Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default FEJA DHE PSIKOLOGJIA (III)

prej Thu 24 Nov 2011 - 16:48
Psikologjia Sociale dhe tema e saj

Fjala e parë e togfjalëshit Psikologji Sociale ka kuptimet e veta të cilat do të ceken pak më poshtë. Ndërsa sa i përket fjalës së dytë e që është “Sociale” ka kuptimin e proceseve sociale dhe sjelljeve ndërnjerëzore. Termi psikologji përbëhet prej fjalëve “psiko”-shpirt dhe “logos”-shkencë (njohuri). Nëse vijmë në përfundimin se psikologjia është shkencë që studion shpirtin, duhet të kemi parasysh se ajo merret me shpirtin. Këtu do ta përmendim Zimbardo-n (1979), i cili psikologjinë e përkufizon në katër shkallë të ndryshme:
Në aspekt të shkallës shkencore: Hulumtimi i sjelljeve të ndryshme të njeriut dhe llojeve të gjalla dhe shkaqet e tyre duke i përdorë vëzhgimin e kujdesshëm dhe provat e sakta si metoda studimi.
Në shkallë të kuriozitetit (courios): Psikologjia në vete përmban pyetjet me të cilat mundohet të arrijë deri te e vërteta, të kuptuarit e mënyrës dhe shkakut të ngjarjeve (dukurive) dhe në fund, zbërthimi i fshehtësive të natyrës njerëzore. Nga aspekti i shkallës së gjithanshme është: Një mënyrë e të menduarit se si gjallesat ia dalin në fund me rrethin e tyre dhe mënyrën se si ndikohen në mes vete. Ndërsa në aspekt të shkallës pragmatike: Njihet si mjet i cili përdoret për zhvillimin e cilësisë (karakteristikave) të jetës njerëzore.

36 Tani kur i kthehemi përkufizimit të psikologjisë sociale, vërejmë para nesh një tablo të shumëngjyrshme. Për këtë arsye ne do t'u qasemi çështjeve që psikologjia e fesë i merr për lëndë studimi-hulumtimi. “Psikologjia sociale është shkencë e cila me metoda shkencore hulumton (studion) jetën dhe përvojat (përjetimet) e individit në lidhje me rrethin e stimuluesve (paralajmëruesve) socialë”. Këto gjendje stimuluese sociale përbëhen ose formulohen prej njerëzve (individëve dhe grupeve) të rrethit kulturor-social.

37 Me një përkufizim tjetër do të kishim thënë se psikologjia sociale nënkupton studimin në mënyrë shkencore të sjelljes ndërnjerëzore (interpersonal behavior) dhe ngjarjeve apo dukurive.

38 Me fjalë të tjera “Psikologjia sociale është degë shkencore që ka për
qëllim të studiojë sjelljen, ndjenjën ose mendimet e një individi me sjelljen apo vetitë e individëve të tjerë si formohen dhe në çfarë aspekti ndikohet prej tyre”.

39 Qëllimi fundor i psikologjisë sociale është që të gjejë ligje përkatëse për zhvillimin, ndryshimin dhe natyrën e vërtetë të ngjarjeve të sjelljes ndërnjerëzore. Nga ky aspekt kuptojmë se ajo hulumton (analizon thellë) ndikimin social ndërmjet njerëzve dhe individit në grup, turmë, në marrëdhëniet formale ose të afërta. Ky lloj hulumtimi mund të realizohet në tri shkallë themelore edhe atë: shkallën e sjelljes, njohjes (informuese) dhe ndjenjës. Në shkallën e sjelljes kërkohet një lidhje midis llojit të sjelljes, frekuencës dhe fuqisë me veçoritë e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Në shkallën e njohjes gjurmohen përkapjet e personit, periudhat mendore dhe veçoritë e qëndrimit dhe pritjeve (shpresave). Ndërsa, shkallën e tretë e përbëjnë gjurmimi i
ndjenjave, emocioneve (ngacmimeve) në marrëdhëniet midis njerëzve.

40 Psikologjia sociale si një disiplinë e fokusuar mbi marrëdhëniet njerëzore, me këtë cilësi është në rrugë për t'u bërë njëra ndër degët shkencore parësore të shoqërive moderne. Ajo është një mes, disiplinë e fushëveprimit e cila në vete ngërthen rrymat sociologjike dhe psikologjike. Psikologjia sociale studion sjelljen e individit apo
individëve brenda kornizave të ndikimit social. Analiza psiko-sociale dallon nga analiza sociale e cila aspak nuk i vë në konsideratë veçoritë njerëzore ose nga ajo psikologjike, e cila nuk i vë në konsideratë veçoritë e shoqërisë në të cilën gjendet individi, në atë mënyrë që veten e drejton në studimin e ndikimit të shkallës personale
me atë shoqërore d.m.th. i bashkon veçoritë e individit me ato të shoqërisë. Duke e bërë këtë, në shkallë të analizës psiko-sociale qëndrohet në marrëdhëniet kauzale mes, në raste të shumta, ndryshimit të pavarur të dukurisë sociale, ndryshimit personal dhe
një ndryshimi të varur i cili shtrihet në dimensionin sjellor-social.

41 Nga e gjithë ajo që u cek deri më tani në lidhje me fushëstudimin e psikologjisë sociale, mund të thuhet se psikologjia sociale përkufizohet si degë shkencore që i studion sjelljet dhe marrëdhëniet e njeriut brenda shoqërisë. Këtu duhet cekur edhe atë se brenda sjelljeve dhe marrëdhënieve, mund të futen edhe simbolet apo përvojat fetare që i përjetojnë individi ose shoqëria. Prej këtu na bëhet me dije edhe lidhja e ngushtë ndërmjet psikologjisë së fesë dhe psikologjisë sociale. Në këtë punim do të hulumtohen marrëdhëniet ndërmjet identitetit social dhe jetës fetare brenda perspektivave të psikologjisë sociale dhe psikologjisë së fesë.

4. Disa pikëpamje në lidhje me jetën fetare

Feja si dukuri e cila lidhshmërinë e saj e mban me atë që është mbinatyrore, si pikësynim të vetin ka që t’i afrojë dhe bashkojë të gjitha aspektet e jetës dhe botës. Ky bashkim nuk mbështetet vetëm në rregullimin e disa termave por përkundrazi, ajo është një lidhshmëri dhe një tërësi e gjallë. Njeriu fetar në lidhshmëri apo marrëdhënie të këtilla, merr pjesë me të gjitha përmasat e personalitetit të vet. Pikërisht këtu duhet cekur se jeta fetare është ajo e cila në vete i ngërthen të gjitha dimensionet e jetës së
njeriut.

42 Jeta fetare si një ndër temat më tërësore të psikologjisë së fesë, në vete i përmbledh të gjitha ato dukuri dhe përvoja që i ngërthejnë të gjitha aspektet e jetës së njeriut. Jeta fetare nga një pikëpamje mund të përkufizohet si tërësi ndjenjash, mendimesh dhe sjelljesh që janë të lidhura me diçka të pafund e të mbirealtë. Duhet cekur se: “Në
përjetimet psikike që kalojnë në jetësimin fetar marrin pjesë ndjenjat, mendimet, gjendjet dhe të gjitha qëndrimet fetare”.

43 Jeta fetare, është ajo e cila në individ apo në shoqëri na bie në sy si një tërësi e disa lëvizjeve. Ajo përbëhet prej dy komponentëve: asaj që ka të bëjë me besimin dhe asaj që ka të bëjë me sjelljet (adhurimet). Në këtë kontekst besimi dhe adhurimet janë
thelbi i jetës fetare dhe këta dy komponentë janë në lidhshmëri të ngushtë dhe të fortë midis vete. Besimi si pjesë përbërëse e jetës fetare në aspektin shpirtëror, është ngjarje psikologjike. Meqenëse adhurimet janë rezultat apo sjellje të cilave përjetësimi u vjen
nga rrënja e besimit (imanit), edhe ato i kanë themelet e tyre psikologjike. Thelbi i jetës fetare është besimi. Vetëm në atë vend ku shihet besimi, adhurimi gjen jetë.

44 Besimi është një përjetim psikik dhe si i tillë përbën anën subjektive të fesë. Ai nuk është vetëm një besim i zakonshëm. Aty vërehet një lidhje e fortë e vullnetit për një fuqi absolute, ku individi gjen të vërtetën dhe rehatinë e kënaqësinë shpirtërore. Me
këtë besim njeriu vjen deri te ndjenjat me të cilat arrin ta kuptojë rehatinë e brendshme të tij. Njeriu që beson është i lumtur, është ai i cili ballafaqimin e tij me ngjarjet e përditshme e bën me pjekuri dhe mbështetje të vërtetë në Zotin. Adhurimet janë sjellje ose vepra të cilat mbështetjen e tyre e gjejnë në burimet fetare (shpalljet) dhe si traditë fetare e cila me format dhe mënyrën e saj bën lartmadhërimin
e Zotit. Po sikur besimi, i cili e ndriçon jetën e një fetari dhe ushqimin e fuqinë i merr nga ibadeti, po ashtu edhe adhurimi është një nevojë shpirtërore. Me adhurimin kemi për qëllim të përmendurit e Zotit, eliminimin e qëndrimeve shtazarake, dashurinë ndaj
njerëzve të tjerë dhe mëshirën ndaj tyre.

VAZHDON...


FEJA DHE PSIKOLOGJIA (III)  6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi