Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kuvendi i Vlorës dhe Shpallja e pavarësisë Empty Kuvendi i Vlorës dhe Shpallja e pavarësisë

Thu 24 Nov 2011 - 19:16
Zhvillimi i shpejtë i Luftës Ballkanike po e bënte më të ngutshme mbledhjen e kuvendit kombëtar.Për më tepër,këtë ide tani e përkrahte qeveria austro-hungareze.Mirëpo në kushtet e reja politike dhe kur sundimi i Perandorisë Osmane në Ballkan po shembej,zgjidhja më e drejtë e cështjes shqiptare nuk ishte më autonomia,por pavarësia e plotë.Me këtë mendim po kthehej edhe grupi i patriotëve i kryesuar nga Ismail Qemali.Më 21 nëntor Ismail Qemali arriti në Durrës dhe së bashku me delegatët e Shqipërisë së Mesme dhe të Kosovës,më 25 nëntor arriti në Vlorë,ku do të mblidheshin përfaqësuesit e kombit shqiptarë.Duke kujtuar këtë cast,Ismail Qemali ka shkruar më vonë: ''Një zjarr i shenjtë patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli më përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim''.
Duke parë përparimin e shpejtë të forcave serbe drejtë Shqipërisë së Mesme,rrethet partiotike të Elbasanit,të Tiranës,të Durrësit,të Kavajës,Peqinit dhe të Lushnjës ngritën flamurin kombëtar,pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës .Në këtë mënyrë ata e vunë ushtrinë serbe para një fakti të kryer,megjithëse ato vazhduan pushimin e vendit.
Në këto kushte,pa arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave,më 28 Nëntor 1912 në orën 14,u hap Kuvendi Kombëtar i Vlorës.Kryetar i saj u zgjodh Ismail Qemali dhe sekretar Luigj Gurakuqi.
Në fjalën që mbajti,Ismail Qemali tha ndër të tjera se '' e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia''. Mendimi i Ismail Qemalit për pavarësinë e plotë përputhej me mendimin e delegatëve të tjerë dhe u miratua njëzëri prej tyre sepse shprehte aspiratën e gjithë popullit shqiptar.
Duke qenë në unitet të plotë mendimi, Kuvendi vendosi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të gjithë delegatët nënshkruan aktin historik të kësaj ngjarjeje të madhe kombëtare.Pastaj Ismail Qemali me shokët e tij doli përpara një mintingu të madh popullor që ishte mbledhur pranë ndërtesës ku mbahej Kuvendi dhe ngriti flamurin kombëtar të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi