Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

FEJA DHE PSIKOLOGJIA (II)  Empty FEJA DHE PSIKOLOGJIA (II)

Thu 24 Nov 2011 - 16:47
2. Psikologjia e Fesë dhe Psikologjia Sociale

Të gjitha përkufizimet dhe sqarimet e dhëna kanë pasur për qëllim që të tregojnë lidhshmërinë ndërmjet fesë dhe psikologjisë, e kjo na bën të kuptojmë se lidhshmëria e tillë më së shumti i intereson shkencës së psikologjisë së fesë. Për këtë arsye ne këtu duhet që lëndë studimi t'i bëjmë njohuritë që janë në lidhje me të. Psikologjia e fesë studion ndjenjat dhe mendimet fetare të individit që janë cilësi të veçanta të tij, veçoritë fetare të njeriut në shpirt dhe ndikimet që i ka feja në sjelljet e tij si individ. Po qe se vërejmë nga ky kënd i psikologjisë së fesë, do të vërtetohemi se psikologjia e fesë nuk është perspektivë tjetër nga psikologjia e përgjithshme. Si degë e psikologjisë së përgjithshme dhe e cila lëndë të studimit të vet ka ndjenjat dhe zhvillimin e mendimit fetar të individit, veten e gjen brenda kufijve të teologjisë dhe psikologjisë. Lëndë studimi e kësaj disipline është jeta fetare e individit; ndërsa qëllimi i saj është që në aspekte psikologjike të studiojë mendimin, ndjenjat dhe sjelljet fetare të tij.

27 Në shkallë të parë temë e studimit të psikologjisë së fesë është kuptimi dhe strukturimi (përbërja) i psikikës (shpirtësisë) së jetës fetare. Temë e studimit të psikologjisë së fesë është të vërejë jetësimin e fesë në shpirtin (psikikën) e individit, studimi dhe
hulumtimi i dukurive subjektive që paraqiten në jetën e tij.

28 Psikologjia e fesë si shkencë njerëzore që studion ngjarjet (fenomenet) fetare, temë të studimit të vet bën çdo përjetim shpirtëror të njeriut dhe sjelljet e tij të cilat në vete ngërthejnë karakteristika fetare.

29 Në bazë të kësaj mund të thuhet se tendenca dhe zgjuarsia fetare, dëshirat dhe interesi fetar, ndjenjat dhe përjetimet fetare, qëndrimet dhe besimi fetar, lutja dhe adhurimet, pendimi dhe udhëzimi janë temat pikë nise të psikologjisë së fesë.

30 Nga të gjitha këto përkufizime dhe sqarime, temat që i merr si çështje studimi, mund të radhiten në këtë mënyrë: Si formohet dhe zhvillohet besimi në Zotin dhe besimi në fe? Çfarë mendimesh kanë njerëzit rreth fesë dhe temave fetare? Çfarë janë konceptet(botëkuptimet) për fenë te njerëzit? Cilat janë ato ndjenja që e ushqejnë jetën fetare të njeriut dhe në çfarë shkalle është ndikimi i tyre? Në çfarë veprash dhe sjelljesh fetare gjenden njerëzit dhe si ndikojnë këto sjellje në jetën e brendshme të njeriut?

31 Psikologjia e fesë është shkencë që studion përjetimet dhe sjelljet fetare dhe faktorët të cilët ndikojnë në daljen në shesh të këtyre dukurive. Qëllimi i saj si shkencë është që duke u thelluar në hollësitë e veprave fetare, të japë njohuri sa më objektive brenda kornizave të objektivitetit dhe kritereve shkencore si dhe të mundohet që ta përshkruajë ndikimin fetar dhe dimensionet e ndikimit në jetën e njeriut.

32 Nga detyrat parësore të psikologjisë së fesë janë fushat në të cilat depërtojnë sjelljet fetare, format, kombinimet, të bëjë observimin dhe me metoda përshkruese ta nxjerrë në shesh zhvillimin e tyre. Një nga synimet kryesore të psikologjisë së fesë nga njëri aspekt është pjesëmarrja dhe përjetimi fetar, i cili detyrimisht ndonjëherë është rezultat i një vetëdijeje të shëndoshë ose disa qëllime të fshehura dhe nxjerrja e këtyre kuptimeve në shesh, ndërsa nga ana tjetër, vënia në pah e mënyrës së organizimit dhe përbërjes individuale të fesë, mënyra si formohet dhe qëllimi i saj.

33 Qëllimi i psikologjisë së fesë duhet të jetë vetëm përfitimi i të vërtetave shkencore dhe qëndrimi objektiv ndaj çdo aktiviteti fetar. Nuk duhet të marrë përsipër mbrojtjen, kritikën ose shkatërrimin e asnjë feje, por duhet të bëjë vetëm studimin e gjërave ashtu siç janë. Psikologjia e fesë si nëndegë e psikologjisë së përgjithshme nuk lidhet për degët dhe drejtimet e psikologjisë dhe nuk u vihet në shërbim atyre, por me sy të një paanshmërie mundohet që t'i studiojë ngjarjet. Ka për qëllim që në saje të të dhënave të cilat i ka arritur në studimin e vet të bëjë gjeneralizimin (përgjithësimin) e tyre si dhe sistematizimin e parimeve që i ka arritur pas hulumtimit të bërë.

34 Një qëllim tjetër i psikologjisë së fesë është ta sqarojë formulimin e besimit, mendimit fetar, ndjenjave fetare, qëndrimit fetar dhe sjelljet fetare në njeriun, ndaj kësaj të sqarojë zhvillimin dhe ndryshimin e tyre dhe t’i gjejë dallimet dhe ngjashmëritë
ndërmjet njerëzve në çështjet fetare.

35 Meqë bëmë disa sqarime dhe dhamë disa përkufizime në lidhje me shkencën e psikologjisë së fesë, tash do të mundohemi të japim disa njohuri në lidhje me psikologjinë sociale.

VAZHDON...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi