarët e Maqedonisë.
“Besoj se në të ardhëm kjo iniciativë do të zgjërohet edhe më tutje. Mendoj se nga Republika e Shqipërisë ajo do të vijë si rezultat i marrëveshjeve që do të nënshkruajmë në të ardhmen, sepse ne besojmë se lokomotivë të këtij procesi kemi Tiranën dhe Prishtinën”, ka deklaruar Neziri.
Nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë do të mësojnë me të njëjtën abetare. Procesi për unifikimin e librave që nis me abetaren pritet të vazhdojë edhe me tekstet e tjera shkollore.
Chiara
Chiara
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 288
<b>Hobi</b> Hobi : kam shum se di ne cilin te specifikohem!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ku mami me lindi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/09/2011

Një abetare edhe në Maqedoni Empty Re: Një abetare edhe në Maqedoni

Sat 5 Nov 2011 - 21:51
Ishalla do ndodh nje MREKULLI e till
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi