Share
Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

default Kafshët dhe bimët gjithnjë e më të vogla, fat i njëjtë i pret edhe njerëzit

prej Mon 28 Nov 2011 - 18:34
Për shkak të thatësisë dhe temperaturave të larta bimët po bëhen më të vogla, e me këtë edhe kafshët që ushqehen me to. Disa lloje çdo 10 vjet shpërngulen gjashtë kilometra më afër poleve.
Ndryshimet e para shkencëtarët i kanë vënë re në madhësinë e deleve në ishullin Soay në bregun perëndimor të Skocisë, ndërsa kanë vërtetuar që janë zvogëluar për rreth pesë për qind në 25 vjetët e fundit.
Po ashtu janë zvogëluar edhe drerët, breshkat, pulëbardhat dhe madje edhe arushat polare. Ndotja e oqeanit ka shkaktuar zvogëlimin e madhësisë së algave dhe planktoneve që janë në fund të zinxhirit ushqimor.
Janë zvogëluar edhe peshqit dhe gaforret, ndërsa kjo do të ndikojë negativisht edhe në gati një miliard njerëz për të cilët janë burimi kryesor i proteinave, ka vërtetuar hulumtimi i Universitetit të Singaporit, i cili është publikuar në revistën Nature Climate Change.
“Pasojat e zvogëlimit të specieve nuk i kuptojmë plotësisht, por kanë ndikim të madh në shumëllojshmërinë biologjike të botës. Zvogëlimi dhe zhdukja e kafshëve ndikon në tërë zinxhirin ushqimor dhe paraqet kërcënim të madh për njerëzit të cilët po ashtu do të zvogëlohen”, ka thënë autori i studimit, dr. David Bickford. Parashikohet që për shkak të sasive më të vogla të ushqimit kafshët në krye të zinxhirit ushqimor, edhe njerëzit do të jenë më pak të vegjël, do të kenë më pak pasardhës dhe do të jenë më të prirë ndaj sëmundjeve.
Hulumtimet eksperimentale kanë zbuluar që me çdo gradë të shtuar të ngrohjes së planetit, një numër i madh i bimëve “humb” deri 27 për qind të madhësisë së tyre, ndërsa peshqit zvogëlohen për rreth 22 për qind. Gjatë dekadave të ardhshme një numër i madh i gjitarëve, peshqve dhe bimëve do të bëhen versione miniaturë të asaj që janë sot, ndërsa ata që nuk arrijnë të përshtaten do të zhduken, bëjnë të ditur shkencëtarët.
Një studim i veçantë në 1 700 bimë, insekte, zogj dhe amfibe ka zbuluar që 80 për qind të tyre çdo 10 vjet lëviz për gjashtë kilometra drejt poleve, ndërsa 87 për qind e tyre çiftëzimin ose mbarsjen çdo dekadë e kryejnë dy e më shumë ditë më herët.
Arsyet e zvogëlimit
Ekspertët supozojnë që kafshët fizikisht zvogëlohen, sepse kanë nevojë për më pak ind dhjamor në kushtet e ngrohta, por edhe për atë që ka gjithnjë e më pak burime të ushqimit dhe ujit të pijshëm. Për shkak të thatësirës, ka gjithnjë e më pak të korra dhe ushqime tjera që janë të domosdoshme për mbijetesën e kafshëve, ndërsa shkencëtarët konsiderojnë që me ngrohjen globale më të cenuara janë llojet gjakftohta të kafshëve, si amfibet.
Ndryshimet klimaterike në tokë tashmë janë paraqitur, por ajo që brengos është shpejtësia e ndryshimeve të tashme klimaterike. Gjatë shekullit të kaluar temperaturat globale mesatare janë rritur për gati një shkallë, ndërsa supozohet që deri në vitin 2100 temperaturat mesatarisht do të rriten për 7 gradë celsius.


Mos e krahaso personalitetin tim me sjelljen time sepse personaliteti im jam un ndersa sjellja ime varet nga ti!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi