Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Miqësi unike mes njeriut dhe ariut polar

prej Wed 23 Nov 2011 - 16:21
Miqësi unike mes njeriut dhe ariut polar Ariu1Miqësi unike mes njeriut dhe ariut polar Ariu2Miqësi unike mes njeriut dhe ariut polar Ariu3
Secili do të ishte frikësuar nëse bie në kontakt me ariun polarë. Dhëmbët dhe thonjtë e mëdhej të kësaj kafshe janë mjaft të frikshme për shumë njerëz.

Por, Mark Duma është ndër të rrallët persona në botë, i cili pa frikë i afrohet ariut polarë.Mark-u dhe ariu Egi kanë formuar shoqëri unikate, që është e ndërtuar në besim të madh. Ata sëbashku flenë, “puthen”, luajnë dhe notojnë në pishinën e shtëpisë së tij.

Trajneri 60 vjeçar i kafshëve ka aq shumë besim në Egi-n saqë nuk ka frikë ta vendosë qafën e tij në gojën e saj të madhe, edhe pse ariu polarë është mishëngrënësi më i madh që ecë në tokë.“Nëse dikush tjetër e bën të njejtën, do të jetë si një darkë për Egi-n. Njerëzit e vetëm që i don jemi unë dhe gruaja ime – Don” – theksoi Mark-u për britaniken The Sun.
Kjo shoqëri me ariun kishte filluar që nga viti 1995, kur Mark-u dhe gruaja e tij e kishin adoptuar ariun gjashtëmuajsh nga kopshti zoologjik në Suedi.Që prej atëherë Mark-u e kishte ushtruar Egi-n për filma dhe reklama të ndryshme.
“Kam punuar me arusha rreth 40 vite, andaj mund ta lexoj gjuhën e trupit të Egi-t dhe di se si të sillem në mënyrë të sigurtë” – spjegon Marku./Femina.al/


Miqësi unike mes njeriut dhe ariut polar Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi