Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini? Empty Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini?

Wed 24 Feb 2010 - 17:21
Leke Dukagjini eshte figura e dyte arberore e shekullit te XV-te pas
Skenderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luften edhe pas vdekjes se Heroit
Kombetar. Per studjuesit, me trashegimine e tij te "Kanunit", ai gjykohet si nje
figure e plotesuar e Arberise Mesjetare, qe ka luftuar per identitet
Duhet
thene se, deri me sot, nuk mjaftojne dokumentat per te treguar fytyren e vertete
te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkekohes i Skenderbeut dhe si per nje
koincidence dhe ai u be i njohur, si Skenderbeu, kur mori ne zoterim,
principaten, qe i la trashegim i jati. Pal Dukagjini, i jati i tij, vdiq ne
vitin 1446. Me qender ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, perfshinte Zadrimen,
zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot jane te mbytyra nga uji i
Drinit dhe shtrihej me nje kryeqender te dyte, me qytetin e Ulpianes, dhe
zoterimet ishin deri afer Prizrenit. Referuar autorit te monografise, Cobani,
Leka kishte marre nje kulture te gjithanshme, qe ne ate kohe i shkonte per shtat
frymes humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia,
Raguze apo Shkoder.
Duke iu kthyer kohes se tij, kontakti i pare me
Skenderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhes me 1444 me Palin, te jatin e
Lekes. Emri i familjes, qendron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se
eshte e fokusuar vetem ne figuren e Skenderbeut, qe ne ate kohe, kishte nje
kontakt shume te madh, me Oborret me ne ze te Evropes dhe emri i tij ishte teper
i lakuar nga te gjithe.
"Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishem shqiptar
pas Skenderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes
veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portes se
Larte, krejt afer pragut te shtepise se vet dhe u bashkua realisht me
rezistencen e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorise Osmane (1463). Pas
ketij viti, venecianet pushuan se perfoluri Leke Dukagjinin", thote Tonin
Cobani, ne nje nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te
Ri.
Por, duhet thene se kronikanet e kohes kane shkruar per disa prej bemave
te Leke Dukagjinit perkrah Skenderbeut, deri ne vdekjen e heroit (1468) dhe me
pas ne krye te trupave shqiptare, perkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria
nenshkroi paqen me Porten e Larte (1479). Pas kesaj, historianet heshtin.

Gojedhena na ben me dije se Leke Dukagjini e vazhdoi rezistencen ne krye te
trimave te principates se tij derisa ishte gjalle. Ne fund te viteve '50 ne
shekullln e XV, nga kronikat e kohes permendet se Principata e Dukagjineve nuk
ka me asnje nga qendrat e veta te zhvilluara. Lezha u eshte dorezuar venedikasve
(1393), Ulpiana, kryeqyteti i principates eshte shkaterruar me themele nga
turqit e keshtu me rradhe.
"Ne keto kushte, Leke Dukagjini ka shkuar dhe i
eshte drejtuar nje keshtjelle ne Zadrime, per ta pasur si rezidence princerore,
por u sulmua nga Skenderbeu, i cili ua ktheu menjehere venedikasve. Pa nje
rezidence princerore dhe, per nje fare kohe, ne mes te tri zjarreve (turqit,
venedikasit dhe Skenderbeu), Leke Dukagjini gjeti strehim ne thellesi te maleve
te principates se tij, ku ndertoi saraje e keshtjella se bashku me banoret e
lire te atyre aneve, te cilet kryezotin e tyre te deres se Dukagjineve me gruan
e tij, Teodoren e Muzakajve te Beratit dhe te gjithe oborrtaret qe i shkonin
pas, i rrethuan me mikpritje e respekt", shkruan studjuesi.Dhe, referuar
dokumentave te kohes, ishin po keta malesore te Principates se Dukagjineve, te
njohur per trimerite e tyre, qe jo vetem e ndihmuan per te ngritur fortesat e
tij, por edhe te siguronte kuoten e ushtareve, qe duhej te sherbenin nen
flamurin e Lidhjes se shqiptareve.
Por, ne kete kohe eshte dukur edhe
madheshtia e Lekes. Ai, duke iu pergjigjur besimit te ushtareve te tij, u
siguroi ushtareve te tij shume mbrojtje dhe kur vdiq Skenderbeu edhe lirine e
tyre, brenda organizimit fisnor. "Te cilen, ne kushtet e krijuara, e
institucionalizoi me rioarganizimin e pleqesive mbi baze fshati e krahine. Gjate
kesaj periudhe (1458-1481), kur ai udhehiqte te gjitha kuvendet dhe pleqesite e
malesoreve, u ngjiz Kanuni, qe u trashegua brez pas brezi, si praktike gjykimi
dhe permes fjaleve te urta, te formuluara apo te rithena prej tij, rast pas
rasti, si sentenca juridike".
Duhet thene se per shekuj me rradhe, Kanuni
mbeti i pashkruar dhe vetem do te vinte koha e Shtjefen Gjecovit, qe filloi te
grumbullonte, ate qe populli e kishte plazmuar ne mendjen e tij, per shekuj me
rradhe.
Ne ditet tona, lavdia e tij e prekshme, mund te ndjehet nga rrenojat
e Shurdhahut, afer Vaut te Dejes, ish residenca e tij; ndersa ajo ligjvenese,
mund te shijohet nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Gjecovi,
ne fillim te shekullit te kaluar.

Kronologjia e jetes se
tij:

Shek.VII Permenden per here te pare "Dukagjinet e Arberise". Disa
mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin
e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur
fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.
1202-4 Dukagjinet pushtuan
Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen.
Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur
nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e
titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i
Gjinit.
1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e
Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte
ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e
Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga
osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e
Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.
1393 Dukagjinet ua dorezojne
qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke
ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.
1406 Princi Pal
Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se
Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se
bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne
Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i
te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra,
Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te
jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume
krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon
Muzakes se Beratit.
1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin
se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne
kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit
ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle
Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata
mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu.
Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese
edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se
bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur
per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine,
shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per
doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin
e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.1447
Vriten ne pusi Leke Zakaria se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete
perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e
Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre
venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.
1447 Leke Dukagjini
martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten
femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne
sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal
Dukagjinit ose prej Lekes.
1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe
Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle
Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr
pjese.
1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2
Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi
i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i
Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300
dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e
zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe
kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para
Prizrenit.
1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne
zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen
venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te
trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te
tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes
praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes
fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste
shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga
Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke
Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per
aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per
pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me
Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan
Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini
shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13
mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne
Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e
Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke
Dukagjinit.1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare
qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te
Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i
vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por
Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te
maleve te principates se tij.
1481 Leke Dukagjini permendet per here te
fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e
tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i
Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij.
Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar
roberimin e tyre, derisa te zotet te kthehen ne trojet e
veta.



Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini? Empty Re: Kush ishte arbereshi Leke Dukagjini?

Wed 24 Feb 2010 - 17:30
"Po kush ka qenë ky Lekë Dukagjini? Ai ka qenë sundimtari i këtij
vendi dhe në të njëjtën kohë ligjbërësi i tij, mbasi ai ka hartuar
Kanunin e Dukagjinit, domethënë dispozitat, në bazë të të cilave
jetojnë deri në ditët e sotme, jo vetëm dukagjinasit, por edhe të
gjithë malësorët që banojnë në veri të Drinit… të cilët këtë emër ia
atribuojnë heroit të tyre kombëtar"

Lekë Dukagjini "duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka
ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka",
ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet
e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha
duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që
ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut."
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi