Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Ç`është deja vu?

prej Sat 5 Nov 2011 - 19:30
Ju eshte dukur ndonjehere ne ndonje skene qe jetoni,sikur e keni pare,ose jetuar edhe njehere me pare?!!
Mos u lodhni ta gjeni,se kur e keni jetuar,thjeshte kishit nje Dejavu
Ky eshte nje fenomen,qe brenda sekondes na shpie diku ne te kaluaren dhe kthehemi perseri.
Akoma ky fenomen ngelet i pashpiegueshem nga shkenca,sepse asnje nuk eshte i sigurte,per arsyen qe shkakton kete fenomen kaq interesant e te cuditshem!

Te nderuar, kjo eshte nje analize e bere nga une ne lidhje me deja vu si fenomen. Analizat jane bere duke lexuar libra shkencore dhe revista mbi kete fenomen dhe duke akumuluar njohuri te pergjithshme mbi kete ceshtje, vendosa te hap nje teme debati lidhur me deja vu-ne. Shpresoj t`ju pelqej.

Te sigurte jeni, kjo ju ka ndodhur edhe me pare, e keni perjetuar edhe me pare. Me te njejtat detaje, ne te njejtin vend, me te njejtit persona. Ndjenja ju merr per nje cast dhe zgjat shume pak. Por perderisa jeni ne ate ndjenje, sikurse humbeni ne kohe-dikund mes te kaluares dhe te tashmes.
Kur t`ju kaploj ndjenja e "deja vu", ju duket se ja, do mundeni te kujtoheni se ku dhe kur e keni perjetuar ate ngjarje me pare. Po ne ate moment qe mendoni se gjithcka do t`ju klarifikohet, ndjenja ngadale fillon te humbet. Ne fund, ajo zhduket komplet.

Gjithkush nga ne ka qene ne situate te ketille, e quajtur ne frengjisht si "deja vu" (vec e pare). Ndonjehere ajo na vjen ne formen e "deja vecu" (vec e perjetuar me pare) apo ne formen "deja lu" (vec e lexuar me pare).Psikiatri Verner Nep gati 20 vjet ka studiuar kete fenomen, i cili eshte i vjeter sa edhe njeriu.
Tolstoj, Dikens, Frojd dhe shume emra tjere te medhenj kane futur gishtat ne sqarimin e ketij fenomeni. Dhe normalisht, perpjekjet per sqarimin e ketij fenomeni jane te pafudnme.

Ju si e perjetoni kete fenomen?? Keni ndonje sqarim apo teori ne lidhje me deja vu??

Pergaditi: Mirsad Asani


Ç`është deja vu? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

default Re: Ç`është deja vu?

prej Sat 5 Nov 2011 - 20:32
Fenomen ne te cilen kam shkruar ne shume tema,edhe madje perdor ate.

S'pershkruhet lehet,vec jetohet kur nderthuret cuditshem.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Ç`është deja vu?

prej Sun 27 Nov 2011 - 14:11
Po edhe une e kam perjetuar kete ndjenje, eshte shume cudi sepse eshte njejt sikur te shkosh ne nje kohe te kaluar apo te tashme e cila vec ka ndodhur! Une kam menduar e kam diskutuar kete gje me shoqerine kemi folur vetem per nje kohe shume te shkurter sepse shumica e tyre nuk donin qe te lodheshin e te mendonin ne kete gje! Mirepo une jam teper kurioze ta di se cfare domethene ka kjo, pse e ndiejme te gjithe?Ndonjehere une mendoj se eshte ri-kujtim i gjerave te meparshme qe kane ndodhur ne jeten e kalur (nese ekziston nje jete e meparshme), neqoftese ne kemi jetuar edhe nje here me pare dhe truri yne ne kete menyre na e rikujton castin e njejt ne te cilin jemi rikthyer prape. Ka shume shpjegime rreth kesaj.


Ç`është deja vu? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Arvaniti
Arvaniti
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 157
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shkup
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2012

default Re: Ç`është deja vu?

prej Wed 11 Apr 2012 - 11:46
Error ne tru .
premtimi
premtimi
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : zbuloje vet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 23/07/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Ç`është deja vu?

prej Mon 23 Jul 2012 - 14:49
ishalla me ndodh ma frik e e bej nje DEJA VU

e pastaj flasim bashk se shka ka ndodhur
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Re: Ç`është deja vu?

prej Wed 25 Jul 2012 - 15:20
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar

“Déjà vu” përshkruan ndjenjën e individit i cili është dëshmitar i një skene ose përjeton një situatë të ngjashme nga ajo prezente.Dr. Bujar Berisha
Psikiatër me qasje psikoterapeutike


“Më duket se kam qenë në këtë vend, këtë moment tashmë e kam përjetuar, këtë njeri tashmë e kam parë...”. Pothuajse të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjenjë të çuditshme. Lojë e memories? Vjen nga pavetëdija, apo emocionet? Si shpjegohen këto përshtypje kalimtare? Kur dy persona tregojnë një ngjarje të njëjtë, konstatojmë që nuk mund të kujtohen detajet e njëjtat të ngjarjes duke u përshkruar ndryshe nga të dyja palët, ngase është memorizuar ndryshe. Të dy bashkëfolësit janë të bindur që kujtimet e tyre janë më afër realitetit në krahasim me tjetrin. Fenomeni ‘deja vu’ në të kundërtën është eksperiencë krejtësisht personale dhe impresionuese. Konsiston për ta dëshmuar ndjenjën e çuditshme të një ngjarjeje ose situate që është duke u përjetuar për herë të parë, është shumë e familjarizuar ose e përjetuar me parë.
Një dreke mes shokësh dhe papritmas krijohet përshtypja si të kishim jetuar tashmë këtë skenë dhe pothuajse e njohim çdo detaj. Por çfarë do të kishim bërë kur ndjenja ‘deja vu’ paraqitet në një vend krejtësisht të panjohur dhe me njerëz të panjohur? Vendi, njerëzit, ngjarjet na duken të familjarizuara. Sensacion i çuditshëm! Kemi një përzierje emocionesh; befasia, hezitimi, ndjenja e frikës, kurioziteti na kaplojnë...një mendim për magji apo të kalimit në kohë ose për të parë ardhmërinë ose edhe diçka paranormale po ndodh, sikur po kapërcejmë nëpër kohë për të parë të ardhmen ose përjetuar të kaluarën. Për disa sekonda të kaluara na bëhet e njohur e tashmja e pasigurt, ndërsa e ardhmja misterioze. Ç’po ndodh! Shumë njerëz dëshmojnë për këto ndryshime dhe, afërsisht 7 në 10 persona, preken nga ky fenomen që nuk mund ta harrojnë lehtë. Pyetjet e shumta të bëra kanë zgjuar kureshtjen e shumë filozofëve, psikologëve e mjekëve që nga antikiteti e në ditët e sotme për të gjetur një përgjigje të fenomenit misterioz.
Ç`është deja vu? 1bb
Filozofët antikë, platonistët dhe pitagoristët e shihnin këtë fenomen si kujtim i jetës së mëparshme. Stoicistët e shihnin si rikthim nga jeta e amshuar, ndërsa, Aristoti, i njohur me idetë e tija praktike mbronte idenë për një çrregullim të lehtë psikik. Në Mesjetë, kisha dyshonte në këtë përshtypje të çuditshme dhe ia atribuonte djallit. Disa vizionarë (falltorë) përmes këtij fenomeni shohin ekzistencën e një jete tjetër që lidhet me shëtitjet në kohë apo edhe me ringjalljen.
Psikanalistët mendojnë që ‘deja vu’ manifeston dëshirën për të përsëritur një eksperiencë të kaluar, por kësaj radhe me një përshtypje pozitive. Të tjerë mendojnë se ky fenomen është kujtim i ëndrrës paralajmëruese. Aktualisht mendohet se neuropsikologjia jep përgjigjen më të saktë. Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në atë formë që çdo detaji, siç janë aroma, zëri, ngjyra, etj., të një situate të përjetuar. P.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri, mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë. Ky shpjegim mund të jetë më pak atraktiv krahasuar me ëndrrat paralajmëruese apo me kalimet në kohë, gjë që shpjegon se truri njerëzor është organ i mrekullueshëm dhe plot surpriza.
Ç`është deja vu? 2bb
Kërkimet në shkencat kognitive janë shumëfishuar me qëllim të kuptimit sa më praktik të fenomenit ‘deja vu’. Eksperienca e ‘deja vu’ do te rezultonte nga takimi i një ëndrre të harruar dhe një situate të përjetuar reale. Lidhjet eventuale në mes elementeve që vijnë nga ëndrra dhe kontekstit real do të jepnin përshtypjen e fenomenit. Truri ka kapacitete të determinojë në mënyrë të pavetëdijshme për një kohë të shkurtër se çfarëdo që ndodh në rrethin e personit do të përputhej me eksperiencat tashmë të përjetuara. Këto kapacitete kanë për funksion që t’i lejojnë personit të përcaktoj nëse situata e përjetuar tashmë ka ekzistuar apo jo, ose ka qenë përjetuar nga paraardhësit tanë për të reaguar në një rrezik eventual.
Zona parahipokampe e trurit është burimi i ndjenjave të përjetuara nga një përshtypje e fenomenit ‘deja vu’. Parahipokampi funksionon zakonisht si plotësues i hipokampit, i cili është selia e memories dhe determinon përputhshmëritë mes përvojës së fenomenit të përjetuar në situatën aktuale. Pra, fenomeni ‘deja vu’ përjetohet nga funksionimi i parahipokampit duke mos hyrë në funksion hipokampi. Do të thotë, parahipokampi e zëvendëson hipokampin vetëm në situata të veçanta karakteristike siç është ‘deja vu’. Kjo ndodh më së shpeshti tek personat që vuajnë nga epilepsia, gjithashtu është vërejtur edhe tek personat e stresuar dhe në lodhje, gjë që tregon se origjina e fenomenit ‘deja vu’ është shumë faktoriale.
Termi ‘deja vu’ është përdorur nga Emile Boirac (1851-1917) në librin e tij “E ardhmja e Shkencave Psikike”(L’Avenir des Sciences Psychiques)
/Telegrafi/



Sponsored content

default Re: Ç`është deja vu?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi