Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET (V)

prej Thu 24 Nov 2011 - 16:35
Çka janë Religjionet Profetike?
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

Religjioni Profetikështë fort i lidhur me Religjionin e Shpallur dhe ka momente kur këto dy terme mund të përdoren këmbyeshëm, por nuk janë saktësisht të njëjtë.

Në religjionet profetike, në shpalljet e shenjta roli i profetëve është në një statuts të veçantë. Profetët janë për të udhëhequr dhe për të këshilluar shoqërinë kur të jetë në ngecje – kështu, ata luajn rolin e vepruesit dhe rolin dinamik ku teksti statik i shpalljes nuk mund t’i arrijë lehtë.

Ka disa mospajtime në pikën e fundit. Disa shkollarë sugjerojnë se roli historik i profetëve është i mjaftueshëm për një religjion ta kualifikojë atë si religjion profetik, bile edhe nëse në të nuk ka më rol veprues për të. Nga kjo, Judaizmi shpesh quhet religjion profetik edhe pse koha e profetëve çifut është shumë e hershme.

Në kuptimin më të ngushtë të religjionit profetik, Judaizmi nuk do të kualifikohej në këtë lloj. Shembull i këtij religjioni është Mormonizmi. Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Ditëve të Fundit besojnë se udhëheqësi i kishës së tyre është një profet aktiv i Zotit dhe është i aftë për pranimin e shpalljeve të reja për atë se çfar don Zoti nga njerëzimi.

Në religjionet profetike, fokusimi qendror është shoqëria dhe veprimet njerëzore – ato që manifestojnë dëshirën dhe prezencën e hyjnores. Kështu, një person që kërkon hyjnoren do të shikojë në natyrën e shoqërisë dhe rrugën e historisë së njerëzimit – për shembull, ngritjen dhe rënien e perandorive të mëdha. Dëshira e hyjnores shihet në ngjarje të këtilla, në marrje të asaj se gjërat e mira në historinë e njerëzimit reflektojnë lumturinë e hyjnores derisa ngjarjet e këqija zemërimin e hyjnores.

Kjo don të thotë se një vëmendje e afërt drejt hyjnores është e domosdoshme sepse askush nuk don të prodhojë zemërim. Si pasojë, bindja për hyjnoren luan një rol të rëndësishëm në religjionet profetike – e që zakonisht shpjegohet si Besim. Ky theks në sjellje të duhura çon religjionet profetike të vënë më shumë theks në orthopraksë (orthopraxy – sjellje të drejtë) sesa në orthodoksi (besim i drejtë).

Kjo nuk don të thotë se religjionet e këtilla nuk kan dert se çfar besojnë njerëzit. Besimet e drejta nuk janë të mjaftueshme për njerëzit të deklarohen se janë të “mirë”. Në të vërtetë, ata duhet që drejtë të mbështeten në pritjet e sjelljeve që janë të transmetuara nga Zoti përmes profetëve.

Nëse i kuptojmë religjionet profetike se janë cilido religjion ku profeti ka luajtur një rol të rënësishëm, madje nëse tani nuk është rasti për të, ne gjithashtu do të kuptojmë se religjionet profetike kanë një profet të vetëm, unik i cili ishte krijues i atij religjioni. Ky profet besohet të ketë transmetuar shpallje unike dhe authoritative, shpesh duke krijuar një religjion të ri, jasht nga traditat e religjioneve paraekzistuese.

Çka janë Religjionet Mistike?
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

Religjion Mistik është ai në të cilin përvojat mistike luajnë rolin më të rëndësishëm në kuptimin e natyrës, të mësuarit për hyjnoren dhe të jesh një person i devotshëm dhe fetar.

Në ekstrem, përjashton të gjitha çështjet me jetën, shoqërinë dhe besimtarët e tjerë – nuk është pra surprizë që religjionet mistike nuk kanë një jetë të gjatë në traditën e religjioneve.

Sistemi i religjionit mistik është i përafërt me përshkrimin e Maks Veberit për autoritetin karizmatik, një lloj autoriteti që është në besnikërinë e një personi dinamik dhe të fuqishëm. Kur ai person vdes, struktura shoqëore e krijuar nga ai autoritet do të bie përveç atëherë kur një autoritet i ri e merr përsipër atë ose vetë sistemi transformohet për të përfshirë elemente të tjera të autoritetit racional (kierarkisë racionale) pse autoriteti tradicional (shenjtëria e traditës).

E vërtetë te religjionet mistike është se: përvoja mistike e një ose disave nuk rezulton në traditën fetare që mbetet koherent dhe jetëgjatë përveç në tekstet e shkruara ku traditat janë të shtuara në përzierje. Kjo është e vështirë të arrihet sepse religjionet mistike kryesisht u shmangen ritualeve, kungatave, çështjeve materiale dhe traditave.

Kontakti me hyjnoren mund të ndihmohet me rituale të veçanta, por ato nuk janë të varura dhe qëllimi kryesor është të jenë si mbështetëse.

Një pasqyrim i veçantë e prirjes për religjiozitetin mistik nuk është përmes një religjioni të pavarur, por shpesh si një alternativë Brenda disa traditave të religjioneve të tjera. Shumë religjione ofrojnë një rrugëdalje shumë specifike për impulsin mistik; misticizmi është i kanalizuar dhe udhëhequr në mënyrë që është i qëndrueshëm me doktrinat e traditave dominante.

Kjo është e rëndësishme sepse misticizmi është i vështirë të parashikohet dhe kontrollohet. Çdokush mund të ketë ndonjë lloj përvoje dhe të dalë me një lloj mprehtësie, inspirim apo porosi.

Kjo mund të rezultojë ne idetë që janë në kundërshtim me idetë e religjioneve dominante; edhe më keq, idetë mund të përfitojnë përcjellës dhe jenë një sfidë e autoriteteve fetare.

Duke kontrolluar kontekstin dhe të mësuarit e një “misticizmi” të autorizuar, religjioni dominues mund të ketë një ndikim të madh mbi llojet e njerëzve me përvoja të tilla fetare ku ato interpretohen.

Çka janë religjionet Fisnore?
Karakteristikat dalluese, Besimet dhe Zbatimi

Religjioni Fisnor më mirë do të kuptohet me atë se çka nuk është: nuk është një që ka mesazh fetar për gjithë njerëzimin, nuk ofron ndonjë shpëtim të përgjithshëm, nuk ka kuptimin e pasjes së një mprehtësie unike në dëshirën e ndonjë zoti, dhe nuk pret nga të tjerët të kujdesen për atë se çfarë do të thuhet.

Religjionet fisnore janë tradita fetare të një grupi shoqëror që kanë ekzistuar në një kohë dhe vend të caktuar. Religjionet fisnore shërbejnë si depo për mençurinë
e mbledhur, historinë dhe besimet e atij fisi.

Religjionet fisnore mund të pranojnë konvertim në rrethana të veçanta, por ajo shpesh është e shkurajuar dhe gati asnjëherë e inkurajuar. Aty nuk ka rol ndërrimi. Anëtarësimi në këtë religjion arrihet nëse lind në atë fis. Ata të cilët nuk janë aq me fat të linden në atë fis nuk pritet që ndonjëherë të kuptojnë ose vërtetë ta besojnë atë bile edhe nëse ato kalojnë përmes disa riteve të veçanta konvertimi.

Religjionet fisnore kanë zakonisht specialist të cilët shërbejnë si autoritete fetare për fisin. Këta specialist interpretojnë historinë e fesë dhe traditën e njerëzve se si ata duhet a aplikojnë atë në situate të reja. Specialisti është kryesisht njeriu i njejtë i cili është përgjegjës për interpretimin e shenjave nga natyra si dëshira të zotërave ose shpirtërave – për shembull të përcaktojnë aprovimin apo mosaprovimin për luftë ose shpërngulje.

Nëse fisi ështëi vogël, specialisti fetar është i vetëm ose me dy bashkëpunëtor (nxënës). Nëse fisi është i madh, kierarkia fetare mund të zhvillohet me qëllim që të ketë një sistem racional për përcaktimin e asaj se kush ka autoritet dhe trajnim për të interpretuar traditën dhe shenjat nga zotërat.

Njëri prej religjioneve më të mëdha në botë, Hinduizmi, mendohet të jetë religjion fisnor sepse fokusohet në shprehjen e vlerave kulturore dhe historike Indiane. Ata mendojnë se të jesh një Hindu, do me thënë të jesh pjesë e shoqërisë Indiane.

VENDI DHE FUNKSIONI I RELIGJIONIT NË SHOQËRI

Në formën e vet më të thjeshtë çdo religjion mund të shihet si një sistem besimi. Ky sistem mund të ndikojë në vlera, ligje, zakone, rituale dhe modelet e pergjithshme të sjelljes.

Religjioni mund të ndikojë në individin, grupin, shoqërinë ose kombin. Mund të luajë një rol periferik ose integral mbrenda shoqërisë. Struktura e tij mund të jetë komplekse si çdo organizatë e madhe byrokratike ose e thjeshtë si një marëdhënie dy-kahëshe në mes një personi ose një objekt/subjekti të një pune.

Funksioni i religjionit në një shoqëri është shpesh i sqaruar njerëzve si origjinë primare, natyrë e jetës, funksion, qëllim i jetës dhe arsye për të jetuar. Për ta bërë më të thjeshtë, i përgjigjemi pyetjes “Pse jam këtu”.

Në të kaluarën religjioni është përdorë si mekanizëm kontrolli, mënyrë e të arriturit të urdhërit, si dhe delegimit të roleve dhe përgjegjësive. Nga pikëpamja sociologjike “ Dhjetë Urdhërat” të dhënuna Musa-s janë një grup rregullash të sjelljes të cilat mund të sjellin rend dhe harmoni në shoqëri, të cilat do t’i mundësonin shoqërisë funksionim në një mënyrë të organizuar dhe sistematike.

Religjioni mund të diktojë një grup të pranueshëm standardesh dhe ata të cilët duan të mbeten në atë shoqëri duhet t’i mbështeten këtyre standardeve, mbrenda kufijve të pranueshmërisë. Për ata të cilët nuk mund ta bëjnë këtë, prej çfarë do lloj arsyeje, është opcioni i lëshimit të shoqërisë ose fillimit/marrjes pjesë në një religjion tjetër.

Kryesorja e gjithë religjioneve është koncepti i një marëdhënie. Marëdhënia mund të përfshijë një apo më tepër njerëz, mund të jetë fizike apo shpirtërore, dinamike apo statike, reale apo imagjinative.

Mbrenda kufijve të kësaj marëdhënie janë të përdorura fjalët sikurse “përkushtim, ndriçim i mendjes, rrespekt, besim, shenjtërim, i shenjtë, adhurim, ngushëllim, sakrificë mistike dhe karizmatike”.

Kanalet e komunikimit mund të jenë formale dhe të organizuara nëpërmjet priftit/priftëreshës, magjistar/shamanit, ku ka të caktuar kohën dhe vendin ku mund të mbahen aktivitetet fetare. Komunikimi mund të jetë jo formal ku individi ka “linjë direkte” në çdo kohë dhe në çdo vend. Në shembullin e fundit të besimit në objektet fetare(figura, statuja, tempuj ose vizatime) rëndësia e tyre mund të mos jetë esenciale.

Besimi dhe vlerat e mbajtura të shoqërisë janë shpesh të inkorporuara në shoqëri. Kolektivisht ato mund të formojnë moralin e shoqërisë. Ligjet dhe rregullat të cilat udhëheqin shoqërinë mund të reflektojnë këtë moral. Kontrolli dhe sistemi i ndëshkimit mund të “thurret në ndërtimin e religjionit” dhe në disa shoqëri kanë rol dominues.

Ndëshkimi mund të jetë i menjëhershëm dhe i ashpër duke kërkuar legitimacion nëpër vite ose mund të jetë i shtyrë deri pas vdekjes kur ashpërsia është e lartësuar nga misticizmi dhe imagjinata. Alternativë e ndëshkimit mund të jetë kontrolli nëpërmes faljes dhe pendimit, mëshira është kualitet i mirë dhe shumica e shoqërive e pranojnë vlerën dhe ndikimin e saj.

Religjioni mund të shihet si një process shoqëror në mes shumë proceseve shoqërore. Është prodhim i mendjes së njeriut , entitet kompleks shoqëror i cili ka kaluar nëpër gjenerata.

Si një prodhim i shoqërisë është në mënyrë të pazgjidhur i lidhur me produktet tjera shoqërore sikurse politka, ekonomia, ligji, muzika dhe arti. Ka një lloj energjie në vete, njëherë e lindur mund të zhvillojë dhe ndërrojë në pajtueshmëri me vetvetën, mund të nxjerr rregulla të veta.

Në përgjithësi është domethënëse vetëm për ata të cilët i takojnë kulturës nga e cila religjioni ka dalur. Religjioni mund të përcillet nga një kulturë në tjetrën, por zakonisht me vështirësi dhe sukses të pasigurt.
Religjioni mund të jetë i larmishëm sikurse kulturat e ndryshme nga e cila ajo del. Lista e religjioneve më të rëndësishme botërore është me sa vijon:

- Shinto nga Japonia
- Islamizmi, dominuese në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë, nga e cila janë dy degë , Suni dhe Shi’izëm.
- Hinduizmi në Indi dhe Indonezi.
- Budizmi në Azinë Jug-Lindore e cila zhvillohet në dy besime, “ Mjeti i Madh” Mahayana dhe “ Mjeti i Vogël “ Hinayana.
- Religjioni Kinez Taoizmi dhe Konfucianizmi.
- Krishterizmi i shpërndarë nëpër Europe dhe Botën e Re ( Amerikat ) në formë të Krishterizmit Ortodoks, Katolicizmit Romak dhe Protestantët.
- Judaizmi në Izrael, shumë religjione fisnore në Afrikë, Azi dhe Amerikën Jugore.

Ka shume religjione të vogla , disa me një histori të gjërë dhe të tjerat sapo të krijuara.
Shumë religjione tentojnë të fokusohen në “ Figurën e Zotit” .

Disa religjione kanë më tepër se një “ Figurë Zoti”( politeist ) si një objekt/subjekt përkuljeje ose përkushtimi. Besimi në simbolet fetare , objektet e shenjta është i përbashkët për të gjitha religjionet sikurse është besimi i sigurtë në rimëshirim ose “jetë” pas vdekjes.

Shumëllojshmëria e religjioneve ushtron një qëndrueshmëri me një larmi kulturash dhe kufizim rrugësh të cilat njerëzve u japin kuptim në botën e tyre. Këtyre praktikave fetare u është dhënë legjitimitet dhe besim në dokumente të shkruara të cilat në vetvete mund të ofrojnë një rrugë të ndritshme për ndjekësin e saj.

Të krishterët e kanë Biblën e tyre, Hindusët mësojnë Vedas-in, Hebrejët lexojnë Talmud-in, Muslimanët gjejnë ndriçim të mendjes në Kur’an dhe Kinezët mund të mësojnë të shkruarat e Konfuçies-it.

Shumë religjione ballafaqohen me paradoksin e prezencës së një krijuesi hyjnor i cili është i dëlirë, i mirë dhe dashamirës në botën ekzistuese të së keqës, vuajtjes, shkatrrimit dhe dhimbjes. Si mundet një qenie që është i dëlirë dhe i mirë të krijojë të keqën?

Religjionet kanë tentuar të e tejkalojnë këtë problem duke paraqitur një qenie të keqe, një kundërshtar ose kundër-zot. Ky anti-zot duke poseduar fuqi të madhe, është i prirë nga rënja e njeriut dhe shkatrrimit të shoqërisë. Të Krishterët e Judas e kanë ‘Satan-ën’, në Hinduizëm është Ahi dhe Shiva, në Budizëm është Mara dhe në disa religjione Afrikane figura djallesh sikurse marimanga Anansi e njohur për njerëzit Ashanti të Ganës Qendrore.

Në vendet e larta të Guinesë së Re ka shumë shpirtëra të djallëzuar të cilat kanë veti sëmundjesh, apo humbje në beteja. Në Afrikë dhe Melanezi veprat e këqija janë të drejtuara nëpërmes aktiviteteve të shtrigave dhe shamanëve.

Rëndësia e “vdekjes dhe varrimit” është evidente në shumicën e religjioneve në botë. Njerëzit dallojnë gjerësisht në trajtimin praktik dhe të kuptuarit e ketij fenomeni universal. Megjithëse vdesim vetëm shumica e shoqërive dhe religjioneve e paraqesin vdekjen si një ngjarje të rëndësishme shoqërore.

Janë të themeluara adete familjare, një strukturë e pranuar e sjelljeve të shokëve dhe fqinjëve. Njerëzit Bask e shohin si detyrë të tyre të vizitojnë të vdekurin, edhe nëse mund të jetë farefis apo që kurrë nuk e kanë parë më parë. Kjo ‘detyrë’ është shumë e zakonshme, vetëm se në shoqëritë urbane dhe ato të përparuara industrialisht të vdekurit ndonjëherë lihen vetëm në spitale apo shtëpi të pleqve.

Në shumë religjione ka një mbështetje shumë të madhe për të afërmit e të vdekurit. Dhimbja e tyre mund të bëhet më e lehtë nga intervenimet shpirtërore të ‘priftërinjëve’ shamanëve ose figura tjera fetare ose me komunikim direkt me hyjninë madhore.

Eshtë zakon për përcjellësit e të vdekurit të identifikohen në mënyrë që shoqëria t’i rrespektojë dhe kujdeset për kalimin e dhimbjes. Ne Europë dhe Amerikë përcjellësit e të vdekurit vishen me të zeza, në Kinë ata vishen me të bardha, në Indi ata i qethin kokat e tyre dhe në Madagaskar ata nuk i krehin flokët e tyre. Koncepti i varrimit të duhur është kryesor në të gjitha shoqëritë edhe pse mund të ndryshojë mjaft nga pozita shoqërore e të vdekurit.

Vdekja trajtohet ndryshe tek Hindusët të cilët besojnë se pas vdekjes pason ringjallja. Është praktikë Hinduse të kremoset i vdekuri, kështu duke i lejuar shpirtit të jetë i lirë, e jo i burgosur në varr. Në traditën Krishtere Judiste individët kanë vetëm një shpirtë, kurse tek fiset Indiane dhe Afrikane individët kanë 5 shpirtëra të shumëfishta.

Dajakët e Bornesë besojnë se njeriu i vdekur nuk e humb shpirtin menjëherë. Shpirti ka fuqinë të shkaktojë dëm në të gjallin prandaj trupi trajtohet me një rrespekt të madh derisa mishi të jetë komplet i kalbur duke i lejuar shpirtit të ndahet në paqë.

Mosha e të vdekurit mund gjithashtu të ndikojë në praktikën e varrimit: shumë rite varrimi të krishterëve janë të rezervuara për ata që kanë qenë Baptist. Është një shprehi e përgjithshme në shumë religjione të konsiderohet vdekja si një ndëshkim për keqbërjet e njeriut.

Të krishterët shpjegojnë se vdekja vjen në botë si rezultat i rrugëve të këqija të njeriut. Shumë njerëz tentojnë të përjetësojnë vetveten përtej vdekjes mbrenda strukturës dhe domethënies së religjionit të tyre. Besimi në jetën pas vdekjes nga mënyra ose e ringjalljes ose të një shpirti të pavdekshëm është ndoshta një nga komponentat më magnetike dhe më mistike të të gjitha religjioneve.

RELIGJIONI NGA PIKËPAMJA KONFLIKTUOZE

Përkundër funksioneve të dobishme të religjionit për shoqërinë, ai mund të implikohet gjithashtu edhe në konfliktet e ndryshme shoqërore. Karl Marksi njihet si sociologu që ka shkruajtur për aspektin konfliktuoz të religjionit. Spas tij, religjioni është një vetëdije falso dhe një mjet që njerëzit e fortë e përdorin në betejat mes klasave të shoqërisë.

Marksi ka deklaruar se religjioni dominues në shoqëri është i klasës dominante në aspektin ekonomik dhe politik dhe gjithmonë jep justifike për barazinë dhe padrejtësitë e kësaj klase. Ai thotë: Njeriu e formon religjionin jo religjioni njeriun…Vuajtja religjioze është në të njëjtën kohë shprehje e vuajtjes reale edhe protestë ndaj saj.

Religjioni është ofshamë e krijesave të shtypura, sentiment i botës pa zemër dhe shpirt i gjendjeve jo shpirtërore. Ai është opium i njerëzimit”.

Raste të pabarazisë në emër të religjionit kemi pasur në Egjipt ku faraonët janë konsideruar si zotëra dhe të gjithë njerëzit iu janë përmbajtur urdhërave të tyre. Ata janë konsideruar si të shenjtë dhe të mbinatyrshëm. Pastaj kemi teorinë indiane apo hinduse që i kërcënon individët që ndryshojnë statusin e tyre se do të konsiderohen si kafshë.

Religjioni gjithashtu mund të legjitimojë ndryshimet që favorizojnë më të fortin apo të pasurin. Religjioni shihet edhe si objekt i shumë luftërave dhe kolonizimeve. Rast e kemi Krishterimin i cili si religjion i Perandorisë Romake u përhap më pas nga kjo perandori në shumë vende të tjera me anë të kolonializimit apo pushtimit.

Pikpamja e Marksit për religjionin si “opium i njerëzimit” mund të shifet si shumë e ngushtë sepse religjioni mund të kyçet në konfliktet shoqërore në aspekte tjera gjithashtu duke përfshirë mënyrat që sfidojnë status kuon.

Religjioni shpesh përdoret si një armë ideologjike duke justifikuar konfliktet me dallimet fetare që ekzistojnë mes njerëzve. Një popull që është në luftë pa dyshim mendon se Zoti është në anën e tyre gjë që e favorizon religjioni i tyre. Në kohën e sotme kemi rastin e konfliktit mes Izraelitëve dhe Palestinezëve, përkatësisht hebrenjëve dhe muslimanëve, konflikt i cili është religjioz, edhe pse pohohet se luftohet për atdhe.

Luftërat të cilat sot ndodhin në botë e që zakonisht edhe quhen si ‘kryqëzatat e reja të krishterëve’ ndryshe quhet edhe “përplasja e qytetërimeve” për të cilët shumë mendimtarë pohojnë se janë të bazuar thjesht në fe dhe në doktrinat e krishterimit për një dominim në të gjithë botën në mënyrë demokratike.

Ky është një funksion tepër i rrezikshëm i religjionit në botën e sotme që përdoret nga shumë njerëz dhe qeveri për arritjen e shumë qëllimeve të tyre personale e kolektive në emër të religjionit të tyre.

PËRFUNDIM

Religjioni si formë e vetëdijes shoqërore, përkundër ndikimeve negative në shoqëri, me forcimin e vetëdijes së solidaritetit, me kontrollin e shoqërisë, afrimin e përgjigjeve për shumë pyetje dhe mistere, dhe me ndihmën psikologjike që u jep njerëzve ka arritur të mbijetojë dhe të jetë një nga vlerat kryesore të njerezimit.

Ka arritur të bëhet pjesë e kulturës së shumë popujve dhe të ketë ndikim në moralin, mënyrat e sjelljes dhe vetëdijen e popujve.

Religjioni, në kuptimin e ngushtë sjell paqe, jep shpresë, iu jep njerëzve identitet dhe qëllim jetësor.

Njerëzit religjioz, dijnë se për çfar kanë ardhur në këtë botë, pse jetojnë dhe e dijnë se çfarë kërkon ajo krijesë apo qenie e mbinatyrshme supreme dhe e shenjtë. Njerëzit religjioz kanë familje më të qëndrueshme, janë më të përgjegjshëm për komunitetin dhe për jetën e tyre, dhe mbi të gjitha, janë realist.

F U N D


RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET (V)  6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi