Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

default Ja planetët të cilat janë më të përshtatshmet për jetën e jashtëtokësorëve!

prej Sat 26 Nov 2011 - 22:21
Astronomët kanë publikuar listën e planetëve dhe hënave për të cilat besojnë se kanë kushtet më të mira për jetën jashtëtokësore. Ndërsa fituesit janë ...
Një nga planetët më të volitshëm për forma jashtëtokësore të jetesës ndodhet në sistemin tonë diellorë. Bëhet fjalë për hënën e Saturnit që quajtur Titan. Të tjerat që kanë kushte të volitshme nuk janë aq afër – egzoplanetet në sistemin Gliese 581 nga toka janë larg rreth 20.5 vite yjor.

Shkencëtarët kanë përpiluar dy sisteme të vlerësimit – njëri është indeksi i ngjashmërisë me Tokën (ESI) e i dyti është indeksi i kushteve të jetesës (PHI). Kjo ndoshta tani edhe nuk është aq e rëndësishme, por shkencëtarët thonë se kjo mund të ndodh të ketë rëndësi jetike në vitet që vijnë.

“Me gjeneratën e re të teleskopëve dhe misionet që janë duke u planifikuar, mund të presim zbulimin edhe të shumë egzoplaneteve tjerë”, është shkruar në botimin e muajit dhjetorë të revistës Astrobiology. “Atëherë do të kemi nevojë për skemën e klasifikimit që të mund të përcaktojmë nëse botët tjera kanë kushte të ngjashme me ato të tokës, pra, nëse atje mund të zhvillohet jeta, ose nëse në to ka forma jashtëtokësore të jetesës”, tha Dr. Dirk Schulze-Makuch nga Universiteti i Washingtonit.

Indeksi ESI radhit planetët sipas madhësisë, dendësisë dhe largësisë nga ylli amë, e indeksi PHI përgjigjet në pyetjet si çfarë është sipërfaqja e planetit, a ka atmosferë dhe a ka fushë magnetike. Indeksi PHI merr parasysh edhe nëse në këta planetë ka lidhje organike dhe shkrirjet e rrjedhjeve të përshtatshëm për reaksionet kimike që kanë rëndësi jetike.

Top 10 planetët sipas indeksit ESI

1. Toka - 1,00
2. Gliese 581g - 0,89
3. Gliese 581d - 0,74
4. Gliese 581c - 0,70
5. Marsi - 0,70
6. Merkuri - 0,60
7. HD 69830 d - 0,60
8. 55 Cnc c - 0,56
9. Hëna - 0,56
10. Gliese 581e - 0,53

Top 10 planetët sipas indeksit PHI

1. Titani - 0,64
2. Marsi - 0,59
3. Evropa - 0,49
4. Gliese 581g - 0,45
5. Gliese 581d - 0,43
6. Gliese 581c - 0,41
7. Jupiteri - 0,37
8. Saturn - 0,37
9. Venera - 0,37
10. Enkelad - 0,35


Mos e krahaso personalitetin tim me sjelljen time sepse personaliteti im jam un ndersa sjellja ime varet nga ti!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi