Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Bashkëudhëtari obez, 7 orë në këmbë në avion

prej Thu 24 Nov 2011 - 22:28
Bashkëudhëtari obez, 7 orë në këmbë në avion IshendoshineavionNjë pasagjer u detyrua të qëndronte për shtatë orë në këmbë në një fluturim nga Alaska në Filadelfia, pasi pasagjeri i ulur ngjitur ishte aq i shëndoshë sa zinte dy vende.

Arthur Berkowitz pati fatkeqësinë që avioni i “US Airways” ishte i mbushur i gjithi dhe nuk kishte asnjë vend tjetër të lirë. Kundër të gjitha rregulloreve të fluturimit, e vetmja zgjidhje që u gjet për të ishte që të qëndronte në këmbë.

”Në të gjithë udhëtimin që zgjati shtatë orë nuk u ula asnjëherë, pasi përkrah meje qëndronte një burrë 180 kilogram i shëndoshë dhe që i zinte të dy vendet. Nuk mund të ulesha edhe nëse do të doja, por më duket e pakonceptueshme që kompania të shkelë të gjitha rregulloret dhe të rrezikojë jetën time, duke më lënë në këmbë sidomos gjatë ngjitjes dhe uljes, ku qartësisht thuhet se është e detyrueshme të lidhesh me rripin e sigurimit”, deklaroi Berkowitz, i cili ka ngritur një padi dhe kërkon dëmshpërblim nga “US Airëays”.

Nuk ka asnjë kufizim për peshën maksimale të ngjitjes në avion, por disa kompani në SHBA i kërkojnë klientëve të tyre që të blejnë dy bileta, nëse kanë përmasa tepër të mëdha trupore.

Një çështje e tillë, për herë të parë u ngrit përpara disa vitesh në Kanada. Kompanitë aeronautike kërkuan që të vendosej një ligj që të detyronte “superobezët” të paguanin dy bileta, por gjykata argumentoi se diçka e tillë binte ndesh me të drejtat e njeriut.


Bashkëudhëtari obez, 7 orë në këmbë në avion Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi