Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tiranë, 12-vjecarja bie në lumë, nëna: Doli të luante pasi hëngri bukë Empty Tiranë, 12-vjecarja bie në lumë, nëna: Doli të luante pasi hëngri bukë

Tue 6 Dec 2011 - 19:49
Tiranë, 12-vjecarja bie në lumë, nëna: Doli të luante pasi hëngri bukë 49144TIRANË- Një vogëlushe 12-vjecare ka rënë aksidentalisht në ujrat e lumit të Tiranës, teksa kalonte urën e Babrroit në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme reth orës 16:15, në zonën e Bregut të Lumit, në lagjen Shpati, ndërkohë dëshmitarë të ngjarjes janë përpjekur të japin ndihmën e parë, por përpjekja e tyre fatkeqësisht ka qenë e kotë, për shkak të rrjedhjes së fortë të lumit.

Korespondenti i News24, Spartak Koka bën me dije se një adoloshente 12-vjecare me inicialet E.M ka rënë aksidentalisht nga ura e improvizuar me dërrasa rreth 25 metra e lartë në urën e Babrroit. Ura sipas korespondentit është e frikshme jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Vogëlushja mësohet se ka qenë duke luajtur me shoqet dhe shokët e saj në momentin që ka ndodhur tragjedia.

Zoti Bardhyl, dëshmitari që ka parë ngjarjen, rrëfen për News24 se ka dëgjuar britmat e fëmijëve të thonin ‘ra ra ra në lumë’, dhe që kërkonin ndihmë ndërsa motra e madhe e saj e paralajmëronte të largohej nga ura, por pavarësisht se ai ka tentuar të shpëtojë ka qenë e pamundur pasi rrjedha e ka larguar trupin e të miturës menjëherë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se trupi i vajzës, pavarësisht kërkimeve intensive rezulton ende e zhdukur, pasi dyshohet se rryma e fortë edhe për shkak të shirave të këtyre ditëve e kanë marrë vajzën me vete.

Në kërkim të vajzës janë angazhuar forca të shumta policore si dhe polombarë dhe forca te RENEA-s, dhe kërkimet vijuan dy orë, por u ndërprenë për shkak të errësirës, por dhe prej rrjedhes se rrembyer te lumit. Kjo urë e rrezikshme shërbente prej kohësh e si nyjë lidhëse mes një lagje në Babrru dhe Profarmes së Vjetër.

RËFIMI I NËNËS: MË THA SE NUK DO LARGOHEJ SHUMË
Nëna e 12 vjecares rrëfen për News 24, momentet e fundit kur e ka parë vogëlushen e saj.
“Erdhi nga shkolla, hëngri bukë dhe doli për të luajtur. Ku je tu ik i thashë. Më tha se jam tu ik afër. Erdhi vajza tjetër dhe më lajmëroi duke bërtitur me të madhe se motra ka rënë në lumë”,- rrëfen Vjollca Mekaj e tronditur për fatin e vajzës së saj.

Nëna tregon se bashkë me 12 vjecaren ka 7 vajza dhe 1 djalë, dhe vajza e saj e zhdukur ishte në klasën e dytë.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi