Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

> Burgu i Spaçit shndërrohet në muze Empty > Burgu i Spaçit shndërrohet në muze

Tue 23 Feb 2010 - 19:01
Sipas projektit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Spaçi, dy
vjet pas shpalljes si monument kulture, do të ruhet si një dëshmi
materiale e kohës së diktaturës. Projekti në fjalë parashikon rikthimin
e një imazhi të burgut të dikurshëm, me rrethim të fragmentizuar,
improvizim të disa birucave, dhomave të të burgosurve, galerive të
minierës. Mbështetur në përvojat botërore me kampe të tilla, sipas
këtij projekti, Spaçi do të kthehet në një destinacion turistik jo
vetëm për vendasit, por edhe të huajt, që vijnë në Shqipëri, për të
gjetur gjurmët e diktaturës. Burgu i Spaçit funksiononte edhe si kamp
pune, duke shfrytëzuar minierën për nxjerrjen e bakrit dhe piritit.
Braktisja e tij pas mbylljes në vitin ’88, ka bërë që mjediset të
shkatërrohen edhe më keq se më parë, apo të vidhen nga banorë të zonave
përreth. Megjithatë, drejtori i IMK-së nuk di të na japë një përgjigje
të saktë teksa e pyesim mbi fondin e parave që duhen për të përmbyllur
këtë projekt. “Ende nuk dihet se sa do të jenë fondet për restaurimin e
mjediseve, por do të shohim mundësitë e mbështetjes nga pushteti vendor
(Bashkia e Rrëshenit) si dhe nga ministritë përkatëse.” – thotë
Shtylla. Pastaj, në varësi të kohës të akordimit të fondit të nevojshëm
për restaurimin dhe rehabilitimin e burgut të Spaçit, sipas drejtorit
Shtylla, burgu mund të kthehet në muze, ndoshta dhe brenda këtij viti
ose gjatë vitit të ardhshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi