Share
Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

default Gjumi fshin kujtimet e këqija

prej Wed 30 Nov 2011 - 18:09
Tajitja e kimikateve të stresit ndalet kur truri përpunon përvojat emotive gjatë kohës së fazës së REM (Rapid Eye Movement - Lëvizjes Rapide të Syve LRS) të gjumit.Shumë njerëz me stres emocional shkojnë pa qejf në shtrat, dhe nuk e dinë që pikërisht gjumi dhe ëndërrimi mund t’ua fshijë kujtimet e këqija. Shkencëtarët kanë zbuluar që ëndërrimi - në fazën e “Lëvizjes Rapide të Syve” – është me rëndësi thelbësore kur duam të luftojmë me turbullirat e brendshme.

Hulumtuesit nga Universiteti Berkley besojnë që trupi ynë përpunon përvojat emotive derisa ëndërron dhe lehtëson kujtimet e dhimbshme që janë vështirë të përballohen. Rezonanca magnetike ka treguar që gjumi nxit reduktim dramatik në reaktivitet në amigdalë, pjesën e trurit që përpunon emocionet. Kjo mundëson pjesën e trurit të ngarkuar për gjykim racional (korteksi prefrontal) të kthejë kontrollin ndaj reaksioneve emocionale të personit.

Përveç kësaj, incizimet e aktivitetit elektrik të trurit të pjesëmarrësve në studim gjatë kohës së gjumit kanë treguar që niveli i neurokimikateve të stresit është reduktuar gjatë gjumit.

Shkencëtarët thonë që faza LRS e gjumit vepron si terapi, melhem qetësues i cili largon intensitetin e përvojës emotive nga dita e mëhershme.

Edhe pse një të tretën e jetës e kalojmë në gjumë, nuk ka pajtueshmëri shkencore për funksionin e gjumit. Këto rezultate më të reja ofrojnë disa nga njohuritë e para në funksionin emocional të fazës LRS të gjumit, së cilës zakonisht i takon 20 për qind e kohës të cilën njeriu i shëndetshëm e kalon në gjumë.


Mos e krahaso personalitetin tim me sjelljen time sepse personaliteti im jam un ndersa sjellja ime varet nga ti!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi